Pergjigjen me te mire kesaj teme, do po ia jep vete Presidenti Bush qe prej dje ai ka nisur nje vizite disa ditoreshe ne Europe. E filloi me Polonine, vendin dhe popullin me te madh europian qe mbeshteti luften, per ta vazhduar ne Shen Petersburg ne Rusi, Avion France ku do te takohet edhe me kreret e shteteve aleate renegate, Francen dhe Gjermani.
Njeri prej keshilltareve me te afert te presidentit Bush, kur e pyeten ne menyre konfidenciale se cfare qendrimi do te mbante presidenti Bush ndaj treshes se famshme, ai u pergjigj:
Bush do te fali Rusine!
Bush do te ndeshkoje Francen!
Bush do te injoroje Gjermanine!
Falja e Rusise lidhet me faktin se pavaresisht nga dallimet e qarta per luften e Irakut, Rusia asnjehere nuk ndermori fushata ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se per te afruar shtete kunder qendrimit amerikan. Kete e beri ministri i jashtem francez i cili gjate kohes qe flitej per nje vote ne Keshillin e Sigurimit, ka vizituar disa prej vendeve ende te pavendosura per ti shtyre qe te dilnin kunder qendrimit amerikan. Kurse persa i perket kryeministrit Shroder, presidenti Bush ka nje antipati personale ndaj tij, pasi vete Shroder ne nje telefonate me Bush perpara fushates se tij elektorale, premtoi qe pavaresisht nga qendrimi i Gjermanise ndaj Irakut, ai nuk do ta perfshinte kete ceshtje ne fushaten e tij te brendshem politike. Kete premtim Shroder e shkeli dhe ai eshte aktualisht kryeministri me i izoluar ne Europe per Washingtonin. Para disa javesh presidenti Bush ngriti telefonin e presidentit Shirak, por ai ende nuk ka ngritur telefonin e Shroder.
Nje gje eshte e sigurt, pavaresisht nga ndasite midis Washingtonit dhe aleateve europiane, pavaresisht nga qendrimet ne te ardhmen, nje gje eshte e sigurt, maredheniet SHBA-Europe Perendimore nuk do te jene me ato maredhenie qe ishin.
Iraku vrau fjalen "Perendim" qe shume prej nesh e perdornim per te etiketuar aleancen trans-atlantike. Kjo aleance tashme eshte ne kerkim te nje misioni te ri.
Krijoni Kontakt