Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Emri:  alfabeti.jpg

Shikime: 4160

Madhësia:  72.8 KB

    Ora nëntë e paradites dhe ajo gjashtëmbëdhjetë e tridhjetë e pasdites, bëjnë që folës të gjuhëve të ndryshme të botës të mbushin sallat e mësimit në Fakultetin e Filologjisë. Këto dy termine janë të rezervuara për kurse në gjuhën shqipe, kurse këto që mbahen në kundër të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, duke bërë që gjuha shqipe, të paktën në këtë kohë, të bëhet gjuha e tyre e vetme.

    Kurset janë të ndara në tri nivele, që përfshijnë të gjithë ata që dinë pak fjalë në gjuhën shqipe e deri tek ata që tashmë shqipen e flasin rrjedhshëm. Interesimi i seminaristëve që duan të mësojnë gjuhën shqipe është i madh, ndërkaq vështirësi për ta mbetet të kuptuarit e shqipfolësve vendas, sepse ndryshe nga dialektet dhe nëndialektet që fliten, seminaristët mësojnë shqipen standarde.

    Aleksandra Pawlaczyk, seminariste nga Polonia, e cila flet mirë gjuhën shqie, thotë se ende bën gabime por që mundohet të mësojë t’i eleminojë ato sa më shumë, derisa ka thënë se kursi për të është i mirë sepse i ndihmon asaj të ushtrojë gjuhën dhe të bisedojë me shqipfolësit.

    “Kur jam në Kosovë nuk mund të kuptoj gjithçka sepse këtu flasin ndryshe, ne mësojmë gjuhën standarde dhe këtu njerëzit flasin gjuhën e përditshme, dhe kjo për mua paraqet problem”, ka treguar Pawlaczyk për “Zërin”.

    Ndërkaq rusja Anna Konovallanko thotë se gjuhën shqipe e ka mësuar me dëshirën e saj ngase në Peterburg ka studiuar në një degë tjetër, gjë që i ka paraqitur mjaft vështirësi. Ajo ka shtruar edhe nevojën e shtimit edhe të një niveli të kursit.

    “Edhe gjuha ruse ka rasa, por në gjuhën shqipe ka shumë kohë, gjë që bën mësimin e saj shumë të vështirë”, ka thënë Konovallanko.

    Studiuesi slloven Drago Flis është duke bërë përpjekje që të hapë degën e Gjuhës shqipe në vendin e tij, derisa si pjesëmarrës tash e disa vite i seminarit, ai ndjek edhe kurset që ta përmirësojë të folurit në gjuhën shqipe.

    “Unë jam në grupin e tretë të kursit dhe është kënaqësi t’i mësoj gjërat që nuk i kam ditur më parë. Më duhet t’i përkushtohem më shumë në mënyrë që të arrij t’ua mësoj atë të tjerëve” ka thënë Drago Flis.

    Anton Panchev, i cili ka studiuar një semestër në Universitetin e Prishtinës, ende i ndjek kurset në gjuhën shqipe sepse thotë se është në interes të tij. Ndërkaq nuk ka lënë pa përmendur edhe problemet që i dalin, nga mosnjohja e njohurive teorike të gjuhës shqipe.

    “Në Bullgari kam mësuar tri-katër vite shqip, shpesh vij në seminar për të përmirësuar shqipen. Tani jam profesor i gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkannologjisë në Universitetin e Sofies”, ka treguar Panchev.

    Denis Ermolin nga Rusia, gjatë vitit nuk flet shumë në gjuhën shqipe, mirëpo kur është në Kosovë ai mundohet të flasë veç shqip.

    “Kur erdha për herë të parë, kam punuar me nivelin e parë sepse isha shumë dobët me gjuhën, por tani “avash avash”, jam në nivelin e tretë “mashallah””, ka thënë Ermolin.

    Shkumbin Munishi, profesor në Degën e gjuhës shqipe, dhe i cili u jep orë gjuhe seminaristëve që vijnë nga mbarë bota, për gazetën ka treguar se interesimi i seminaristëve që të ndjekin kurset është i madh, derisa ka thënë se ata gjatë gjithë kursit bëjnë pyetje të ndryshme për problemet që iu interesojnë.

    “Ata kanë vështirësi me dallimet që ekzistojnë midis shqipes standarde dhe varieteteve të folura të shqipes. Ata e mësojnë shqipen standarde dhe kur shkojnë në Shqipëri e përdorin shqipen standarde, dhe atje nuk kanë ndonjë problem në komunikim, ndërkaq kur vijnë në Kosovë ata mund të komunikojnë më shqipen standarde por njëkohësisht ballafaqohen edhe me të folmen të cilën e përdorin shqiptarët e Kosovës e që dallon nga shqipja standarde”, ka thënë Munishi.

    Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nga sot hyn në javën e dytë të tij. Gjatë ditëve në vijim do të ketë ligjërata dhe referime nga profesorë e studiues shqiptarë dhe të huaj, ndërkaq dita e enjte dhe e premtja, janë rezervuar, si është bërë traditë tashmë, për sesionet shkencore të gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Seminari përfundon 30 gusht.

    Nga: Dafina Kabashi
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (24-09-2013),Kreksi (05-09-2013)

  3. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Qënkam gabuar !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #3
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Jo vetem veshtiresi, por edhe çervish

    Njëri ndër njohësit më të mirë të gjuhës shqipe në Kosovë, profesor Isa Bajçinca, duke iu referuar debateve në Tv të ndryshme, duke përfshirë gazetarët, politikanët, analistët, këngëtarët, ... gjuhën e tyre ai e quan një gjuhë çervish.
    “Hiq shkallën e zotërimit dhe të përdorimit të shqipes standarde nga intelektualë që shfaqen vazhdimisht në ekrane, në gazeta e në diskutime dhe debate publike (studiues, politikanë, analistë gjithfarë, drejtues fakultetesh, shkollash e institucionesh të tjera), që edhe mund ta njohim pak a shumë (e me të cilën nuk mund të jemi të kënaqur, sigurisht) dhe të studiuesve e të të rinjve të tjerë publikë: këngëtarë, shkrimtarë, anëtarë organizatash nga më të ndryshmet etj. (shumica e të cilëve përdorin madje një shqipe “çervish”, me shumë trajta fjalësh dialektore, po dhe sosh “neveritëse”: “Unë kom me jap”; “Nuk muna me thanen”; “Mos m’u dokt qishtu”.... etj.) –shkalla e njohjes së shqipes nga nxënës e studentë (testet me “po” e “jo” dhe me “plus” nuk e tregojnë këtë) e mësues e profesorë, le të jenë edhe të gjuhës shqipe e të letërsisë (?!) nuk dihet dhe aq... Sa do të ishte interesante të organizohej një “testim” për të gjithë... P.sh. të shkruanin një ese çfarëdo deri 10-12 rreshta... Vallë, cili do të ishte rezultati?”, thotë profesoi Bajçinca në një intervistë për KultPlus.

    Ndërsa i pyetur për problemet e zotërimit të shqipes standarde, Bajçinca thotë se njohja e shqipes nuk të krijon asnjë favor; për zotërimin e saj sikur nuk ka ndonjë motiv e të mos flasim fare për dashurinë për gjuhën. Sipas tij, të gjithë vrapojnë pas gjuhëve të huaja, sidomos anglishtes – në kurse, në orë plotësuese, në aktivitete kulturore, deri dhe në ditëlindje këndojnë anglisht?! “Sikur nuk jemi të vetëdijshëm që shqipja standarde duhet mësuar! Si mund të zotërohet shqipja standarde pa e mësuar gramatikën, pa lexuar vepra letrare, pa lexuar vepra filozofie, psikologjie e të tjera? Shqipja standarde (dhe asnjë gjuhë tjetër standarde) - nuk është gjuhë e nënës. Gjuhë amtare – po!”, thotë ndër të tjera profesor Bajçinca. (reporteri.net)

    keshtu ka thene edhe vete profesori ne intervisten qe ja ka japur mediave !

    http://www.reporteri.net/?page=1,6,10895
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Pirate of Love për postimin:

    Enkeleu (28-09-2013)

  6. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Une jam ka mirrna vesh shume mire me kojshi, me daje, me teze me agjallare me halla me nipa me mbesa. E nese sme merrni vesh ju msone gjuhen teme a nijt a u morem vesh.

    Pirrat a je ka um merr vesh qka po tham ? hahahahhaha

  7. #5
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin

    veshtire se atje edhe dialekt te mahallave flasin... po, po se ma kane pas japen mua nje fjalor edhe shume e fjalen e purkthej fill, aty per aty. Me e keqja eshte se keta surratat qe paraqiten ne televizione e flasin gjuhen shume me dobet dhe ne menyren me neveritese se ne cilin çdo vend dhe ka pasur shume te drejte profesori ne reagimin e tij. Ne TV shteterore te lejohen leshime te tilla, me fjale dhe shprehje te nivelit hyhyhyhyh qe as pleqet nuk i perdorin, se leri ti shikosh surratat me kullavara te varura ne qafe edhe jepin analiza e bla,bla,bla... ec e mos i zere e ti rrahesh shapulla para kamerave ... a fol me keshtu ? jooooooo! a kurre, a hiç ? as kurre e as hiç me, derisa te thote, vetem me lerni te shkoj ne shtepi, se as ne TV nuk dal me kurre e as hiç
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    veshtire se atje edhe dialekt te mahallave flasin... po, po se ma kane pas japen mua nje fjalor edhe shume e fjalen e purkthej fill, aty per aty. Me e keqja eshte se keta surratat qe paraqiten ne televizione e flasin gjuhen shume me dobet dhe ne menyren me neveritese se ne cilin çdo vend dhe ka pasur shume te drejte profesori ne reagimin e tij. Ne TV shteterore te lejohen leshime te tilla, me fjale dhe shprehje te nivelit hyhyhyhyh qe as pleqet nuk i perdorin, se leri ti shikosh surratat me kullavara te varura ne qafe edhe jepin analiza e bla,bla,bla... ec e mos i zere e ti rrahesh shapulla para kamerave ... a fol me keshtu ? jooooooo! a kurre, a hiç ? as kurre e as hiç me, derisa te thote, vetem me lerni te shkoj ne shtepi, se as ne TV nuk dal me kurre e as hiç

    Mire boll flasim cka ke me dal para kamere me u picpillav duhet me kan vetvetja cdo kund si para si pas a po bre :P

    Oo me i degju keta letraret e shqiperise ne jeten e perditshme nuk mundesh me i marre vesh mendon qe jan ka flasin ndonje gjuhe tjeter.

  9. #7
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Mire boll flasim cka ke me dal para kamere me u picpillav duhet me kan vetvetja cdo kund si para si pas a po bre :P

    Oo me i degju keta letraret e shqiperise ne jeten e perditshme nuk mundesh me i marre vesh mendon qe jan ka flasin ndonje gjuhe tjeter.

    jo, me u piçpillave, po as çervish nuk kane nevoje ta bejne gjuhen, ndersa te letraret nuk me ka rene aq shume, edhepse edhe atje ka terme qe perdoren jo çervish, po pajdhaqe e bejne me perdorimin e ca shprehjeve te huaja nga korneri... keshtu qe te na kursejne me perdorimin e fjaloreve shqip-shyp-shqip, sepse e do ta shenderrojne gjuhen shqipe ne çervish me pajdhaqe
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    *
    Jo boll mirë e folin k'ta: "çisto ship pa asni greshkë".
    Ma japi... ja japa...
    kush don le t'feston
    ...nese ia shtojme edhe kete gjuhen messengerike (tash skyperike) qaka-quka (qka, diqka...)

    4strofë

    *
    klipp&klar

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Norça.li për postimin:

    Pirate of Love (25-09-2013)

  12. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Une jam ka mirrna vesh shume mire me kojshi, me daje, me teze me agjallare me halla me nipa me mbesa. E nese sme merrni vesh ju msone gjuhen teme a nijt a u morem vesh.

    Pirrat a je ka um merr vesh qka po tham ? hahahahhaha
    po e provoj me google iher

  13. #10
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: E folmja e Kosovës krijon vështirësi në mësimin e shqipes

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *
    Jo boll mirë e folin k'ta: "çisto ship pa asni greshkë".
    Ma japi... ja japa...
    kush don le t'feston
    ...nese ia shtojme edhe kete gjuhen messengerike (tash skyperike) qaka-quka (qka, diqka...)

    4strofë

    *

    gjuhen qaaaa - qaaaaa- qaaaaaaa po mendon; qaaaaa boneeeeeee, qaaaa ka 3 ?! hahahaha gati si refreni i Shakires qaaaaakaaa- qakaaaaaa, heeeeyyy, heeeyyyy, qaaaaakaaa- qakaaaaaa 3...3 ... this time, me i derguar te gjithe ne shkolle prej fillimit! Çfare 4 strofe, pa e mesuar te paren as te e dyta nuk u lejohet te dalin.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •