FATOS LUBONJA
Tė gjithė e kanė pėrqendruar vėmendjen nė ngjarjet e pakta politike qė po ndodhin nė kėtė sezon tė nxehtė veror, nė kapėrcyell tė ndėrrimit tė pushteteve. Nuk ka dyshim se tė tejlodhur nga zhgėnjimi dhe rrėnimi material dhe shpirtėror, njerėzit presin ndryshim pėr mirė. Dhe, po ashtu, nuk ka dyshim se ndryshimin e presin nga ata qė kanė ardhur nė pushtet. Ja pse dhe vėmendja mė e madhe ėshtė pėrqendruar mbi veprimet e politikanėve tė maxhorancės sė re.
Problemi ėshtė se, duke pėrjashtuar militantėt, tė cilėt janė gjithnjė pro njėrės palė dhe kundėr tjetrės, qasja e njerėzve ndaj ndryshimit ėshtė pasive, si pėr mirė, edhe pėr keq. Njė pjesė, siē e thashė, presin e shpresojnė pėr mirė, por pasivisht, sikurse ka edhe shumė tė tjerė qė presin pasivisht tė ndodhė ajo qė janė mėsuar tė ndodhė: mosmbajtja e premtimeve, pa menduar se mund tė luajnė njė rol nė korrigjimin e trajektoreve.
Por mund tė ketė edhe njė qasje proaktive; kur veprimet e maxhorancės sė re jo vetėm do tė priten pasivisht, por edhe do tė kėrkohet tė ndikohet mbi to. Sikur ti marrim seriozisht fjalėt e Edi Ramės se populli ka pushtetin, qeveria detyrat, do tė ishte fiks kėshtu. Prandaj le tė qėndrojmė pak te kjo fjalė. Pyetja shtrohet: si mund tė bėhet qė ne qytetarėt tė kemi pushtetin, kurse qeveria tė zbatojė detyrat qė i japim ne? Cila ėshtė puna jonė dhe cila e Edi Ramės pėr realizimin e kėsaj thėnieje qė, me njė fjalė tė vetme, quhet demokraci?
Nė njė mėnyrė ideale kjo do tė ndodhte nėpėrmjet njė pjesėmarrjeje direkte nė vendimet e qeverisė; dhe sot nė botė flitet shumė pėr kėtė. Aq mė tepėr kur edhe nė vendet mė tė pėrparuara sot thuhet se demokracia ka hyrė nė fazėn e krizės post-demokratike nė kuptimin se vendimet e rėndėsishme qė merren nga qeveritė dhe politika nė pėrgjithėsi nuk janė nė emėr tė interesave tė popullit, por tė njė pakice tė fuqishme ekonomike financiare (Colin Crouch, Post-democracy, 2004). Interneti konsiderohet si njė mundėsi e madhe pėr tė luftuar post-demokracinė. Nėpėrmjet tij mund tė realizohet qė qytetari tė votojė pėr vendime tė ndryshme tė qeverisė, por edhe tė ketė mundėsi ti heqė votėn njė deputeti dhe tia japė njė tjetri kur sheh se ai nuk po mban premtimet. Sigurisht, ne jemi larg kėsaj, por do tė thosha se qė tė realizohet sadokudo premtim-ideja e Ramės qė populli tė ketė pushtetin kurse qeveria detyrat, duhen parimisht dy gjėra. Mė njė anė ngulmimi i popullit nė ushtrimin e presionit ndaj politikės nė tė mirė tė tij, mė anė tjetėr, qė politika tė japė shenja se ajo reagon ndaj kėsaj vėmendjeje dhe kėtyre presioneve, se nuk bėn veshin e shurdhėr apo nuk e kualifikon ēdo kritikė si vepėr tė armikut. E keqja e kėtij sistemit tonė qė smund tė quhet post-demokraci, pasi se ka njohur ndonjėherė demokracinė personalisht pėrkufizimi mė i saktė mė duket bandokraci ka qenė se reagimin nė emėr tė popullit e ka bėrė banda tjetėr qė ka qenė e skualifikuar pasi ėshtė e cilėsuar si bandė nga vetė kundėrshtari. Gjithsesi, Ramės nė kėtė rast i duhet tė sqarojė njė pyetje: si do ta konsiderojė reagimin e opozitės ndaj vendimeve tė qeverisė sė tij, si zėdhėnėse tė popullit qė ka pushtetin, apo do ta injorojė atė? Dhe, po ashtu, si do ti konsiderojė zėrat e shoqėrisė qė i bėjnė oponencė, si vegla tė opozitės, apo si zėra tė popullit? Sepse ka shumė rrezik qė populli pėr Ramėn tė reduktohet vetėm nė familjen socialiste dhe lsi-ste. Po tė mė lejonte ti jepja njė detyrė, si popull nė pushtet qė jam, do ti thosha se reagimet e opozitės duhet ti gjykojė e vlerėsojė rast pas rasti duke parė racionalitetin dhe vėrtetėsinė e kritikave apo akuzave, dhe kėto ti vėrtetonte edhe duke i ballafaquar me reagimet e popullit pa parti.
Nė kėtė kontekst, ky shkrim ėshtė inspiruar, pėr shembull, nga mbledhja joformale e qeverisė sė ardhshme nė Vlorė. Dhe mė duhet tė them se nė kėndvėshtrimin e sloganit pushteti i popullit; detyrat tė qeverisė edhe unė e pashė me zhgėnjim mbledhjen e parė joformale tė Kėshillit tė ardhshėm tė Ministrave nė Vlorė.
Mė tėrhoqi vėmendjen pėr keq simbolika e kėsaj ngjarjeje qė dihet se kishte kuptim simbolik. Nuk dua tė merrem me simbolikėn e pėrēarjes Jug Veri qė ka ushqyer nė njė mėnyrė herė mė eksplicite, herė mė pak eksplicite politika jonė konfliktuale PD PS gjatė kėtyre 20 vjetėve dhe qė, sipas meje, e pėrcjell sadokudo edhe kjo mbledhje e parė e qeverisė nė Vlorė. Kjo mund tė kapėrcehet, ndonėse, sipas meje, po tė ishte bėrė mbledhja nė Shkodėr, mė mirė do kishte qenė pėr maxhorancėn e re. E kam fjalėn pėr simbolikėn e faktit se mbledhja e qeverisė sė parė u bė nė njė mjedis privat dhe se nuk pati asnjė transparencė pėr ne, popullin qė kemi pushtetin, se kush e financoi hotelerinė dhe ngrėnien e pirjen e qeveritarėve tanė tė ardhshėm nė kėtė mjedis, duke pasur parasysh edhe faktin se jetojmė nė kohė krize. Ishin para tė partive ato, personale tė ministrave, apo dolėn nga xhepi bujar i mikpritėsit dhe ndonjė kolegu tė tij?
Dikush mund tė thotė se bėhet fjalė pėr pak tė holla ndoshta, por nė kuptimin simbolik janė shumė. Sepse problemi i madh i mospasjes sė pushtetit nga populli te ne ka njė arsye shumė tė thjeshtė: fushatat e partive politike deri mė tani, nė mėnyrė tė pakontrolluar as nga ligji dhe as nga populli, janė financuar nga interesa privatėsh qė i kanė parė kėto financime si investime nėpėrmjet tė cilave kanė nxjerrė pastaj fitimet kur kanė ardhur nė pushtet ata vetė apo politikanėt qė kanė marrė kėta financime. Ka pasur, pra, premtime publike qė i janė bėrė gjithė popullit dhe premtime jopublike qė u janė bėrė kėtyre. Dhe fatkeqėsisht qeveritė kanė ushtruar detyrat pėr tė realizuar premtimet e dhėna kėtyre tė dytėve. E duke qenė kėshtu, nuk mund tė mos tė tė lėrė shije jo tė mirė simbolike mbledhja e parė e qeverisė sė rilindjes nė njė hotel privat kur gjėja e parė qė u vjen ndėr mend shqiptarėve tė lodhur ėshtė tė paragjykojė pronarin se ka interesa tė investojė te partia nė pushtet, aq mė tepėr kur ajo po projekton njė pastrim tė bregdetit tė Vlorės nga konkurrentėt e tij. Tė gjitha kėto duhet ti kishin menduar ministrat tanė. Por edhe ne si popull nė pushtet duhet ti mendojmė e ti themi. Sepse ne si popull nuk mund tė harrojmė se kėta qė kemi nuk janė tė rinj nė qeverisje, pėrkundrazi, Rama dhe Meta, pėr shembull, janė ndėr administratorėt mė afatgjatė tė punėve tona publike, tė cilėve ne ua njohim stilin. Dhe zor se mund tė dalė kush qė mund tė thotė se na paskan qeverisur me parimin pushteti i popullit; detyrat tė qeverisė. Kjo ėshtė njė detyrė e re e rilindjes. Deri mė sot vendimet nė Tiranė, Durrės e nė Vlorė e Shkodėr e me radhė; jo vetėm me Ramėn e Nanon e Metėn, por edhe me Berishėn e me tė vetėt, janė marrė nė emėr tė pushtetit tė privatėve tė fuqishėm jo rrallė edhe kriminelė qė kanė qenė sponsorėt dhe propaganduesit mediatikė tė politikave qė kanė rezultuar nė dėm tė popullit. Ky ėshtė problemi mė i madh qė ka Shqipėria. Ėshtė shumė e vėrtetė ajo qė tha Rama nė njė konferencė mbi territorin sė fundi, se deri mė sot vendi ka rėnė viktimė e njė zhvillimi kaotik, pafuqie pėr tė implememtuar por kjo pafuqi (e popullit) dihet se ka qenė e lidhur me fuqinė e sponsorėve tė Ramės, Metės e Berishės me shokė. Pra, nė thelb rilindja e jonė ėshtė e lidhur ngushtė me vdekjen e kėtij sistemi ku privati, si ujku qė kėrkon mjegull, pasurohet nėpėrmjet grabitjes sė publikes dhe tė territorit me ndihmėn e politikės e duke ndarė pėrfitimet me tė. Mirėpo mbledhja e parė e qeverisė nė Vlorė nė njė mjedis privat, ngritur nė njė territor ku sduhet tė kishte ndėrtime, nuk na e dha kėtė mesazh, pėrkundrazi, na bėri tė mendojmė se me fjalėn rilindje Edi Rama ka parasysh stilin e tij tashmė tė mirėnjohur tė qeverisjes.
Krijoni Kontakt