po ti grek je ?
po ti grek je ?
Raste te tilla ka me mijra nuk ndodhin vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet e zhvilluara. Si viktima edhe ajo vajza me te dashurin e vet, te gjithe jane fajtore. Ne gazete thuhej se viktima e kishte qelluar kete vajzen. Kjo pasi pa gerrvishjen ne makine nuk kishte perse te debatonte me viktimen apo te sillte te dashurin, thjesht te njoftonte policine. Njerezit ne Shqiperi duhet te mesojne qe te mbeshteten tek ligji edhe jo tek forca. Fatkeqsisht ka shume njerez koketrashe qe besojne se forca zgjidh gjithcka!
I LOVE GOD
j&g
Vrasja për gërvishtjen e makinës, flet e shoqja e viktimës: Gëzimin e qëlluan pas veshit
Silvana Muça
Nexhije Karaj
Foto
“Im shoq mund të jetë goditur me sende të forta në pjesën e veshit, pasi brenda pak minutash plaga iu nxi. Nuk besoj që prej grushtit të bëhet një njollë e tillë. Dyshoj që ai djali i ri ka përdorur dorezë hekuri. Jemi në pritje të daljes së ekspertizës”, është shprehur Naxhije Karaj, bashkëshortja e Gëzimit, 60-vjeçari i vrarë mëngjesin e 28 gushtit, në zonën “Ali Demi”. Ajo është dëshmitarja kryesore e asaj që ka ndodhur, pasi e veja, e ka ndjekur sherrin nga dritarja e katit të pestë. Naxhija ka besim që policia do të zbardhë krimin, si dhe do ta dënojë kriminelin, pasi nëse ai lihet i lirë, mund të kryejë vrasje të tjera.
Si lindi sherri?
Im shoq zbriti në orën 08:00 për në punë. Fillimisht shkoi që të pinte kafenë e mëngjesit dhe pasi u kthye, para servisit kishte një si tip komodinë, e shkatërroi dhe e vuri në biçikletë që ta hidhte te koshi i plehrave, i cili është pak metra larg nga servisi. Para koshit të plehrave ishin parkuar makinat dhe ai nuk mund të kalonte dot me biçikletë që t’i hidhte dërrasat. Gëzimi e rrëzoi biçikletën dhe unë po i shihja të gjitha lëvizjet e tij nga dritarja. Në këtë moment, del një vajzë e re dhe pa pritur i tha: “Plehrë! Si i shkarkon plehrat këtu”, pasi ajo kishte makinën aty dhe kujtoi që do t’i linte dërrasat aty dhe nuk e lejonte atë që të kthehej mbrapa. Im shoq u përpoq që ta sqaronte, duke i thënë se nuk po i linte plehrat këtu. Ajo në këto momente i gjuante biçikletës me shqelm. Unë vazhdoja që të shikoja nga larg. Aty ishte edhe një grua e vjetër dhe që të dyja ato e ofenduan tim shoq.
Çfarë bëri bashkëshorti në këto momente?
Ndërsa ai nuk e zgjati shumë debatin me to, por i mori plehrat një e nga një dhe i çoi te koshi. Pastaj kthehet për tek vendi i punës. Në këtë moment vjen një komshi për t’i kërkuar një vegël pune, por ai tha që do t’ia çonte vetë disa minuta më vonë. Gëzimi u ngjit lart dhe unë e pyeta se çfarë problemi kishte me ato femra, sepse ia dëgjova zërin kur ai po grindej. Ai më tha që nuk kishte asgjë, thjesht ato dy gratë menduan se ai u kishte zënë rrugën me dërrasat dhe pa pritur sqarime prej tij, nisën që ta ofendonin, duke i thënë plehrë, e gjëra të tilla, ndërkohë që vazhdonin që t’i qëllonin biçikletës. Ky e ngriti zërin sepse u acarua nga sjellja e tyre.
Po ju nuk ndërhytë që të qetësonit situatën?
I kërkova që të lajmëronte policinë, por ai nuk pranoi. Më tha që ato janë gra dhe se nuk i takonte që të merrej me ato. Iku sërish tek puna dhe shkoi që t’i çonte veglën e punës një komshiu këtu pranë. Rreth dhjetë minuta pas grindjes me femrat, vjen një djalë 2 metra i gjatë. Unë po vështroja nga dritarja sepse po ma ndiente zemra që do ndodhte diçka e keqe dhe nuk u largova prej saj. Ata u futën brenda servisit por nuk e gjetën Gëzimin dhe u larguan. Në atë moment, im shoq ishte duke u kthyer nga shtëpia e komshiut dhe ato u rikthyen. Sapo ajo vajza e shikon tim shoq, i tregon me gisht të dashurit të saj, duke i thënë se ai ishte personi që kishte bërë sherr. Ndërsa ai djali nuk priti fare që t’i kërkonte llogari se çfarë kishte ngjarë, por në sekondë e goditi në veshin e djathtë. Prej goditjes ai ra në tokë, ndërsa unë, siç isha zbathur, zbrita poshtë dhe iu vërsula asaj gruas. E ofendova, e pyeta se si nuk i vinte zor që i fuste meshkujt në sherr për hiç gjë.
Çfarë ndodhi pas kësaj?
Në këtë moment, ai djali më kërcënoi dhe im shoq për të më mbrojtur, u ngrit dhe më tërhoqi, sepse kishte hall se ai djali do të më godiste edhe mua. Gëzimi ishte i verdhë në fytyrë prej goditjes, sepse pjesa e veshit ishte nxirë komplet. Fakti që veshi u nxi në moment, më bën që të dyshoj se ai ka përdorur ndonjë send të fortë, kur e ka qëlluar pas veshit, ndoshta ishte edhe grusht, sepse e ai ishte djalë i madh në trup, por e dyshoj këtë gjë. Ndoshta ai personi edhe është kacafytur me tim shoq, por Gëzimi është trup i shkurtër dhe ai tjetri ishte i ri në moshë.
Çfarë ju tha Artenc Shehu?
Unë zbrita poshtë dhe kur iu hakërreva asaj gruas, ai më kërcënoi. Më tha që të rrija urtë, sepse në të kundërt do të më godiste edhe mua. Erdhi deri te shkalla, por im shoq më mbrojti.
Si ishte Gëzimi në ato momente?
U ngjitëm lart në shtëpi. Nuk kishte fuqi dhe në fytyrë ishte dyllë i verdhë. Iu luta që të mos shkonim në shtëpi, por të niseshim direkt për në spital, por nuk pranoi. Kishte dy-tre pika gjak në bluzë, por nuk e mora vesh se nga erdhën ato pika gjaku. Qëndruam 7-8 minuta në shtëpi dhe unë kërkova ndihmë sepse e pashë që ai kishte shumë dhimbje. Gëzimi zbriti me këmbët e veta nga shkallët, edhe pse nuk kishte fuqi. Herë pas here ndalonte mes shkallëve. Dhimbjet nuk i pushonin dhe disa minuta më vonë, ai gjeti vdekjen.
Më çfarë është qëlluar bashkëshorti juaj?
Kam përshtypjen që ai është qëlluar me send të fortë, duke u nisur dhe nga lloji i plagës që iu bë në pjesën e veshit. Ai mund të ketë pasur dorezë ose copë hekuri, që unë nuk isha në gjendje që ta shikoja nga larg.
Keni ndonjë apel?
Kërkoj dënim maksimal të kriminelit, pasi ai po të dalë, do të bëjë vrasje tjetër. Kam një kërkesë të vetme për ato zonjat, sidomos për atë të moshuarën: A iu plotësua dëshira që më shkatërroi familjen, më futi burrin në dhe e më la fëmijët jetimë. A u kënaq ajo zonjë, ajo grua e vjetër, se ajo e bëri gjithë këtë sherr. Ta dëgjojë ajo, që unë po i kërkoj të di nëse u kënaq që më bëri këtë gjëmë kaq të madhe, që më shkatërroi familjen!
Policia
Dëshmia e Amanda H: Asnjë nga banorët nuk ka ndërhyrë. Artenci e qëlloi me grusht
Stjuardesa në polici: Burri më goditi me grusht, prandaj kërkova ndihmë
Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja e viktimës është dëshmitarja kryesore e ngjarjes, pasi ajo e ka parë krimin nga dritarja e katit të pestë. Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë, bashkëshortja e viktimës, Naxhije Karaj, rrëfen se ka dëgjuar zërin e të shoqit dhe ka dalë në dritare. Ndërkohë sipas policisë, e veja thotë se ka parë jashtë një djalë që ka qëlluar me shpullë burrin e saj, por Naxhija e mohon këtë version, duke dyshuar se vrasësi ka përdorur dorezë hekuri ndaj 60-vjeçarit. Grupi hetimor thotë se Naxhija i ka kërkuar bashkëshortit të saj që ta denonconte sherrin mes dy femrave në polici, por i ndjeri nuk ka pranuar me idenë se ishte vetë përgjegjës për sherrin.
Dëshmia e Artenc Shehut
Për sa i përket Artenc Shehut, ai ka thënë se është penduar për krimin, duke ngulmuar para policisë që nuk ka pasur si qëllim që ta vriste mekanikun e makinave. Shehu ka rrëfyer se e ka qëlluar vetëm një herë me grusht në pjesën e veshit. Këtë akt e ka bërë pasi viktima, i kishte gjuajtur me shpullë të dashurës së tij. Ai thotë se për sherrin e ka njoftuar e dashura në telefon dhe 30-vjeçari ka shkuar menjëherë te servisi. Në debat e sipër ai i ka rënë në grusht viktimës, me qëllim që t’i tregonte mekanikut se çfarë pasojash ka goditja me grusht. “Pasi viktima është rrëzuar ka ardhur gruaja e tij, ndërsa e dashura ime ka ndërhyrë për të na ndarë. Bashkë me gruan, viktima ka vajtur vetë në shtëpi ndërsa unë ika me të dashurën. Pak kohë pas ngjarjes mamaja e të dashurës sime e ka njoftuar Amandën, për t’i thënë se në lagje kishte shkuar policia. Kur ajo ka zbritur poshtë, ka marrë vesh që Gëzimi kishte vdekur. Pas kësaj, unë erdha që të dorëzohem, për të treguar se nuk kisha asnjë qëllim që ta vrisja”, ka thënë Shehu para grupit hetimor.
Dëshmia e stjuardesës
E dashura e të dyshuarit për vrasje ka dëshmuar në polici, atë që ka ndodhur mes saj dhe viktimës mëngjesin e 28 gushtit. “Isha duke nxjerrë makinën nga parkingu, për të shkuar në punë, por një burrë me biçikletë më kishte penguar rrugën me dërrasa. Unë i kërkova që t’i lëvizte, sepse isha vonë për punë, ndërsa ai më tha që të prisja disa minuta. Pas disa minutash i thashë që ta hapte rrugën dhe ai më foli ashpër. Në atë moment, dola nga makina dhe e ofendova, por ai më qëlloi me grusht. Asnjë nga banorët nuk ka ndërhyrë, unë mora në telefon të dashurin që të më vinte në ndihmë, por jo për të krijuar këtë situatë. Pasi ka ardhur i dashuri, shkuam te viktima dhe në zënkë e sipër Artenci ia futi në grusht. Unë ndërhyra që të ndaheshin. Nuk e dija që ai vdiq, këtë e morëm vesh nga policia”, ka thënë vajza në polici.
5 komente
mallakastrioti
• 11 hours ago
Sa e sjelleshme paske qene moj **** !Sipas deshmise tende fajin e paska patur viktima qe ta paska zene rrugen per inat.Pomire ti perse nuk lajmerove policine qe te mos futje ne bela ate gjydyrymin tend apo doje ta iqje qafe sic e hoqe.yyyyyyyt rrace kurvash.Dhe zonja e viktimes ju drejtohet juve me zonja;-ju vetem lavire ju duhet thirrur.Shko nxire ate torollakun nga burgu tani se ate qe do haje ti do ta haje ai tani.
1 △ ▽
•
zefi > mallakastrioti
• 4 hours ago △ ▽
Kete zdapin kriminel denojeni me 25 vjet burg,ndersa keto prostitutat denojini me mbi 10 vjetr burg!!!
skrapalliu
• 6 hours ago △ ▽
nese nuk i japin denim maksimal atij trapi dhe aytre nja 10 vite burg, per fat keq ngjarje te tilla mund te degjojme prap e ndoshta te gjithe jemi te rrezikuar.
△ ▽
• 9 hours ago △ ▽
kurva,kurva,kurva dhe krimineli....ne burg tere jeten....ne buuuuuurg tere jeten...!
mallakastrioti
• 10 hours ago △ ▽
Per keto rrugace dhe rrugecer nuk do patur pike meshire.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Nje shoqeri e degjeneruar , e raskapitur !!!! Njerez shpellar nga malet , muhabete qe dine jan bixhozi , makinat , droga , vjedhja , korupsioni ....
Nga ana tjeter femrat ne shumica jan K.rva qe nuk e kan shokun , pa kulture , te trasha .... Barxhele tamam .
Shqiperia nuk behet edhe per nja 20 vjet te tjera . Jemi popull i trashe , nuk e kam definuar a eshte gjenetike , apo produkt i viteve te veshtira te nje izolimi 50 vjecar , edhe nje tranzicioni 23 vjecar qe zgjat sot e kesaj dite . Apo edhe kombinimi i te dyjave .
Gjithsesi , mos ja bejme qejfin vetes . Shume nga ato qe na thone gjitonet jan te verteta . Ndoshta duke e definuar problemin , mund ti japin edhe ndonje zgjidhje .
POR , une e shikoj edhe problemin te politika qe ka kaluar . Sinqerisht e shikoj edhe atje . Njerez shpellar , te trashe , qe konsumojne tere kohen mediatike me sharje ofendime vjedhjesh , duke dhene nje imazh te gapuar qe mosha e re e ndjek .
Shqiperia eshte nje sistem i kalbur , me vlera anti-morale . E vetmja gje qe do prodhoje ky sistem piramidal koruptiv edhe i pamoraleshem , jan vjedhjet , vrasjet , sherret , edhe nje anti-kulture .
Dreqi e marte kurre do behemi !!! ....
Sinqerisht shume here kohet e fundit , po mendohem , perse e kam kete nickname ?! C fare patrioti leshi te jesh i nje vendi te pjerdhur ?! Per se ta mbrosh kete vend , kurre vet ky vend po e shkaterron veten ?! Eshte ironike , madje ofendim .
Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 30-08-2013 më 20:25
goldian (31-08-2013)
Asnje deshmi s'mu duk e besueshme, sidomos e gruas se viktimes. Nga kati i 5 degjoi stjuardesen qe i thirri burrit te saj direkt plehre, dhe pastaj thote qe dola ne dritare se degjoi zerin e larte te burrit. Sa vesh te mprehte qe paska patur! Te punosh stjuardes dhe te mos dish rregullat kryesore te miresjelljes e komunikimit? Veshtire ta besoj qe ajo ju drejtua direkt me fjalen plehre. Fakti qe ajo ka gjet mbeshtjetje nga gruaja tjeter e moshuar tregon qe fajin mund ta kete patur dhe viktima. Po kete te moshuaren qe i doli ne mbrojtje vajzes nuk e pyeten? Cfare varianti dha ajo? Kishte lidhjen me vajzen apo thjesht u gjend aty ne ate moment. Do isha kureshtare ta degjoja. Gjithsesi gjynah qe iku vetem per llafe goje. Po gervishje makine sikur s'permendi asnjera pale?
Feelings change - memories don't.
Gazetat edhe ne pergjithesi Media-t jan te kalbura pikerisht sic eshte e gjithe Shqiperia . Informatat qe dhane ne fillim , ishin trillime sa per te mbushur faqet e gazetave ...
Mos prit me shume . Niveli i gazetarise , eshte po si i gjithe niveli shqiptar . I kalbur ne maskimum !
[QUOTE=IllyrianPatriot;3669920]Gazetat edhe ne pergjithesi Media-t jan te kalbura pikerisht sic eshte e gjithe Shqiperia . Informatat qe dhane ne fillim , ishin trillime sa per te mbushur faqet e gazetave ...[QUOTE]
Ke te drejte. C'mund te presesh nga pseudogazetare qe i marrin lajmet nga kafenete e lagjeve, pa vajtur fare ne vendngjarje dhe pa vertetuar besueshmerine e lajmit?
Feelings change - memories don't.
Fatkeqsisht jane sherre qe mund te te ndodhin perdite.Per kete gjendje eshte e vertete qe faj te madh ka politika.Sistemi qe po shkatrron politiken dhe vendin ku deputetet zgjidhen nga kryetari po sjell ne politike gjithmon e me shume njerez te "rruges" ,kriminele drogaxhinj gangsterra njerez me probleme me ligjin te korruptuar hajduta te cilet jane pasqyra se si do shkojne punet ne Shqiperi.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
te reja per ngjarjen
Foto e Artenc Shehut qe do mbahet I arrestuar ne burg 30 dite perpara se te dale para trupit gjykues.
Fillon sherr mes Amanda Hoxhes benzi I gervishur,
me motren e Artenc Shehut qe mori vesh lajmin dhe e gjen Armanden ne Polici
Motra e autorit, sherr në polici me të dashurën e vëllait
Vrasja e saldatorit në Tiranë, autori: E gjuajta me shpullë, më ngeli në dorë.
Vrasja e saldatorit Gëzim Karaj mëngjesin e së mërkurës në Tiranë, ka sjellë një debat të ashpër në ambientet e Policisë së Tiranës mes motrës së të dyshuarit si autor dhe të dashurës së tij, stjuardesës që provokoi konfliktin.
Motra e Artenc Shehut, sapo ka mësuar se i vëllai ishte arrestuar, është drejtuar në rajonin e policisë, ku është përballur me 26-vjeçaren Amanda Hoxha, me të cilën ka pasur një debat të ashpër. Ajo e ka akuzuar të dashurën e të vëllait si fajtore të ngjarjes dhe ka tentuar edhe ta godasë, por në atë moment ka ndërhyrë policia.
“Kush je ti që merr vëllain tim në qafë? Ti je fajtorja e vetme e gjithë kësaj ngjarjeje. Vëllai im nuk është vrasës…”, e ka akuzuar motra e Artenc Shehut stjuardesën që u konfliktua me 59- vjeçarin Karaj para se të ndodhte krimi. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, zanafilla e konfliktit që më pas solli vrasjen e Gëzim Karajt, ka qenë debati i tij me të dashurën e autorit, Amanda Hoxhën. Ajo i është ankuar Artenc Shehut, 30 vjeç, duke i thënë se Karaj e kishte qëlluar me shpullë.
Debati mes vajzës dhe viktimës ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit të së mërkurës. Biseda e ashpër dhe fyerjet, kryesisht të vajzës, janë dëgjuar nga disa dëshmitarë, të cilët thanë se viktima nuk ka reaguar, madje as që ka ngritur dorë ndaj saj. Stjuardesa i ka telefonuar të dashurit të saj, duke i thënë se një saldator, fqinjë i saj, e kishte penguar të nxirrte makinën nga parkingu, madje edhe ia ka gërvishtur mjetin e më pas e ka qëlluar me shpullë.
Drejtesia eshte te denohen te dy edhe ky legeni Artenci edhe ajo kurva,ajo te denohet me shume si provokatore dhe genjeshtare
qe ka genjyer qe eshte qelluar me shuplake.
Amanda Hoxha Facebook foto
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 31-08-2013 më 21:37
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Krijoni Kontakt