Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-05-2013
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    18

    Tirane,Vritet një person, shkak një gërvishtje makine

    Një 60-vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me grushta pas një konflikti të çastit në afërsite fushës së "Ali Demit" në Tiranë.

    Policia e Tiranes deklaroi se e arrestoi nje ore pas ngjarjes Artenc Shehun 30 vjeç nga Korça. Ngjarja ndodhi rreth ores 11:00 te paradites se te merkures, kur pas nje grindje te çastit per shkak të një gervishtjeje të një automjeti, autori i dyshuari i ngjarjes Artenc Shehu e ka goditur 60-vjeçarin me grusht duke e lene pa ndjenja ne toke.

    Sipas hetimeve paraprake dyshihet se viktima kishte probleme me zemren dhe ka humbur jeten gjate rruges per ne spital.

    Ekspertet per krimet kunder lirise dhe personit, ne bashkëpunim edhe me Prokurorine ngriten akuzen e vrasjes me dashje ne baze edhe te hetimeve te para.// Njoftime.co //

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tirane,Vritet një person, shkak një gërvishtje makine

    nje tjeter vandal qe shendrrohet ne vrasese gjakftohet, kjo eshte kur i mungon shtylla kurrizore nje kombi
    folin per progresista ne lidhjet e tyre te krimit per tu pasuruar, klonimi i lsi qe hidhen si kali mbas vjelave.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #13
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    Ate se ka vrare leva por gjuha e gjate. . .

    Njeriu i sjellshem dhe me edukate nuk te jep asnjehere shkas edhe ta fyesh jo me ta vrasesh. Jam shume i sigurte si mjeshter i specializuar ne thurjen e llafeve mekaniku 60 vjecar ti kete thyene atij cunit: Ik e cuno mo na bej llogje, se ska gje, nje e gervishtme e vogel eshte. Tjetri i ka thene kujt i flet ti kshu. Pastaj perseri llapa e specializur i eshte kunderpergjigjur, po ik ee ..sa kam pare une si ti...dje keni zbrit ne Tirane..e po na ben der der dhe pastaj..i kan ngop leven ne balle.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    e te mendosh qe ai qe me gervishi makinen i dhashe edhe kafe.... Kush do jete cmenduria e radhes?????
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ishte e tille apo ashtu ju pelqen ta konsideroni meqe e kishte thjesht te dashur dhe jo te fejuar apo burre? Ndryshon gje ky fakt? Do ishte sjell ndryshe ai "trimi" po ta kishte grua dhe jo te dashur?
    lexo icik o Mia,

    ca kokerr "bundre" ka qene ajo e dashura e ktij, dhe ca koce kandari ka qene ky palla qe i mori jeten fatkeqit

    I dashuri i stjuardesës vret saldatorin, Vajza: Babi s’e qëlloi me shpullë, as e fyeu
    2 tweet
    Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Enjte, 29 Gusht, 2013 | 10:16 am

    Viktima Gëzim Karaj
    Tiranë, vritet me grushte e leva 59-vjeçari Gëzim Karaj. Autori, Artenc Shehu, vetëdorëzohet në Polici.

    Dëshmitarët: Vajza iu ankua autorit se fqinji e qëlloi me shpullë.

    Debati me një femër që nuk po dilte dot nga parkingu i ka kushtuar jetën një saldatori 59-vjeçar në Tiranë, i cili u rrah për vdekje nga i dashuri i vajzës, që e goditi me grushte e levë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 10:30, në zonën e “Ali Demit”, pranë ofiçinës së viktimës Gëzim Karaj, në derë të shtëpisë së tij. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, 26-vjeçarja Amanda H. ka debatuar më herët me viktimën, të cilin e kishte fqinj, ndërsa i është ankuar të dashurit të saj Artenc Shehu, 30 vjeç, duke i thënë se Karaj e kishte qëlluar me shpullë. Debati mes vajzës me profesion stjuardesë dhe saldatorit, baba i dy vajzave binjake, ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit, para disa dyqaneve në anë të rrugës, pranë bllokut të pallateve ku ata banonin. Biseda e ashpër dhe fyerjet, kryesisht të vajzës, janë dëgjuar nga disa dëshmitarë të cilët thanë se viktima nuk ka reaguar, madje as që ka ngritur dorë ndaj saj. Në momentin kur ka ndodhur debati, 26-vjeçarja shoqërohej nga e ëma, Lumturije H. dhe të dyja kanë vijuar të fyejnë në distancë viktimën, edhe pasi ai është larguar nga ato. Më pas stjuardesa i ka telefonuar të dashurit të saj, duke i thënë se një saldator, fqinjë i saj, e kishte penguar të nxirrte makinën nga parkingu, madje edhe ia ka gërvishtur mjetin e më pas e ka qëlluar me shpullë. Një orë e gjysmë më vonë tek ofiçina e viktimës ka mbërritur 30-vjeçari Artenc Shehu, i cili e ka goditur Gëzim Karajn fillimisht me grushte e më pas me levë hekuri në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes Shehu është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës dhe ka pranuar krimin. ZANAFILLA E NGJARJES Rreth orës 09:00 të mëngjesit, Gëzim Karaj po transportonte me biçikletë disa dërrasa nga ofiçina e tij para pallatit ku banon në zonën e “Ali Demit”, deri te koshat e plehrave në anë të rrugës, 60-70 metra larg pallatit. Kur u është afruar kazanëve, ka zbritur një pjesë të dërrasave nga biçikleta dhe i ka lënë në tokë, para makinës tip “Benz A Class” me targë TR 3265 S. Makina është në pronësi të Amanda H., me profesion stjuardesë, divorcuar, nënë e një djali 4 vjeç. Ajo ndodhej në makinë bashkë me nënën e saj dhe do dilnin nga vendi ku kishin parkuar, që për pak sekonda ishte bllokuar nga dërrasat që kishte lënë Karaj. Vajza ka dalë nga makina, ka goditur me shqelm biçikletën dhe ka nisur ta fyejë 59- vjeçarin, duke e akuzuar se i ka gërvishtur makinën. Më pas, siç ka deklaruar në Polici, ajo pretendon se viktima e ka qëlluar me shpullë. VRASJA Pas debatit që ka pasur me stjuardesën Amanda H., 59-vjeçari Gëzim Karaj ka larguar dërrasat nga rruga dhe është kthyer në ofiçinën e tij, ku punonte me oksigjen si saldator. Ndërkohë 26- vjeçarja dhe e ëma kanë vijuar ta fyejnë në distancë dhe sipas Policisë, i ka telefonuar të dashurit të saj, Artenc Shehu, duke i kërkuar ndihmë, pasi fqinji i kishte gërvishtur makinën dhe e kishte qëlluar me shpullë. Rreth orës 10:20, 30-vjeçari ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe para ofiçinës së viktimës ka nisur të debatojë ashpër me të. Gëzim Karaj ka mohuar të kishte qëlluar vajzën, por autori ka nisur ta godasë me grushte për disa minuta. Më pas ka nxjerrë një levë hekuri nga makina dhe e ka goditur me të në kokë. Karaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.

    Vajza: Babi s’e qëlloi me shpullë, as e fyeu
    “Mami e pa ngjarjen, hyri në mes, por ai i tha se do e vriste”

    Vendi ku ndodhi ngjarja
    Vajzat binjake 18-vjeçare të Gëzim Karajt dhe e shoqja kanë arritur të shohin nga dritarja debatin dhe dhunën që po ushtronte ndaj tij 30-vjeçari Artenc Shehu. Një nga binjaket e viktimës, Sulela, tregoi dje momentin e ngjarjes, aq sa kishte arritur të shikonte, dhe pjesën që i kishte treguar e ëma, Naxhija. E bija e viktimës mohon që i ati t’i ketë gërvishtur makinën vajzës që u bë sebep për vrasjen e tij. E aq më pak ta ketë qëlluar me shpullë, ashtu siç pretendon ajo. Madje vajza e viktimës shprehet se i ati i është larguar debatit dhe më pas ka ardhur autori që e ka vrarë me leva në sy të nënës së saj.

    A e keni parë momentin kur ndodhi ngjarja?
    Ka ndodhur poshtë pallatit dhe e pamë. Dëgjuam zhurmë e të shara dhe menjëherë dolëm në dritare. Mami ka parë më shumë, por ajo nuk mundet të flasë tani sepse herë pas here i bie të fikët dhe nuk është në gjendje të flasë. Por e kemi parë që ai po i gjuante babit me shqelma e grushte.

    Çfarë bëtë kur e patë sherrin?
    Mami nxitoi të zbriste shkallët që t’i vinte në ndihmë babit. Por ai djali e godiste pa pushim. Babi ishte edhe i sëmurë me zemër.

    Mami arriti t’i ndante?
    Jo, nuk mundi. Deshi të futej në mes dhe iu lut të mos e godiste më, por ai i tha të largohej se ndryshe do ta vriste dhe atë.

    Po më pas?
    Më pas i qëlloi me levë babait pas veshit. Po mësuat se përse ndodhi e gjithë kjo? Ajo vajza thoshte që babi i ka gërvishtur makinën me biçikletë a me dërrasa, nuk e di. Por nuk është e vërtetë. As që e ka qëlluar me shpullë nuk është e vërtetë. Nuk e ka prekur me dorë. Po si ka qenë debati? Babai shkoi me biçikletë që të hidhte disa dërrasa në koshin e mbeturinave. Meqenëse nuk i hidhte dot të gjitha njëherësh i ka vendosur në tokë, pas makinës së asaj vajzës. Ajo është nxehur sepse ka menduar se babi do t’i linte dërrasat aty dhe do largohej.

    E dini se si ka qenë debati mes tyre?

    Po babi do t’i hidhte në kosh dërrasat, nuk do t’i linte aty. Ajo është nxehur kot me të. Pastaj nuk ka ditur çfarë të thotë dhe i ka thënë që i ka gërvishtur makinën. Po as kjo nuk është e vërtetë. Ka nisur ta ofendojë, e ka fyer.

    Çfarë i ka thënë?
    I ka thënë plehër, qelbësirë, pastaj i ka gjuajtur me shqelm biçikletës.

    Po babi e ka fyer ose goditur, siç pretendon ajo?
    Kurrë. Babi im nuk bën gjëra të tilla, aq më pak me vajza. Babai madje as që diskutoi më shumë me të, por u largua dhe i tha që nuk ia kishte prekur fare makinën, nuk ishte ndonjë gjë e madhe për të reaguar në atë mënyrë. Më pas babai erdhi te servisi dhe ajo ka thirrur të dashurin e saj. Pastaj ai erdhi dhe e vrau.

    Autori: “E dashura më tha se e qëlloi me shpullë”
    Autori i dyshuar i ngjarjes, 30-vjeçari Artenc Shehu, menjëherë sapo ka mësuar nga televizionet se personi që kishte goditur me grushte e levë ka ndërruar jetë në spital, është drejtuar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ai është vetëdorëzuar dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke u shprehur se ishte penduar dhe nuk kishte dashur ta vriste, por në një moment gjaknxehtësie e ka humbur kontrollin. “Më mori në telefon e dashura dhe më tha që një burrë, fqinj i saj që kishte një servis pranë pallatit, i kishte gërvishtur makinën dhe e kishte qëlluar me shpullë. Isha disi larg, por nxitova të shkoja aty, të shihja çfarë kishte ndodhur. Pasi fola me të dashurën, ajo sërish me konfirmoi të njëjtat gjëra dhe u drejtova te servisi i viktimës. Debatova ashpër me të, më pas situata më doli nga kontrolli. Por nuk doja ta vrisja”, ka deklaruar autori në Polici.

    Dëshmitari: Vajza e fyeu, ai s’reagoi
    Debati mes stjuardesës dhe saldatorit Gëzim Karaj një orë e gjysmë para se ai të vritej me grushte e leva, është parë nga disa dëshmitarë. Një shitës në dyqanin përballë vendit ku u zhvillua debati tha dje se viktima nuk ka reaguar, edhe pse vajza e ka fyer disa herë bashkë me të ëmën. “Ajo çfarë nuk nxori nga goja. As që pyeti që ai kishte moshën e babait të saj. E akuzonte kot sikur i kishte gërvishtur makinën. Por as që ia preku. Gëzimi ishte njeri i respektuar këtu në lagje, nuk bëhej fjalë që ai të fyente, aq më pak një femër. Le pastaj ta ketë qëlluar me shpullë, siç i tha ajo të dashurit në telefon”, tha dje një nga dëshmitarët e ngjarjes.


    ETLEVA DELIA

    http://www.panorama.com.al/2013/08/2...lle-as-e-fyeu/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #16
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    Edhe pastaj thone mos te marrsh gjak. Vrite K.urven e cfare ti zeju pragu.

    Jevgj M,uti
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #17
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Jemi bere sikur jetojme ne pavionin 17, te gjithe.

    Duhet urgjentisht qe ne buke dhe ne uje te hidhen haloperidol, qe te mos ndodhin cmedurira te tjera per pune "kurvash".

    hajt se ja cajn rondelen ne burg te peqinit

  8. #18
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    Pisa te medhenj ka shqiperia. Popull i ndyre..ka shume mundesi qe skenen e kane pare tere ata veta e skane nderhyre..rujn menderen e vet..sikur do behej nami te nxjerresh portofolin e ti thush policia e ta kapesh per veshesh ta ulesh ne toke..
    legena..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #19
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    qysh kan thene francezet..molla e sherrit eshte femra..

    te kalbesh veten ne burg per nje kurve vallai veq te shqiptaret ndodh..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #20
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

    Ta kalb veten ne burge per trurin qe e mban ne koke thjesht per bilnac te trupi,ja pse te kalbet jo per ndonje tjeter!

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •