Një person është vrarë pas një përleshjeje me grushta dhe mjete të forta në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Viktima është Gëzim Karaj, banues tek “Fusha e Ali Demit”.
Sipas policisë, 60 vjeçari është goditur me një levë pranë një servisi afër fushës “Ali Demi”, ku ai punonte si mekanik.
Burime nga policia e Tiranës thanë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre më një raft të vjetër, të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar.
Pas kësaj ka ndërhyrë i dashuri i vajzës, 30-vjeçari Artens Shehu, i cili në debat e sipër e ka goditur me levë mekanikun.
Ai ka humbur jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në kokë. Policia sakaq, bëri me dije se ka arrestuar autorin e krimit.
Krijoni Kontakt