Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Përse shkojmë në Kishë?

    Perse shkojme ne Kishe?

    Ishte e djele ne mengjes dhe nje familje shqiptare ne Amerike u be gati si cdo te djele per te shkuar ne Kishe. Dy prinderit me dy femijet e tyre, u futen ne makine e u nisen per ne Kishe. Gjate rruges, ndryshe nga heret e kaluara, njeri nga femijet pyet prinderit e tij: Perse shkojme ne Kishe cdo te djele? Femija 5 vjecar beri nje pyetje qe befasoi jashte mase dy prinderit e tij. Ata asnjehere nuk ia kishin bere kete pyetje vetes edhe pse e konsideronin veten besimtare dhe ishin praktikante te rregullt te besimit te tyre. Te zene ngushte, babai i pergjigjet shkurt: "Shkojme ne Kishe qe t'i lutemi Zotit tone Krisht." Ky episod u be shkak qe besimtaret te mesonin me shume mbi Kishen dhe adhurimin qe ata benin ne Kishe, qe me kohen per ta ishte kthyer ne nje rutine dhe kishte humbur qellimin e vertete te saj.

    1. Shkojme ne Kishe te jemi ne prani te Perendise!

    Kisha njihet ne gjuhen popullore si "shtepia e Zotit" dhe kjo nuk eshte nje metafore por dicka e vertete. Kisha eshte Trupi i Krishtit pasi Ai e ndertoi Ate duke mesuar e udhezuar dishepujt e Tij qe e ngriten Kishen ashtu sic i mesoi mesuesi i tyre; Kisha eshte edhe streha e Frymes se Shenjte te Perendise qe zbriti nga qielli mbi kokat e dishepujve te Krishtit 50 dite pas vdekjes se Tij. Kjo Fryme e Shenjte jetedhenese shenjteron Kishen, shenjteron vendin, shenjteron edhe jeten e besimtareve qe mblidhen ne ate Kishe per te adhuruar Zotin. Ne mendje na vine edhe fjalet e Zotit tone Krisht kur tha se "...nese dy apo tre veta mblidhen ne emrin tim, une do te jem mes tyre" (Mateu 20). Kur jemi ne Kishe, ne jemi ne pranine e mistershme te Krishtit e Frymes se Shenjte e vete Trinise se Shenjte pasi atje ku eshte Biri, eshte edhe Ati edhe Fryma e Shenjte.

    Si besimtare ne mund te kemi shume arsye per te vajtur ne Kishe, por asnje prej tyre nuk eshte e rendesishme para nje te vertete te madhe: ne shkojme ne Kishe e duam te jemi ne prani te Perendise, pasi ne e duam Ate me gjithe zemer. Vajtja jone ne Kishe nuk eshte nje akt bamiresie ku ne shkojme per tu lutur e per te marre gjerat qe kerkojme nga Perendia. Vajtja jone ne Kishe eshte deshmia jone e dashurise per Zotin. Si njerez, ne bejme te njejten gje edhe me njerezit e aferm te familjes sone. Shkojme dhe i vizitojme prinderit tane te moshuar apo motrat e vellezerit qe jetojne larg nesh, pasi i duam dhe na merr malli per ta. E njejta gje edhe me dashurine e njeriut ndaj Zotit te tij.

    2. Shkojme ne Kishe te adhurojme Zotin!

    Fjala adhurim permban brenda saj mirenjohjen, falenderimin, nderimin, lavderimin. E adhurojme Zotin duke shkuar ne Kishe e duke mbajtur nje Liturgji Hyjnore per te shprehur mirenjohjen tone per cdo dite te jetes sone mbi kete toke dhe per shendetin e perkujdesjen e Zotit karshi familjeve tona. E falenderojme Zotin per buken e gojes me te cilen thyejme urrine dhe ujin e pijshem me te cilin thyejme etjen e gjithe te mirat e tjera materiale qe jane te nevojshme per te jetuar. Nderojme deshmine me te larte te dashurise ne toke e ne qiej, berjen therror te Birit te Vetemlindur te Perendise ne kryq, per shpetimin tone. Lavderojme Zotin duke u munduar te rritemi shpirterisht e te behemi bij te denje e te hirshem te Tij. Kjo eshte edhe dhurata me e cmuar e jona per Te.


    3. Shkojme ne Kishe t'i lutemi Zotit per Kishen!

    Sa here qe hyni ne Kishe, sa here qe ndizni qirrinj, lutja e pare qe duhet te dali nga zemrat tuaja duhet te jete lutja per Kishen tone te Shenjte Katolike dhe Apostolike, qe ne bote njihet si Kishe Orthodhokse. Kisha eshte arka jone e shpetimit. Kisha eshte urra qe lidh token me qiellin, krijesen me Krijuesin. Si besimtare te thjeshte, ne i lutemi Zotit qe te mbroje Kishen e Tij e te mos na braktisi ne mekataret. Lutemi per peshkopet, prifterinjte, dhiaket, psalltesit, keshillin e korrin e Kishes, e gjithe ata besimtare qe hyjne ne ate Kishe me frike dhe besim Perendie ne zemrat e tyre. Lutemi qe Perendia t'iu japi sherbetoreve te Vete qe ka thirrur per te sherbyer ne Kishe shendetin dhe urtesine per te mbrojtur e trasheguar te pacenuar besimin tone orthodhoks nga njeri brez ne tjetrin. Lutemi edhe per ato pjeset e rrena nga Trupi i Shenjte i Kishes fale herezive qe te pendohen per mekatet e tyre e t'i bashkohen perseri Kishes se Krishtit.


    4. Shkojme ne Kishe t'i lutemi Zotit per paqe!

    Nje popull e nje vend qe nuk ka paqe, nuk ka asgje. Mund te kesh lirine, mund te kesh pasurine, mund te kesh gjithe te mirat e kesaj bote, por nese jeton ne nje vend qe nuk eshte ne paqe por ne lufte, nuk ke asgje. Shkojme ne Kishe qe t'i lutemi Perendise qe te na bekoje me paqen qe zbret nga qielli! I lutemi Perendise qe kjo paqe te mbreteroje ne qytetin, fshatin e mbare vendin ku jetojme. Gjithashtu i lutemi Zotit per paqe ne zemrat tona. Nje shoqeri eshte ne paqe kur ne te jetojne njerez me besim qe kane fituar paqen hyjnore ne zemrat e tyre.


    5. Shkojme ne Kishe t'i lutemi Nenes se Tereshenjte te Zotit, Virgjereshen Mari!

    Hyjelindja Mari eshte Nena e Zotit tone Krisht, Nena e gjithe shenjtoreve te Kishes, dhe nena e te gjithe te krishtereve orthodhokse te pagezuar ne Kishen Orthodhokse. Kisha dhe besimtaret i rezervojne Hyjelindeses Mari nje nderim e dashuri te vecante. I lutemi Hyjelindeses qe te mbroje Kishen me lutjet e saja dhe te mbroje te gjithe njerezit ne nevoje: te urritur, te eturit, te braktisurit, jetimet, te semuret, te burgosurit, te varferit. Rreth saj mblidhen gjithe shenjtoret e Kishes dhe Perendia i ka lumeruar Ate ne perjetesi duke e bere Mbretereshe se Kupes se Qiellit.


    6. Shkojme ne Kishe te lutemi per prinderit e femijet tane!

    Nje nga urdherimet e Zotit eshte qe te duam e nderojme prinderit tane. Dhe ky eshte nje urdherim shume domethenes. Nje njeri qe nuk nderon nenen e atin e tij qe i njeh shume mire mbi toke, nuk ka se si te nderoje Nenen e Atin ne Qiell qe nuk i sheh dot me sy! Prandaj sa here qe lutemi e ndezim qirinj ne Kishe, duhet te lutemi per shendetin e perkujdesjen e Zotit per prinderit tane. Dhe jo vetem kaq, por duhet te analizojme qendrimet dhe sjelljen tone karshi tyre. Pas bekimit te Zotit, urata e prinderve eshte bekimi me i madh per njeriun ne kete bote!

    Pas prinderve, femijet tane duhet te zene nje vend te vecante ne lutjet tona. Ashtu si prinderit tane jane lutur per ne per dite e vite te tera, te njejten gje duhet te bejme edhe ne per femijet tane. Lutjet duhet t'i drejtohen Zotit e Nenes Hyjelindese e te Tereshenjte, Virgjereshes Mari. Me keto lutje ne kerkojme mbrojtjen e perkujdesjen hyjnore te Perendise per femijet tane. Lutemi qe te mos i braktisi per asnje minute dhe ti mbroje me engjellin e shenjte te pagezimit.


    7. Shkojme ne Kishe te lutemi per faljen e mekateve te te vdekurve!

    Sa here qe Liturgjia Hyjnore mbahet ne Kishe, ne Kishe mblidhen te gjalle e te vdekur per te kremtuar se bashku liturgjine ne pranine e Zotit tone Krisht dhe gjithe engjejve ne qiej! E quajme Liturgji Hyjnore pasi ajo nuk behet vetem ne toke por edhe ne qiell dhe te pranishem ne te nuk jane vetem trupat e njerezve te gjalle, por edhe trupat e padukshem qiellore. Toka puqet me qiellin, Krijuesi pajtohet me krijesen.

    Te lidhur ne perjetesi me Kishen jane edhe shpirtrat e atyre brezave qe kane ardhur para nesh dhe kane fjetur ne Zot. Nuk jane me te pranishem fizikisht ne Kishe por ata jane te pranishem shpirterisht ne te. Eshte detyra jone te lutemi per ta dhe per faljen e mekateve te tyre. Meshira e Perendise nuk njeh kufij dhe per aq kohe sa kemi fryme, gjithmone duhet te lutemi per te paret tane qe jane ndare nga kjo bote.


    8. Shkojme ne Kishe qe te degjojme Ungjillin!

    Ungjilli eshte Fjala e Misheruar e Perendise dhe misioni i Kishes eshte qe te ruaje, ndaje e trashegoje kete Ungjill me gjithe brezat e me gjithe popujt e njerezimit ne te gjitha epokat. Asnje njeri tjeter, asnje organizate apo theolog nuk mund te marri dot persiper interpretimin e Ungjillit. Kjo detyre i takon vetem Kishes dhe peshkopeve te Kishes, detyra kryesore e te cileve eshte te ruajne te pacenuar kete Ungjill, ta ruajne nga te gjithe herezite e vjetra apo te reja te kohes qe ne jetojme. Jo me kot, ne Kishen Orthodhokse, Ungjillin gjate Liturgjise e lexon vetem peshkopi ose prifti i autorizuar nga peshkopi e askush tjeter. Eshte Kisha ajo qe deshmon kete Ungjill per brezat dhe jane gjithe brezat qe duhet te degjojne e mesojne Ungjillin vetem nga Kisha. Nje nga herezite me te keqija te kohes qe jetojme eshte ideja se cdo njeri gezon autoritetin per te interpretuar Ungjillin me mendjen e tij e ne menyre personale. Eshte ky shkaku qe ne bote jane krijuar mijera sekte te krishtera, qe te gjitha pretendojne se kane zbuluar interepretimin e drejte te Ungjillit. Kjo herezi e tyre ka marre ne qafe shume shpirtra besimtaresh te krishtere qe nuk mesojne deshmine universale e te pavdekshme ungjillore te Kishes Orthodhokse, por interpretimet e heretikeve qe as nuk njohin e jo me te nderojne trashegimine apostolike te Kishes Orthodhokse.


    9. Shkojme ne Kishe t'i rrefejme Zotit mekatet tona!

    Nje nga lutjet me te thjeshta dhe me fuqimshme qe ne bejme ne Kishe eshte: Meshiro o Zot! Meshiro o Zot! Meshiro o Zot! Kur me koken ulur, ne kerkojme meshiren e Perendise, ne jemi duke i rrefyer Perendise mekatet tona. Vetem nje mekatar i penduar kerkon meshiren e Perendise. Dhe pavaresisht se mund te mos i rendisim te gjitha mekatet nje e nga nje, Perendia i di te gjitha veprat tona dhe di te lexoje edhe zemrat tona. Vetem nje shpirt i penduar per mekatet e bera do te marri meshiren e Perendise qe largon barren e rende te mekatit nga shpirti i njeriut.

    Misteri i rrefimit te mekateve ne Kishe eshte arma me e forte e Kishes ne luften shpirterore. Nje besimtar i penduar, shkon e rrefen mekatet e tij ne Kishe tek prifti dhe kerkon faljen e meshiren e Perendise. Ky eshte nje zotim i yni para Zotit se nuk do te biem me pre e ketyre mekateve. Kjo nuk do te thote se nuk do te mekatojme me ne te ardhmen, por se do te bejme te pamunduren per t'iu rezistuar tundimeve dhe per te triumfuar ne luften tone shpirterore me te keqen. Rrefimi i mekateve dhe falja e tyre na pastron shpirtrat dhe na ben te denje per te qene ne prani te Perendise e per te provuar dhuratat e Tij te shenjta qe per ne jane ushqim shpirteror.


    10. Shkojme ne Kishe qe te ushqejme shpirtrat tane me dhuratat e shenjta!

    Njeriu qe nuk pi uje dhe nuk ha ushqim vdes fizikisht brenda pak ditesh. E njejta gje eshte e vertete edhe per shpirtin e njeriut: ai njeri qe nuk shuan urrine dhe etjen e tij shpirterore, ai njeri vdes shpirterisht. Per ne orthodhokset, Trupi dhe Gjaku i Krishtit jane dhuratat e shenjta. Mrekullia me e madhe ne historine e njerezimit ndodh ne Kishen Orthodhokse cdo te djele e sa here ne te mbahet Liturgjia Hyjnore: bukra dhe vera kthehen ne Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Me duart e ngritura lart nga qielli, prifti therret Frymen e Shenjte qe te bier mbi ato dhurata e ta ktheje buken ne Trupin e Krishtit e veren ne Gjakun e Krishtit. Ky eshte ushqimi yne shpirteror qe shenjteron trupin tone e ndricon mendjen tone me driten e pakrikuar te Perendise. Krishti jeton brenda nesh e ne jemi bere nje trup e nje gjak me Te!


    Kjo liste nuk mbaron me kaq keshtu qe mund t'i shtoni asaj ne vazhdim.

    Albo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Përse shkojmë në Kishë?

    Ne kishe shkohet kryesisht per gjene me kryesore, te marresh kungimin ose trupin e Krishtit.
    Te krishteret besojne qe gjate meshes Krishti behet prezent ne mesin e tyre nepermjet bukes dhe veres dhe ato jane trupi dhe gjaku i tij.
    Prandaj ne kishe shkohet per tu bashkuar nje i krishtere me Zotin e tij, Krishtin.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Përse shkojmë në Kishë?

    Historia e krishterimit ortodoks shenon shume raste interesante sesi dyshuesit kane patur nderhyrje hyjnore te cilat i ka prekur. Nje rast shume interesant mendohet se ka qene ngritje e nje komisioni ne parlamentin grek para shume vitesh i cili do te verifikonte per te ndryshuar formen e kungimit qe ortodokset praktikojne ndoshta te influencuar nga katoliket. Dhe ishte interesant perfundimi se ata nuk gjeten as nje rast te vetem ne 2000 vjet krishterim madje dhe sot e kesaj dite qe te ishte transmetuar nje semundje ngjitese nepermjet kungimit. Dhe ceshtja u mbyll.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •