Nëna e 3 fëmijëve pozon ‘topless’: Tatuazhi me shqiponjë, mollë sherri
Nga: ENRIK MEHMETI
Nëna e 3 fëmijëve pozon ‘topless’: Tatuazhi me shqiponjë, mollë sherriFotot ‘topless’ jemi mësuar që më shpesh t’i shohim të realizuara nga ndonjë artiste e skenës, apo edhe nga ato amatore, të shkrepura tinëz pushueseve… Kjo është hera e parë që një shqiptare guxon të pozojë ‘topless’ në plazhet shqiptare, duke mos iu druajtur paragjykimeve. Ajo është Klodiana Hysenaj, 27 vjeç nga Shkodra, e cila jeton prej disa vitesh në Gjermani dhe ndoshta kjo është dhe arsyeja që duke jetuar në një tjetër mentalitet, arriti të guxojë për të “zbuluar” të fshehtat e saj duke nisur nga pozat topless dhe deri te tatuazhet… Ka plot 9 të tillë, që zënë një pjesë të konsiderueshme të trupit të saj midis të cilëve është dhe shqiponja dy krenare. Në intervistën e dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Klodi ose Koko siç i flasin miqtë rrëfën jetën e saj, e cila është plot me surpriza...
Kush është Klodi ose Koko?
Klodi është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë shkodrane dhe prej disa vjetësh jetoj në Gjermani së bashku me 3 fëmijët e mi, ku punoj si infermiere. Më pëlqen të guxoj në jetën time dhe më pëlqen të bëj çfarë shumë të tjerë nuk arrijnë të bëjnë. Jam e lidhur shumë me familjen dhe me Shqipërinë, aq shumë sa dy prej tatuazheve të para që kam bërë, një ka qenë shqiponja dykrenare dhe tjetra janë fytyrat e familjes sime.
Sa tatuazhe ke në trupin tënd gjithsej?
Kam 9 të tillë dhe siç thashë që dy më të rëndësishmit janë pikërisht shqiponja e flamurit dhe tatuazhi i familjes, ndërsa kam edhe 7 të tjerë përveç këtyre, të cilët janë dy tribal dhe disa shkrime në gjuhën shqipe.
Çfarë lexojnë tatuazhet dhe pse nuk ke bërë ndonjë shkrim në gjuhë të huaj si p.sh. në gjermanisht ku jeton apo në anglisht si shumë të tjera?
Nuk do të bëja kurrë ndonjë tatuazh në gjuhë të huaj, apo që të ketë lidhje me diçka të huaj. Jam shumë patriote, madje aq shumë sa kudo që shkoj e ekspozoj me krenari shqiponjën që kam në shpatull, gjë e cila nuk e mohoj që ka pasur edhe reagime negative, por më kanë bërë akoma më shumë krenare. Për sa u përket shkrimeve në gjuhën shqip, në disa pjesë të dorës dhe këmbës kam të shkruajtur “Të dua” shqip, shprehje e cila nuk i dedikohet askujt, por e kam bërë sepse më pëlqen shumë, ndërsa poshtë tatuazhit me fotot e familjes shkruhet: “Rruazat më të bukura që zbukurojnë qafën e një gruaje janë krahët e fëmijëve të saj”.
The që ke pasur reagime për tatuazhet. Çfarë reagimesh?
Ka pasur shpeshherë reagime, kryesisht nga serbë, por në dy raste kanë arritur deri në përballje me të tjerë. Në rastin e parë ka qenë në një lokal ku ka pasur shumë serbë dhe kam debatuar me disa femra serbe, ndërsa rasti i dytë ka ndodhur një sherr aq shumë i madh sa për pak mund të kishte dhe viktima, ndërkohë që janë 3 persona të arrestuar dhe një në kërkim. Ka ndodhur pranë vendit ku jetoj, në Gjermani, ku isha duke shërbyer në lokalin e një të afërmit tim shqiptar në një dasmë të madhe romësh serbë. Gjatë kohës që isha në lokal, një familje serbësh pa tatuazhin dhe u revoltua shumë, duke shkuar debati deri në prishjen e asaj dasme për shkak se serbët u çuan dhe fillimisht më dhunuan mua duke marrë më pas reagimin e anëtarëve të stafit dhe për shkak se ishin shume, qëlluan të gjithë stafin me thika duke plagosur shumë persona, ku një prej anëtarëve të stafit qëndroi disa ditë në koma. Për të ndalur sherrin kanë ndërhyrë me qindra forca speciale gjermane, për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë në sherr dhe aktualisht siç thashë janë tre persona të arrestuar dhe dënuar me disa vjet dhe një tjetër në kërkim. E gjithë ngjarja pati shumë bujë në mediat gjermane 3 vjet më parë.
Po për sa u përket fëmijëve, në tatuazh duken të rritur. I bie që keni pasur fëmijë që në moshë fare të re?
Po është e vërtet, jam martuar shumë e re por prej disa vitesh jam e divorcuar. Vajza ka lindur kur kam qenë 16 vjeç dhe tani është 11 vjeçe. Kam një vajzë tjetër 10 vjeç dhe një djalë 8 vjeç. Ata janë gjëja më e rëndësishme në jetën time.
Të kthehemi te pjesa më e rëndësishme e intervistës dhe me më shumë bujë, pozimi ‘topless’. Si është të pozosh ‘topless’ në Shqipëri?
Të qëndrosh ‘topless’ në plazh është diçka normale në Gjermani, por edhe në vende të tjera. E di që në Shqipëri kjo gjë është shumë tabu, por pikërisht për këtë arsye kisha dëshirë që ta thyeja këtë tabu. Nuk e mohoj që ishte disi siklet objektivi i aparatit si dhe disa sy kureshtarë, pushues që ndalnin automjetet për të parë apo fotografuar gjatë realizimit të fotove, ndërsa plazhi ku realizuam fotot, në Radhimë, pranë hotel “Rexhinës” është një ambient ku ka shumë të huaj të mësuar me ‘topless’ dhe kjo ishte diçka pozitive.
Po përsa u përket paragjykimeve që mund të vijnë më pas?
Nuk më bën shumë përshtypje për paragjykimet, pasi çdo njeri është i lirë të bëjë çfarë të dojë dhe unë jam një njeri që më pëlqen që ta jetoj jetën për veten time dhe jo për të tjerët. Mendoj se çdo njeri duhet të jetojë jetën e tij siç i vjen.
Po reagimi i fëmijëve kur të shohin fotot si mendon se do jetë?
Mendoj se do thonë “Ua mami sa bukur që ke dalë në foto”. Ata janë rritur me një mentalitet tjetër dhe fotot janë diçka artistike.
Ke qenë më parë pjesë e konkurseve të bukurisë apo pjesë e modës?
Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime e parealizuar, pasi jam martuar
shumë e re, por që me sa po shikoj po ndiqet nga vajza ime, e cila duket se do të ndjekë botën e artit, pasi pavarësisht se është vetëm 11 vjeçe është e gjatë 1 e 67, ndërsa unë 1 e 76, pra ajo është e gjatë gati sa unë. Unë kam pasur edhe gjatësinë edhe format e trupit, por duke qenë se krijova familje shumë herët, duhet dhe të përgjigjesha për të. Ka pasur disa raste ku kam qenë pjesë e botës së modelingut, por nuk e kam vazhduar për arsyen që e thashë më sipër.
Gjithsesi, ende në kohë je?
Nëse do të kem oferta për të qenë pjesë e botës së modës tashmë që janë rritur edhe fëmijët, pse jo, mund edhe t’i pranoja.
Nëse shembullin tënd e ndjekin dhe vajza të tjera, pra të qëndrojnë në plazh ‘topless’ apo dhe të pozojnë “pa drojë”, mendoni është e drejtë apo e gabuar?
Nuk ka asgjë të keqe. Siç thashë edhe pak më lart, çdo njeri ka jetën e tij dhe trupin e tij apo të saj...
Shqiponja, molla e sherrit
“Isha duke shërbyer në lokalin e një të afërmit tim shqiptar në një dasmë të madhe romësh serbë. Gjatë kohës që isha në lokal, një familje serbësh pa tatuazhin dhe u revoltua shumë, duke shkuar debati deri në prishjen e asaj dasme për shkak se serbët u çuan dhe fillimisht më dhunuan mua duke marrë më pas reagimin e anëtarëve të stafit dhe për shkak se ishin shume, qëlluan të gjithë stafin me thika duke plagosur shumë persona, ku një prej anëtarëve të stafit qëndroi disa ditë në koma. Për të ndalur sherrin kanë ndërhyrë me qindra forca speciale gjermane, për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë në sherr dhe aktualisht siç thashë janë tre persona të arrestuar dhe dënuar me disa vjet dhe një tjetër në kërkim. E gjithë ngjarja pati shumë bujë në mediat gjermane 3 vjet më parë”.
(e.m/SummerPages/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
FOTO: Nëna e 3 fëmijëve pozon ‘topless’: Tatuazhi me shqiponjë, mollë sherri
http://www.balkanweb.com/metropol/26...ri-146211.html
http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/i...1&IDFoto=13991
Krijoni Kontakt