Kapen 48 shqiptarë në një kamion-frigorifer

Shqiptarët po tentonin të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe

Publikuar më 23.01.2014 | 18:40

48 shtetas shqiptarë u kapën duke u përpjekur të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe. Shqiptarët u zbuluan nga një kontroll rutinë i policisë kufitare franceze, mëngjesin e djeshëm.

Shqiptarët kishin hyrë në kamionin-frigoriferik dhe u ndaluan në terminalin “Channel Tunel”, në veri të Francës. Sipas autoriteteve, emigrantët, 41 burra dhe shtatë femra ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por shprehen të habitur se si mund të rrinë njerëzit në vende të tilla ku rrezikonin të asfiksoheshin. Shqiptarët u janë dorëzuar autoriteteve franceze, ndërsa shoferi rumun i kamionit u arrestua nga policia, e cila ka nisur hetimet. Policia sqaron se kamioni nuk ishte i kyçur nga jashtë dhe nuk kishte asnjë lloj shenje që të bënte të dyshoje, raporton "London Evening Standart".

Dave Hutchinson, zv.drejtor i Forca Kufitare për Evropën Juglindore dhe Evropës thotë se rreziku i përdorimit të frigoriferëve të tillë është tepër i madh, dhe pasojat mund të jenë fatale. “Ky rast tregon mungesën e plotë të kujdesit që kriminelët kanë për njerëzit që kontrabandojnë. Është akoma më alarmante situata, duke marrë parasysh se disa nga të gjeturit ishin minorenë”, -shprehet Hutchinson.

/Shekulli Online/ E.B./