Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Sindikalistët e BIK-ut: Lëvizja ultra vehabite dhe selefite është instaluar në BIK

    Emri:  Sindakata-Islame+_217419.jpg

Shikime: 657

Madhësia:  25.1 KB

    Lufta speciale ndaj Xhabir Hamitit, me kërcënime, shantazhime, dhe me puçe të njëpasnjëshme, nuk është luftë vetëm ndaj tij individualisht, por është një luftë për të eliminuar vlerat fetare dhe kombëtare të popullit tonë në përgjithësi dhe tendencë permanente e zëvendësimit të tyre me mentalitetin e "Tora Bora"-s, të cilin e ka krijuar dhe kultivuar lëvizja ultra vehabite dhe selefite, e që përfaqësuesit e tyre, sot, për fat të keq, me të dy këmbët janë futur thellë në institucionet dhe organet e BIK-së, me derën që ua ka hapur atyre kreu i kryesisë së BIK-së, Naim Tërnava.

    Kështu ka vlerësuar Sindikata e Punëtorëve e Bashkësisë Islame të Kosovës, në një komunikatë dërguar mediave, e me anë të së cilës, ka akuzuar udhëheqësit aktual të BIK-ut, për siç thot, puçin ndaj Xhabir Hamitit, të ndihmuar edhe nga Lëvizja politike Islame LISBA.

    “Ajo që ka ndodhur më 20.08.2013, ku është tentuar që me çdo kusht, të futet në rend të ditës, aty për aty drafti për ndryshimin e Kushtetutës së BIK-së, veprim të cilit i ka rezistuar Prof. Hamiti, për faktin se ishte tentativë ilegjitime dhe grackë e përgatitur paraprakisht nga disa anëtarë të kuvendit, me para projektim të Naim Tërnavës, është argumenti më eklantat i daljes në shesh të “koalicionit të heshtur të Tërnaves me grupe anti fetare dhe anti kombëtare të vendit tonë”, për çfarë opinionin edhe e kemi bërë me dije qysh herët”, thuhet në komunikatë..

    Po ashtu në këtë reagim thuhet se shkarkimi i Hamitit nga pozita e kryetarit të kuvendit të BIK-së, me kërkesën më të zëshme edhe të një përfaqësuesi ideologjik të LISBA-së, si dhe me miratimin edhe të Tërnavës, kjo nuk do më shumë koment, se në duar të kujt dhe nga kush është duke u udhëhequr BIK-së.

    Sindikata e Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, që udhëhiqet nga kryetari Idriz Bilalli, konsideron se pjesëmarrja e vetme e Tërrnavës nga kryesia e BIK-ut, në hapjen e xhamisë në fshatin Makofc-Prishtinë më datë 24.08.2013, të ndërtuar nga aktivistë të LISBA-s me fonde të cilat nuk kanë kaluar përmes BIK-ut, tregon se ai nuk e ka më mbështetjen, as të njerëzve të Kryesisë për hapat e tij të pa matur dhe për lidhjet e tij të ngushta me këto grupe, të cilat janë të vetmet që po e përkrahin së fundmi, jo për të mirën e tij, por që përmes tij t`i realizojnë projektet e tyre anti fetare dhe anti kombëtare.

    Kjo sindikatë ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit të BIK-ut, të cilët sipas tyre, u mashtruan keq me intrigat e Tërrnavës, që të mos bëhen pjesëmarrës të një historie të zezë të BIK-së dhe të vendit.

    Sindikalistët e BIK-ut, konsiderojnë se myftiut aktual Naim Tërnavës i kanë përfunduar dy mandate me kushtetutën mbi të cilën e ka miratuar vet në vitin 2002, e mbi të cilën është betuar vet edhe në të dhe e ka humbur të drejtën juridike dhe morale të rikandidojë për pozitën e të parit të BIK-ës.

    “Tendencat për t’i rihapur rrugën vetvetes për këtë post janë ambicie të sëmura dhe njëherit degradim dhe devijim i institucionit të BIK-ës”, thuhet më tej në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të BIK-ut.

    Kjo sindikatë ka drejtuar kritika të ashpra edhe sa i përket çështjes së punësimeve në BIK, Fakultetin e Studimeve Islame dhe Medrese, duke thënë se pranohen kuadro me preferenca e pa konkurs. Ndërsa shton se nuk mungon as dukuria e nepotizmit. /Kosovapress/
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 26-08-2013 më 16:01
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Historia e zezë e BIK-ut dhe lufta e fundit speciale e Serbisë

    Emri:  largea_nnnzzz1377619494.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  30.7 KB

    Po vijnë ekstremistët e “Tora Borës”!

    Në intervistën për gazetën “Bota sot”, kryetari i kësaj shoqate Idriz Bilalli, flet për parregullsitë që po e përcjellin Bashkësinë Islame të Kosovës.

    Shqiptarët, shumica e të cilëve u kthyen në islam para rreth tre shekujsh, për herë të parë ndodhen para një alternative të rrezikshme, islamit radikal, vehabizmit dhe selefizmit.
    Akuzat më nuk janë thashë e thëne, ato vijnë nga njerëz të fesë, autoritativ dhe ushtrues të islamit tradicional. Madje ata akuzojnë rëndë kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën. Këta janë sindikalistët e Bashkësisë Islame të Kosovës, akuzat e të cilëve do të mund të ishin shumë më të mëdha, sikur të kishte transparencë në financat e kësaj Bashkësie. Por, mbi të gjitha akuzuesit frikësohen se në Kosovë, në Bashkësinë Islame po i vie “era talibanizëm” nga ai më i frikshmi, i strukur në malet e paarritshme të Afganistanit, në “Tora Bora”.

    Po i turbullohen ujërat

    Sipas tyre, Naim Tërnava e ka mbushur Bashkësinë Islame të Kosovës me njerëz, të cilët në ideologjinë e tyre përçojnë mentalitet të “Tora Borës”, kështu mendon kryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.


    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

    Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

    http://www.botasot.info/kosova/23877...ale-e-serbise/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Sindikalistët e BIK-ut: Lëvizja ultra vehabite dhe selefite është instaluar në B

    Moter ky eshte plan i Serbise, qe Kosova te radikalizohet nga njerez me mentalitet te Tora Boras, qe te provokojne konflikte ne mes shqiptareve duke e prure kete popull ne qorrsokak, pastaj te nderhyje Serbia me heshtjen e perendimit (perfshire ShBA) qe ta ndaje Kosoven ne dysh. Per kete patriotet duhet te punojne qe te deshtoje ky projekt makaber i gatuar ne sofren e Milloshevicit si arma e fundit e Serbise kunder nesh.

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Heshtja e rrezikshme e myftiut!

    Nuk i ka as një muaj, kur i pari i fesë islame në Kosovë, Naim Tërnava, mohoi të jetë në dijeni se në Kosovë ka ekstremizëm fetar, e aq më pak që në këtë vend të ketë vehabizëm. Bile u bëri thirrje të gjithë atyre që dinë diçka për rrymat radikale - të shkojnë të tregojnë për to në Bashkësinë Islame. Po e zëmë, se myftiu vërtet nuk ka dëgjuar për rrahjet mes imamëve dhe xhematit nëpër xhami, pikërisht për shkak të interpretimeve dhe praktikimeve të ndryshme të rregullave të Islamit. Po besojmë se ai nuk ka dëgjuar asnjëherë as thirrjet për xhihad mu në sheshet e Prishtinës.

    Gjithçka, po e lëmë bardhë deri në ditën kur e tha me gojën e vet se: “Nuk e di, që në Kosovë ka ekstremizëm”. Nga ajo ditë, nuk kanë shkuar as dy javë dhe njëra ndër forcat më të reja politike në vend e cila thirret në parimet e fesë islame, e kërcënoi publikisht ish-kryetarin e Kuvendit të BIK-ut. Nuk i lanë selam te dera, por e paralajmëruan se do t’ia prishin ëndrrën për t’u bërë i pari i BIK-ut. I thanë troç se ardhjen e tij në krye të kësaj bashkësie do ta luftojnë me çdo çmim. E, këtë duhet ta ketë dëgjuar fare mirë Tërnava. Nëse e thotë të kundërtën, askush nuk do t’i besojë. Esenca është se ai në vend që të flasë, ka vendosur të heshtë.

    E heshtja e tij është e rrezikshme për dy arsye: që po e pranon mbështetjen “ekstremiste” partiake dhe që po lejon eliminimin e rivalëve në kohë zgjedhjesh. Miratimi në heshtje i këtyre dy zhvillimeve, pashmangshëm do të përcillet me pasoja, prandaj atij i takon të flasë publikisht të paktën para 29 gushtit, kur Kuvendi i BIK-ut do të mblidhet për t’ia përshtatur atij Kushtetutën. Më shumë se kushdo tjetër, ai e ka përgjegjësinë që ta mbajë BIK-un të pandikuar nga politika. Atij i takon të distancohet nga çdo tendencë partiake për vënie të kontrollit mbi BIK-un. I përket Myftiut ta shprehë qëndrimin e prerë se zgjedhjet në BIK do të bëhen në mënyrë demokratike dhe se nuk ka nevojë askush nga jashtë ta diktojë hierarkinë e kësaj organizate. I takon që t’u drejtohet aktivistëve partiakë me surën “la ikraha fid-din”, që në shqip i bie “në fe nuk ka dhunë”.

    T’u thotë se Islami nuk beson në detyrim dhe jotolerancë. E para së gjithash, pas gjithë këtyre zhvillimeve, i takon të japë shembull se nuk e ka gjenin e shumë diktatorëve për zaptimin e përhershëm të karriges, por të tërhiqet nga kandidimi ashtu siç e parasheh kushtetuta. Në fushën juridike, kur bëhen ndryshimet, ato nuk vlejnë për mandatet ekzistuese, por për ato që pasojnë. Pak rëndësi ka nëse zgjidhet ose jo Xhabir Hamiti kryetar i BIK-ut. Rëndësi ka që Myftiu ta praktikojë vetë atë që shumë herë mund t’ua ketë thënë xhematit. Të mos tundohen nga lakmia, sepse ajo, ashtu siç e përcakton Islami, të udhëheqë drejt shkatërrimit. Nëse Myftiu nuk e bën këtë, ai do të dëshmojë se është një makiavelist, i cili arsyeton çdo mjet vetëm për t’ia arritur qëllimit. Ai duhet ta dijë se ata aktivistë politikë që arrin ta diktojnë përzgjedhjen e tij myfti, do të marrin guxim për ta diktuar jo vetëm agjendën e punës së tij, por edhe organizmin e brendshëm të BIK-ut.

    Të njëjtët do ta marrin kurajën që ta përcaktojnë edhe regjimin e veshjes, e të falurit dhe të ngrënit ndër besimtarët islamë. Do të jenë ata që do t’i vënë kodet e jetesës. Nëse deri dje kemi pasur polarizime mes fetarëve dhe atyre që kanë besuar në Zot, në mënyrat e tyre, tash haptas shihet se kemi polarizime mes vetë besimtarëve. Diskursi i gjuhës urrejtëse, akuzuese dhe kërcënuese nga forcat ekstreme nuk duhet tumir. Prandaj, fol Myfti! Libri i shenjtë na ka mësuar se edhe profeti Muhamed (a.s) është këshilluar që të mos ndihej keq kur dikush e ka refuzuar.
    ARBER SULEJMANI
    (Autori është redaktor i politikës në gazetën Tribuna)

    http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=17&LajmID=20690

    PS
    Ikliria nuk eshte as moter as vella. E kishim memedhe dikure dhe do doja ta kemi perseri. Per kete e kam kete pseudonim. Une nuk jam femer.Gjithe te mirat!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Sindikalistët e BIK-ut: Lëvizja ultra vehabite dhe selefite është instaluar në B

    Ju te dy bukuroshat e forumit,

    Kur do te sillni artikuj, mundohuni edhe ti zgjidhni ato per nga kualiteti !


    Nje shkrim dysfemist, qe ne cdo te diten fjali perdore senzacionalizma si "tora bora" e "talibani"....nuk ka ASNJE VLERE gazetareske, e ku me intelektuale.

    Se paku jeni ka e mesoni dallimin mes vehabistit e selafistit.....ne tokat shqiptare idete jashta shkolles "hanefije" jane perhap nga 1990 e kendej. Mjafton ti shfletoni tash legjistrat e medreseve te shkupit, prishtines e tiranes, dhe ti shikjoni cilet nxenes kane studjuar ne vende qe jane jashta ndikimit te shkolles hanefije (sidomos ato hanbelije), dhe do ti keni ne duart e juaja emrat e mbiemrat e hoxhollareve qe mendoni se qenkan nje rrezik per shoqerine tone, mazallah, argat te serbise.

    SHUNI, dhe MBYLLNJA, ju dini aq saqe me sjelle lugen me kos te goja e jo te hunda....


    tungi
    albanish by nature

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •