-
26 gusht 2013. 103 vjetori i lindjes se Nene Terezes:
Emri i plotė: Agnes Gonxhe Bojaxhiu
Emri tjetėr: Nėnė Tereza
Ditėlindja: 26 Gusht 1910
Vendlindja: Shkup,
Vdekur mė: 5 Shtator 1997
Vendvdekja: Kalkuta, Indi
Aktiviteti: Humaniste , Murgeshė Katolike
Nėnshtetėsia: Shqiptare
Anjezė Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nėnė Tereza lindi nė Shkup mė 26 gusht tė vitit 1910 dhe vdiq mė 5 shtator 1997 nė Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e ēmimit Nobel pėr Paqen.
Biografia
Njė ditė pas lindjes u pagėzua nė kishėn e Zemrės sė Krishtit nga famulltari i atėhershėm Dom Zef Ramaj, ditė tė cilėn ajo e llogariste si datėlindjen e saj[4]. Gonxhja ishte fėmija i tretė i Kolė Bojaxhiu (Nikollė Bojaxhiu) me origjinė nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzėrisė Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovės. Kola dhe Drania kishin 5 fėmijė, dy u vdiqėn nė fėmijėrinė e hershme. Frikė tė madhe kishte nėnė Drania mos Gonxhja i vdiste menjėherė pas lindjes, sepse me trup dhe shėndet dukej e dobėt. Gonxhja kishte njė vėlla dhe njė motėr. Vėllai quhej Lazėr Bojaxhiu dhe studioi nė Grac tė Austrisė nė Akademinė Ushtarake, por pėr shkaqe politike emigroi qysh herėt nė Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e tij artistė dhe patriotė shqiptarė. Lindi nė Shkup, tė Shqipėrisė te pushtuar prej Perandorisė osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė, mė datė 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipėrisė prej Maqedonisė me 1 Janar 1918 nė bazė tė traktatit tė Versajės. I ati, qė ishte i pėrfshirė nė lėvizjet politike e asaj kohe, vdes nė 1919 kur ajo ishte 8 vjeēe. Gonxhja mėsimet e para i mori nė njė shkollė shqipe nė Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por nė gjuhėn serbo-kroate. Pasionet e rinisė sė Gonxhes ishin tre: tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe recitonte poezi dhe tė kompozonte e tė luante muzikė. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeēe dhe u dorėzua murgeshė. Nėnė Tereza u largua mė 26 shtator 1928 nga Shkupi nė drejtim tė Dublinit, Irlandė. Prej kėsaj dite, nėnė, bijė e motėr nuk do tė shiheshin mė kurrė. Mė 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar kėtė letėr drejtuar tezes sė saj: Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Mė 26 tė kėtij muaji po nisem prej Shkupit. Spo mund mos me ju shkrue dy tri rreshta pėr juve. Lamtumirė, e deshiroj qė Zoti t'ju nap gjithshka qė ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma tė pėrzemėrta, Gonxhja.
Ky ishte momenti kur ajo u nda pėrfundimisht me familjen dhe vetėm pas 30 vitesh, do tė takohej me tė vėllanė, Lazrin. Kurse nėna Drania dhe motra Age, shkuan nė atdhe, nė Shqipėri,qysh para Luftės sė Dytė Botėrore. Nėnė Tereza u vendos nė Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bė mėsuese dhe shumė shpejt drejtore e shkollės sė vajzave. "Nėnė Tereza e Kalkutės" u quajt kur themeloi urdhėrin "Misionaret e Dashurisė" (1951) pėr t'u shėrbyer mė tė varfėrve dhe mė tė pashpresėve tė Kalkutės, Indisė dhe gjithė botės. Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel pėr Paqe, e gjithė bota mėsoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare. Haste vėshtirėsi pėr tė folur rrjedhshėm Shqip pas njė largimi prej 70 vjetėsh dhe qėndrimi nė ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janė letrat e rinisė dhe mė pas me familjen nė shqip, pėrshėndetje nė Shqip popullit shqiptar pas fitimit tė ēmimit Nobel me 1979 dhe lutja nė Shqip transmetuar nga Zėri i Amerikės me 17 Qershor 1978. Nė ēastin e marrjes sė Ēmimit Nobel mė 1979, njė nga klerikėt qė merrte pjesė nė sallė e pyeti Nėnė Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė Kalkutė dhe punoj pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė Botė. Atdheu im ėshtė njė vend i vogėl me emrin Shqipėri. Por Shqipėria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė nuk i kishte dhėnė vizė nobelistes sė ardhshme as sa pėr tė parė nėnėn e saj qė jetonte nė Tiranė, as pėr te marrė pjesė nė varrimin e saj mė 1974, as pėr tė parė varrin. Madje kėtė vizė nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrė dhenė nė tė katėr anėt e botės deri ne fillim tė viteve '90. Shqiptarja trupvogėl ishte kthyer nė njė legjendė tė gjallė. Ajo ishte nėnė kujdestare e 7,500 fėmijėve nė 60 shkolla, ishte nėnė qė mjekonte 960,000 tė sėmurė nė 213 dispanseri, ishte e vetmja nė botė qe trajtonte 47,000 viktima tė lebrozes nė 54 klinika, kujdesej pėr 3,400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve, nė 20 shtėpi pleqsh, kishte birėsuar 160 fėmijė ilegjitim e bonjakė. Kėto janė shifrat e mesit tė viteve '80. Deri sa Nėnė Tereza ishte gjallė dhe sot e kėsaj dite shifrat kanė ndryshuar shumė.
Nėnė Tereza nuk qe ndonjė perėndeshė dhe me tė mund tė fliste ēdonjėri. Madje ajo kishte edhe adresė tė saktė: njė godinė ngjyrė hiri nė Bose Road, tė ndėrtuar nė njė lagje tė zhurmėshme dhe ējerrėse, tė stėrmbushur me njerėz, e cila vlonte nga ēajbėrėsit, shitėsit dhe tregtarė tė tjerė tė pjesėve mė tė ndryshme kėmbyese si dhe lėngėshtrydhėsit. Kėtu, mu nė qendėr tė Kalkutės shtrihej shtabi i pėrgjithshėm i Rregullit, "Shtėpia e Nėnės", pranė portės tė sė cilės qe vendosur njė tabelė druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT". Shtėpinė e Nėnė Terezės e kanė vizituar personalitete si mbretėresha e Britanisė, ish presidentėt e Shteteve tė Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumė tė tjerė. Nėnė Tereza ka qenė mjaft bujare, humane e zemėrgjerė dhe kėto janė karakteristikat qė do ta bėjnė tė jetojė pėrgjithmonė nė zemrat e gjithė njerėzve, sidomos nė zemrat e shqiptarėve.
ne Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeēe gjate udhes per ne Indi.
Nėnė Terezės, pėr tė ardhur nė Shqipėri iu desh tė dėrgonte tre letra. Ajo i kishte dėrguar mė parė letėr Komitetit Shqiptar pėr Marrėdhėniet me Jashtė, por nuk mori kurrė pėrgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqipėrine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nene Terezes, e cila vizitoi Shqipėrine me 1989. Nene Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam nenen dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty. Kur mori ēmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.
Nene Tereza u be kultura me e larte nderlidhese e njohjes se shqiptareve ne bote. Bill Clinton ka thene boterisht ne qershor 2002: Nene Tereza, ishte e para Ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qene shqiptare Nene Tereza nuk i perket vetem Shqipėrise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.
Nder titujt qe i jane dhene Nene Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Ēmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.
Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nene Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeēare duke lene pas dashuri.
Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi se Nene Tereza eshte maqedonase!!! Nje gje te tille degjova nje dite edhe Alsat per origjinen/dyshimet dhe spekulimet qe i bejne te tjeret lidhur me origjinen e saj. Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nene Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi eshte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nene Terezes qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se veren qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nene Terezes, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta derguar ne Rome me rastin e saj te shenjterimit. Por, zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nene Terezes beri qe ai skulptor ta harronte endrren qe pati.
Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer ne gjermanisht dhe biografia eshte e autorizuar nga Nene Tereza. Origjinali eshte ne anglisht. Aty thuhet se babai i Nene Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqipėrine dhe krijimin e Shqipėrise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.
Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siē e ka deklaruar edhe vete. Nena Tereze vdiq me 12 shtator te vitit 1997, tani ne vitin e 100 te lindjes se saj krenohemi per jeten dhe vepren e saj.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt