VETEM ITAKA MBETET
Kane nderruar anijet.S'jane me si te Odiseut.
Kane nderruar dashurite.S'jane me si
te Manelaut.
Grate ndyshe jane.S'i ngjajne me Helenes.
Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
parparendes.
Vtem Itaka mbetet.
Itaka te femijea,Itaka te gjeniu
ajo, e perjetshmia,
enderra,
dashuria,
jeta,
vdekja:
Itaka-vete njeriu.
AMANETET E POETIT
Nese syte e tu do te qendrojne te menduar
mbi keto vargje,
une do te shoh
nje enderr te bukur.
Nese syte e tu do te dridhen sado pak
nga keto vargje
une i gjithi do t kumboj si nje kitare
deri ne agim.
Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
mbi keto vargje,
atehere une do te kem vdekur.
Mos harro te vish ne harrim.
NE TREGUN E RREFUGJATEVE
Ne tregun e refugjateve
kepuce po bleve,
ato do te te cojne vetem ne vise te trishtura
Po bleve magnetofon, ai vetem do te qaje.
Ne tregon e refugjateve ,
tensioni do te te ulet.
Ndaj mos harro,
merr gjithmone nje te aferm
nga krahu te te mbaje.
Ne tregun e rrefugjateve
mos bli kurre embelsira,
vetem kafe bli, kafe te hidhur.
Mos pyet kurre per cmimet,
(si ta cmosh valle dhimbjen,lotin,mallin?)
Dhe mos harro,
sa here te kthehesh nga tregu i rrefugjateve,
dy here puthe vajzen,
dy here djalin.
Kujdes kur te hedhesh hapat netregun
e rrefugjateve.
ngadale mbi zemra shkel
mbi dashurine.
Dhe mbi te gjitha,
sa here te shkosh ne tregun e refugjateve,
te lutem,
mos harro te mbash ne xhep
trinitrine...
VETEN E VRASIM PERDITE
Veten e vrasim perdite.Ne tavolina
te pista kafenesh. Ne rrjeshta
te ndyte gazetash. Ne qarqe
prapesish, intrigash. Vritemi
ne nje vdekje te ngadalte.Dhe, oh, Zot,
s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohesh.I vdekuri nuk vetvritet.
Krijoni Kontakt