Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Lutjet e kishës orthodhokse për popullin shqiptar

    Po e hap kete teme meqenese sa here flitet ne media per nje problem te kishes ortodokse debati zhvendoset ne sulm ndaj kishes dhe kryepeshkopit me akuza dhe shpifje nga me te peshtirat,ngrihen analiste vetem te hedhin helm dhe te ndosin te verteten qe eshte e paster si kristali.Ngrihen persona dhe mbushin gjithe mediat me shkrime se gjoja kisha ortodokse na eshte greqizuar sepse ne krye te saj ndodhet nje i huaj,shpifin sikur kisha ortodokse autoqefale e shqiperise eshte kthyer ne nje filial te kishes greke ne Tirane,kush e njeh situaten e kishes e kupton sesa delirante eshte kjo gje,thone se kryepeshkopi dhe kisha punon per greqizimin e besimtareve ortodokse,punon kunder shtetit shqiptar duke kerkuar vorio-epirin,etj etj shpifje pafund.

    Prandaj vendosa tju pasqyroj juve dhe gjithe atyre qe kane interes gjithe aktivitetet qe kisha ben per kombin shqiptar,jo se ju kemi ndonje borxh atyre qe nuk duan te shohin te verteten me sy,por per te shmangur keqkuptimet tek ata qe nuk e shohin kishen si armik.

    Po e nis nga me e thjeshta,ne cdo meshe qe ben kisha ortodokse behen lutje,gjate momentit kur thuhen diptiket,lutemi per "kombin tone shpresetar",presidentin e republikes(si simbol i unitetit te popullit),"qeverine ushtrine dhe gjithe popullin" gjithashtu lutemi per te gjithe ata qe kane rene fli per "fe dhe atdhe"(deshmoret).

    Vijon me sherbesen e vecante te "Dhoksologjise se flamurit",një uratë e veçantë që lexohet në kishën orthodhokse për nder të flamurit dhe kombit shqiptar me rastin e festave të pavarësisë dhe çlirimit.

    Po sjell disa video qe qarkullojne ne internet te ketyre sherbesave qe gjithsecili qe ka interes ti shohe dhe te kuptoje se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise i perket Shqiperise dhe punon per te miren dhe perparimin e vendit

    Sherbesa e dhoksologjise se flamurit ne Tirane,e mbajtur nga Kryepeshkopi Anastas ne vitin 2010(video i perket ketij viti,por ajo behet cdo vit)

    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 01-10-2013 më 15:40

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lutjet e kishës ortodokse për kombin shqiptar

    Koncerti i mbajtur ne amfiteatrin e katedrales se Tiranes,me rastin e 100 vjetorit te Pavarsise,koncerti nis me himnin shqiptar


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lutjet e kishës ortodokse për kombin shqiptar


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lutjet e kishës ortodokse për kombin shqiptar

    Lutja, Bekimi i Flamurit 100 vjetori i Pavarsisë Korçë


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Lutjet e kishës ortodokse për kombin shqiptar

    Dhoksologjia e flamurit 100 vjetori i Pavarësisë


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lutjet e kishës ortodokse për kombin shqiptar

    Kisha nuk lutet per "kombin" por per popullin shqiptar dhe per vendin ku shqiptaret jetojne. Nacionalizmi eshte ideologji e demshme per njeriun dhe lufta me e madhe ne historine e njerezimit, Lufta e Dyte Boteore lindi nepermjet nacionalizmit. Nje i krishtere orthodhoks nuk ka "komb", nuk ka "atdhe", atdheu i tij eshte Mbreteria e Qiellit. Ideologji si nacionalizmi dhe komunizmi jane dy nga flagmat me te keqija ne historine e njerezimit qe nuk kane sjelle vetem luftra, vdekje e shkaterrime, por kane sjelle edhe tjetersimin e botekuptimit te njeriut ne ate pike, ku njeriu ka dale kunder natyres se tij njerezore. Hitleri, Musolini, Stalini, Enver Hoxha, te gjithe perdoren komunizmin e mbarsur me nacionalizem per te instaluar rregjimet e tyre diktatoriale dhe per te indoktrinuar popullaten e vete ne ate shkalle sa ti shpallnin lufte mbare botes.

    Kisha nuk i therret njerezit qe te shtrengojne fort identitetin e tyre kombetar apo etnik. Kisha i therret njerezit qe te behen bij e bija Perendie. U meson qe te njihen e kerkojne Mbreterine e Qiellit dhe jo te ngelen pengje te botes ne te cilen jetojne. Dhe misioni i Kishes nuk eshte nje "mision kombetar" por nje mision universal. Misioni i Kishes eshte ti sjelli gjithe popujt e botes ne kungim me Perendine! Dhe Hiresia e Tij Anastas ze shpesh ne goje shprehjen: "Duhet te shohim ikonen e Perendise ne fytyren e cdo njeriu ne kete bote!" Qe do te thote se nuk duhet ta shohim njeriun vetem per ngjyren e lekures, karakteristikat fizike dhe etnike, gjinine apo vendin ku ai banon. Por duhet te respektojme dinjitetin e cdo njeriu ne kete bote njesoj, me te njejtin respekt qe i rezervojme Perendise. Pasi tek e fundit, kjo i dallon bijte e bijat e Perendise nga njerezit e kesaj bote.

    Kisha Orthodhokse ishte aty kur ai popull ishte pjese e perandorise romake, kur u be perandori otomane, kur u pushtua nga ushtrite e huaja, kur shqiptaret zbuluan ideologjite e nacionalizmit dhe komunizmit, apo sot qe jetojme ne demokraci dhe kerkojme integrimin evropian. Kisha Ortodhokse do te jete prezente edhe neser kur nje ideologji akoma me e keqe te dali ne skene per te helmuar mendjet e zemrat e njerezve, e do te ngreje zerin e saj kunder tyre pasi ky eshte misioni i saj, kjo eshte deshmia e Zotit tone Krisht.

    Nuk jane besimtaret orthodhokse ata qe duhet te behen "nacionaliste", jane shqiptaret nacionaliste qe duhet te rizbulojne deshmine e Kishes Orthodhokse dhe traditen e te pareve te tyre. Pa nje unitet shpirteror, pa ulur kryet se bashku para te njejtit Zot, pa marre bekimin e Perendise njesoj, shqiptaret do te vazhdojne te vuajne me keq se sa kane vuajtur. Mbi ne rendon jo vetem mallkimi i Zotit por edhe mallkimi i te pareve tane, traditen e besen e te cileve ne shkelem me kembe si popull.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2013 më 00:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •