Ne artikullin e tij te fundit "Kisha e Permetit", z. Frashėri nė kėtė artikull ka dale nga pozicioni i historianit dhe argumentat e tij janė thjesht burim i formimit tė tij nė periudhėn e komunizmit, e perzier me njė ndjenjė te dukshme antiorthodhoksie ose mė mirė tė themi njė orthodhoksi sipas modelit ateisto-komunist, pra nje shmangje prej kanoneve tė shenjta tė Kishės sonė Orthodhokse.
Qė nė fillim tė artikullit, me njė ndjesi aspak orthodhokse, i fyen ata orthodhoksė tė mbledhur para Kishės sė tė Tėrėshenjtės dhe shfaqet fare hapur si ateist duke mos vlerėsuar kėtė vend tė shenjtė, Kishėn dhe objektet e saj tė pėrdhosura 4 ditė mė pare nga shteti shqiptar. Kėshtu ky njeri nuk ka asnjė ndjenjė orthodhokse nė vetvete.
Mė poshtė rreket tė marrė pozicionin e historianit, duke na treguar mrekullinė qė e zbuloi, Kisha e se Tėrėshenjtės na paska pasur gjithsej 30 m2!! Mė e pakta qė mund tė bėnte do tė ishte t`i referohej fotove tė vitit 1956, ku duket qartė se kjo sipėrfaqe duhet tė shumėzohet me 10, qė tė kemi saktėsi nė sipėrfaqet .Por, e vėrteta e faktuar nuk i pėlqen historianit tė komunizmit.
Z. Frashėri paraqet xhevahirin tjetėr historik kur i heq Kishės tė 4000 m2, tė njohura edhe nga Komisioni i Pronave dhe e zhvesh tėrėsisht edhe nga trualli, duke i bashkalidhur 600 m2 Pallatit tė Kulturės qė sipas z. Frashėri ėshtė tėrėsisht i ri. Kėtu z. Frashėri bie brenda me kėmbėt e tij, sepse e ka shkruar artikullin me pasion dhe nuk ka qenė i kujdesshėm tė shmangė kundėrthėniet me vetė realitetin e pranuar edhe nga institucionet shtetėrore
Z. Frashėri merret me vendimet e gjykatave tė korruptuara shqiptare, me njė reputacion thuajse zero nė rrafshin kombėtar dhe po nė kėtė nivel tė pėrcaktuara edhe nga ndėrkombėtarėt , kėtu ka tė drejtė dhe i takon tė jetė mbrojtės i tyre, sepse vetėm mbi kėtė drejtėsi tė korruptuar, mbėshtet platformen e tij antiorthodhokse.
Z. Frashėri pastaj merr pozicionin e lehtė tė kalorėsit tė nacionalizmit, duke paditur Kryepiskopin Anastas dhe qeverinė greke, pėr gjithė ngjarjet e fundit, njė deduksion ky tėrėsisht amatoresk, i cili pretendon se njė shtėpi kulture, i hiqka identitetin popullit tė Pėrmetit. Kjo s`ka si tė merret e vėrtetė, sepse nė kėto 20 vjet shtėpitė e kulturės nė asnjė rast nuk jane shtrytezuar per te promovuar kulturen shqiptare, por ne 100 % te tyre jane kthyer ne qendra bilardoje, kumari, kazino, e pislleqe te tjera.
Kristo Frasheri bėn autogol kėtu, sepse Kryepiskopi Anastas nė mirėdashjen e tij, premtoi dhe do tė ishte realizuar sot, (po tė kish dashur shteti), me financimet e Kishes Orthodhokse, nė shtėpinė e oficerave, qė u shtrua pėr diskutim tė kthehej nė shtėpi kulture. Edhe sot Kryepiskopi e paraqiti kėtė ide, pėr financim nga KOASH-i tė kulturės shqiptare, por qėllimi i z. Frashėri dhe i gjithė shpurės ėshtė vetėm njė: Tė mos ketė nė qendėr tė Pėrmetit njė Kishė Orthodhokse me emrin e sė Tėrėshenjtės.
Z. Frashėri merret me shtetin pastaj dhe i qan hallin atij, se ėshtė i shtrėnguar nga Kryepiskopi pėr moszbatimin e vendimeve tė gjykatave..kjo ėshtė mė se qesharake, se ku e gjeti Kryepiskopi ynė kėtė mundėsi. E vėrteta ėshtė qė korrupsioni dha paret e derdhura kanė qenė tė tilla, sa nuk kishte guximin as shteti tė zbatonte nje vendim tėrėsisht falls, fryt i pazareve pėr sheshin si mundėsi fitimesh me ngritje qendrash biznesi, kazino,.shumėkatėshe etj, qėllimi pasurimi i politikanėve dhe tė tjerėve tė angazhuar nė kėtė fallsifikim tė stėrmadh.
Z. Frashėri mė pas pėrsėrit sakrilegjin se trojet e Kishave Orthodhokse nuk janė vende tė shenjta, ]ē`ka s`ka nevojė pėr koment, pasi kjo ėshtė veē tė tjerash e pėrcaktuar dhe nė konventat dhe marrėveshjet ndėrkombėtare. Ku ndodhet nje Kishė Orthodhokse, gjithcka brenda dhe rrotull saj janė tė shenjta. Por, z. Frasheri nuk mund t`i kuptojė tė shenjtat, sepse ndikim ka lavazhi qė i bėri komunizmi 50 vjet.
Dhe z. Frashėri bėn mė poshtė mėkatin e tij kryesor, kur qėnjen e tij si shqiptar e vendos mbi besimin orthodhoks dhe Naim Frashėrin e vendos mbi tė Tėrėshenjtėn Mari. Kjo tregon qartazi se z. Frashėri nuk ėshtė i Krishterė Orthodhoks sepse nuk ka normat mė elementare pėr kėtė, anipse thotė se kam lindur e jam pagėzuar nė Kostandinopojė.
Z. Frashėri pėrsėrit gėnjeshtrėn e tij, lidhur me ardhjen dhe vendosjen nė krye tė KOASH-t, tė Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit Anastas, me thėnjen se ėshtė dėrguar nga qeveria greke ., Kėtu tregon edhe njeherė padijeninė e plotė ndaj kanoneve tė Kishės Orthodhokse, qė Kryepiskopėt vendosen nga Patriarkana Ekumenike,..e cila e thirri Kryepiskopin nga Afrika, ku po kryente misionin e ti si perhapsės tė besimit orthodhoks.
Mbyllja e artikullit dihet, ftohet Kryepiskopi te largohet nga Shqipėria, gjė qė nuk ėshtė nė dorė tė qeverive apo shtetit shqiptar, sikundėr e pėrmendėm edhe mė sipėr.
Mė kot z. Frashėri mundoni veten me shpresėn qė tė largoni Kryepiskopi nga vendi ku e ka vendosur vetė Zoti Krisht. Persekucionet dhe shpifjet do t`i shoqėrojne tė krishterėt deri ditėn e gjykimit, , Kryepiskopi dhe orthodhoksėt e Shqipėrisė do t`i pėrballojnė me durim e kurajo tė gjitha shpifjet dhe akuzat qė hidhen ne kurriz tė tyre sepse NĖSE PERĖNDIA ĖSHTĖ ME NE, KUSH MUND TĖ JETĖ KUNDĖR NESH..
Sa pėr juve z. Frashėri, qėndrimi yt kundėr Besimit Orthodhoks dhe Kishės ėshtė njė mėkat i rendė.. si besimtar i pagėzuar tė uroj tė pendohesh e tė kthesh rrugė..
Perėndia tė faltė.
Krijoni Kontakt