Per efekt info-je, une per vete, kur vjen puna tek teknika e shkrepjes, jam amator perfekt! Jam disi me i prirur te vleresoj/analizoj(pak a shume) nje "shkrepje" te dikujt tjeter dhe te arrij ne nje perfundim personal te rendomte, ashtu sic mund ta bente kushdo ne menyren, interpretimin e vet, sesa te realizoj nje shkrepje te llojit te vet.
Mgjth, fotograf nuk eshte detyrimisht ai/ajo qe ndjek rregullat teknike/teorike me perpikmeri, megjithese rrit shanset per nje finalizim te suksesshem. Per mua fotograf i mirefillte, i afte, profesionist, i arrire etj, eshte ai qe zoteron nje bote "te brendshme" mjaft te pasur, te ndikuar fare pak nga "rryma" por ka edhe nje 'nuhatje vizuale' te asaj se cfare synon te arrije/riprodhoje permes nje imazhi. Mbase eksperienca eshte nje mates i mire i nje fotografi, mbase jo! Kam pershtypjen se syri, ose aftesia per te pare pertej asaj qe shohim dhe te qėnit "perhere" i gatshem perpara momentit deciziv i perbere prej nje harku kohor relativisht te shkurter, jane po aq te rendesishem per t'ju afruar sadopak ceshtjes: je Fotograf, apo thjesht imitues...!?
p.s teprica(x) -/+ detajet(x) = balance = fotografi
Krijoni Kontakt