Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Brendia e vepres : Prof.hasan tahsini

    2010-01-30 nga shtypi i perditshem

    Pėrmbajtja e botimit

    Nė vija tė pėrgjithshme mund tė thuhet se tre vėllimet e punimit shkencor
    tė Dr. Laurant Bicės nėn logon:
    Profesor Hasan Tahsini, kanė pak a shumė kėtė strukturė:



    - Nė vėllimin e parė paraqitet studimi i kryer mė 1987: Hasan Tahsini - Jeta, vepra, idetė. Para tij ka dy tre paragrafė me tituj si: Njė botim i munguar, Dy fjalė lexuesit, dhe njė Hyrje e autorit me dy nėntituj: Sfidat e njė teme dhe Pėrmbajtja e botimit. Pas kėsaj vjen vetė tema e disertacionit me bibliografinė pėrkatėse nė fund, e pėrbėrė nga dy pjesė kryesore. Njėra ka tė bėjė me jetėn e veprimtarinė e Hoxha Tahsinit dhe pjesa e dytė pėrqendrohet nė idetė, nė anėt e ndryshme tė botėkuptimit tė tij. Pas saj vjen autoreferati i temės sė disertacionit, rezymeja nė shqip, anglisht dhe frėngjisht, e sė fundi aparati shkencor, indeksi i emrave tė njerėzve, tė vendeve etj.


    - Nė vėllimin e dytė kemi si tė thuash tre pjesė. Janė artikujt shkencorė dhe publicistikė tė autorit, tė shkruar nė vite sipas njė logjike tė caktuar qė pėrcaktohet nga lėnda e tyre. Spikasin midis tyre dy artikujt e parė, njėri i botuar nė revistėn Studime Historike, dhe tjetri i botuar nė Revistėn Pedagogjike. Tė tjerėt janė botuar nė organe tė ndryshme tė shtypit periodik deri nė ditėt tona.


    Pjesa e dytė e kėtij vėllimi hapet me njė studim pėr profesor Hasan Tahsin Filatin, shkruar nga miku i tij
    Dr. Vasfi Samim Visoka mbi 30 vjet pėrpara dhe i ėshtė dhuruar autorit. Pastaj vijnė shqipėrimet e dy veprave tė Hasan Tahsinit (fragmente tė pėrzgjedhur tė tyre), tė cilėt u pėrdorėn nga autori nė njė pjesė tė madhe tė tyre pėr hartimin e temės sė disertacionit. Mbasandaj ka pjesė tė ndryshme nga materialet nė gjuhėn osmanishte e turqishte tė re, tė pėrkthyera direkt nga Dr. Vasfi Samimi; pjesė nga enciklopedi tė ndryshme mbi Hoxha Tahsinin; fragmente nga libra tė ndryshėm qė kanė tė bėjnė me tė. Janė plot materiale tė reja qė i vihen nė dispozicion lexuesve e studiuesve tė rinj pėr tė njohur mė mirė rilindasin Hasan Tahsini.

    Pjesa e tretė dhe e fundit ka tė bėjė me disa shkrime tė orientalistėve shqiptarė qė patėn studiuar nė medresetė jashtė nė Turqi, Egjipt e gjetkė, dhe nė Medresenė e madhe tė Tiranės. Ndėr kėta orientalistė, tė cilėt i ka njohur personalisht dhe ka pasur ndihmėn e mbėshtetjen e tyre, pėr tė cilėn u ėshtė mirėnjohės, janė Vehxhi Buharaja, Haki Sharofi, Jonuz Tafilaj, Myqerem Janina dhe albanologu nga Turqia, zoti Nexhip Alpan.

    Ata kanė njohur nė origjinal osmanisht veprat e tij dhe literaturėn mbi tė, dhe ndihmesa e tyre, sidomos nė etapėn e parė tė njohjes sė tij nė Shqipėri, ka qenė e vyer. Autori, duke i sjellė ndėrmend gjithė kėta njerėz qė kanė punuar kryesisht nė Arkivin e Shtetit dhe nė Institutin e Historisė, nuk mund tė mos u jetė mirėnjohės pėr informacionin qė ka marrė prej tyre gojarisht nė takimet e ndryshme me ta, si dhe pėrfitimin qė ka pasur nga artikujt e tyre tė botuar nė shtypin e kohės pėr Hasan Tahsinin.


    - Vėllimi i tretė, qė ėshtė dhe mė voluminozi se dy tė parėt, pėrbėhet edhe ky sikurse i dyti nga tre pjesė tė rėndėsishme. Nė tė parėn pėrfshihet kontributi i madh i tahsinianėve tė ndryshėm, duke filluar me tė parėt qė kanė shkruar pėr rilindasin tonė, si Ibrahim Daut Hoxha, Prof. Dr. Nuri Abdiu, studiuesi Sejdi Kondi etj. Ndihmesė tė veēantė kanė dhėnė studiuesit nga Kosova e Maqedonia si Prof. Hasan Kaleshi, Prof. Iljaz Rexha, Prof. Jashar Rexhepagiq, Prof. Ali Vishko. Njė rradhė profesorėsh nga Shqipėria, si Prof. Koli Xoxi, Prof. Musa Kraja, Prof. Tomor Osmani, Prof. Shefik Osmani e shumė e shumė tė tjerė.
    Njė ndihmesė e veēantė ka qenė emisioni televiziv pėr dijetarin Hasan Tahsini i pėrgatitur nga Azis Gjergji, i cili pati jehonė tė madhe dhe bėri tė njohur Hoxha Tahsinin nė opinionin publik shqiptar. Janė veē tė tjerėve dhe njė rradhė studiuesish nga vendlindja e tij nga rrethi i Sarandės, si stėrmbesa e tij Manushaqe Halili, Namik Selmani, Veiz Bajo, Androkli Naqellari etj. etj.


    Pjesa e dytė ka tė bėjė me krijimet letrare pėr Hasan Tahsinin, nė poezi, nė prozė, folklorin mbi tė, ka krijime poetike tė Hasan Tahsinit, poetė e krijues nga Ēamėria, por dhe poetė e shkrimtarė tė tjerė qė u ka pėlqyer ta kenė temė tė krijimtarisė sė tyre rilindasin Hasan Tahsini.
    Pjesa e tretė dhe e fundit e vėllimit tė tretė ka tė bėjė me pasqyrimin e personalitetit tė Hasan Tahsinit nė dokumentet shkencore akadamike si nė Shqipėri ashtu edhe nė Turqi, si nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar etj.

    Ndėrsa nė pasqyrimin qė gjen nė enciklopeditė e ndryshme turke, me interes si pėr vėllimin e tij, si pėr informacionin substancial qė sjell nė kohėn e sotme, zėri pėr Hoxha Tahsinin, nė Islam Ansiklopedisi, botuar pas vitit 2000 nė Republikėn e Turqisė dhe qė ka pėr autor tė mirėnjohurin, njė penė si Omer Faruk Akyn, i cili ka shkruar nė tė kaluarėn edhe pėr figurėn tjetėr madhore tė Rilindjes sonė Kombėtare, pėr Shemshedin Sami Frashėrin.
    Nė lidhje me kėtė botim, duhen nėnvizuar tre aspekte.

    - Duke bėrė kėtė botim voluminoz, autori ka pasur disa synime:
    sė pari, i drejtohet lexuesit tė thjeshtė shqiptar kėtu apo nė diasporė, duke i sjellė pėrpara njė njohje pak a shumė tė gjerė tė rilindasit Hasan Tahsini;
    sė dyti, u drejtohet specialistėve tė fushave tė ndryshme tė filozofisė, psikologjisė, letėrsisė, gjuhėsisė e shumė fushave tė tjera, dhe u paraqet Hasan Tahsinin pėr t’i ngacmuar ata pėr tė bėrė kėrkime nė fusha tė ndryshme, sidomos nėpėr arkiva;
    sė treti, i drejtohet njė kategorie tė veēantė, siē janė pjesėtarėt e komunitetit ēam, nė Shqipėri e Greqi, pėr tė ndihmaar sadopak nė ndėrgjegjėsimin e kėsaj pjese tė popullsisė shqiptare, pėr tė kuptuar vlerat e tyre, ndihmesėn qė i kanė dhėnė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ky ėshtė dhe njė kontribut pėr tė ndihmuar direkt apo indirekt nė zgjidhjen e ēėshtjes ēame;
    sė katėrti, kjo ėshtė dhe njė ndihmesė pėr ndriēimin e Rilindjes sonė tė Madhe Kombėtare, duke nxjerrė nė dritė sa mė mirė figurėn e njė rilindasi tė shquar e rolin e tij tepėr tė veēantė nė tė, siē ėshtė Hasan Tahsini.
    - Autori del edhe me njė libėr-bilanc. Kjo presupozon dy gjėra:


    sė pari, dhėnien nė mėnyrė tė koncentruar tė dijeve dhe informacioneve tė shumta qė janė grumbulluar deri mė sot pėr Hasan Tahsinin dhe


    sė dyti, njė pėrzgjedhje tė kujdesshme dhe me pėrgjegjėsi, sidomos nė rastin e vėllimit tė tretė, tė skrimeve mė tė spikatura, mė tė rėndėsishme, e mė tė arrira, tė shkruara nga autorė tė ndryshėm nė vite. Sigurisht kėtu do pasur parasysh se kėtė autori e ka bėrė nė shumicėn e rasteve pėr tė pėrgatitur autorėt e ndryshėm sa mė denjėsisht, por ka pasur edhe raste kur, jo pėr faj tė tij por tė rrethanave objektive, mungesave tė ndryshme, nuk ka arritur tė bėjė ēdo gjė siē do tė kishte dashur. Ėshtė pėrpjekur tė bėjė mė tė mirėn e mundshme qė botimi tė jetė sa mė pėrfaqėsues

    - Aspekti i tretė ka tė bėjė me mirėnjohjen qė autori do t’u shprehė si brezit tė vjetėr tė orientalistėve dhe tahsinianėve tė rinj qė kanė dhėnė dhe vazhdojnė tė japin ndihmesėn. Emrat e sipėrpėrmendur, si tė njė Vasfi Samimi, Vehxhi Buharaje, Haki Sharofi etj., nuk mund tė shlyhen nga kujtesa e tij, sado qė ata nuk figurojnė midis tė gjallėve.

    Gjithashtu autori e ndjen pėr detyrė tė falenderojė me shpirt edhe njė sėrė autorėsh tė sotėm, tė cilėt e kanė ndihmuar nė kėtė ndėrmarrje tė madhe, si profesor Koli Xoxin, Prof. Nuri Abdiun, Prof. Musa Krajėn, shkrimtarin Enver Kushi, poetin Arben Iljazi, poetin Sazan Goliku, krijuesin e shquar ēam Namik Selmani, e shumė e shumė tė tjerė qė janė treguar shumė kooperues nė pėrgatitjen e kėtij libri nė tre vėllime.

    - Autori edhe pėrsa i pėrket temės sė disertacionit ka pasur tre variante, por ai la atė mė tė shkurtėrin, mė tė pėrpunuarin, mė tė mirin, atė qė ka kaluar nė disa sita, si tė vetin, tė miqve tė tij, tė udhėheqėsit tė temės, tė oponencės sė dy mbrojtjeve, dhe mori nė konsideratė dhe recensat e dy recensentėve, Koli Xoxi dhe Luan Dibra, tė bėrė nė Shtėpinė Botuese Enciklopedike.

    Gjithashtu, me rastin e kėtij botimi, u kalua edhe njėherė nė sitė nga fillimi deri nė fund, duke i bėrė disa ndryshime e retushe, qė i kėrkonte koha e ndryshimet e bėra kėto dy dekadat e fundit nė vitet e demokracisė.

    Botimi iu nėnshtrua njė korrektimi e redaktimi tė kujdesshėm. Sigurisht autori ėshtė munduar tė mos bėjė ndryshime esenciale duke ruajtur disertacionin siē ėshtė mbrojtur nė kohėn e vet nė vija tė pėrgjithshme.

    Duke qenė i vetėdijshėm se ka bėrė mė tė mirėn e mundshme pėr tė paraqitur siē duhet rilindasin Hasan Tahsini, autori pret mirėkuptimin nga lexuesi. Shumė gjėra janė lėnė ashtu siē kanė qenė. Punimi ėshtė i dy dekadave mė parė, sado qė studimet tahsiniane qysh nga ajo kohė nuk kanė bėrė ndonjė pėrparim tė madh.

    Autori mendon se ky, sido qė tė jetė, ėshtė njė kontribut modest i tij pėr Rilindjen. Studiuesit e ardhshėm do t’i ēojnė arritjet e sotme pėr rilindasin Hasan Tahsini mė tej. Ky ėshtė besimi i tij i patundur...

    Emri:  16838_1272852513205_6796549_n.jpg

Shikime: 922

Madhėsia:  81.0 KB

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar abica pėr postimin:


  3. #2
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Brendia e vepres : Prof.hasan tahsini

    VLERESIMET E PROFESIONISTEVE MBI VEPREN "PROF.HASAN TAHSINI"
    2010-02-28 nga vepra e autorit

    Punimi: Jeta, vepra dhe idetė e Hasan Tahsinit, i Laurant Bicės, ėshtė e para monografi e vėrtetė e shkruar deri tani pėr jetėn dhe veprėn e Hasan Tahsinit. Ajo ėshtė mė e plotė nga tė gjithė artikujt apo nga ndonjė punim i shkruar pėr tė deri mė sot. Artikujt dhe njė punim qė njohim, kanė qenė tė cunguar e tė cekėt nė krahasim me kėtė monografi. Ata kanė prekur ēėshtje anėsore tė jetės e veprės sė kėtij shqiptari tė madh dhe nuk flasin pėr kufizimet ideore tė tij. Monografia e autorit Laurant Bica ka ngrėnė njė kohė tė gjatė pune, ka gėzuar njė kujdes tė posaēėm, sepse ėshtė shfrytėzuar njė bibliografi e gjerė pėr tė, pėrfshirė edhe atė tė autorėve turq, tė cilėt nuk kanė qenė njohur deri tani nga studiuesit. Nė kėtė monografi flitet gjerė dhe mirė:

    1. Pėr edukatėn dhe arsimin qė mori qė nė fėmijėri dhe nė rini Hasan Tahsini.
    2. Pėr ndikimin e lėvizjes ēlirimtare shqiptare tek ai.
    3. Pėr mjedisin kombėtar shqiptar nė Stamboll, qė ndikoi drejtpėrsėdrejti tek ai.
    4. Pėr njohjen e iluminizmit tė botės perėndimore prej Hasan Tahsinit, qė i bėnte dijenitė e tij me karakter universal.
    5. Jepet veprimtaria dhe pėrvoja e tij me jetėn kulturore nė Paris, me tė cilėn ai u njoh kur shėrbeu atje disa kohė.
    6. Pėr veprimtarinė e tij si rektor i Universitetit nė Stamboll, funksion i cili nuk e detyroi aspak tė bėhej pėrēues i teologjisė fetare e shtetėrore tė kastės osmane nė fuqi.
    7. Pėr urrejtjen e reaksionit, qė e fitoi pėr shkak tė ligjėratave shkencore qė mbajti, urrejtje qė ēoi deri nė shkarkimin e tij si rektor dhe nė mbylljen e universitetit.
    8. Pėr intensifikimin prej tij tė luftės pėr zhvillimin e ndėrgjegjes kombėtare shqiptare, dhe se si kjo lėvizje nėpėrmjet punės sė Hasan Tahsinit bėhet mė e organizuar.
    9. Pėr luftėn pėr alfabetin e gjuhės shqipe, nė njė kohė kur kjo gjuhė e shkruar luftohej nga tė katėr anėt dhe kur rreziku pėr ata qė merreshin me tė ishte shumė i madh.
    10. Pėr luftėn e tij kundėr alfabetit tė gjuhės shqipe me gėrma arabe, i cili nė tė ardhmen do ta ngatėrronte keq betejėn pėr shkollėn dhe arsimimin shqip.
    11. Pėr udhėtimin e tij nė vitin 1873-1874 nė Shqipėri, kur merr kontakt me patriotėt vendas pėr tė pėrhapur ndjenjėn kombėtare nė Shqipėri.
    12. Pėr idetė e tij filozofike e shoqėrore, tė cilat patėn ndikim jo tė vogėl pėr emancipimin e mendimit kombėtar shqiptar.
    13. Pėr pėrpjekjet e tij qė idetė shkencore tė pėrhapen nė masat, qoftė edhe tė kufizuara pėr kushtet e asaj kohe tė popullit, pėr pėrpjekjen e tij qė nė filozofinė e tij tė kapėrcejė zigzaket qė iu paraqitėn atij nė udhėtimin drejt botės sė ideve tė mėdha.
    14. Pėr hartimin prej tij tė abetares, gramatikės e fjalorit shqip.
    15. Pėr pikėpamjet filozofike tė Hasan Tahsinit mbi natyrėn, nė tė cilat mbizotėron tendenca materialiste.
    16. Pėr trajtimin e ndėrgjegjes nga pozitat e materializmit spontan etj.
    17. Vihet nė dukje se Hasan Tahsini ka qenė ndėr shkencėtarėt e parė qė pėrdor metodėn eksperimentale nė shkencė, e ndoshta ėshtė i pari. Njohja pėr tė ishte njė proces i pafund qė lidhej drejtpėrsėdrejti me zhvillimin e progresit njerėzor.

    Kėshtu qė gama e problemeve qė trajton autori ėshtė e gjerė dhe e shpjeguar drejt.
    Pavarėsisht nga disa vėrejtje e sugjerime tė vogla qė mund tė bėhen, libri ėshtė i punuar shumė mirė dhe ai do tė mirėpritet nga lexuesi ynė.

    Koli Xoxi

    Tiranė mė 20. 11. 1990.




    * * * * *

    Hasan Tahsini ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes atdhetare shqiptare dhe tė lėvizjes demokratike nė Turqi. Siē ve nė dukje autori, Hasan Tahsini ishte koka e lėvizjes ideologjike pas shpalljes sė Tanzimatit nė mbarė Perandorinė Osmane. Njė rilindas i shquar dhe i madh, ai na bėn tė krenohemi pėr patriotizmin e tij tė kulluar dhe pėr erudicionin e rrallė, qė e bėri tė themelonte universitetin e parė nė Turqi dhe tė fusė nė Perandorinė Osmane, i pari shkencat natyrore moderne tė Europės.
    Hasan Tahsini, i mbrujtur me idetė pėrparimtare tė iluminizmit europian, nuk ėshtė aspak njė kopjues i tyre, por kulturėn dhe diturinė i pėrdor si njė armė, pėr tė formuluar idetė dhe veprimtarinė praktike, pėr tė zgjidhur nė mėnyrė sa mė tė pėrshtatshme problemet e atdheut dhe tė popullit tė tij dhe tė procesit tė demokratizimit tė Perandorisė Osmane.

    Luan Dibra

    Tiranė, mė 20.1.1999

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar abica pėr postimin:


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •