Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin


    Pėr herė tė parė/ Fotografitė e rralla tė vitit 1937 tė antropologut gjerman gjatė udhėtimit nė Shqipėri

    Varrimi dhe kulti i tė vdekurve te malėsorėt



    Nė vitin 1937, antropologu gjerman dr. Rajmer Shulc (Reimer Schulz – vdekur nė vitin 1941) i ngarkuar nga “Zyra pėr studime racore” nė Vajmar tė Tyringisė, niset me njė ekspeditė gjermano-italiane ne Alpet e Shqipėrisė sė Veriut. Gjatė njė qėndrimi tė gjatė nė Theth tė Dukagjinit, nė kuadrin e shkencės pėrmbi racat, shkencė tashmė e braktisur dhe me emėr tė keq, ai hulumtoi pėr format trupore dhe tiparet fizionomike tė banorėve vendas. Ai bėri edhe mbi dyqind foto, fati i tė cilave tani nuk dihet. Siē pėrshkruhet edhe mė poshtė, Shulci mori pjesė edhe nė njė varrim, duke bėrė me kėtė rast edhe fotografitė e rralla qė dalin mė poshtė





    30922dw

    Nik Ndou, pėrkthyesi ynė, erdhi nė kamp mė herėt se zakonisht. Ishte ora gjashtė e mėngjesit. Qė herėt nė agim nėpėr luginė kishte ushtuar jehona e njė thirrjeje tė gjatė. Kishte filluar nga ana e veriut, ishte pėrplasur shpat mė shpat, derisa sa ishte shuar pastaj nė fundin e luginės.

    “Telefoni shqiptar”. Kėshtu e quanin austriakėt mėnyrėn e sajuar mjeshtėrisht tė transmetimit tė lajmit nėpėrmjet thirrjes dhe shfrytėzimit tė jehonės qė pėrdornin malėsorėt, banorėt, zakonisht katolikė, tė Alpeve tė Shqipėrisė sė Veriut. Dhe tani ai donte tė na e shpjegonte edhe neve se pėrse kishte ardhur sot mė herėt se ditėt e tjera. Por ai nuk nxitonte: shqiptari nuk nxiton kurrė.

    Nga Niku mėsuam se Ujk Vuksani, njė katundar i pasur nė lagjen veriore, kishte vdekur natėn e kaluar dhe sot do tė varrosej. Niku donte tė shkonte nė varrim; shkuam edhe ne.

    Varrimi dhe ceremonia pėrkatėse tek malėsorėt zgjat tėrė ditėn, shpesh edhe deri natėn vonė. Vijnė nga janė e nga s`janė edhe nipėria e fisit pėr tu shprehur ngushėllimet tė afėrmve tė tė vdekurit dhe pėr tė marrė pjesė nė sofrėn mortore.

    Arritėm nė shtėpinė e tė vdekurit pasdite vonė. Sė bashku me Nikun ne shkuam nė shtėpinė e tė vėllait tė tė vdekurit nė oborrin e kėsaj shtėpie ishin grumbulluar haje pėr shumė pėrzitarė.

    Para derės sė shtėpisė na priste i vėllai i tė vdekurit.

    Ne e ngushėlluam atė dhe tė birin e tij me fjalėt: “Paēi baftin!” Burri na u pėrgjigj me tė njėjtėn formulė dhe na priu nga stalla nė katin e parė, sipėr nė kullė, nė dhomėn e ndenjes. Nė stallė, nėpėr shkallė dhe sipėr nė kullė pėrzitarė nė kėmbė apo, galiē. Nė kullė ishin shtruar pesė sofra tė ulėta. Pėrreth ēdo sofre dhjetė burra ulur kėmbėkryq. Dhe pėr tė zėnė sa mė pak vend afronin vetėm anėn e djathtė tek sofra. Sollėn bukė misri dhe djathė. Njėri nga burrat nė sofėr e ndante rrotėn e madhe tė bukės dhe djathin. Njė shtambė me ujė vinte rreth. Pastaj sollėn kaēamak me gjalpė tė shkrirė pėrsipėr. Nė ēdo sofėr njė sahan i madh i drunjtė ku duhej ngrėnė bashkėrisht. Lugėn e kishte sjellė secili me vete. Nė fund sollėn kos. Pas ngrėnies u ndezėn cigaret, qė shqiptari i pi pothuajse vetėm gjatė bukės dhe para gjumit.

    Pas bukės shkuam nė shtėpinė ku ishte vendosur i vdekuri. Qė jashtė dėgjuam vajin e grave qė vazhdoi edhe pas hyrjes sonė. Gratė rrinin rreth e pėrqark kufomės. Njė grua tek koka pėrzinte mizat me njė tufė fieri. I vdekuri ishte veshur me petkat e tij tė mira. Pjesa e sipėrme e trupit veshur me njė xhamadan tė qėndisur bujarisht, siē e mbajnė tani vetėm mė tė moshuarit.

    Koka mbėshtjellė me njė pėlhurė tė bardhė, tė pastėr qė mbulonte edhe fesin e ri tė leshtė. Mbi xhamadan dekoratat e tė vdekurit, njė turke dhe njė austriake, varur me nga njė zinxhir filigrani tė punuar hollė. Pranė trupit gjerdani i fishekėve, i mbushur plot, njė kobure poshtė tij, nga ana tjetėr pushka. Njė shall i gjatė, larush, mbėshtjellė pėrreth trupit. Tirq tė leshtė, tė bardhė, me gajtanė tė zinj, ēorape tė punuara mjeshtėrisht dhe opinga shqiptare me majė, pėrfundonin veshjen e burrit tė vdekur. Njė cigarishte me cigare futur midis gishtave. Tri mollė, njė tufė gjethesh duhani, njė kuti duhani dhe njė shishe raki pranė krahut tė tė vdekurit. Si shenjė tė bujarisė dhe mikpritjes sė tė ndjerit. Pasdite kufoma ēohet nė varreza vendosur mbi njė vig tė ngushtė.

    Dy dėrrasa tė shtruara pranė njė peme. I vdekuri vendoset mbi to, sė bashku me tė gjitha sendet e veta. Gratė e fisit rregullojnė edhe njė herė petkat e tė vdekurit, ndreqin pėlhurėn e kokės dhe pėrzėnė mizat me tufėn e fierit. Pastaj disa burra fillojnė tė gėrmojnė varrin. Dymbėdhjetė burra ndėrkaq qėndrojnė mėnjanė. Pothuaj nja njėqind metėr larg ata radhiten nė dy radhė pėrballė njėri-tjetrit. Prijėsi nė mes. Ai pėrthyen pak gjunjėt, mbushet me frymė. Fillon gjama e anėtarėve tė fisit. Njė ofshamė e lartė: “Mjeri, -o, o, vėllathi em, mjeri -o, o, eh, eh!” Thirrja pėrsėritet me zė tė lartė dhe tė fortė. Gjama shoqėrohet me gjeste: rrihet kraharori, gėrvishten tėmthat.

    Pastaj burrat zėnė hundėn dhe ofshajnė: “Eh, eh, eh”.

    Grupi i afrohet disa hapa tė vdekurit dhe pėrsėrit tė njėjtėn radhė gjestesh dhe vajtimesh. Deri sa burrat vijnė fare pranė tė vdekurit. Formojnė njė gjysmėrreth, pėrsėrisin edhe njė herė gjamėn e tyre, pastaj bien nė gjunjė, pėrkulen pėrpara, peshojnė mbi njėrėn dorė dhe e ngjeshin pas trupit tjetrėn: “Mjeri, o, o, o!” Gjama pėrsėritet disa herė, mė e fortė, mė e fuqishme. Pastaj vjen i vėllai i tė ndjerit. Ai i vė dorėn nė sup gjamėtarėve duke u treguar se mjafton me kaq. Kushėrinjtė i japin fund gjamės dhe ēohen nė kėmbė. Dhe seriozė, hiqen mėnjanė e ndezin cigaret.

    Pastaj ėshtė radha e grave tė ngjishen galiē pėrreth tė vdekurit. Njė vajzė e re mbulon fytyrėn me shaminė e saj dhe fillon vajin e grave. Ēdo fraze qė shqipton ajo, gratė e tjera e pėrcjellin me ofshama: “Eh, eh, eh!”. Vajza qan tė atin e mirė, qė tani iku pėrgjithmonė, tregon pėr jetėn e tij, rrėfen pėr familjen tij, fėmijėt, virtytet, mikpritjen e tij, pėr vuajtjet dhe vdekjen e tij. Vaji i grave vazhdon pėr ndonjė gjysmė ore dhe pėrfundon me britma dhe ofshama.

    Ne kthehemi nė ēadrat tona. Gjer nė mesnatė dėgjojmė britmat e egra dhe gjamėn e burrave qė ēan errėsirėn e natės. Pastaj i vdekuri vendoset nė gropėn e varrit tė shtruar me gjethe, dy dėrrasat i vihen pėrsipėr dhe fillon mbushja me dhe.

    Gjama e malėsorėve, banorėve kryesisht dinarikė tė Alpeve tė Shqipėrisė sė Veriut, paraqet njė tablo prekėse tė lidhjes sė gjakut midis katundarėve dhe barinjve tė thjeshtė. Secili nga tė afėrmit qė merr pjesė nė gjamė e ndjen veten mbartės tė njė riti kulti. Secili individ i bashkėsisė sė gjamės ėshtė serioz dhe i vetėdijshėm, i pėrkushtuar dhe i zellshėm, por kurrsesi nuk bie nė ekstazė dhe demonizėm. Mbartės i kultit nuk ėshtė ndonjė bashkėsi burrash, apo e fshehtė, por fisi qė nė mėnyrė krejt tė hapur i jep lamtumirėn pjesėtarit tė tij tė vdekur.

    Pėrktheu dhe pėrgatiti Afrim Koēi

    http://www.standard.al/antropologu-g...t-te-vajtonin/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Rrenqethese, madheshtore,klithme lashtesie mbartur nga era e tradites deri ne kohet tone, zeri i shpirtit ilir qe kumbon ne kujtesen shpirtit arberor!!
    Rrofsh xhuxhumaku!
    Jarigas

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Gjama e maleve ( The lament of the mountains )


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    "Prindėrit dhe miqėt tubohėn nė shtėpin e te vdekurit: te ndjerin e veshin me mė tė mirat rroba dhe e bartin nė kish tė ulur dhe ftyrėn e shpluar. Tė gjithė te pranishmit e percjellin duke lėshuar gjāmė e qarje: grat e burrat i shkulin flokėt, rrahin gjoksin me grushta sa kanė takat: nxjerrin njė zė tė errėt pėr nderė tė te vdekurit: dhe e gjitha perfund me njė drek te hareshme".
    nxjerrur nga: "Kujtime nga Kalabria" 1830
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Ne qofte se do te kuptosh Greqine e lashte dhe iliret, atehere duhet te njohesh traditat e malesoreve shqiptare,sidomos te Mirdites ku jane ruajtur me mire.

  6. #6
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Gjama e maleve ( The lament of the mountains )

    - kam ndegjuar nga te vjetri qe thojn : egzistojn 99 lloj te budallve, Sot qe i pash dhe i ndegjova keta , kam pershtypjen se ky lloj i Budallve eshte LLoji Nr 1.
    Vv - Palaēo+LISBA :D

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    pse njeriu nuk mund te shpreh ate qe ndjen domethene te qaj apo jo sic e ndjen, por duhet te bejne gjithe keto lloj gjestesh? duket si teater. edhe laberia ka ca tradita pak a shume te tilla ku femrat vene kujen e bejne sikur qajne e ulerasin gjithe histerizem e kur kthehen nga varrimet thone shyqyr qe mbaroi se u meruam. cfare hipokrizie!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2010
    Postime
    121

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    pse njeriu nuk mund te shpreh ate qe ndjen domethene te qaj apo jo sic e ndjen, por duhet te bejne gjithe keto lloj gjestesh? duket si teater. edhe laberia ka ca tradita pak a shume te tilla ku femrat vene kujen e bejne sikur qajne e ulerasin gjithe histerizem e kur kthehen nga varrimet thone shyqyr qe mbaroi se u meruam. cfare hipokrizie!
    Bota ka qindra vje qe po shqyhet bythesh duke krijuar historira e false mitesh nga asgje,e ty te vjen keq kur te quajn bari malesh e me prejardhje nga Kaukazi.

    Historia e Al-Ban'nesve mbaroi ather kur filloj ajo e te tjereve........sepse,ēishte bere mjaftonte veēse kishte nevoje per padrone te rinj.

    RROFTE ALTEROSKLEROZA KOMBETARE.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Citim Postuar mė parė nga PELL-AZGAN Lexo Postimin
    Bota ka qindra vje qe po shqyhet bythesh duke krijuar historira e false mitesh nga asgje,e ty te vjen keq kur te quajn bari malesh e me prejardhje nga Kaukazi.

    Historia e Al-Ban'nesve mbaroi ather kur filloj ajo e te tjereve........sepse,ēishte bere mjaftonte veēse kishte nevoje per padrone te rinj.

    RROFTE ALTEROSKLEROZA KOMBETARE.
    Fillosofi shkruan gjera qe s'kuptohen, me pas te ben te besosh se eshte faji Yte....... hahahahahaaaaaa
    ....me thuaj nga je te te tregoj prejardhjen....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Antropologu gjerman, si i pa burrat e veriut tė vajtonin

    Xhuxhumaku, keto imazhe nga Schulc i kam gjetur ne nje reviste franceze, i kam shperndare edhe ketu ne forum para ca vitesh...
    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post1746851
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 25-08-2013 mė 07:13
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •