Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 87
  1. #61

    Për: Përse beson në Zot?

    Emri:  Ungjilli pas Markut 2.jpg

Shikime: 329

Madhësia:  75.5 KB

    Emri:  Ungjilli pas Markut 1.jpg

Shikime: 247

Madhësia:  59.2 KB


    Sa domethenese...
    O Zot une besoj, ndihi pabesise time.

    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Përse beson në Zot?

    niko Si nuk solle nje varge nga Bibla o Vella ? por ja fute kote nga mendja jote duke bere keshtu nje Monolog kaq te gjate ,me akuza per kokefortesi,u lodhe shume vella qe bere te gjithe ate shkrim i cili nuk te pi uje se eshte komplet i pa mbeshtetur ne ligjin e perendise,eshte komplet mendje njerezore ashtu sikurse eterit e sinodit qe sollen pereseri inkonat ne kishe,,,,sikur te me sillje qofte edhe nje varge nga bibla te me vertetoje te kunderten e atyre qe une kam shkruajtur,do te isha shume mirenjohes.por ju vazhdoni akoma me ate budallekun e kategorise Protestant Une nuk jam protestant,jam Besimtar,une skam religjon,skam fe,jam pa fe ,jam besimtar,mesuesi eshte Jezu krishti,jo Papa,Peshkopi,prifti,etj,
    Te kisha thene se duhet te argumentoje me vargje ,nqs se doje nje bisede te mbeshtetur me prova edhe fakte,por perseri re ne te njejten gjendje si shoket e tu ,Albo etj, ketu qe vijne thate pa argument,me mendime njerezore,por si thuhet ,,, Ruget e mia,nuk jane rruget e tua,dhe rruget e tua,nuk jane rruget e mia,dhe ti akoma o o gjore vazhdone me Retorika boshe ketu duke bere nje ligjerate ,per tu vetekenaqur me ate boshllek kaq te madh,saqe ti merr guxim dhe vjen me idete njerezore ,pa kurre fare argumenti dhe i jep kendeveshtrim njerezor,duke ditur qe une te dhashe vargje te cilat jane te frymezuara nga zoti,
    gjej kurajon dhe hajde me argumenta te mbeshtetura forte,dhe une une kam kurajon te kerkoje ndjese,
    E dija qe do vije thate pa argumenta si gjithmone kendevshtrim njerezor!

    PAQE VELLA NIKO
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  3. #63

    Për: Përse beson në Zot?

    I nderuar vella me Krishtin,
    Une jam permbajtur me sa duhej...
    Nuk eshte qellimi te kopjojme Biblen, pasi nuk te shtohet besimi keshtu.
    Bibla duhet jetuar e jo diskutuar!
    Por nese doni fjalen e fundit, ju lejoj te shkruani si postues te fundit!
    Une jam pergjegjur kur kishte pyetje, por me duket se nuk ke lexuar mire ti...
    Ja kalofsh mire, por une kam pune dhe kokefortesia eshte e zeze e te zot. Pra ti vazhdo....
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Përse beson në Zot?

    niko Vella As une nuk do te debatoj me ,Pasi erendesishme eshte qe te jemi korrekt ne vet,vete dhe te jemi koshient per ate cka besojme,kjo eshte e drejta jote te beshe c'fare te duash,,,,Nuk jam kokeforte,por do heqe dore nga ky debat,dhe mendoj se do kemi kohe te reflektojme mbi ato qe kemi shkruajtur ketu,
    Te Uroj Paqe dhe Zoti te bekofte vellau ime!
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Përse beson në Zot?

    [QUOTE=arbereshi_niko;3782065]E sheh? je duke kembengulur edhe ti!
    Pse nuk do te kuptosh qe Bibla nuk mjafton vetem te lexohet fjale per fjale..., pasi shpesh Zoti Krisht fliste me shembelltyra (paravoli).
    /QUOTE]

    Nuk po te lexoj biblen, por po te sjell zbulesen qe Fryma meson.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Përse beson në Zot?

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Pra me thuaj ti, kur legjoni i djajve iu lut Krishtit qe te mos i debonte nga djali ose te pakten ti degdiste ne tufen e derrave, kush i mesoi qe ishte Biri te Lartit Perendi?
    Ja kusha ja mesoi: MAT.4. 2.


    " Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria. 3 Atëherë tunduesi ( DJALLI), pasi iu afrua, i tha: nese je BIRI I PERENDISE, thuaj që këta gurë të bëhen bukë.”

    Pra edhe pse po flet per ate qe nuk di, po te sjell faktin se Djalli e di qe Jezusi eshte biri i Perendise, por DRIDHET. Ndersa Gjoni nuk po flet per djallin dhe djate, te cilet e dine dhe DRIDHEN, por po flet per besimtaret qe deshmojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, Zot dhe Perendi. Dhe Gjoni na meson se, kjo deshmi tek besimtari vjen vetem nga Deshmia qe jep Fryma e Perendise, dhe jo nga njohuria e Djallit.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Përse beson në Zot?

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    E sheh? por edhe vete djajte e kane pranuar dhe pa i mesuar njeri dhe pa lexuar Biblen..., si i shpjegon mendja jote keto, gjithmone retorike...
    Pra me thuaj ti, kur legjoni i djajve iu lut Krishtit qe te mos i debonte nga djali ose te pakten ti degdiste ne tufen e derrave, kush i mesoi qe ishte Biri te Lartit Perendi?
    Edhe njehere po ta sjell vargun:

    " Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. 2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria. 3 Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: “Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë.”

    Djajte i meson i pari i tyre Djalli, sepse dikur ai ishte nje nder kryengjejt, i cili u plandos ne toke.
    Djalli nuk e pranon Birin e Perendise, pasi eshte ARMIK i betuar i Tij. Ata e DINE qe Jezusi eshte Biri i Perendie, nga i pari i tyre DJALLI, por jo pranuar. Me vjen keq qe nuk kupton dot fjalen "pranoj".

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Përse beson në Zot?

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    E sheh?
    Po Kur Joani pyeti; Mesonjes pame nje njeri qe nuk na vjen pas por qe debon djajt ne emerin tend, ne e ndalem dhe e perzum...
    Por Jisui i tha:"Mos e ndalni, pasi nuk ka asnje qe te bej çudira ne emrin tim dhe fill me fas te flase keq per mua..., kush nuk eshte kunder, eshte bashke me mua".
    Pra si mundet te shpetoje nga frymet e liga nje njeri qe nuk ka lexuar Biblen dhe ku mos te kete patur njohuri ne anglishte, per shembull???
    J
    Problemi tuaj eshte se, ti me "Fjalen", koncepton dicka te shkrojtur mbi nje cope leter, ne germa dhe rokje. Fjala e Perendise, thote Pali, eshte e Gjalle. Fjala eshte Person. Fjala eshte Krishti. Bibla eshte Liber, me flete dhe kopertine, me shkronja, rrokje dhe vargje si te gjitha librat e tjere. Mesazhi eshte ai qe e vecon ate nga cdo liber tjeter., sepse ky mesazh qe vjen permes Shkrimit, eshte i frymezuar nga Fryma e Perendise. Pra ka mencurine, mesimin dhe mesazhin qe Perendia i drejton kishes se Tij. Por qe ky mesim dhe mesazh te kuptohet, sepse eshte mister per njeriun, zbulohet vetem permes Mesuesit, Fryma e Shenjte, te cilin Ati dergoi ner bijte e Tij. Ti mund ti thuash dicka dikujt, ne menyre direkte me goje, por edhe me shkrim. Mos valla ka ndryshim ketu? A mendon ti se, Jezusi ndryshe ju foli dhe mesoi gojarisht apostutj, dhe ndryshe Fryma frymezoi ata per te na lene mesazhin dhe mesimin e Perendise ne shkrimin profetik?
    Ti nuk pranon qe Besimi vjen vetem nga DIGJIMI i FJALES se Perendsie? Por fatkeqesia te ju eshte se, te me "fjalen" kupton germa dhe rokje te shkrojtura ne leter.

    Kur nuk njeh biblen te pakten mos fole. Gjon pagezori kishte nxenesit e tij, dhe ata nuk rinin bashke me nxenesit e Jezusit. Pikerisht keta ishin nxenes te Gjonit, te cilet edhe pse nuk rinin me nxensit e Jezusit, besonin njesoj se Jezusi eshte Mesia. Por pergjigjen e ke ne fund te vargut ku Jezusi thote: "kush nuk eshte kunder, eshte BASHKE ME MUA". I kupton ti fjalet: "BASHKE me MUA". Kur Jezusi sheronte njerzit qe e pranonin si Mesia, ai ju thoshte: shkoni dhe deshmoni ate qe Perendia beri per ju. Pra keta ishin ata qe fizikisht nuk rinin me apsotujt, por qe shpallnin kudo neper izrael mrekullite e Perendsie, prandaj Jezusi thote se, ata qe nuk jane KUNDER, jane BASHKE me MUA.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Përse beson në Zot?

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin

    Kush e mesoi ate gruan greke (Mark. 7:25-30) ku me fjalet e saja drejtuar Zotit, Ai e ndihmoi, ja shpetoi te bijen... mos dinte gje ajo se kush ishte Krishti ajo nuk ishte fare hebraike.
    Qe te flasesh si te vjen, ky eshte abuzim. Ti pyet: mos dinte gje kjo grua se kush ishte Krishti, pasi ajo nuk ishte fare hebraike. Por le te sjellim skripturen, dhe te shohim se, dinte apo nuk e dinte ajo se kush ishte Jezusi.

    "Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij. 26 Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija; 27 por Jezusi i tha: “Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t’u hidhet këlyshëve të qenve.” 28 Por ajo u përgjigj dhe i tha: “Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve.

    Kjo grua, per te cilen ti mendon se nuk njihte azgje, ja si veproi. Po te sjell pasazhet e shkeputura per te te treguar, se ajo e dinte plotesisht kush ishte Jezusi. "Në fakt një grua,............... duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij".
    Gruaja kishte DIGJUAR per Jezusin. BESIMI, thote PAli, vjen nga DIGJIMI i FJALES se Perendise. Pra gruaja kishte DIGJUAR per Jezusin. Cfare? Kishte DIJGUAR permes FJALES dhe MESIMIT qe Ai predikonte kudo qe shkonte. Cfar rezultat solli tek ajo ky DIGJIM i Fjaleve te Jezusit? Ajo erdhi "dhe u hodh para këmbëve të tij". Pra e Adhuroi duke i rene nder kembe. Perse? Sepse ajo e pranoi qe Jezusi ishte Zoti. Ky eshte thelbi i gjithe asaj, qe njeriu kurre nuk mund ta kuptoje nese Perendia nuk ja zbulon. Shiko si i thote ajo Jezusit, kur Jezusi deshmon se "buka e femijeve nuk mund tju hidhet "kelysheve te qenve". Gruaja i tha:

    “Mirë po flet, o Zot..."

    Pra e shikon ti Niko, (qe te vjen cudi), se kjo grua BESONTE duke deklaruar se Jezusi eshte Zot? Po ta lexosh kete skripture tek Mat:15:28 Ja cfar i tha Jezusi gruas:

    " Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: “O grua, i madh është besimi yt!". Pra sic e shiko, kjo Grua kishte DIGJUAR permes FJALES per Jezusin se ishte Zot , dhe andaj i ra nder kembe dhe ju LUT. PERUNJA dhe LUTJA eshte adhurim. Kjo coi qe ajo ta pranonte dhe deshmonte Jezusin Zot. Prandaj dhe Jezusi i tha: i madh eshte BESIMI yt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 15-02-2015 më 16:12

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përse beson në Zot?

    Protestant Une nuk jam protestant,jam Besimtar,une skam religjon,skam fe,jam pa fe ,jam besimtar,mesuesi eshte Jezu krishti,jo Papa,Peshkopi,prifti,etj,
    Ti nuk ke fe, ti je besimtar dhe mesuesi yt eshte Jisu Krishti! Ku e njohe ti Jisu Krishtin qe te mesoi keto gjera e te beri besimtar?

    Pergjigjia: Ne faqet e atij librit me titullin "Bibla" apo jo?

    Ti nuk ke mesuar per besimin nga goja e peshkopit ne Kishe, por nga goja e Krishtit?

    Pergjigjia: Domethene, ti nuk ke perse lexon as Pjetrin, as Joanin, as Pavlin, qe ishin apostujt dhe peshkopet e pare te Kishes dhe Krishtit. Ti nuk meson per Krishtin nga goja e ketyre peshkopeve te Kishes, dhe pasardhesve te tyre ne Kishe ne shekuj e ne breza. Ti meson vetem duke cituar fjalet e Krishtit qe keta peshkopet kane hedhur ne leter ne ate librin me titull Bibla, apo jo?

    Ti na thua edhe se mesuesi im eshte Krishti dhe s'ka mesues tjeter?

    Pergjigjia: Por kur mesuesi yt qenka Krishti, a nuk me thua, perse valle Krishti i thirri peshkataret e Galilese qe ta ndiqnin nga pas e te beheshin nxenes se Tij? Ke gjetur ndonje citat ne ate Biblen tend te dashur, ku Krishti shkruan: "keto qe une ju them e mesoj t'i hidhni ne leter qe ti lexoje e besoje edhe Lacja"? Apo mos valle ajo Bibla citon Krishtin te udhezoje dishepujt e Tij per ngritjen e Kishes se Tij? Je i sigurt qe eshte Krishti mesuesi yt apo ajo mendja jote qe interpreton cdo varg qe lexon ne ate librin me titull Bibla?


    Feja eshte besimi universal qe i ka rezistuar kohes dhe brezave. Feja ime eshte feja e krishtere orthodhokse pasi ajo qe une besoj eshte ajo qe Kisha u ka mesuar brezave te te krishtereve qe nga koha e Krishtit, deri ne diten e sotme, e deri ne perjetesi. Ajo qe besonte i krishteri bashkekohes i Krishtit, eshte ajo qe besoj edhe une sot si i krishtere orthodhoks. Ne 2000+ vjet krishterim, besimi yne orthodhoks as nuk eshte ndryshuar e as nuk eshte cunguar, ai ngelet i vertete dhe i plote. Ky besim nuk ruhet vetem ne mendjen e zemren time si besimtar, ky besim ruhet nga Kisha e Shenjte Katolike dhe Apostolike, detyra e te ciles eshte t'ua deshmoje kete besim brezave.

    Kurse besimi per te cilin ti flet, eshte besimi yt personal, prodhim i kokes e mendjes tende, teksa lexon dhe interpreton vargjet e librit me titullin Bibla. Ti nuk ke mesuar per besimin nga goja e Krishtit, ti nuk ke mesuar per besimin nga goja e Apostujve, ti nuk ke mesuar per besimin nga Tradita e Shenjte e Kishes Orthodhokse, ti ke mesuar per besimin ne menyre autodidakte: lexo vargjet e Bibles, interepretoji ato me mendjen tende, dhe kjo eshte e verteta, e besimi per ty. Dhe kete qe ben ti, e bejne miliona sektariane te tjere protestante ne bote: edhe ata ashtu si ty, dalin me te vertetat e tyre dhe me besimin e tyre. Dhe jo dy protestante si puna juaj me "besim personal" besojne njesoj! Kjo fryme e percarjes qe ka krijuar sot mijera sekte protestante nuk eshte Fryma e Shenjte qe Krishti na dergoi nga Qielli dhe te Cilen e gjejme ne Kishe, por eshte fryma e te keqes, qellimi i te ciles eshte te mbaje larg shpirtrat e njerezve nga Kisha dhe Krishti.

    Ti dhe kushdo jeni protestante, pasi protestoni ndaj Kishes se Krishtit dhe te vertetave universale te saj! Me fjale te tjera, ju jeni duke thene: cdo njeri eshte i lire te besoje fjalet e Krishtit ashtu sic do vete, duke e kthyer ne kete menyre te Verteten e Krishtit, nga nje te vertete absolute qe nuk ndryshon kurre, ne nje te vertete relative qe kushdo eshte i lire ta ndryshoje sic i vjen per mbare.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-02-2015 më 16:19

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •