Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

    “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

    17 September, 2013 | Filed under: Flash,Speciale | Posted by: T.O

    SHËNIM SHOQËRUES. Herman Bernstein (1876-1935) qe ambasador i SHBA në Shqipëri në periudhën Shkurt 1930-Shtator 1933. Ai ishte njëkohësisht një gazetar, shkrimtar, përkthyes, botues e diplomat i famshëm me origjinë hebraike. Albert Einstein ishte mik dhe bashkëpunëtor i tij. Herman Bernstein ishte një veprimtar i spikatur për të drejtat e hebrenjve dhe redaktor i dy gazetave hebraike. Shkrimi i mwposhtwm wshtw nxjerrw nga arkivat e New York Times dhe botuar më 28 Janar 1934.



    Herman_Bernstein28 Janar 1934: Me çështjet e saja në krizë, ajo vështron me shumë vëmendje lëvizjet e ndryshme të bëra prej blloqeve të udhëhequr prej Francës dhe Italisë.

    Shqipëria gjykohet si një nga zonat më të rrezikshme në Europë. Një luftë e re mund të fillojë atje në qoftë se interesat politike dhe ushtarake të vendeve të tjera në Shqipëri vazhdojnë të përplasen njëri me tjetrin. Për shkak të pozitës gjeografike, ky vend i vogël mban çelësat e Adriatikut dhe ka qenë për shekuj shkaku i zënkës midis vendeve të ndryshme.

    Nga pikëpamja strategjike, bregu i saj do të kishte një vlerë të paçmueshme për Italinë në rast lufte. Italia është duke derdhur për disa vjet shuma të mëdha parash në Shqipëri me synim të ndihmojë organizimin e ushtrisë, të ndërtojë rrugë, ura dhe fortifikime. Në Ballkan besohet se përpjekja e Italisë për të forcuar ushtarakisht Shqipërinë është pjesë e programit imperialist të Musolinit për t’u futur thellë në Ballkan, për të ripushtuar rrugën e famshme romake Egnatia e cila shkon nga Shqipëria e Jugosllavia drejt Selanikut e Stambollit. Çdo lëvizje e Italisë në Shqipëri vëzhgohet me dyshim e ankth prej Francës, prej Ententes së Vogël [Çekosllovakia, Rumania, Jugosllavia] dhe veçanërisht prej Jugosllavisë. Gjatë viteve të fundit, ndihma financiare dhe drejtimi ushtarak dhënë Shqipërisë prej Italisë ka nxehur nervat në Ballkan dhe ka nxitur Jugosllavinë të bëjë përgatitje të ethshme ushtarake për të përballuar futjen Italiane që mendohet në Ballkan.

    NJË PENG I FUQIVE. Shqipëria e vogël është bërë kështu një peng në lojën e dy blloqeve kundërshtarë në diplomacinë Europiane, njëri kryesohet nga Italia e tjetri nga Franca. Ajo ka përfituar deri diku nga këto interesa kundërshtare dhe ia ka dalë të fuqizojë bashkimin e saj kombëtar, së pari me ndihmën e Jugosllavisë dhe pastaj me ndihmën e Italisë. Çfarëdo mund të kenë qenë shtysat e fshehta të këtyre vendeve, Shqipëria ka ruajtur me zotësi dhe guxim pavarësinë e saj, megjithëse ajo ishte e detyruar të bënte sakrifica, lëshime dhe pranime të shumta në kthim të ndihmës materiale që ajo përftoi që nga mbarimi i luftës. Edhe sikur rrugët dhe urat e ndërtuara me ndihmën financiare italiane ishin synuar për skemat ushtarake italiane, ato tani shërbejnë për qëllime të dobishme ekonomike për Shqipërinë duke krijuar ndërlidhje midis pjesëve të ndryshme të këtij vendi malor të vogël.

    E PUSHTUAR GJATË LUFTËS I BOTËRORE. Gjatë Luftës I Botërore, Shqipëria ishte skenë e shumë pushtimeve. Ushtritë greke, serbe, franceze, austriake dhe italiane luftuan njëra tjetrën në Shqipëri dhe kjo tokë e vogël u nda në disa copëza nën ndikim të huaj, kurse njerëzit iu nënshtruan mjerimit dhe kufizimeve të parrëfyeshme. Ahmet Zogu, mbreti i tanishëm, u mbajt në Vjenë gjatë periudhës së luftës. Pavarësia e Shqipërisë, e arritur më 1912, u ndërpre. Në Konferencën e Paqes në Paris, kërkesat e saja fillimisht u mohuan plotësisht. Delegatët shqiptarë të kryesuar nga Mehmet Konica, vëllai i ambasadorit të tanishëm shqiptar në SHBA [Faik Konicës], varën shpresën e tyre tek Presidenti Wilson dhe iu lutën delegacionit amerikan që SHBA, si një fuqi e pa interesuar, të merrte komandën për Shqipërinë. Jugosllavia, Greqia dhe Italia ishin në ethe për të siguruar “sferat e tyre të ndikimit”. Më 1919, një marrëveshje u arrit nga Clemenceau, Lloyd George dhe Nitti (përkatësisht, kryeministri francez, britanik dhe italian), në mungesë të përfaqësuesit amerikan, e cila i jepte Italisë komandën mbi Shqipërinë dhe Jugosllavisë toka të Shqipërisë veriore. Shqiptarët e kundërshtuan këtë marrëveshje, e cila iu hiqte atyre pavarësinë dhe iu cungonte vendin.

    KUNDËRSHTIMI I WILSONIT. Presidenti Wilson e kundërshtoi me forcë këtë marrëveshje duke thënë se ajo ishte arritur në mungesë të përfaqësuesit amerikan dhe se ajo synonte “t’i ndante Shqiptarët, kundër dëshirës së tyre të zjarrtë, midis tre fuqive të huaja të ndryshme”. Pavarësia e Shqipërisë u shpëtua kur qeveria amerikane bëri të ditur se “çështjet shqiptare nuk duhet të përfshihen në bisedimet midis Italisë e Jugosllavisë, dhe Presidenti duhet të ripohojë se ai nuk mund të pranojë plane që i japin Jugosllavisë toka të Shqipërisë veriore si dëmshpërblim për çka ajo kërkon diku tjetër”. Dhe se “Italia dhe Jugosllavia lihen bashkë t’i sheshojnë çështjet e tyre, nëse ato munden, nëpërmjet bisedimeve të veçanta dhe me kushtin që ata nuk duhet të arrijnë në marrëveshje duke përfituar prej Shqipërisë”. Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve me të drejta të plota në Dhjetor 1920, pas një kërkese këmbëngulëse në emër të pavarësisë shqiptare të bërë nga Lordi Robert Cecil (në Konferencën e Paqes më 1919, ai ishte përfaqësuesi britanik në bisedimet për krijimin e Lidhjes së Kombeve) përballë kundërshtimeve nga disa shtete ballkanike.

    Një vit më vonë, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Japonisë “duke pranuar se cënimi i këtyre kufijve dhe i pavarësisë së Shqipërisë mund të përbëjë një rrezik për sigurinë strategjike të Italisë”, arritën një marrëveshje sipas të cilës “në çdo kohë, nëse Shqipëria e ka të pamundur të ruajë tërësinë territoriale të saj, ajo është e lirë t’i kërkojë Këshillit të Lidhjes së Kombeve ndihmë të jashtme”; dhe se “qeveritë e Perandorisë Britanike, Francës, Italisë dhe Japonisë marrin vendime në raste të tilla që t’i udhëzojnë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lidhjes së Kombeve të këshillojnë që rivendosja e kufijve territorialë të Shqipërisë t’i besohet Italisë”. Megjithëse tashmë një anëtare e Lidhjes së Kombeve, Shqipëria nuk u këshillua për këtë marrëveshje. Ajo e kundërshtoi atë duke bërë të ditur se nuk do ta njihte vlefshmërinë e saj. Deri në ditët e stome, Italia e quan Marrëveshjen e Ambasadorëve si një instrument lidhës ndërshtetëror, i cili i njeh asaj interesa të veçanta në Shqipëri, megjithëse kjo marrëveshje shihet me dyshime dhe frikë nga fqinjët e Shqipërisë në Ballkan. Pra, marrëveshja ka shërbyer që në fillim si një shkak fërkimesh dhe e ka bërë Shqipërinë një zonë të ndjeshme siç është sot.

    Më 1920, italianët mbanin të pushtuar Valonën në Shqipërinë e Jugut. Udhëheqësit shqiptarë, të vendosur që ta çlirojnë vendin e tyre nga pushtimi i huaj, e detyruan ushtrinë italiane të tërhiqej. Pastaj, ata filluan të organizojnë shtetin dhe të vendosin rendin në vend. Ahmet Zogu ishte një nga udhëheqësit e rinj të dalluar dhe qeveria, në të cilën ai ishte Ministër i Brendshëm dhe më pas Kryeministër, u dallua prej emrit të tij. Më 1924, regjimi i Zogut u përmbys prej një kryengritje të udhëhequr nga peshkopi shqiptar Fan Noli. Ahmet Zogu me disa kolegë të tij u largua me nxitim në Beograd për strehë dhe ndihmë. Qeveria kryengritëse e Fan Nolit zgjati nga Qershori deri në Dhjetor 1924, kur Zogu, të cilin ajo e kishte dënuar me vdekje, u rikthye fitimtar në Tiranë në krye të një ushtrie të vogël që ai e kishte organizuar në Jugosllavi. Brenda një muaji nga kthimi i tij, Zogu u zgjodh President i Republikës Shqiptare për shtatë vjet. Qeveria e tij filloi të riorganizojë dhe të përmirësojë vendin, megjithëse shpërthimet e pakënaqësive vazhduan të ndodhnin herë pas here. Jugosllavët, duke e bërë mik Ahmet Zogun dhe duke e ndihmuar atë të rifitonte pushtetin, pritën që ai të merrte një drejtim të fortë që anonte nga Jugosllavia ose kundra Italisë. Duke e kuptuar rrezikun e madh për vendin e tij nëse ndiqte këtë politikë, Presidenti Zog u përpoq ta ngiste timonin në mes, të mbante anën e Shqipërisë.

    MARRËVESHJA E TIRANËS. Papritur, më 1926, një kryengritje serioze ndodhi në Shqipërinë veriore. Ahmet Zogu ishte i bindur se ajo ishte ndezur prej Jugosllavëve. Edhe Italia edhe Jugosllavia i patën parashtruar atij një marrëveshje miqësie dhe sigurimi. Ajo kryengritje e nxiti atë të merrte një vendim të shpejtë në anën italiane, dhe më 27 Nëntor 1926, ai nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare miqësie e sigurimi midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky dokument, i njohur si Marrëveshja e Tiranës, bënte të ditur se Italia dhe Shqipëria, “me qëllim që të forcojnë marrëdhëniet e tyre të dyanshme të miqësisë dhe sigurisë, pranojnë se çdo shqetësim i drejtuar kundër gjendjes së tanishme politike, ligjore dhe territoriale të Shqipërisë është në kundërshtim me interesat e tyre të ndërsjellta”. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tiranës i hodhi fqinjët e Shqipërisë në gjendje dëshpërimi dhe kushtrimi. Një vit më vonë, menjëherë pas nënshkrimit të Traktatit Franko-Jugosllav, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për një periudhë 20 vjeçare. Një hua prej 50 milion frangash ari iu dha Shqipërisë prej Italisë nëpërmjet një grupi financiar të njohur me emrin SVEA. Banka Kombëtare e Shqipërisë u themelua nën mbikëqyrjen e këtij grupi. Një program i madh punimesh botore u fillua dhe u financua nga kjo hua. Organizues ekonomikë, inxhinierë, specialistë punimesh dhe stërvitës ushtarakë italianë erdhën në Shqipëri. Rrugë, ura dhe ndërtesa popullore u ndërtuan. Çdo lëvizje në Ballkan analizohet me mikroskop. Jugosllavët vëzhgonin përpjekjet e italianëve në Shqipëri me dyshim. Ato i gjykonin traktatet Italo-Shqiptare, huanë dhe futjen e organizuesve dhe stërvitësve italianë si pjesë të një skeme politike dhe ushtarake për të siguruar një bazë të fortë në Adriatik me synim futjen thellë në Ballkan. Beogradi e vlerësoi një program të tillë si një sfidë të drejtpërdrejtë kundrejt Jugosllavisë. Situata ishte e rrezikshme.

    Më 1 Shtator 1928, Presidenti Zog u quajt Mbreti i Shqiptarëve nga një Kuvend Kushtetues dhe republika u kthye në mbretëri. Gjenerali italian Alberto Pariani ndihmoi të organizonte dhe të stërviste ushtrinë shqiptare. Xhandarmëria u organizua dhe u drejtua nga gjenerali britanik Sir Jocelyn Percy. Gjykatat e drejtësisë u riorganizuan. Shkolla të reja u hapën. Një ritëm më i shpejtë hyri në këtë vend të vogël ku në të kaluarën “gjërat mund të kryheshin vetëm nëse kishe duhan të mjaftë dhe durim”. Kur periudha pesë vjeçare e Paktit të Miqësisë dhe Sigurimit mbaroi, Mbreti Zog nuk pranoi ta ripërtërinte atë, me gjithë shtytjen e njohur të ushtruar prej Musolinit. Mbreti Zog theksoi se traktati nuk ishte më i nevojshëm dhe ai nuk kërkonte fuqi të huaja për ta mbrojtur atë. Ai gjithashtu vuri në dukje se trakti i tij i bashkëpunimit më Italinë, i cili do të mbeste në fuqi për vite të tjera, mbulonte gjithë pikat e bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve.

    SITUATË FINANCIARE KRITIKE. Në të njëjtën kohë, kushtet ekonomike dhe financiare të Shqipërisë kishin arritur një pikë kritike. Italia afroi të jepte ndihmë përsëri për Shqipërinë duke dhënë dhjetë hua vjetore prej 10 milion frangash ari secila. Fqinjëve të Shqipërisë iu shtua kushtrimi duke besuar se ndihma italiane s’do ishte gjë tjetër veçse për qëllime ushtarake. Huatë vjetore pritej të shpenzoheshin nën mbikëqyrjen e një komisioni të përzierë italo-shqiptar. Shqipëria pranoi dhe dy huatë e para u dhanë, megjithëse jo të plota. Huaja e tretë, e këtij viti, është mbajtur duke arsyetuar se Shqipëria nuk po plotëson kushtet marrëveshjes për të qenë një “bashkëpunim miqësor”.

    Kur Italia një vit më parë i hodhi mbretit Zog idenë që një bashkim doganor ndërmjet Italisë e Shqipërisë do të ishte i pranueshëm për Italinë dhe do t’i jepte përparësi Shqipërisë, mbreti Zog e hodhi poshtë atë ide duke kuptuar se një marrëveshje e tillë jo vetëm do të ngacmonte fqinjët e tij ballkanikë por ajo mund të krijonte një trazim në tërë Europën. Më pas Italia u shqetësua nga një ndryshim në Kushtetutën e Shqipërisë, i cili shkaktoi mbylljen e disa shkollave të huaja dhe fetare. Qeveria shqiptare shpjegoi se kjo masë ishte tani e nevojshme me qëllim që të forconte bashkimin kombëtar nëpërmjet një sistemi shkollor të përbashkët dhe të ndalonte propagandën e huaj kundra kombit. Italianët nuk pranuan drejtime të tilla administrative në shkollat e tyre dhe si rrjedhim i mbyllën dhe kthyen mësuesit e tyre në Itali. Urtësia e ligjit të ri shqiptar në lidhje me sistemin shkollor ishte i diskutueshëm nga pikëpamja e mungesës së tanishme të mësuesve shqiptarë.

    S’KA MË NDIHMË PREJ ITALISË. Qeveria italiane, duke njohur mirë kushtet e dëshpëruara financiare të Shqipërisë, kaloi në politikën e pritmënisë vëzhguese dhe njëkohësisht ndaloi ndihmat e mëtejshme financiare. Importet e Italisë nga Shqipëria filluan të zvogëlohen. Italianët mohuan që ata donin lejime të reja në Shqipëri, që ata donin kontroll të ushtrisë, xhandarmërisë dhe degëve të tjera të qeverisë. Ata thanë se e gjitha që ato donin ishte miqësia, bashkëpunimi miqësor dhe ndikimi kulturor. Mbreti Zog nuk pranoi t’i rihapi shkollat e huaja, por bëri një veprim të vullnetit të mirë duke urdhëruar që gjuha italiane të bëhej e detyrueshme në shkollat e mesme. Kjo nuk i kënaqi plotësisht italianët dhe ato vazhduan ta vonojnë huanë e premtuar vjetore. Atëherë mbreti Zog urdhëroi një tkurrje të madhe të buxhetit të vitit 1934. Ai pakësoi përgjysmë shpenzimet ushtarake. Ai gjithashtu i bëri rrogat shtetërore dhe shpenzimet e shtëpisë mbretërore sa një e katërta e vlerave të mëparshme. Të gjitha këto ndihmuan në rritjen e popullaritetit të mbretit Zog mdis shqiptarëve, por Roma akoma mbetej e paqetë.

    PROBLEMI I TANISHËM. Shqipëria, duke ditur mirë se shpresa e vetme e saj për ripërtëritje qëndron në zhvillimin paqësor, është duke u munduar ta shmangë vetveten nga ngatërresat politike të cilat rrezikojnë marrëdhëniet miqësore me fqinjët ballkanikë. Italia, Jugosllavia dhe Greqia kanë bërë vazhdimisht të ditur se ato janë kundër cënimit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë, beteja e zgjuar diplomatike ndërmjet kryeministrit Musolini dhe mbretit Zog është duke vazhduar. Deri më tani, mbreti Zog duket se ka qenë fitues për arsyen se fuqia e Shqipërisë qëndron në dobësinë e saj. Kohët e fundit, ajo ka arritur një traktat tregtar të pëlqyeshëm me Greqinë dhe është duke biseduar një traktat të ri tregtar me Jugosllavinë. Këto janë shenja të pagabueshme të një bashkëpunimi më të ngushtë midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj ballkanikë. Nëse Shqipëria arrin të krijojë marrëdhënie miqësore me fqinjët e saj ballkanikë pa armiqësuar Musolinin, vendi i vogël në Adriatik, i quajtur “toka e harruar e Europës”, do të mundë të zhvillojë në paqe dhe mbarë burimet e saja bujqësore dhe ekonomike.

    Herman Bernstein

    Ish-ambasdor i SHBA në Shqipëri

    Gazeta The New York Times

    28 Janar 1934



    Përgatiti: Saimir Lolja

    http://www.tiranaobserver.al/2013/09...e-diplomatike/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Xhuxhumaku për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bluey (20-09-2013),Gentian_gr (20-09-2013),Kermilli (20-09-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

    Ne historikun ton te cilin se kemi te shkruar vet dhe nuk gjenden ende dokumente se si ne si shoqri jemi zhvilluar .Pasi qe dihet se kemi qen perandori Iliro Romake shtrohet pytja si ka mundesi qe te mos egzistoi asnje shenim i asaj periudhe .Pra qka ka ndodhur me ato shenime a egzistoin ato shenime .
    Por sipas historianeve botror e sidomos atyre Francez e Gjerman ne kemi qen popull i cili fillimisht edhe dominuar nga fiset dhe kryetaret e fiseve .Kto fise kryesisht kan qen te orientuara ne blektori dhe bujqesi .Kemi qen thjesht nje popull i cili ka luftu krah pushtueseve .Historia jon nis te shkruhet shum von nga shkrimtaret ton shqipetar .Filimisht eshte folur sipas shenimeve nje gjuhen e quajtur arberore .hiroglifet tona te gjetura ne troje ilire kan qen me simbole te gjuhes felistine dhe latino greke .Duke shiquar se ne histori trojet e europes pra edhe te ballkanit i kan zaptu ose pushtuar Varvaret ,Hunet .E sidoms Hunet .Koha e Kanit dhe pushtimi i tij i ktyre trojeve .Si rezullata i pushtemeve kan lindur edhe fet ne baz dokeve dhe zakoneve ateher u ben shum luftera ne emer te fes .Jan vrar qindra e mija njerez jan egzekutuar dietar e shkecetar .Por ku te kqyresh ne menyr te vrazhet te then ne si popull jemi themeluar von me rilindasit ton .Ne etapa dhe ne histori vazaliteti dhe etja ne pushtet udheheqesve ton e kan renditur ne taboret e njerit dhe tjetrit,Gjitheher kan luftua per pragun e deres dhe asnjeher si popull skan mar pjes ne luftra masive me shlirue vendin.Qdo her eshte gjedur nje njeri i cili ka vrar gjin per hesp te huaj ,Qdo veprimtar te bashkimit kombetare e ka vrar Shqipetari i shitur tek i huaji.Tash mos te njehi me rend .Por do i ceki disa pak njerez qe jan vrar nga dora kuislinge shqipetare .Hasan Prishtinen e ka vrar shipatari,Is Boletinin e ka vrar shqipetari ,Azem Bejten e ka vrar Shqipetari ,Za Kosoven e ka vrar Shqipetari ,Xheladin Hanen e ka vrar Shqipetari dhe shum e shum emra emblematik komebetar qe kan punu per bashkim kombetar dhe sa her jan bashku reth ksaj ideje jan vra shqiptaret nga vet shqipetaret e degjueshme dhe kuislinget e vatanit te vet .Kta kuisling edhe sot shesion vatanin e vet dhe per hesap te dyjas e kan kadandisur popullin e vet ,po ndajn r falin troje e veta dhe po e coptoin e po e shisin token e Arberit .

  4. #3
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anëtarësuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Për: “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

    Po ku do bej hajer ndonjehere ky popull qe ka ndrru Fene?! Kjo eshte arsyeja numer nje qe nuk na do Europa. Madje, edhe shum kane bere per ne

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ura e Cekajve për postimin:

    dielli1 (20-09-2013)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

    Citim Postuar më parë nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    Po ku do bej hajer ndonjehere ky popull qe ka ndrru Fene?! Kjo eshte arsyeja numer nje qe nuk na do Europa. Madje, edhe shum kane bere per ne
    ...ketu ne kete shkrim,kemi vetem tre fjali.Porse kuptimi eshte plotesht i qart dhe i pranueshem...Kjo loje ka filluar te luhet qe ne fund shekullin tetembedhjete,dhe ne fillim shekullin nentembedhjete.Me te filluar perandorija osmane te shkundet dhe shkuklet nga ballkani,Shqiperine dhe"shqiptaret"i mori me vete.Te gjithe thane,keta jane turq(per popullin tone ishte fjala),mandej kancelari i atehershem Gjerman Bismark,duke ndjere dhembje per popullin tone tha se populli Arberor eshte shuar,dhe se kjo popullsi e mbetur eshte tanime turke....

  7. #5
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anëtarësuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Për: “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...ketu ne kete shkrim,kemi vetem tre fjali.Porse kuptimi eshte plotesht i qart dhe i pranueshem...Kjo loje ka filluar te luhet qe ne fund shekullin tetembedhjete,dhe ne fillim shekullin nentembedhjete.Me te filluar perandorija osmane te shkundet dhe shkuklet nga ballkani,Shqiperine dhe"shqiptaret"i mori me vete.Te gjithe thane,keta jane turq(per popullin tone ishte fjala),mandej kancelari i atehershem Gjerman Bismark,duke ndjere dhembje per popullin tone tha se populli Arberor eshte shuar,dhe se kjo popullsi e mbetur eshte tanime turke....
    Gjithmone jame dakord me komentet tuaja.

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: “Shqipëria e vogël është pengu i një loje të madhe diplomatike“

    Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….

    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.

    - Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?

    - Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…

    - E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •