Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

    KORCE- Voskopoja dhe trashëgimia kulturore që gjendet në të mbetet një nga vendet më të preferuara dhe të veçanta në Shqipëri.

    Në këtë fshat turistik ndodhen rreth 24 kisha të cilat janë ndërtuar prej shekullit të XVII ku afresket dhe ikonat ruhen me fanatizëm nga banorët dhe institucionet përkatëse.

    Edhe këtë sezon veror, fshati turistik i Voskopojës në rrethin e Korçës mesa duket do të vijojë të mbetet një nga pikat më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë turistë të shumtë ngjiten drejt Voskopojës, duke shijuar mbi të gjitha ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale të zonës.

    Të mahnitur nga bukuritë natyrore që ofron ky fshat , turistët nuk mund të lenë pa përmendur edhe gatimet tradicionale karakteristike të kësaj zone siç është lakrori në saç, mishi i pjekur , sallatat e fshatit, etj.

    Përshtypja e lënë nga bukuritë e rralla natyrore të Voskopojës e bëjnë që ajo të mbetet destinacioni më i preferuar dhe i frekuentuar nga të gjithë turistët që e pushtojnë atë në sezonin veror, por edhe në stinën e dimrit.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

    Emri:  voskopoja.jpg

Shikime: 2076

Madhësia:  89.9 KB

    Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës, mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ka qenë qendër e zhvilluar kulturore, është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Ajo shfaqet mes maleve të lartë, pyjeve dhe fushave të gjelbërta, mes aromës së pishave të kombinuar me atë të luleve, duke marrë formën e një panorame shumëngjyrëshe. Natyra është treguar tepër bujare me të, duke i falur gjithë këtë bukuri. Por, edhe dora e njeriu ka ditur të kujdeset mirë për të, me shpresën për t'ia kthyer sërish shkëlqimin e dikurshëm.

    Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metrash. Kjo është vetëm një nga kishat, pasi shumë të tjera do të mund t'i gjesh më pas. Dhe për t'u njohur më tej me historikun e saj, mjafton të bësh një ndalesë në qendër. Aty përveçse ke mundësi të njohësh Voskopojën, ke privilegjin më të madh për të parë punën e shumë njerëzve të mëdhenj, emrat e të cilëve janë të gdhendur mbi veprat që i kanë dhuruar këtij vendi përrallor.

    Kishat dhe manastiret e saj tentojnë të reflektojnë pak nga shkëlqimi i dikurshëm. Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin restauratorë, qofshin vjedhës. Çdo vit ato nuk i shpëtojnë babëzisë së njeriut që kërkon të pasurohet duke shitur pronën e këtij qytetërimi të hershëm. Aktualisht, në fshat kanë mbijetuar 8 kisha që nuk mund të konsiderohen aspak në gjendje të mirë. Këto objekte me vlera historike nuk i kanë shpëtuar as fatkeqësive të natyrës, motit të keq, lagështisë, shiut dhe dëborës që po i shkatërrojnë nga dita në ditë kulturën disa shekullore që ato mbartin mbi supe.

    Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor, por jo vetëm. Hoteli tek ish-Kampi me një vendndodhje mes pishash të shumta, është pagëzuar me emrin "Akademia". Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar.

    Voskopoja karakterizohet nga një mikpritje që të lë pa fjalë, por edhe amvisat janë të mrekullueshme. Me perimet e stinës mund të shijohen receta të shumëllojshme e plot shije. Nuk mund të largohesh nga Voskopoja pa provuar lakrorin me dy petë, mishin e pjekur apo petullat e fshira. Të shumtë janë ata që zgjedhin Voskopojën për të pushuar, për një fundjavë apo thjesht për të kaluar një ditë relaksi, larg zhurmës së qyteteve. Kjo është Voskopoja, një nga vendet që jo vetëm ka shërbyer si muzë për shkrimtarët, apo studiues e historianë me radhë, por ka qenë dhe vazhdon të jetë djepi i kulturës, si dhe nxitjes së turistëve. Kushte të mrekullueshme, çmime të lira, ushqim i përsosur, ajër i pastër gjithçka për një ndalesë që nuk do të harrohet lehtë.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

    Sa korcare jane ne emigracion? Mund te jene mbi 100 mije emigrante.
    Voskopoja do mbetet zone turistike per 12 muaj,e garantuar duke llogaritur
    numrin e larte te vete emigranteve korcare qe rikthehen ne Korce dhe shkojne
    ne Voskopoje.Shumica,rreth 80% e turistave jane korcare.Nje pakice e vogel
    mund te jene maqedonas,greke bullgare ,rumune etj.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës



    VOSKOPOJA - FSHATI TURISTIK NË KORÇË
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-11-2022 më 22:15

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës



    Voskopoja, ‘kryeqendra’ e turizmit në juglindje! - Vizitorët: Këtu gjen gjithçka, natyrë dhe histori

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

    Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit

    Vizitorët përjetojnë magjinë e festave në Voskopojë, ndërsa përmirësimi infrastrukturës dhe ruajtja e trashëgimisë mbeten shqetësime kryesore për banorët.

    Nga Gëzim Kabashi

    Emri:  Voskopoje-01.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  57.7 KB
    Voskopja e mbuluar nga bora: Foto: Gezim Kabashi

    Voskopoja, qyteza në juglindje të vendit, për festat e fundvitit ishte mbushur plot me vizitorë dhe turistë.

    Megjithëse banorët ishin përgatitur me kujdes, numri i lartë i të ardhurve i habiti edhe ata vetë.

    “Rrjetet sociale i kishim mbushur me njoftime për festat që organizohen në lokale dhe hotele, por më shumë u gëzuam nga prania e vizitorëve të rinj në moshë, pasi Voskopojën e konsiderojnë zakonisht si një vendpushim për të moshuarit,” tha për BIRN Anita Zguri, e cila menaxhon një dyqan suveniresh pranë qendrës.

    Gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vizitorët festuan sipas dëshirës në shtëpitë e banorëve apo në lokalet dhe hotelet e qytezës.

    “Janë të paktën 15 lokale që kanë hapur dyert edhe për natën e ndërrimit të viteve,” shton Anita, duke numëruar me kujdes emrat e tyre.

    Në lokalin që menaxhon Petrika Balliu, gjithçka është gati në orën 9.00, kur fillon festa. Një orkestër me një këngëtar shoqëron gjithë mbrëmjen, duke mbledhur në të njëjtën sallë turistë nga krahina të ndryshme të vendit.

    “Ne në Voskopojë kemi hequr dorë nga muzika me DJ,” thotë Petrika, i bindur se orkestra krijon një atmosferë më të ngrohtë.

    Engjëllushi ka ardhur për të festuar nga Durrësi së bashku me familjen dhe është i kënaqur që ka zgjedhur Voskopojën për pushime.

    Ai kënaqet kur sheh 80 fotot e aktorëve shqiptarë që kanë zënë vend në muret e sallës së madhe të hotelit. Po ashtu, e ka gëzuar lajmi se së shpejti do të shtohen edhe fotot e shkrimtarëve dhe kineastëve shqiptarë.

    Emri:  Voskopoje-kisha-e-Shen-Kollit-.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  79.4 KB
    Kisha e Shën Kollit, Voskopojë: Gezim Kabashi

    Lokali ndodhet në periferi të qytezës, por një pjesë e pjesëmarrësve nga hotelet dhe bujtinat kanë ardhur në këmbë.

    “Edhe një çift pushuesish që mbështeteshin në shkopinj druri preferuan të vijnë në këmbë,” shtoi Petrika Balliu, i cili nuk u ul asnjëherë, duke qenë gjithnjë në shërbim të njerëzve që festonin.

    Qendra e Voskopojës për herë të parë këtë vit ishte ndriçuar si për festë, por sipas banorëve, do të kishte qenë mirë të kishte edhe muzikë në rrugët e ndriçuara.

    Që prej 10 vjetësh, qyteza është kthyer në Njësi Administrative në Bashkinë e Korçës.

    “Statusi i bashkisë do të na jepte më shumë mundësi për investime publike, si dhe për shtrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve,” tha Anita Zguri.

    Sidoqoftë, voskopojarët nuk kanë qëndruar duarkryq. Në çdo kryqëzim rrugësh, këmbësorët gjejnë çezma publike nën harqet prej guri.

    “Në behar, të gjithë kënaqen me ujin e freskët, ndërsa tani bëjmë kujdes që tubat të mos ngrijnë natën, kur temperaturat bien nën zero,” tha për BIRN Sterjo Zguri, të cilin e gjejmë duke sistemuar drutë e prera me kujdes deri në majë të magazinës.

    Natën e Vitit të Ri, Sterjo u shqetësua kur ikën dritat. Megjithëse kishte dru, pushuesit mund të kishin mbetur pa ngrohje.

    “Fatmirësisht, erdhi operatori i fshatit dhe e gjeti defektin në kabinën elektrike,” u shpreh Sterjo.

    Në kishën e Shën Kollit, atë Thoma Samarai tha për BIRN se vizitorët nuk mungojnë as në fundvit, megjithëse afresket mbeten të papërfunduara.

    “Dy vjet më parë, Ministria e Kulturës dërgoi një restaurues, por ai punoi vetëm për disa javë. Kisha e Shën Kollit është monument kulture dhe ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në restaurim.”

    Disa vizitorë u ankuan se guida e caktuar nga Drejtoria e Kulturës i shërben vetëm grupeve të mëdha.

    Bar-kafja pranë godinës së pushtetit vendor hapi dyert në orën 6.00 të mëngjesit, dhe usta Kiço shërbeu kafet e para.

    Kur e pyesin për pistën e skive, fytyra e tij ndriçon:

    “Çdo vit në Voskopojë organizoheshin gara ski, dhe ne përfaqësonim ‘Skënderbeun’ e Korçës,” thotë Kiço Janko, i shpallur pesë herë kampion i vendit.

    Pastaj tregon vendin ku ndodhej pista e skive Kule. “Kishte edhe dy pista të tjera, por që nga viti 1990 nuk është ndërhyrë fare.”

    Emri:  Voskopoje-Sterjo-Zguri-06.jpg

Shikime: 88

Madhësia:  61.1 KB
    Sterjo Zguri, Voskopoje | Foto: Gezim Kabashi

    Turistët e huaj, kryesisht nga Spanja dhe Greqia, janë sistemuar në hotelet e qendrës së qytezës.

    Mesditën e 1 janarit, Voskopoja ishte mbushur plot me njerëz që shëtisnin në rrugët kryesore.

    Vendasit janë të kënaqur. Familja e Anës ka ndërtuar një treg pranë bujtinës dhe vizitorët kërkojnë të blejnë boronica të mbledhura në malet përreth.

    Më të lumtur duken ata që punojnë bashkë me fëmijët, si familja Nikolla, djali dhe vajza e së cilës nuk janë larguar nga Voskopoja.

    “Lum ai,” thotë Sterjo, i cili ka tre fëmijët e tij në Gjermani dhe Zvicër. “Bashkë me gruan urojmë që të rikthehen një ditë në Voskopojë.”

    BIRN

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •