-
Kush e beri skemen piramidave te vitit 97
Keshillohet qe gjat leximeve te gjata , te perdoret birre e fresket ose frape 
“Gazeta Shqiptare”, nėn titullin “Libėr i Ndaluar” botoi pjesė nga libri i autorėve James Pettifer dhe Miranda Vikckers, autorė tė dy librave pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Tė dy autorėt e mėsipėrm kanė botuar nė vitin 1997, librin me titull “Albania- from anarchy to a Balkan Identity”. Libri u botua nė shqip nė vitin 1998 nga shtėpia botuese “Toena” me pėrkthimin shumė tė mirė nga Xhevat Lloshi. Libri, tė cilit atėherė ju bė njė publicitet jo i pakėt megjithė pasaktėsitė dhe interpretimet jo korrekte nė disa raste, u shit shpejt. Autorėt rreken tė shpjegojnė gjithė proceset politike dhe shoqėrore nė Shqipėri nga vitet ‘90 deri nė zgjedhjet e majit ’96. Nė dhjetė faqet e fundit tė librit voluminoz, me titullin “Nė vend tė pasthėnies” autorėt merren me ngjarjet e vitit ’97, duke i parė nėn kėndvėshtrimin e tyre. Me sa duket libri i ri “The Albanian questions reshaping the Balkan”, ėshtė vazhdim i faqeve tė librit tė botuar nė vitin ’97.
Nė faqet e gazetės thuhet se libri do tė botohet pas 18 shkurtit, qė tė mos ndikojė nė zgjedhjet elektorale, sipas porosisė sė autorėve. Nga sa lexova nė tre numrat e gazetės nuk pashė materiale sekrete tė shėrbimeve tė huaja, aq mė shumė fakte e dokumenta tė reja. Materialet janė marrė nga shtypi i kohės dhe nga pandehma ose supozime tė vetė autorėve, ku konstatohen pa vėshtirėsi edhe tė pavėrteta dhe interpretime tė gabuara. Sidoqoftė, botimi i librit nė gazetė ėshtė njė publicitet jo i keq pėr autorėt. Nuk do shumė mendje gjithashtu tė kuptohet se libri i ka shėrbyer tashmė fushatės elektorale pavarėsisht se libri do tė botohet shqip pas 18 shkurtit.
Nė vitin ’97, nė pjesėn mė tė madhe tė ngjarjeve nė Vlorė, por edhe mė gjerė, kam qenė dėshmitar okular. Nė detyrat qė kam kryer atė kohė si Kryetar Bashkie dhe deputet, mė ėshtė dashur tė takojė shumė njeėrz nga presidenti Berisha, kryeministri Meksi, Kryeparlamentari, i ndjeri Pjetėr Arbnori, antarė tė “Forumit pėr Demokraci”, tė Komiteteve tė Shpėtimit Publik, tė opozitės sė atėhershme, gazetarė vendas e tė huaj dhe gjithfarė kusarėsh e kriminelėsh tė lloit Zan Caushi & co. Duke e quajtur detyrė qytetare kam shkruajtur dy libra pėr ato ngjarje, qė janė pritur me interes nga lexuesit shqiptar brenda dhe jashtė kufijve. Kam parė me sytė e mi se ē’ndodh kur shteti merr rrokullimėn, kur pozita nuk ėshtė e aftė tė drejtojė dhe opozita do me ēdo ēmim pushtetin, kur politikanėt hedhin pushkėn majėkrahu, pėr tė “ēliruar” Shqipėrinė, kur krimi merr rrugėt dhe kriminelėt e bandave mund tė tė vrasin thjesht se nuk ju pėlqen fytyra jote. Kam ndjekur me vėmendje shtypin e kohės, tė vendit dhe tė huaj dhe kam parė tė shkruhet e vėrteta, ashtu si dhe jo e vėrteta. Duke patur si qėllim tė shkruhet e vėrteta, po jap disa mendime rreth asaj, qė ėshtė botuar nė faqet e gazetės nė pritje tė botimit tė librit.
Kryengritja e Jugut, me partizanė antifashistė, kundėr Veriut e Berishės
Nga ajo qė lexon nė tre numrat e gazetės, tė krijohet pėrshtypja se nė vitin 1997 populli shqiptar i Jugut, i organizuar nė formacione luftarake model tė Luftės sė Dytė Botėrore, u ngrit nė njė kryengritje tė armatosur kundėr regjimit diktatorial tė Berishės. Ky ėshtė dhe konkluzioni pėrfundimtar. Nė gazetėn e datės 29 janar autorėt shprehen: “… Gjithsesi rėnia e shtetit nuk erdhi si pasojė e mafias apo krizės sė piramidave. Ndryshimi mes atyre qė mund ishin trazira nė disa qytete dhe njė kryengritjeje tė madhe, qė ēoi nė rrėzimin e qeverisė u shkaktua nga fakti se jugorėt qė e urrenin qeverinė, ishin tė aftė tė ndėrtonin njė model kryengritjeje partizan edhe respektoi figurat e liderve me njė edukatė tė stėrvitur ushtarake partizane dhe me aftėsi themelore ushtarake nė tė gjithė popullatėn e rritur. Kjo u shoqėrua me efektin ēlirues tė rrimarjes sė tė drejtės tė armėve, nė njė kulturė shqiptare ku mbajta e armėve kishte qenė me rėndėsi historike…”. Duke shpresuar nė njė pėrkthim serioz tė citimit tė mėsipėrm, ngelet qė autorėt e librit tė shpallin heronjė tė Shqipėrisė ata qė organizuan kryengritjen e armatosur tė Jugut, kundėr Veriut dhe tė bėjnė propozime pėr dekorimin e tyre. Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė autorė tė tillė me emėr, tė bėjnė interpretime utopike, jo tė vėrteta. Le tė shpresojmė qė nuk janė tė qėllimshme dhe tė vazhdojmė nė fletėt e pėrkthyera tė gazetės. Nė ’97 shteti ra, u gjunjėzua dhe u bė inegzistent nė disa zona tė Shqipėrisė sė Jugut, por kjo jo rezultat i njė lufte partizane, apo i luftės sė Veriut me Jugun. Tė tjerė faktorė tė brendshėm dhe tė jashtėm ndikuan, qė ndodhėn ngjarjet e vitit ‘97 me pasojat qė dihen tashmė.
Jo vetėm njė njeri, as veriorėt
Nuk mendoj se ėshtė njė pakujdesi, apo padituri e autorėve, trajtimi i revoltave tė vitit ’97 si njė luftė e Veriut kundėr Jugut, ku Veriu personifikohet nė figurėn “diktatoriale” tė Berishės dhe Jugu nė antifashistėt dhe luftėtarėt e luftės sė dytė botėrore.
Ngjarjet e vitit ’97, janė shumė komplekse, duke pėrfshirė edhe figurėn tepėr autoritare tė presidentit tė atėhershėm, dhe disa veprime tė pajustifikuara tė qeverisė. Ishin njė sėrė faktorėsh tė brendshėm e tė jashtėm, qė ēuan nė shpėrbėrjen e shtetit dhe armatosjen e popullsisė. Por nė gjithė ato ngjarje tė shikosh fajtor njė njeri tė vetėm, “Nacionalistin agresiv, diktatorin Sali Berisha dhe veriorėt e tij” nuk ėshtė as reale dhe as objektive.
Si njė organizim i ri ekonomik dhe politik, qeveria demokratike e ndėrtuar rishtas pas njė diktature 45 vjeēare, do tė paraqiste mjaft dobėsi, jo vetėm se drejtuesit e saj vinin gati tė gjithė nga shkollat komuniste, por edhe sepse nuk ishte e lehtė tė ndryshoje sjelljet e njerėzve, karshi shtetit tė ri kapitalist qė po ndėrtohej. Korrupsioni, padituria, autoritarizmi i lidershipit, varfėria proverbiale materiale e shpirtėrore, mungesa e plotė e eksperiencės nė ekonominė e tregut etj, do tė bėnte qė ecja e Shqipėrisė nė rrugėn e demokracisė tė ishte plot zig-zake dhe gabime, ndonjėherė foshnjarake, por me kosto shumė tė lartė.
Njė nga kėto gabime tė paqėllimshme, qė unė mendoj se ndodhėn nga padituria dhe indiferentizmi i qeveritarėve, por tė pafalshme e me kosto shumė tė lartė, ishte lejimi i firmave piramidale nė Shqipėri, mosmarrja e masave nė kohėn e duhur nga qeveria pėr tė parandaluar tė keqen, megjithė paralajmėrimin shumė tė vonuar tė FMN-sė nė tetor ’96, si dhe tė Ministrit tė Financave tė asaj kohe Ritvan Bode. Falimentimi i “Sudes” dhe mbyllja e “Gjallicės” tronditi besimin e huadhėnėsve. Tė mėsuar pėr 40 vjet me rradhė, qė ēdo problem edhe atė mė tė imtin, tua zgjidhte “Partia”, pa u menduar aspak se ato ishin mardhėnie midis personash e firmash private, huadhėnėsit ju vėrsulėn shtetit, duke e bėrė atė pėrgjegjės pėr gjithēka. Duke parė ngathtėsinė dhe paaftėsinė e qeverisė nė zgjidhjen e problemit, njerėzit dolėn nė rrugė fillimisht nė Vlorė, Lushnje dhe Tiranė. Qeveria pėrdori kėrbaēin e policisė, qė nuk mund tė godiste pėr njėmijė arsye turmat, tė cilat kėrkonin paratė, madje megjithė pėrqindjet. Mė 28 janar 1997 futet nė lojė “Forumi pėr Demokraci” njė pėrzierje partish dhe tė pavarurish dhe disa ditė mė vonė opozita e majtė. Nga fillimshkurti ’97, deri nė 29 qershor ’97, ditė kur fitoi opozita, nuk u zunė mė nė gojė paratė, por rrėzimi i Berishės dhe marrja e pushtetit nga tė majtėt me ēdo kusht. Kėtė fakt e vėnė nė dukje edhe autorėt e librit kur thonė “…Menjėherė PS tentoi tė merrte nė dorė situatėn dhe bėri thirrje pėr protesta kombėtare…”. Dhe mė tej:”…Lėvizja qė sinjalizoi njė shenjė ogurzezė pėr qeverinė, ishte kur mbėshtetėsit e qeverisė nė Jug tė vendit, filluan tė bashkoheshin me demonstruesit nė rrugė…”. Nuk pati bashkime tė tilla veē nė raste shumė sporadike. Sapo protestat filluan tė bėheshin tė organizuara nga opozita, antarėt e PD-sė shikoheshin si armiq dhe rėndom rriheshin, linēoheshin dhe jo rrallė asgjėsoheshin, si kundėrshtarė politikė, vlerėsim tipik enverist pėr armikun e klasės. Pėrmendja mė tepricė nė libėr me qindra herė e fjalėve “Berisha” e “Veriorė” me vend e pavend, nuk e fsheh dot tė vėrtetėn. Kryeministri i asaj kohe Aleksandėr Meksi e akuzoi opozitėn, se ajo po manipulonte turmėn, pėr tė ardhur nė pushtet me dhunė.
Presidenti, Qeveria e Meksit, Parlamenti, gjithė institucionet e varura dhe tė pavarura, duke i dhėnė pa mėdyshje dhe “pjesėn e majme” tė saj opozitės sė atėhershme, ka secili pjesėn e vet nė veprimet ose mosveprimet qė sollėn ditėt e turpit tė vitit ’97. Teprimet nė kėtė libėr nuk mendoj se janė bėrė nga padituria apo mungesa e fakteve.
Pushte i punėtorėve dhe fshatarėve apo Komitetet e Shpėtimit Publik
Nė libėr thuhet “…Nė jug linjat e PS-sė sė vjetėr dhe Sigurimit e pėrhapėn pushtetin nė rradhėt e punėtorėve dhe fshatarėve nė lokalitete tė reja, disa tė organizuara nėn kontrollin e komiteteve popullore… Kėto komitete nė pėrgjithėsi bazoheshin nė organizimet e PS-ve vendore tė cilat i panė ato si e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar demokracinė shqiptare…”.
Se ēfarė janė pushtetet e punėtorėve dhe fshatarėve apo sovjetėt, shqiptarėt e dinė mirė, por pse mallėngjehen kaq shumė autorėt nga njė dukuri e tillė, tre vjet para se tė hynte shekulli i 21!? Nuk mund tė shpėtohej demokracia sado e brishtė apo e ndėrtuar keq, nga ish-komunistėt dhe ish-Sigurimisat e Shtetit diktatorial tė Hoxhės. Me tė vėrtetė ēuditesh. Komunistėt dhe gjeneralėt e Enver Hoxhės nga Gozhita, Qilimi e deri te Aleks Andoni, organizuan rebelimin nė Jug, por ata nuk e patėn problem tė ngrenė flamurin grek nė Himarė, Delvinė e Sarandė. Marrja e pushtetit me dhunė, nė ēdo demokraci ėshtė e dėnueshme me ligj. Populli humbi paratė, bashkė me tė edhe toruan, por tė tjerė ustallarė e armatosėn, tė brendshmit, pra opozita, pėr tė marrė pushtetin dhe tė jashtmit pėr tė prurė njė qeveri protyre. Sulmi i armatosur i komandove greke nė postėn ushtarake tė Peshkėpisė dhe arrestimi i disa pjestarėve tė Omonias, qė mbanin armė dhe kryenin veprime nė kundėrshtim me ligjet shqiptare, i kishte ftohur mardhėniet e qeverisė shqiptare me atė greke. Por kjo do tė thoshte mė pak eksporte, mė pak investime greke, mė pak ekspasion dhe si rjedhim mė pak para tė firuara nga tregu u lirė dhe i pakontrolluar shqiptar. Pėr kėtė Greqia ishte e interesuar qė “Komitetet fshatare e puntore” tė binin njė qeveri progreke. Nuk ka ndodhur nė historitė moderne dhe post-moderne qė revolucionet fshatare dhe puntore tė bien demokracinė. Ato si rregull e ēojnė demokracinė shumė prapa dhe instalojnė pushtete tė korruptuara e tė dhunshme.
Pėr kėta njerėz qė do tė vendosnin pushtetin demokratik tė puntorėve dhe fshatarėve thuhet: “…Figurat eksmilitare qė ishin spastruar nga ushtria gjatė qeverisjes sė Berishės ishin shpesh tė dukshme si i ashtuquajturi gjeneral Gozhita nė Gjirokastėr. Kėta njerėz kishin lidhje direkte me traditėn e ushtrisė partizane qė datonte nga lufat e dytė botėrore….
Rebelimi po pėrhapej dhe nė pjesėt e tjera tė Jugut ashtu si kishin bėrė forcat antifashiste pas vitit 1943 dhe nėse nuk ndalonte kėrcėnonte seriozisht Tiranėn…”
Se ē’lidhje kishin traditat e lufės partizane me udhėheqsit e KSHP-ve nga Skėnder Sera, tek Gozhita e deri tek Zan Caushi, kėtė mund ta shpjegojė vetėm Miranda Vikersi me Xheims Petiferin. Por Tirana nuk ishte e pushtuar as nga fashistėt italianė e as nga nazistėt gjermanė, qė do tė ēlirohej nga luftėtarėt partizanė jugorė. Nė Tiranė vazhdonte tė qeveriste ndoshta edhe keq, njė qeveri e zgjedhur nė mėnyrė demokratike.
Por nė librin e botuar nė vitin ’98: “Shqipėria nga anarkia nė identitetin ballkanik” ata shprehen krejt ndryshe. Atje thonė: “…Forcat speciale u ēarmatosėn, u shpėrndanė armėt e marra nga kazermat e policisė dhe nisi kėshtu tė krijohej njė ushtri popullore sipas modelit klasik marksist… “ (Shqipėria, nga anarkia nė identitet ballkanik, faqe 311). Lufta e dytė botėrore u zhvillua kundėr nazizmit dhe nuk ishte aspak njė luftė e tipit m-l, qė zhvillohet nga proletariati pėr tė pėrmbysur borgjezinė. Ose njera ose tjetra. Autorėt nuk duhet tė harrojnė se ēfarė kanė shkruar pėr kėto ngjarje nė librin e parė tė tyre shtatė vjet mė parė.
Nė vitin ’97 nuk flitej pėr luftė civile dhe shqiptarėt tė djathtė apo tė majtė nuk mund tė binin nė njė situatė tė tillė, megjithėse ajo u nxit dhe u kėrkua nga qarqe tė caktuara antishqiptare brenda dhe jashtė vendit. Edhe politikanė tė majtė, qė i pėrkrahėn protestat, madje edhe armatosjen dhe krijimin e KSHP-ve, nė shumicė, ishin kundėr vėllavrasjes dhe luftės civile. Nėqoftėse kishte koka tė nxehta nė Shqipėri, qė ndoshta e kėrkonin njė pėrplasje tė armatosur midis forcave qeveritare dhe atyre opozitare, populli nuk ra nė atė kurth dhe marrėveshja e 9 Marsit 1997, qė autorėt e librit ēuditėrisht nuk e pėrmendin fare, tregoi se shqiptarėt ishin nė gjendje tė zgjidhnin problemet e tyre me bisedime nė tavolinė e jo me luftė vėllavrasėse.
Marrje pushteti me dhunė apo shpėtimi i demokracisė
Nė libėr shpjegohen shkaqet e lindjes sė Komiteteve tė Shpėtimit Publik dhe detyrat qė ata morėn pėrsipėr. Autorėt shprehen: “...Kėto komitete nė pėrgjithėsi bazoheshin nė organizimet e PS-ve vendore, tė cilat i panė ato si e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar demokracinė shqiptare kundėr rregullave militare apo vendosjen e diktaturės…”
Shumė qartė shprehet nė kėto rreshta detyra e KSHP-ve dhe drejtimi i tyre nga antarėt e PS-ve vendore. Por pak mė poshtė po aty, autorėt shprehen : “…Sekuencat ekzakte tė 2-3 marsit, ishin mė pak tė rėndėsishme sesa fakti qė tė dy palėt filluan luftėn pėr pushtet mbi themelet militare. ..” Ose njera ose tjetra. Ose lufta me mjete lufte, topa, mitraloza e kallashė, qė autorėt i cilėsojnė me hollėsi, bėhet pėr tė shpėtuar nga diktatura e Berishės ose bėhet pėr tė marrė pushtetin. Faktet treguan qė gjithė presioni me armė i KSHP- ve dhe kėrcėnimet pėr pushtimin e Tiranės nuk u bėnė pėr tė prurė demokracinė e vėrtetė. Ato u bėnė siē do e shohim mė poshtė pėr tė prurė kryengritėsit-komitetas-socialistė nė pushtet, sipas teorisė sė marrjes sė pushtetit mė dhunė dhe pėr tė vendosur njė qeveri progreke. Sa pėr demokracinė, shqiptarėt qė dinė, por edhe ata qė nuk dinė shkrim e kėndim e kanė kuptuar me kohė, qė ėshtė njė rrugė e gjatė, por qė nuk bėhet duke zėvėndėsuar qeveritė me luftė tė armatosur por me votė tė lirė.
Nė vitin’97 nė Shqipėri nuk pati luftė civile, as fetare.
Vihet re nė faqet e librit njė kėmbėngulje e madhe, qė ngjarjet e vitit ’97 tė trajtohen si njė luftė civile me ushtri nga dy palė, tė armatosura deri nė dhėmbė me armatime tė lehta dhe tė rėnda, me gjeneralė, kapterė dhe ushtarė, me front dhe prapavijė. Por jo vetėm kaq. Autorėt pėrpiqen me mjaft mjeshtėri, jo duke dalė fare hapur t’i japin kėsaj lufte karakter fetar tė Jugut ortodoks me veriun myslyman dhe katolik. Arrihet deri nė absurditete tė tilla duke futur nė “lojė” priftin katolik Rrok Mirdita, qė gjoja u paska bėrė thirrje italianėve pėr ndėrhyrje tė armatosur kundėr kryengritėsve. Ndėrkohė anashkalojnė ndėrhyrjet e fqinjit jugor. Ka fakte tė panumėrta tė ndėrhyrjes sė segmentėve ultranacionalistė grekė, duke pėrfshirė edhe mjaft priftėrinjė e politikanė, nė ato ngjarje. Kėtė nuk e mohojnė as autorėt e librit, por me kujdes mundohen tė venė shenjėn e barazisė midis mids ndėrhyrjeve italiane e ato greke.
Nė gazetat greke tė ’97-ės, shkruhej me ngazėllim se erdhi dita qė Vorio Epiri tė bashkohej mė dheun amė, Greqinė. Gazeta e revista tė tilla si “Katheimerini”, “Pondiqi”, “Avgi”, “Eleftero Tipos”, “Stohos” “Dimokratiko Logos”, “Elefteri Ora”, “To Vima”, “Ta Nea” dhe me dhjetėra kanale televizive lokalė e kombėtarė, deklaronin pėr beteja imagjinare qė po zhvilloheshin nė Shqipėrinė e Jugut dhe pėr gjeneralė me origjinė greke, qė po bashkojnė Epirin e Veriut me Greqinė ( pėr median greke, janar-qershor ’97 mund tė lexoni gjėrėsisht nė librin e autorit tė artikullit, me titull “Vrasės dhe Shpėtimtarė” ) Gazeta “Stohos” e datės 5 Mars 1997 shkruante: “…Oficerėt vorio-epirotė drejtojnė oficerėt e Kiēo Mustaqit ish-ministėr i mbrojtjes sė Shqipėrisė. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia nė Himarė dhe Tepelenė. Shtabi i andartėve tė Epirit tė Veriut bėn thirrje: Tani autonomi. Mos na tradhėtoni prapė...”
Duhet theksuar me kėtė rast se koka e kryengritėsve tė Jugut erdhi nga Greqia. Aleks Andoni, Arbėr Qilimi, Zan Caushi, Gramoz Ruēi, Luēiano, Kiēo Mustaqi, Albert Shyti e dhjetėra tė tjerė zbritėn nga Greqia dhe burgjet e Greqisė.
Po le tė kthehemi te e ashtuquajtura luftė civile e pėrshkruar nga autorėt e librit. Nė rreshta tė lodhshme shkruhet: “…Nė mėngjesin e 6 marsit tanke dhe transportues, filluan tė lėviznin dhe operacioni sigurisė filloi nė Jug tė vendit. 400 ushtarakė rrethuan Delvinėn. Mė 8 mars qeveria dėrgoi helikopterė me forcat speciale pėr tė ēarmatosur qytetin (Gjirokastėr), por shefi i policisė lokale drejtoi njė sulm nė rajonin e tij tė policisė dhe mė pas u hapėn depot dhe populli veēanėrisht tė rinjtė u armatosėn plotėsisht…” Hajde histori hajde! Po si ka mundėsi qė forcat speciale tė shkojnė tė ēarmatosin qytetin kur ky nuk ėshtė armatosur ende? Sepse vetė autorėt e librit thonė, qė mė pas u hapėn depot dhe populli u armatos. Ēudi e madhe apo zell i pakontrolluar? Autorėt e librit e dinė shumė mirė sesa helikopterė kishte nė dispozicion flota ajrore shqiptare dhe qė mė sė shumti ishin grumbull hekurishtesh sesa makina fluturuese luftarake. Nė Gjirokastėr shkoi vetėm njė helikopter me njė ekuipazh prej pesė vetash, qė pa zbritur nė tokė u rrethua nga njerėz tė armatosur, qė plagosėn pilotin Veli Pėrleka nė kėmbė me dy plumba. Mė poshtė autorėt marrin mundimin e madh tė pėrshkruajnė njė luftė tė zhvilluar midis palėve ku nuk mungojnė operacionet luftarake me pjesmarrjen e aeroplanėve, helikopterėve ushtarakė, tankeve, mortajave, armėve tė rėnda, antitankeve, mitrolozėve e kallashnikovėve. Pastaj si nė gazetat greke tė marsit ’97 jepet pushtimi apo ēlirimi i qyteteve (vini re! ) tė Jugut nga Veriorėt, kapja rob e “veriorėve”, etj etj. Nuk harrohet tė pėrmendet edhe xhamia e vetme nė jug “….. ajo e Kėlcyrės qė ishte njė qytet pro mysliman, pro PD-sė qė sapo ishte ndėrtuar me fondet e drejtuesit tė PD-sė Azem Hajdari, i cili do tė vdiste nė verė tė vitit 1998..”
Fjalėt pro mysliman dhe pro PD-sė pėr njė xhami nė Kėlcyrė, ku autorėt nuk harrojnė tė shkruajnė, se atje janė varrezat e ushtarėve grekė, tingėllojnė aspak objektive dhe antishqiptare. Ato qindra kisha ortodokse nė Jug qė mbinė si kėrpudhat pas shiut, janė ndėrtuar me paratė e kishės ortodokse greke, me qėllimin e mbrapshtė jo fetar, pėr helenizimin e atyre trevave.
Nė janar tė vitit 1997, pas rėnies sė firmave piramidale, populli doli nė protesta pėr tė kėrkuar paratė. Qeveria e papėrgatitur e trajtoi si njė krizė tė thjeshtė dhe mendoi se mund ta menaxhonte me anė tė forcės duke bėrė strucin, se ato ishin vetėm mardhėnie midis firmave private dhe individėve. Ngjarjet rrodhėn me shpejtėsi, por policėt dhe ushtarakėt e shtetit shqiptar nuk kishin moralin dhe nuk ishin tė motivuar qė tė pėrlesheshin me demonstruesit. Shumė prej tyre kishin humbur paratė nė firma. Nė asnjė rast ata nuk ishin tė armatosur dhe nuk shtinė kundėr turmave dhe as morėn urdhėr pėr tė qėlluar apo pėr tė vrarė protestuesit siē pretendohet nga autorėt e librit. Pėrkundrazi, nė mė tė shumtėn e rasteve policėt e paarmatosur u bėnė objekt i dhunės sė protestuesve dhe bandave tė armatosura. Vetėm nė Vlorė bandat e armatosura vranė 15 policė. Nė qytetet kryesore u sulmuan dhe ju vu zjarri njė pjese tė madhe tė institucioneve, duke pėrfshirė edhe biblioteka, muze, kopshte e shkolla, megjithėse atje nuk kishte para. Nė kėto kushte shteti nė Gjirokastėr, Vlorė, Delvinė, Sarandė, Pėrmet Tepelenė e gjetkė, pushoi sė ekzistuari. Komitetet e Shpėtimit morėn pėrsipėr tė qeverisnin, por e vetmja punė qė bėnė mirė ishte sigurimi nė shifra tė larta i fitores sė opozitės nė zgjedhjet e 29 qershorit Ashtu si do tė ndodhte nė ēdo shtet tė botės, kur qeveria bie, atje gėlojnė bandat e hajdutėve dhe kriminelėve. Jugu u bė shesh beteje pėr bandat e armatosura qė nė rivalitet midis tyre dhe jo rrallė nė bashkėpunim edhe me komitetet e shpėtimit, terrorizuan gjithė Jugun, duke grabitur, vjedhur e vrarė policė e kundėrshtarė. Atje nuk kishte palė dhe nuk ndodhi luftė civile midis Veriut dhe Jugut. Pati rėnie tė shtetit, pėrleshje bandash dhe Komitetet e opozitės qė morėn drejtimin e bashkive nė mėnyrė tė paligjshme pa arritur kurrė t’i drejtonin realisht.
Po ultranacionalistėt grekė?
Ishin mė tė interesuarit qė e keqja tė ndodhte. Duhet thėnė se qėndrimi i qeverisė greke nė deklaratat e saj, ishte mjaft i rezervuar dhe korrekt, por ajo nuk lėvizi as gishtin e vogėl tė dorės, pėr tė ndaluar ultranacionalistėt grekė dhe median tė ndihmonte rebelėt t’i vinin zjarrin Jugut tė Shqipėrisė, duke shpresuar nė njė aneksim tė Jugut, ose tė paktėn nė vendosjen e njė qeverie progreke qė edhe autorėt e librit e pohojnė mė se njė herė. Mjaft politikanė grekė, pa pėrfillur qeverinė shqiptare filluan “shėtitjet” pa vizė dhe takimet me krerėt e komiteteve tė shpėtimit dhe bandave tė ndryshme, si me Qilimin e Sarandės, Gjolekėn e Tepelenės, Gozhitėn e Gjirokastrės, apo Shytin e Vlorės. Kėto ecejake dhe tė tjera lėvizje bėn qė kryeministrja turke, Tansu Ēiller tė bėntė deklaratėn e famshme para medias dhe shtypit turk, mė 16 mars 1997: “…Turqia ėshtė e vendosur tė ruajė integritetin e Shqipėrisė dhe nuk mund tė qėndrojė pasive ndaj ngjarjeve qė kėrcėnojnė copėzimin e Shqipėrisė. Pėrkeqėsimi i situatės nė Shqipėri, ėshtė i palejueshėm dhe do tė ishte njė turp pėr Europėn. Nga ana e saj Turqia ėshtė e gatshme tė bėje gjithēka pėr stabilitetin e gjendjes nė Shqipėri…”
Duke i parė ngjarjet e vitit ’97 si njė luftė civile midis Veriut dhe Jugut tė Shqipėrisė, duke i ngarkuar tė gjitha gabimet e ngjarjeve tė atij viti njė njeriu tė vetėm me emrin “Berisha” dhe “veriorėve tė tij”, duke mos marrė parasysh gjithė ata faktorė tė brendshėm dhe tė jashtėm qė ndikuan nė shuarjen e pėrkohėshme tė shtetit shqiptar, autorėt e librit jo vetėm i largohen tė vėrtetės, por gabojnė rėndė.
Disa pasaktėsi qė ēojnė nė keqinerpretime
Po citojmė disa pasaktėsi me komente tė shkurtra sipas rėndėsisė.
“…SHIK-u i frikshėm nisi operacionet pėr arrestimin e liderve tė protestave dhe mė 31 janar njoftoi se kishte arrestuar 250 aktivistė opozitės…”
Asnjėherė nuk ėshtė dhėnė njė njoftim i tillė dhe autorėt nuk e thonė burimin, qė tė mund tė jenė tė besueshėm. Ka patur lista tė arrestuarish jo nga shik-u por nga policia, nė datat 29-30 dhe 31 janar 1997. Emrat janė tė personave, qė sulmuan dhe dogjėn bashkitė, prefekturat, shkollat, kopshtet etj. nė Lushnjė e Vlorė nė datat 24 dhe 26 janar. Disponohen kaseta tė filmuara dhe fakte tė tjera pėr kėto akte tė dhunshme. Nuk ėshtė fjala pėr demonstruesit nė rrugėt e qyteteve, por pėr zjarrvėnės tė institucioneve tė shtetit. Nė cilin vend tė botės do tė ndodhte ndryshe kur zjarrėvėnėsit e institucioneve shtetėrore, qofshin edhe tė opozitės tė liheshin tė lirė? Numri 250 natyrisht ėshtė i zmadhuar ose njė dėshirė e autorėve.
“…Nė qytetin verior tė Shkodrės rreth 40 mijė demonstrues morėn rrugėt kundėr Berishės. Kryebashkiaku Hamdi Ura…”
Nuk ka pasur asnjėherė 40 mijė demonstrues nė shkurt apo mars tė vitit ‘97 qė tė marshojnė kundėr Berishės apo Partisė Demokratike nė Shkodėr. Sa pėr kryebashkiakun e Shkodrės ėshtė matematikisht e sigurt, qė quhej Bahri Boriēi. Mezi mblodhi dy autobuza me shkodranė nė 28 shkurt tė vitit 1997 dhe i pruri nė Vlorė, ditėn qė u krye sulmi mbi godinėn e shik-t nė Vlorė.
“…Hapja e zjarrit solli pėr pasojė vrasjen e dy personave. 10 shkurt, Vlorė…”
Mė 10 shkurt Vlora u gdhi e rrethuar nga forca tė shumta policore tė ardhura nga Tirana, tė vendosura kryesisht gjatė bulevardit Vlorė-Skelė dhe nė kryqėzime. Ishte njė veprim i nxituar dhe jo i menduar nga ana e e Qeverisė Demokratike. Nuk ishte ajo zgjidhja pėr tė ndaluar protestat. Shumė vlonjatė, duke pėrfshirė edhe protestues, tė revoltuar nga ky “shtetrrethim” i papritur u pėrleshėn me ato forca duke i rrahur paq. Nė raste tė veēanta, ju hoqėn uniformat dhe i dogjėn nė mėnyrė demonstrative. Por duhet thėnė qė tė gjithė forcat policore tė ardhura nga Tirana, ishin tė paisura me shkop gome dhe pjesėrisht me mburoja plastike dhe skafandra. Nuk u qėllua me armė kundėr njerzve tė revoltuar. U vra nga ana e protestueve Artur Rustemi me armė zjarri, por qė kurrė nuk u zbulua nga kush u godit dhe pėr ēfarė arsye.
“…Media kishte hedhur dyshime se Xhon Mejxhėr dhe ministri Dagllas Hurd dhe antarė tė tjerė tė qeverisė kishin marrė dhurata nga presidenti Berisha gjatė njė vizite nė Londėr, tė cilat ishin vjedhur nga muzeumet shtetėrore shqiptare…”
Nga titujt e gazetės pritej tė dilnin tė dhėna nga CIA pėr kėtė akuzė, por aty kishte vetėm pandehma.
Autorėt e librit pėrdorin shpesh njė gjuhė tė tillė hamendjesh si: Ishin hedhur dyshime, U hapėn fjalė, Thuhej se ishte i korruptuar, etj etj. Nė njė studim serioz qė ka tė bėjė me ngjarje, data e persona tė lartė tė politikės, nuk flitet me hamendje e me supozime. Ose i ka vjedhur ose nuk i ka vjedhur nė muze, ose ishin tė shtrenjta ose ishin tė lira. Kėto lloj supozimesh qė e lėnė lexuesin tė mendojė ēfarė tė dojė pėrbėjnė shpifje ose dezinformim. Ka njė sqarim tė plotė nė median e kohės, pėr kėtė problem nga njerėzit qė u akuzuan.
“…Nėn njė zhvillim kėrcėnues nė 3 mars, nė Vlorė turmat morėn arsenalet e armėve tė ushtrisė dhe filluan tė formojnė ushtri lokale. Skena ishte krijuar tani pėr njė konflikt Veri-Jug…”
Si e dinin dhe mbi ē’baza arsyetojnė autorėt qė armėt u morėn pėr tė sulmuar Veriun dhe kujt i hynte nė punė ky konflikt? Mė poshtė nuk jepet asnjė fakt apo arsye qė armatosja u bė pėr tė sulmuar Veriun. Aq shpesh i pėrmendin autorėt e librit fjalėt Veri-Jug, veriorė e jugorė, sa tė duket sikur papushim tė qėllojnė me njė ēomangė tė madhe nė kokė, pėr tė tė dėmtuar se s’bėn, diku nė njė cep, sado tė vogėl tė trurit. Tė krijohet pėrshtypja sikur Shqipėriza jonė, ka nė pėrbėrje dy raca tė ndryshme njėrėzish, njera nė Veri, qė ngjason sipas tyre me Berishėn: agresivė, tė dhunshėm, tė lidhur me sėrbin dhe tjetra nė Jug, ku autorėt megjithėse nuk shprehen haptazi, janė mė tė zgjuar, mė racionalė, pak komunistė por gjithsesi me shumicė greqishtfolės. Mė keq nuk ka ku shkon.
Duke lexuar e rilexuar ato qė janė shkruar nė libėr e janė pėrcjellė tė pėrkthyera nė “Gazetėn Shqiptare”, me gjithė ato informacione, dezinformacione, pandehma e supozime pėr shqiptarėt, pėr shėrbimet e huaja, pėr shtetet e huaja, veēanėrisht Amerikėn, Italinė e Greqinė, duket sikur fatet e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve janė tė paracaktuara. Politikanėt e Shqipėrisė janė tė detyruar tė ndjekin politika pro “ikx” ose “ypsilon” shteti me hir apo me pahir me ryshfet apo me kėrcėnim me kulaē apo me kėrbaē. Pastaj ē’tė mbetet pėr Shqipėrinė e dashur, qė pėr 15 vjet po endet sa andej kėndej nė kėrkim tė Perėndimit, qė herė afrohet e herė largohet pa pyetur pėr dėshirat e vetė shqiptarėve.
Sipas jush kush ishin ata qe organizuan 97
Futni ndonje koment allashqiptarshe , se cdo kush ka iden dhe njohurin e vet te atyre viteve
-
-
Anglezėt Pettifer dhe Vickers prekin ngjarjet mė tė nxehta tė Shqipėrisė
“Ēėshtja shqiptare - riformėsimi i Ballkanit” ėshtė libri mė i ri i hedhur nė treg nga dy autorė anglezė mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė, ku nė syrin e tyre shihet fati ynė pėrgjatė kėtyre 10 viteve tė fundit. James Pettifer dhe Miranda Vickers janė dy autorėt, tė cilėt sjellin nė shqip nėpėrmjet shtėpisė botuese “Bota shqiptare” njė vėllim tė tillė, i cili nė qendėr tė tij analizon ngjarjet mė tė nxehta tė kėtyre viteve tė fundit. Nė pėrvjetorin e ngjarjeve tė dhunshme tė pranverės sė vitit 1997, kohė kjo kur shqiptarėt e dėshpėruar nga falimentimi i firmave piramidale tė fajdeve rebeluan nė mėnyrė tė dhunshme, vjen historia shqiptare e fokusuar nė njė libėr tė vetėm.
Njė botim i cili ėshtė bėrė i mundur nga dy historianė bashkėkohorė anglezė, James Pettifer dhe Miranda Vickers, "Ēėshtja shqiptare - riformėsimi i Ballkanit" mban titullin libri i cili pritet tė publikohet kėto ditė. Ky libėr ėshtė vazhdim i librit tė mėparshėm tė po tė njėjtėve autorė "Shqipėria - nga anarkia te njė identitet ballkanik", i cili ėshtė pėrkthyer dhe botuar dhjetė vjet mė parė nė Shqipėri.
Ngjarjet e librit “Ēėshtja Shqiptare” nisin mė 1997-n dhe vazhdojnė deri nė ditėt tona, ku nė epiqendėr tė tij janė tri konfliktet e armatosura, ai i vitit 1997 nė Shqipėri, ai i vitit 1999 nė Kosovė dhe ai i vitit 2001 nė Maqedoni.
Mė 1997-n, Shqipėria, qė deri atėherė ishte njė vend pak i njohur dhe i izoluar nė Ballkan, shpėrtheu nė njė kryengritje tė armatosur, qė ishte e para nė kontinentin europian qė nga vitet 1920, duke e ēuar vendin nė prag tė luftės civile. Ndėrsa dhuna u pėrhap nė fillim nė Kosovė, mandej nė Serbinė Jugperėndimore dhe sė fundi nė Maqedoni, ēėshtja shqiptare gjithnjė e mė tepėr u vu nė epiqendėr tė politikės botėrore.
Nė kėtė vepėr tė re madhore tė historisė bashkėkohore, dy personalitetet e shquar dhe tė njohur ndėrkombėtarisht sqarojnė vendin e Shqipėrisė nė Ballkan, njė rajon i cili ka qenė i detyruar tė pėrballej njėherėsh me realitetet e botės postkomuniste dhe me kėrcėnimin e projektit tė “Serbisė sė Madhe” tė Sllobodan Millosheviēit.
Autorėt argumentojnė se shqiptarėt janė pėrfshirė nė procesin e vetemancipimit kombėtar: Ringritja e ekonomisė sė tregut tė lirė dhe heqja e kontrollit tė kufijve komunistė kanė gjallėruar lidhjet e hershme kulturore dhe ekonomike midis shqiptarėve dhe gjithė rajonit.
E ardhmja e shqiptarėve nė Ballkan ėshtė sot pėr sot ēėshtja mė e ngutshme. Autorėt theksojnė se Perėndimi duhet t'i kushtojė njė vėmendje tė madhe kėtij kombi tė shpėrfillur pėr njė kohė tė gjatė qė ai tė bėhet njė partner europian. Pėr mė tepėr, autorėt pohojnė se mostrajtimi si duhet i ēėshtjes shqiptare mund ta fusė krejt rajonin nė njė konflikt tė armatosur.
Nė libėr pohohet fakti se shqiptarėt janė kombi me popullsinė mė tė re dhe me rritjen mė tė shpejtė nė Europė, ndėrsa theksohet se Shqipėria zotėron njė pozitė kyēe strategjike nė rajon. Kėshtu qė, shumė ēėshtje mė tė gjera gjeopolitike janė tė lidhura me Ēėshtjen Kombėtare Shqiptare.
Ndaj dhe duke paraqitur me qartėsi dhe autoritet ngjarjet qė ēuan nė luftėn e Kosovės, libri i Miranda Vickers-it dhe James Pettifer-it e trajton gjerėsisht Ēėshtjen Shqiptare nė kontekst ballkanik, europian dhe mė gjerė.
Libri ėshtė botuar nė anglisht vetėm pak kohė mė parė nė Londėr dhe Nju-Jork nga Shtėpia Botuese I.B. Tauris, ku duhet theksuar se menjėherė tėrhoqi vėmendjen dhe pati njė interesim tė jashtėzakonshėm pėr tė nė qarqet mediatike dhe tė lexuesve.
Nė gazetėn "The Times" tė Londrės, studiuesi Tom Winnfrith shkroi me kėtė rast ndėr tė tjera se "Autorėt e kėtij libri duhen pėrgėzuar pėr objektivitetin me tė cilin kanė paraqitur historinė shqiptare tė dhjetė viteve tė fundit".
Legjenda e qėndresės kosovare, Adem Demaēi, i ka bėrė njė vlerėsim mjaft pozitiv librit tė dy autorėve anglezė, i cili shoqėron botimin shqip nėn titullin "Njė libėr shumė i mirė". Ndėr tė tjera Demaēi shkruan: "Nė kėtė vepėr shihen, si rrallėkund tjetėr, aktorė qė ndėrrojnė ngjyrat e veta, rolet e veta, pozicionet e veta, mendimet e qėndrimet e veta, ndėrrojnė programet e veta politike, grinden midis tyre dhe prapė pajtohen, vetėm e vetėm pėr tė qėndruar mbi siparfaqen politike dhe pėr tė ruajtur, shpeshherė, interesat personale duke harruar nė mėnyrė tragjike interesin e pėrgjithshėm kombėtar e njerėzor. Pėrkundėr vėshtirėsive tė shumta, zoti Petifer dhe zonja Vikers ia dolėn qė tė nxirrnin njė vepėr me minimumin e tė metave dhe tė pasaktėsive". Le tė shpresojmė se lexuesi shqiptar do ta mirėpresė kėtė vepėr tė re tė dy autorėve anglezė tė njohur nė botėn shqipare me njė sėrė librash.
Paralelisht me pėrgatitjen pėr botimin e librit nė gjuhėn angleze ėshtė punuar dhe pėr pėrkthimin e tij nė gjuhėn shqipe nga Xhevdet Shehu. Kėshtu, libri ishte gati prej disa javėsh, por nė marrėveshje me autorėt, u ra dakord qė ai tė mos hidhej nė qarkullim gjatė fushatės zgjedhore, pėr tė mos ndikuar nė tė. Pėr kėtė arsye vepra “Ēėshtja shqiptare” fitoi nė njė farė mėnyre statusin e njė “libri tė ndaluar”. Sjellja nė gjuhėn shqipe e kėsaj vepre ėshtė fryt i bashkėpunimit tė Shtėpisė Botuese "BOTA SHQPTARE" nė Tiranė dhe Edicionit "Libri" nė Nju-Jork.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 30-08-2010 mė 11:50
Revolution 1848
-
-
Drejtuesit "vip" tė firmave piramidale lirohen nga gjykata 
10 August 2007
Emri i tyre nuk ka figuruar nė listėn e tė burgosurve qė do tė pėrfitonin amnisti nė janar tė kėtij viti, nė kėtė mėnyrė "rrugėn" drejtė lirisė e kanė marrė vetė. Pėr shtatėmujorin e parė pranė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė janė regjistruar 56 kėrkesa pėr tė pėrfituar nga amnistia e 13 janarit, e miratuar nga Parlamenti shqiptar nė fillim tė kėtij viti.
Nuk e kanė parė veten nė listėn e 405 tė dėnuarve qė u liruan dhe nė kėtė mėnyrė u detyruan t'i drejtohen organit gjykues pėr tė fituar lirinė qė, sipas tyre, i plotėsonin tė gjitha kushtet pėr t'u lėnė tė tillė.
"Vip"-at qė u liruan nga amnistia
Ndėr kėta emra qė kanė dalė nga qelit me vendim gjykate figurojnė dhe drejtuesit "vip" tė firmave piramidale si ēifti Shemsie dhe Gani Kadria, Ylli Kambo, drejtuesi i firmės piramidale "Kambo Marshall". Njė emėr tjetėr qė ka lidhje me firmat piramidale i akuzuar pėr mashtrim, ėshtė edhe djali i Rrapush Xhaferrit, Asllan Xhaferri. Xhaferri ėshtė dėnuar nė vitin 2001 pėr veprėn penale tė mashtrimit tė kryer nė vitin 1995 -1996 me 8 vjet heqje lirie. Mbėshtetur nė pikėn njė tė nenit njė dhe tre tė ligjit Nr 9678, dt.13.01.2007 pėr dhėnie amnistie tė gjithė kėta persona kanė paraqitur kėrkesat e tyre pėr tė pėrfituar nga kjo amnisti, pasi kanė plotėsuar kėrkesat e pėrfitimit.
Kėrkesat
Nė mos me tė parėn, me herėn e dytė kanė dalė nga qelitė e burgut ku kanė kaluar vite tė tėra. Pas kėtyre lirimeve nė gjykatėn e Tiranės njė sėrė personash qė mendonin se duhet ta kishin emrin nė atė listė e kėrkuar kėtė tė drejtė nė gjykatė, dhe njė pjesė e mirė e tyre e fituan lirinė. Pranė sekretarisė sė gjykatės sė Tiranės janė paraqitur gjithsej 56 kėrkesa pėr amnisti, tashmė pjesa mė e madhe e tyre, kanė fituar statusin tė lirė. Ndėr kėta emra janė edhe ish-bosėt e firmave piramidale si, Shemsie Kadria, Asllan Xhaferri, Gani Kadria, Ylli Kambo. Emrat tė tjerė tė akuzuar pėr vepra tė rėnda penale kanė kėrkuar tė pėrfitojnė gjithashtu nga ky ligj, por duke mos i plotėsuar kėrkesat, ato janė rrezuar nga gjykata. Njė tjetėr emėr i akuzuar pėr trafik ndėrkombtar droge, Sokol Koēiu ka bėrė kėrkesėn pėr tė pėrfituar nga amnistia njė muaj mė parė. Ēėshtja e tij ėshtė ende nė proces gjyqėsor, nė muajt e ardhshėm pritet vendimi dhe pėr tė.
Ligji/Kush amnistohen
Amnistohen personat e dėnuar me burgim deri nė 2 vjet, gjithashtu personat e dėnuar me gjobė, si dhe personat e dėnuar me burgim ose me dėnime tė lehta, tė cilėve u kanė mbetur pa vuajtur nga ky dėnim deri nė 2 vjet. Amnistohen tė dėnuarat femra qė, mė datėn 31 dhjetor 2006 kanė qenė baras ose mbi moshėn 55 vjeē dhe meshkujt qė kanė qenė baras ose mbi moshėn 65 vjeē. Pėrfitojnė nga ky ligj tė dėnuarit me burgim, tė cilėt nė kohėn e kryerjes sė veprės penale kanė qenė baras ose nėn moshėn 18 vjeē, me pėrjashtim tė atyre qė janė dėnuar pėr veprat penale tė parashikuara nė nenet 77, 78, 79 e 101 tė Kodit Penal.
Personat qe kerkojne amnisti
1.Ruzhdie Dalipi Fituar
2.Gege Gjoka Pushuar
3.Franci Risto Fituar
4.Ylli Kambo Rrėzuar
5.Asllan Xhaferri Fituar
6.Nazif Tulja Rrezuar
7.Valbona Qejvani Fituar
8.Ardian Bregasi Pushuar
9.Artur Tare Fituar
10.Hasije Rexhepi Fituar
11.Arjan Sina Pushuar
12.Martin Kuke Fituar
13.Gilmano Dani Pushuar
14.Adriatik Kroi Pranuar
15.Xhafer Elezi Rrėzuar
16.Durim Bedri Pranuar
17.Aleko Gjoka Fituar
18.Saimir Krosi Fituar
19.Hashim Mema Fituar
20.Bilbil Shyti Fituar
21.Shemsie Kadria Fituar
22.Sabri Xhediku Fitaur
23.Filip Geci Pranuar
24.Ilir Kodra Pranuar
25.Bledar Mahmutaj Fituar
26.Erand Geci Fituar
27.Besnik Allamani Pranuar
28.Altin Nexhipi Fituar
29.Met Metallari Fituar
30.Elvis Miri Fituar
31.Blerim Alija Fituar
32.Gege Gjoka Pranuar
33.Saimir Krosi Fituar
34.Aleko Gjoka Pranuar
35.Fatjon Tahiri Pranuar
36.Mustafa Shtufi Fituar
37.Durim Bedri Fituar
38.Altin Mehmeti Pranuar
39.Gani Kadria Fituar
40.Bashkim Bashukaj Pranuar
41.Halil Hadollari Pranaur
42.Bilbil Morina Rrėzuar
43.Gazmend Lipe Fituar
44.Gazmir Karoshi Pranuar
45.Hasan Mile Fituar
46.Martin Kuke Fituar
47.Nazif Tulja Pranuar
48.Saimir Krosi Rrėzuar
49.Mentor Hoxha Pranuar
50.Roland Fejzullari Pranuar
51.Sabri Xhediku Pranuar
52.Ilir Kodra Rrėzuar
53.Altin Mehmeti Pranuar
54.Ardian Bregasi Pranuar
55.Emiljano Shullazi Rrėzuar
56.Gazmir Karoshi Pranuar
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 30-08-2010 mė 11:46
Revolution 1848
-
-
gazeta GSH eshte prej vitesh ne vijen e pare te frontit edvino rucist qe perpiqet me te gjitha menyrat me te felliqura per permbysjen me dhune te votes se lire te shqiptareve.
Pra per rrezimin me dhune te qeverise Berisha qe ka dale nga vota e shumices.
Eshte pra e kuptushme pse kjo gazete kto dite para fillimit te kryengritjes qe ne histori do quhet "shtatori i 2010-tes".. luan me kto tema e kto analiza.. mbi 97 ten.
u dalt per hundesh ki revolucion ketyre bollinove te edvin ruco-komorres.
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kush e beri skemen piramidave te vitit 97
Do ti pergjigjem pyetjes se pare shkurtimisht.Eshte e bazuar ne njohuri qe kam per shkak se nje pjese e familjes time ka qene e perfshire pjeserisht.
Fondi monetar nderkombetar ka paralajmeru ar e kercenuar qeverine shqiptare per riicklimin e miiliardave te disa personazheve nderkombetar.
Dy personazhet kryesore Kane qene liideri i palesines Arafat i cili dhe e ka kercenuar presidentin e asaj kohe.
Personaggi tj per te cilin kam dhe me shume informazione por qe muk mund ta zgjas shume eshte Salvatore lo Piccolo anetar i shoqerose cosa nostra . Takimet jjane bere ne rogner ne zyren e kushuririt te pare te presidentit dhe Salvatore lo Piccolo
Perflitet per shuma te tipit 400/500 milione euro me valuten e sotme.
Njoh realisht format piramidale qe ne pamje te pare ishin shume me te voglia se gjallica vefa cenaj kamberi etj etj
Kta zoterinj sillnin anije me grure gjasme per shitje ne sasira qe mund te hante dhe Grecia Jo vetem.ne.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt