Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Fshati Qelbësirë, si u shtuan beqarët nga emri fyes

    Fshati Qelbësirë, si u shtuan beqarët nga emri fyes

    37 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit, Speciale e Premte, 23 Gusht, 2013 | 07:24 am

    Fshati Gur i Bardhë dikur i quajtur “Qelbësirë”
    Historia e 70 viteve më parë në Urën Vajgurore. Letra e vitit 1945 e pleqësisë për të ndërruar emrin e fshatit, në ‘53 u quajt Guri i Bardhë.

    Djemtë nuk po gjenin dot nuse, por edhe vajzat po u mbeteshin në derë. Shkaku i vetëm ishte emri degradues që mbante fshati – Qelbësirë. Me këtë shqetësim, që në vitin 1945 pleqësia iu drejtuan organeve të pushtetit popullor dhe të Partisë: “Duam të ndërrojmë emrin Qelbësirë”. Që nga ajo kohë kanë kaluar gati 70 vjet dhe banorët e Gurit të Bardhë të Bashkisë Ura Vajgurore, një pjesë e madhe e ardhur vitet e fundit, nuk e dinë historinë e fshatit të tyre. Por ka ende gjallë protagonistë të kësaj nisme, si për shembull 95-vjeçari Vangjel Larushi, ish-kryetar i Këshillit Ekzekutiv të fshatit. I moshuari e ruan edhe sot të freskët në kujtesë mbledhjen e famshme që u zhvillua për heqjen e emrit të fshatit Qelbësirë, me argumentin e vetëm se po i linte djemtë dhe vajzat pa martuar. “Në vitin 1945 u zgjodha sekretar i Këshillit Popullor të fshatit. Vendosëm që nga Qelbësirë, fshatit t’ia vëmë emrin Goricë. Nuk u pranua. Kërkuam përsëri e përsëri që të hiqej ky emër i rëndë, derisa u vendos Guri i Bardhë”, kujton i moshuari vendali. Ndërrimi i emrit ndodhi në vitin 1953, ku doli edhe në gazetë zyrtarisht…

    SOT NË “QELBËSIRË”
    Në këto ditë të nxehta vere, futemi në lagjen “Guri i Bardhë” në Urën Vajgurore. Syri menjëherë të shquan re të mëdha tymi që qëndrojnë si kapele mbi çatitë e shtëpive. Janë minierat e gurit që gati po e zhveshin të gjithë kodrën, në anën e djathtë. Ky mesa duket është shkaku se pse “Qelbësira” sot quhet “Guri i Bardhë”. Kamionët ndjekin njëri-tjetrin dhe pluhuri që lënë pas mbulon muret rrethuese të shtëpive, si dhe pemët anës rrugës. Një e moshuar me fshesë në dorë shan dhe bërtet pas çdo kamioni: “Ju marrtë dreqi, ju marrtë, se na vdiqët me këtë tymin dhe zhurmën që në mëngjes”. “Nuk na latë rehat, që s’na latë”,- mallkon një e moshuar tjetër ngjitur me të parën, me shami të zezë në kokë, teksa mbyll portën jeshile, si për të frenuar tymin që po hynte në oborrin e saj. Kur hyjmë në fshat, një duhmë ere e padurueshme na kujton origjinën e emrit të vendosur më shumë se 120 vite më parë! Qelbësirë! Por, nëse emri sot është zëvendësuar dhe gati-gati harruar, era e keqe e ujit të llixhave është akoma aty. Duhma e erës të bllokon frymëmarrjen, sa më afër burimit. Naumka Mafiqi është 71 vjeçe. Ajo është nga fisi i Mafiqëve, një ndër fiset e para vllehë të Qelbësirës. Shtëpia e saj ndodhet pak metra nga uji që mban erë të rëndë, po familja e saj është mësuar dhe nuk u bën përshtypje. Gjyshe Naumka na tregon se kur ishte 17 vjeçe u martua me burrin nga fshati Qelbësirë. Ajo e mori burrin me dashuri, por kur ai i tha se nga ishte, nëne Naumkës ç’nuk i shkoi në mendje për këtë fshat. “Kur më tha që jam nga Qelbësira, thashë me vete: Ç’të jetë vallë ky fshat? Prindërit nuk donin të më jepnin, po unë e doja. Kur erdha këtu, ç’të shihja… Siç kishte emrin, ashtu ishte vërtet. Erë e keqe, vend i qelbur, papastërti e varfëri në kulm”, tregon nëne Naumka, duke rregulluar herë pas here flokët thinjoshe. Për të shkuar deri te llixha, vijnë pas nesh edhe nipi i saj 9-vjeçar, Dhimitri dhe Naumka e vogël, mbesa e saj. “Teta”, – më thotë Dhimitri, – “ky uji vërtet vjen erë e keqe, por sa herë që mbushemi me puçrra, mami na lanë me këtë ujë dhe puçrrat na ikin si me magji”. Vogëlushi mezi pret të vijë mirë vera, që të lahet në këto anë.

    TRI LLIXHAT
    Banorët thonë se ky ujë me erë të keqe ka efekte shëruese, sidomos për kurimin e veshkave. Janë tri burime ujore afër lumit, të cilat përmbajnë sulfur me erë të rëndë. Kur ky fshat në vitet 1900 ishte i ligjëruar dhe i njohur me jo më shumë se 10 shtëpi, banorët e parë të cilët ishin vllehë, të ardhur nga Ujaniku i Skraparit, e përdornin ujin për të pirë. Me këtë ujë kryheshin edhe ritualet e para të shenjtërimit pagan dhe kristian. Në majë të kodrës ishte kisha. Vendësit tregojnë se prifti i fshatit e përdorte ujin e llixhës si ujë të bekuar. Ndërsa gjyshe Naumka kujton një tjetër ritual: “Dikur vjehrrat për nuset e reja që nuk ngelnin dot shtatzënë u thoshin që të laheshin me këtë ujë që të bëheshin nëna”. Ky ujë me erë nuk dihet nga buron, por është i pastër si ari dhe i ftohtë. Banorëve të sotëm as që u shkon ndër mend ta pinë, vetëm fanatikët e vjetër që thonë se këta të sotmit nuk ia dinë vlerën këtij uji, shkojnë dhe e mbushin ndonjë shishe. Në këtë fshat gjen shumë pak vendalinj si nënë Naumka. Pothuajse të gjithë janë të ardhur nga fshatrat përreth. Edhe nga Tepelena takon shumë në këtë zonë. Shumë pak prej tyre mund të të ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth origjinës së emrit të këtij fshati, që sot është gati i harruar.

    URA BIZANTINE
    Jo vetëm llixhat me ujë shërues, por edhe urat janë karakteristike për këtë zonë. Në tokën e plakës Naumkë, disa hapa më lart llixhës, ndodhen dy harqe të urës së Konizbaltës, në anën e majtë të lumit Osum. Kjo urë mund të jetë ndërtuar para 1700-s, që nga koha bizantine. Ajo lidhte fshatin Qelbësirë me pjesën tjetër të qytetit. Të moshuarit tregojnë si legjendë se 83 luftëtarë trima nga Vlora dhe Skrapari e ruanin këtë urë, por ajo u prish pas viteve 1850 nga ushtria turke. Ndërsa sot harqet e urës përdoren për të mbajtur lëpushkat e misrit për bagëtitë e nëne Naumkës. “Këtu poshtë urës fle dhe Xhoni”, – shton rrëmbyeshëm Dhimitri i vogël për qenin e tij, i vetmi “luftëtar” i mbetur. Llixha e tretë dhe e fundit ndodhet jo shumë larg nga dy të parat. Për të është treguar më shumë kujdes. Është e rrethuar me gurë të bardhë dhe e pastruar nga kallamet e shkurret. Shpeshherë kjo llixhë përdoret më shumë për të pirë ujë, se dy të tjerat. Por, era vijon të jetë njësoj kudo, e rëndë, shumë e rëndë…

    IRENA PATRIKU
    http://www.panorama.com.al/2013/08/2...nga-emri-fyes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Fshati Qelbësirë, si u shtuan beqarët nga emri fyes

    po merret burri prej Qelbesires? boh, qelbesire do jete dhe ai.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Fshati Qelbësirë, si u shtuan beqarët nga emri fyes

    Aty kuterbon ere nga llixhat edhe sot,vetem emri ka ndryshuar dhe
    vazhdon te jete ambjent me ere te keqe dhe tym mbi shtepi,rruge pa asphalt me
    pluhura.
    Pse jetojne fshataret aty dhe nuk ikin.
    Ai vend duhet te behet ban per te jetuar nga Ministria e Ambjentit.
    Banoret duhet te ikin fare prej andej dhe duhet bere ndonje plan per te eleminuar eren,duke mbuluar zonat
    e llixhave dhe filtruar ererat.
    Nqs ai vend nuk behet ban per te jetuar atehere shteti duhet te nderhyje te asfaltoje rruget dhe
    te dale me program per te eleminuar eren komplet nga llixhat.Per makinat e minierave duhet tu behet rruge e vecante qe
    te kalojne larg shtepive.Kush e krijon tymin e zi mbi shtepi?Nqs krijohet nga
    minierat atehere duhet ndertuar impiant qe te thithe dhe eleminoje komplet
    tymrat mos ti leje ato te dalin jashte.
    Aty jetojne edhe femije te vegjel dhe eshte krim te lihet ashtu.
    Pse keto nuk ankohen ne Ministrine e ambjentit ne Tirane?
    Te jetosh aty era te ngjitet ne rroba ne floke tmerr.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 25-08-2013 më 23:10
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Fshati Qelbësirë, si u shtuan beqarët nga emri fyes

    Kam pat nje njeriun tim qe ka jetuar ne Ure Vajgurore, por hera e pare qe e degjoj kete emer. Gjithashtu, Kemi pat nje goce ne konvikt nga Guri i Bardhe. Ne mos gaboj eshte lagja matane lumit. Ka marr emrin nga gurorja. Per llixhat s'kisha degjuar me pare. Bohh cfare emri paska pat!
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Fshati Qelbësirë, si u shtuan beqarët nga emri fyes

    Ka mundesi qe llixhat te jene me ngarkese te larte ne
    sulfit hidrogjeni(H2S),qe ka ere shume te keqe ,si veze e prishur,
    Ose mund te shkaktohet nga bakterie ne uje te llixhave,bakterie te quajtura Tiobaacteria te gjinise Tio bacilius qe shkaktojne eren e keqe te squfurit.
    Ne llixha mund te kete ngarkese te larte bakteriesh manushaqe squfurore(purple sulfur bacterie) dhe keto bakterie prodhojne squfur.
    Bakteria squfurike nuk eshte e demshme,por gazi sulfit hidrogjenit ne ajer ne doza te larta eshte toksik dhe me shume rrezik per shendetin.
    Ministria e shqendetsise duhet te dergoje njerez ti bejne analiza ujit dhe analiza ajrit pasi mund te kete shume perqendrim te larte te H2S.
    Duhen bombarduar puset ujrat natyrale ne siperfaqe te tokes me klor
    Klori vret mikrobe/bakterie squfurore ne uje.Nqs kjo behet ne doza te larta klori mund te asgjesoje komplet bakteriet squfurore.
    Nqs nga analizat e ujit permbajtja e squfurit eshte dme pak se1 mg/liter perqendrim, atehere duhet futur ne uje filter karboni qe neutralizon bakteriet squfurore.Filtrat duhet te kontrollohen qe te mos tej ngopen me squfur dhe duhen nderruar me filtra te reja
    Opsion tjeter,Nqs perqendrimi i squfurit eshte mbi 1 mg/liter deri 6 mg/liter duhen perdorur filtra oksidues manganezi(manganese greensand) per te thithur squfurin dhe eleminuar ate.Te dyja keto filtra eleminojne ,zhdukin eren e keqe.
    Per ngarkesa mbi 6mg/liter te squfurit ne uje duhen instaluar sisteme filtrash oksidues qe perbehen nga pompa qe injektojne ne uje klor i cili ndryshon hidrogjen sulfitin ne sulfur te thjeshte,sulfuri i thjeshte kapet nga filtrat e futur ne uje dhe largohet nga uji me heqjen dhe pastrimin e filtrit.
    Tepricat ne klor mund te largohen nga uji duke perdorur filtra karboni.
    Era e keqe squfurore besohet te krijohet edhe nga dekompozimi I materialeve organike si bimesi vegjetacion ne kalbezim dhe ky material organic bie ne kontakt me material gurore ne uje krijon sulfit hidrogjeni si pasoje e reaksioneve komplekse kimike.Keto gure nen uje te ngopur me squfur popullohen nga koloni bakteriesh qe ushqehen dhe prodhojne squfur
    qe jane bakteriet manushaqe squfurike te ujit qe krijojne gaz squfurik H2S,gaz I qelbur qe del nga uji ne ajer.
    Era e keqe krijohet edhe nga pellgje uji i ndenjur nga renia e shirave.Keto pellgje uji ne kushte pislliku krijiojne ere shume te rende dhe popullohen edhe me mushkonja dhe duhet te sterilizohen me mbytje me KLOR.,pluhur I bardhe me simbolin kimik Cl.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-08-2013 më 00:03
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •