Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Question Ish shefi i SHIKU-t Bashkim Gaizidede nuk din akoma se kush e vuri ate krye te SHISH

    Rrefimet e ish-kreut te SHIK: Lidhjet e mia me Berishėn, dosjet, terrorizmi, piramidat dhe akuzat ndaj pasardhėsit tė tij

    Gazidede: Klosi ka vrarė 2 kryetarė

    "Nuk kam gisht nė rrėmbimin e Remzi Hoxhės, as takuar Arkanin dhe as kemi trafikuar armė"



    Pėr herė tė parė, Bashkim Gazidede, drejtuesi pėr disa vjet i Shėrbimit Sekret Shqiptar, i kthyer pak javė mė parė nė Shqipėri, qė pas largimit nė vitin 1997, rrėfehet pėr lidhjet e tij mė Berishėn, pjesėmarrjen nė njė organizatė tė intelektualėve myslimanė, emėrimin nė krye tė Shėrbimit Informativ Kombėtar, asgjėsimin e dosjeve, zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, deri te akuzat ndaj tij. Ndėrsa ka lėshuar akuza tė ashpra ndaj pasaardhėsit tė tij nė detyrėn e kreut tė SHIK, Fatos Klosi, "i cili ka vrarė dy kryetarė shėrbimi", Gazidede ka mohuar qė institucioni i drejtuar prej tij tė ketė gisht nė rrėmbimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, zhdukja e tė cilit ėshtė kthyer nė rend tė parė ditėt e fundit.

    Zoti Gazidede, intervista juaj sot do tė jetė njė lloj profili, duke filluar qė nga viti 1991 dhe duke u pėrqendruar kryesisht nė ato pika qė kanė qenė jo vetėm tė mistershme, por shpeshherė edhe akuza ndaj jush ose ndaj institucionit qė ju keni drejtuar gjatė viteve 1992-‘97. Por, po e nis pikėrisht me atė profil. Cili ka qenė angazhimi juaj pėrpara vitit 1991 kur ju u zgjodhėt deputet i Partisė Demokratike nė Peshkopi?

    Unė kam mbaruar pėr mėsues matematike nė Shkodėr nė vitin 1976. Kam shkuar nė shkollė tė lartė pas njė katėrvjeēari ndėrprerjeje, siē ndodhte shpesh nė atė kohė. Kam mbaruar me rezultate shumė tė mira. Kam punuar mėsues nė disa fshatra tė Peshkopisė. Mbas njėfarė periudhe, arrita tė rregulloj plotėsimin e provimeve pranė UT nė degėn e Matematikės dhe nė kėtė periudhė mė morėn pedagog nė Fakultetin e Shkencave, nė katedrėn e Matematikės. Qė nga viti 1984 kam punuar nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės deri nė vitin 1992, kur u bėra deputet i PD-sė dhe mė vonė shef i shėrbimeve sekrete.

    Ē‘lidhje kishit ju me Partinė Demokratike?

    Unė vij nga njė familje qė nuk e ka dashur komunizmin asnjėherė. Jam rritur nė njė ambient familjar ku komunizmi ėshtė kritikuar vazhdimisht. Nuk mendoj se ėshtė mė tepėr merita ime, por merita e traditės familjare. Unė kam pasur shokė dhe miq, me tė cilėt gjithmonė kam folur pėr problemet qė unė mendoja se nuk ishin tė drejta nė atė kohė. Kėshtu qė nga 1991 nuk ishte gjė e jashtėzakonshme pėr mua. Unė dhe nė fakultet, nė atė kohė, kam pasur shokė dhe miq me tė cilėt bisedoja. Krijimi i PD-sė pėr mua ishte njė gjė qė nuk mė linte tė mendoja e nė cilėn anė do tė jem. Dhe, nėse unė kandidova pėr PD-nė nė 1991 nė Peshkopi, edhe pse e dija qė nuk fitohej, unė do t‘u bėja shėrbim atyre patriotėve tė mi nga Peshkopia. Tė paktėn, ata qė mė njihnin ta kuptonin se nė cilėn anė isha. Ky ishte qėllimi im nė atė kohė. Pastaj ata menduan tė mė kandidojnė sėrish nė ‘92 dhe ndoshta jashtė dėshirės time, kandidova sėrish nė vitin 1992 dhe u zgjodha deputet.

    Zoti Gazidede, si ndodhi qė u vutė ju nė krye tė SHIK-ut, nė maj 1992?

    Unė nuk kam pasur asnjė lidhje personale me zotin Berisha nė atė kohė, kur ai ishte President. Nuk e kisha takuar asnjėherė. Unė dhe sot e kėsaj dite nuk e di saktėsisht se kush mė ka propozuar pranė tij. Sigurisht qė do t‘i kishin folur fjalė tė mira.

    Nuk u bėtė kurioz tė dinit se kush ju propozoi tė ishit nė krye tė SHIK-ut?

    E kam pyetur dhe zotin Berisha dhe nuk mė ka treguar asnjėherė.

    Po si ju bė propozimi?

    Unė nuk e di se si u bė propozimi.

    Si ju bė juve propozimi?

    Mua mė thirri zoti Berisha njė ditė tė shtunė dhe mė tha se kishte menduar tė mė emėrojė shef tė SHIK-ut. Unė nuk pranova. Rezistova tė them tė drejtėn, sepse mendoja se ishte njė punė e vėshtirė pėr mua.

    Pse mendonit se ishte e vėshtirė?

    Kisha disa arsye qė e kundėrshtoja. Nė radhė tė parė, unė karrierėn time e mendoja shkencore dhe jo politike. Nė radhė tė dytė, kisha fėmijė tė vegjėl dhe mendoja se kishin nevojė pėr kujdesin tim, pasi ime shoqe ishte e vetme mund tė mos e pėrballonte rritjen e tyre. Kisha arsye shėndetėsore etj. Zoti Berisha mė bindi, nėse mund tė them, duke mė thėnė se nėse ai nuk do tė pranonte tė ishte President, disa tė tjerė s‘do pranonin tė ishin kryeministra apo ministra, nė qoftė se dhe unė s‘do pranoja tė isha shef i SHIK-ut, d.m.th. ishte kot qė u pėrfshimė nė lėvizjen demokratike dhe i binte t‘ua linim pushtetin komunistėve.

    Dhe ju vendosėt tė pranonit drejtimin e Shėrbimit Informativ. Po, a ishit ju zoti Gazidede nė atė kohė njė ndėr njerėzit besnikė tė Presidentit Berisha?

    Unė nuk e di se ēfarė besimi kishte ai tek unė, sepse ai nuk mė njihte fare. Ai mund tė kishte dėgjuar pėr mua ato qė ishin folur, por unė besoj se zoti Berisha, tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij i ka zgjedhur, duke menduar se janė njerėz qė e bėjnė njė punė tė caktuar. Kjo nuk mund tė krahasohet me atė qė erdhi pas meje nė Shėrbimin Informativ Kombėtar. Zoti Meidani qė e zgjodhi zotin Klosi si shef tė SHIK-ut, e zgjodhi duke u nisur nga shoqėria shumė e ngushtė qė ata kishin gjatė punės nė Shkencat e Natyrės. Kėtė e di, sepse kam qenė dhe unė atje.

    Ju keni qenė kolegė me zotin Meidani dhe zotin Klosi?

    Po, nė njė fakultet kemi punuar. Zoti Meidani, pėr shumė kohė ka qenė dhe dekan i Fakultetit, ku unė kam qenė pedagog.

    Zoti Gazidede, doja t‘ju bėja njė pyetje qė ėshtė pėrfolur shumė nė fillim tė viteve ‘90, kur ju erdhėt nė krye tė SHIK-ut. Nė atė kohė ju keni qenė njė anėtar i Shoqatės sė Intelektualėve Islamikė, nėse s‘gaboj. Tė paktėn kėshtu ėshtė thėnė nga shtypi. A ka ndikuar ky fakt nė emėrimin tuaj nė krye tė SHIK-ut?

    Nė radhė tė parė, dua t‘ju shpjegoj se ēfarė ishte kjo shoqatė. Unė kisha disa miq qė kishin njohuri tė pėrgjithshme pėr fenė myslimane, ashtu siē mendojnė se kisha dhe unė. Mund tė pėrmend Bardhyl Ficon, mund tė pėrmend ndjesė pastė doktor Shefqet Ndroqin, mund tė pėrmend kunatin e Rexhep Meidanit, Doktor Bylykun. Sė bashku me ta, me iniciativėn e Bardhyl Ficos krijuam njė shoqatė tė tė ashtuquajturve intelektualė myslimanė. Kjo ka qenė diku nė prag tė zgjedhjeve tė ‘92. Qėllimi i kėsaj shoqate ishte tė mos tė lėmė tė gjykojnė pėr fenė myslimane, nė atė kohė, mė vjen keq qė e shpreh kėtė fjalė, injorantėt. Nė kuptimin qė ishin njerėz tė pashkolluar, ishin njerėz qė edhe fenė nuk e njihnin tamam. Ndėrsa fetė e tjera kishin kuadro tė pėrgatitur, tė shkolluar, myslimanėt nuk kishin dhe aq. Kjo ishte ideja themelore. Unė pastaj e pashė veten nė njė mbledhje, tė parė dhe tė fundit qė ėshtė bėrė nė kėtė lloj shoqate, i zgjedhur kryetar prej tyre. Zgjedhja u bė pas njė debati qė u bė pėr pėrfshirjen e fesė nė politikė, nė atė periudhė. U hodhėn zėra qė feja nuk duhet tė pėrzihej nė politikė dhe kjo ėshtė normale. Por, ideja ime ishte nė atė kohė se feja nuk mund tė ishte indiferente ndaj komunizmit, i cili ka qenė armiku mė i egėr ndaj fesė. Flas tė paktėn pėr nė Shqipėri. Dhe mbase njė prononcim i tillė mė vuri nė krye tė asaj shoqate. Por, deklaroj se ishte mbledhja e parė dhe e fundit qė kam mbajtur.

    A kishte lidhje mes faktit qė ju u zgjodhėt nė krye tė kėsaj? Absolutisht jo, asnjė lloj lidhje. Madje, zoti Berisha dhe mjaft tė tjerė, as mund ta dinin se ekzistonte njė shoqatė e tillė.

    Zoti Gazidede, nė momentin qė ju morėt nė dorė ēelėsat e zyrės mė misterioze tė shtetit shqiptar, ose mund tė themi se ishit trashėgimtar i Sigurimit tė Shtetit, ēfarė dinit pėr atė zyrė?

    Nuk dija pothuajse asgjė. Kisha njė farė antipatie pėr Sigurimin e Shtetit nė pėrgjithėsi. Gjatė gjithė kohės, nuk kam pasur kontakte dhe shoqėri me asnjė punonjės tė Sigurimit tė Shtetit. Pėr ēudinė time nuk mė ėshtė afruar ndonjėherė, nė ndonjė rast, asnjė prej tyre dhe kėshtu qė nuk kam pasur ndonjė ide. Por, duke dėgjuar pėr bėmat e Sigurimit, sigurisht qė kisha njė lloj antipatie.

    Cila ishte trashėgimia e sigurimit qė ju gjetėt atje?

    Atje gjeta njė personel qė ishte, mund tė them 100% i Sigurimit tė Shtetit. E ashtuquajtura reformė qė ėshtė bėrė nė ‘91 kishte nxjerrė vetėm njė pjesė rezervė tė kėtij personeli prej 200 vetash, tė cilėt ishin nė tė njėjtėn listė organike qė kishin qenė, vetėm se nuk kishin tė drejtė tė vinin nė zyrė, por e merrnin rrogėn, kryetari pėr kryetar, shefi pėr shef, inspektori pėr inspektor, por duke qėndruar nė shtėpi ose duke bėrė ēfarė t‘i thoshte partia.

    Nė momentin qė ju morėt nė dorė Shėrbimin Informativ Kombėtar, qė do tė thotė se ishin trashėgimtari i parė i drejtpėrdrejtė i Sigurimit tė Shtetit, a konstatuat se nė vitin 1991-1992, siē pretendonte dhe pasardhėsi juaj Fatos Klosi, kishte asgjėsuar dosjet e informatorėve dhe dosjet e tij?

    Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Ne u ndeshėm pėrballė njė fakti qė njė pjesė e konsiderueshme dosjesh, mund tė them njė shifėr tė pėrafėrt, rreth 10 mijė dosje, qenė asgjėsuar nė atė periudhė nga Ministria e Brendshme, dhe pėr sa kohė ishte dhe Sigurimi brenda Ministrisė sė Brendshme, me firmėn e zotit Gramoz Ruēi. Nė kėtė shifėr pėrfshihet dhe njė pjesė e konsiderueshme dosjesh qė ishin djegur nga Irakli Koēollari, nė atė kohė shef i SHIK-ut.

    A jeni i saktė nė kėtė shifėr? Se ju thatė qė ishin eliminuar 10 mijė dosje, ndėrkohė qė zoti Klosi tha me shifra tė pėrafėrta se Sigurimi i Shtetit gjatė gjithė kohės ka pasur jo mė shumė se 5 mijė dosje?

    Kjo ėshtė krejtėsisht e pasaktė.

    Pėrse ėshtė e pasaktė?

    Ėshtė e pasaktė, sepse do tė thotė qė Sigurimi i Shtetit gjatė njė periudhė rreth 40-vjeēare ka pasur mbi 120 mijė informatorė.

    A jeni i saktė?

    Mund tė gaboj me 5 mijė.

    Pra, mbi 100 mijė informatorėā€¦

    Pra, mbi 120 mijė informatorė dhe, gjykuar se ēdo informator tė kishte njė dosje do tė mendonim se kishte rreth 120 mijė dosje. Por duhet pasur parasysh, sepse mjaft raste asgjėsoheshin dhe pas njė periudhe. Ishin dosje qė, pasi mbaronte aktiviteti i informatorit, kishin afat ruajtjeje 10 vjet - 20 vjet deri nė 25 vjet. Pas kėsaj periudhe asgjėsoheshin. Quhej proces normal asgjėsimi. Duke pasur parasysh kėtė proces, mendoj se nė kohėn kur unė kam qenė drejtues nė SHIK, duke hequr dosjet qė ishin asgjėsuar, ka pasur mbi 40 mijė dosje tė Sigurimit tė Shtetit.

    Ēfarė dosjesh kishte asgjėsuar Sigurimi i Shtetit?

    Shiko, ata pretendonin se kishin asgjėsuar dosjet pėr agjitacion e propagandė dhe pėr tentativė arratisje. Por, asgjėsimi ishte selektiv dhe i qėllimshėm, pėr tė humbur gjurmėt e veprimtarisė qė kishin bėrė organet e Sigurimit tė Shtetit. Ata pretendonin se meqenėse agjitacioni dhe propaganda u hoq si figurė krimi, siē e quanin ata dhe tentativa pėr arratisje u hoq nga ‘tradhti ndaj atdheut‘, ata kishin tė drejtė tė asgjėsojnė kėto lloj dosjesh qė ishin bėrė nė kėto dy ‘figura krimi‘. Sigurisht qė njė gjė e tillė ishte e paligjshme, sepse ato ishin pjesė e historisė sė popullit shqiptar gjatė periudhės sė komunizmit. Nėse kėto vėrtet u hoqėn nga figura krimi, siē i quajtėn, ato mund tė arkivoheshin. Ato nuk duhet tė ishin mė veprimtari nė funksion, tani e mbrapa, por jo tė asgjėsoheshin. Asgjėsimin e kanė bėrė nė kundėrshtim tė plotė mė ligjet e asaj kohe. Me ligjet qė ata vetė kishin vendosur, me rregullat dhe rregulloret qė vetė kishin vendosur. Pėr kėtė arsye, unė kam dėrguar pėr ndjekje penale zotin Koēollari dhe disa tė tjerė. Zoti Koēollari, pėr asgjėsim tė paligjshėm dokumentacioni u dėnua me 6 vjet burg, pastaj ai ka dalė nė 1997 dhe unė nuk di mė tej.

    Zoti Gazidede, ju thatė se ishte bėrė njė asgjėsim selektiv i dosjeve. Domethėnė kjo qė ishin asgjėsuar dhe dosje personash tė rėndėsishėm politikė?

    Unė mendoj se po.

    Keni ndonjė fakt nė kėtė drejtim?

    Nuk kam ndėrmend tė pėrmend fakte, por ka fakte sa tė duash pėr kėtė gjė.

    Ēdo me thėnė ka fakte?

    Po, ka fakte. Shiko, nė qoftė se ti ke dy bashkėpunėtorė, por le tė themi se tė dy janė tė pėrfshirė nė politikė, qė do tė thotė se kanė qenė bashkėpunėtorė nė tė njėjtin drejtim. Nė qoftė se njėri ka qenė pėr agjitacion dhe propagandė dhe ti ia ke dokumentacionin, ia bėn dhe publik. Ndėrsa tjetrit ia fshihnin dokumentacionin, ia fsheh, ia djeg, ia zhduk. I lė ndoshta vetėm ndonjė kartelė. Ky ėshtė asgjėsim selektiv.

    Nė kohėn qė ju keni marrė nė dorė SHIK-un, a ka pasur dosje tė personave tė rėndėsishėm politikė tė viteve 1992-1997?

    Ka pasur. Jo shumė, por ka pasur.

    Persona tė rėndėsishėm?

    Nuk dua tė komentoj nė kėtė drejtim. Unė mund t‘ju them diēka tjetėr nė kėtė aspekt. Zoti Klosi, nė njė intervistė qė ka bėrė me juve ėshtė shprehur se SHIK-u, nėn drejtimin tim, ka bėrė disa asgjėsime selektive, jo me regjistrat, jo me ku di unė ē‘kishte ai ndėrmend tė thoshte. Unė ju garantoj se nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė. Nuk kam asgjėsuar asnjė lloj dokumenti gjatė periudhės qė kam drejtuar Shėrbimin Informativ Kombėtar. Madje, dhe dokumentet qė janė asgjėsuar, janė djegur bashkė me djegien e degėve tė SHIK-ut, nuk kanė sjellė ndonjė pasojė, sepse i gjithė dokumentacioni nė kohėn tonė ka qenė i dubluar. Dokumentacioni qė ka ekzistuar nėpėr degėt e rretheve kishte njė kopje nė qendėr. Pėrveē kėsaj, dua t‘ju them se marrja nė dorėzim e dokumentacionit nga sigurimi nė kohėn qė kam ardhur unė ėshtė bėrė me procesverbal, regjistėr pėr regjistėr dhe fletė pėr fletė. Tė gjithė rreshtat qė ata kanė fshirė nėpėr regjistra, me bojė tė bardhė apo tė zezė, nė njė mėnyrė apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr janė tė dokumentuara nė procesverbalet e marra nė dorėzim nga unė.

    Pse janė fshirė?

    Kėtė e dinė ata. Njerėz qė nuk deshėn t‘i kishim ne nė dorė qė kanė qenė njerėz tė Sigurimit tė Shtetit., kanė qenė spiunė tė sigurimit etj.

    Zoti Gazidede, ju thatė qė njė pjesė e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit janė eliminuar nė vitet 1990-1992, por ndėrkohė po thoni se njė regjistėr vazhdon tė ekzistojė me emrat e bashkėpunėtorėve. Kjo do tė thotė qė nėse sot dikush tenton tė mėsojė emrat e bashkėpunėtorėve, kėtė mund ta bėjė?

    Mund ta bėjė.

    Edhe nė qoftė se dosja ėshtė e djegur?

    Edhe nė qoftė se dosja ėshtė e djegur kjo gjė bėhet. Sigurisht, kėtu pėrgjegjėsia ėshtė tjetėr kund. Nuk mund tė gjykosh pėr shkallėn e implikimit tė secilit bashkėpunėtor. Aty mund tė kesh njė bashkėpunėtor qė nuk ka dhėnė asnjė tė dhėnė. Pra, mund tė ketė pranuar tė bashkėpunojė me sigurimin, por s‘ka dhėnė asnjė tė dhėnė qė mund tė dėmtojė njė tė tretė. Mund tė jetė njė tjetėr qė ka ēuar nė burg disa persona.

    Ish-ministri i Brendshėm, Luan Rama, ėshtė shprehur dy ditė mė parė se dosjet e Sigurimit tė Shtetit edhe nėse janė asgjėsuar ekzistojnė tė fotografuara nė mikrofilma. Ėshtė e vėrtetė kjo?

    Kjo ėshtė e vėrtetė, por unė kam pasur dyshime qė nė atė kohė qė njė pjesė e mikrofilmave, nė mos tė gjithė, janė fshehur.

    Ju vetė keni disponuar mikrofilma nė vitin 1992 kur keni ardhur nė krye tė SHIK-ut?

    Po, nė disa raste kam parė mikrofilma pėr dosje tė veēanta.

    Keni parė pėr dosje tė veēanta, por a ekzistonin pėr tė gjitha dosjet?

    Pėr dosjet e asgjėsuara thuhej qė ishin asgjėsuar dhe mikrofilmat. Duke pasur parasysh qė mikrofilmat nuk zinin volum fare, unė dyshoj se nuk janė asgjėsuar, por janė fshehur.

    Kush mendon t‘i ketė fshehur?

    Unė mendoj pėr Gramoz Ruēin dhe pasardhėsin e tij nė Sigurimin e Shtetit, Irakli Koēollarin.

    Ju dyshoni se Gramoz Ruēi dhe Irakli Koēollari mund tė kenė mikrofilmat e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, tė asgjėsuara?

    Sigurisht qė dyshoj, por dua tė shtoj se ky ėshtė thjesht dyshim.

    Meqenėse iu referuam intervistės sė zotit Klosi tė dy javėve mė parė nė emisionin "Opinion", ku ai ėshtė shprehur se ka dyshime qė dosjet e kundėrzbulimeve tė Shėrbimit Shqiptar me UDB-nė ishin nė dorė tė UDB-sėā€¦

    Unė nuk e di se nga i ka nxjerrė kėto konkluzione zoti Klosi. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė duhet tė kenė ndodhur nė kohėn e zotit Klosi, sepse nė kohėn time nuk kanė ndodhur dhe pėr kėtė jam i sigurt. Nėse do tė isha nė dijeninė e Klosin dhe do tė kishte ndodhur kjo qė thotė zoti Klosi, unė do ta kisha ēuar pėr ndjekje penale, pa asnjė lloj hezitimi.

    Kur keni qenė nė krye tė SHIK-ut, a keni pasur dosje tė Kundėrzbulimit tė UDB-sė?

    Sigurisht, dhe janė ruajtur me fanatizėm dhe ėshtė bėrė ajo qė nuk ishte bėrė pėr njė kohė tė gjatė, janė ruajtur nė ambiente me kondicionerė sipas tė gjithė rregullave tė arkivave, rregullave bashkėkohore bėhet fjalė, me qėllim qė ai dokumentacion tė ishte nė ruajtje tė pėrhershme.

    Dua t‘ju bėj njė pyetje tė drejtpėrdrejtė dhe dua njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė nga ana juaj. A keni bėrė ju, si shef i SHIK-ut, ose persona tė angazhuar nga ju, presionet me dosjet e personave politikė?

    Unė nuk kam bėrė asnjė presion ndaj asnjė personi dhe nuk kam autorizuar asnjė person tė bėjė presion.

    Jeni tė sigurt se dosja nuk i ėshtė tundur ndonjė politikani pėr ta bėrė atėā€¦

    Jam i sigurt. Asnjėherėā€¦

    Nuk ua keni bėrė as deputetėve tė opozitės?

    Kurrė.

    Gjithsesi, nė atė kohė qė ishit nė krye tė SHIK-ut a ishin nė dijeni tė personave, politikanėve tė rėndėsishėm, qė ishin me dosje?

    Shiko, disa gjėra mėsoheshin dhe automatikisht aty. Unė nuk ėshtė se kam bėrė ndonjė studim pėr kėtė problem. Ne si shėrbim informativ jemi pėrfshirė, kam pėrshtypjen, nė prag zgjedhjesh tė vitit 1996, pėr verifikimin e atyre figurave qė do tė kandidonin pėr deputetė tė Kuvendit dhe ky ishte njė proces ligjor.

    Ē‘model pėrdorėt ju pėr tė ngritur SHIK-un pas Sigurimit tė Shtetit?

    Ne kemi pėrdorur modele tė shėrbimeve perėndimore.

    Qė do tė thotė...

    Unė kam pas punuar me mjaft shėrbime perėndimore, vende anėtare tė NATO-s kam marrė modele prej tyre dhe jam munduar t‘i aplikoj nė ndėrtimin e shėrbimit.

    Cili ishte objekti kryesor i punės tuaj?

    Ishte mbrojtja e Kushtetutės

    Qė do tė thotė?

    Qė do tė se duhet tė mbrohej vendi nga ēdo veprim antikushtetues, qoftė i brendshėm, qoftė qė mund ta kėrcėnonte dhe nga jashtė vendit.

    A quhej mbrojtje e Kushtetutės dhe pėrgjimi, ndjekja apo qoftė dhe represioni ndaj opozitės sė kohės?

    Ne nuk e kemi pėrgjuar, as e kemi ndjekur dhe as qė i kemi bėrė represion ndaj opozitės sė asaj kohe. Unė duhet t‘ju them zoti Fevziu, se opozita e asaj kohe, qė ishte njė parti pushtetare gati 50-vjeēare, e la pushtetin nė njė kohė qė mendonte se nuk mund ta mbante mė pushtetin. Dhe, sigurisht, ata kishin njė eksperiencė 50-vjeēare nė propagandė. Dhe, ata propagandėn nuk e ndalnin pėr asnjė ēast. Sipas meje, qėllimi i atyre pėr propagandėn ishte tė tregonin se demokracia ėshtė anarki, nė demokraci gjithkush mund tė bėjė ēfarė t‘i dojė qejfi, prandaj diktatura nuk ėshtė dhe aq e keqe. Ata pėrpiqeshin tė tregonin se vėrtet Enver Hoxha ishte diktator, por ēdo udhėheqės nė Shqipėri mund tė bėhet diktator, se edhe Sali Berisha ishte njėfarė diktatori. Ata pėrpiqeshin tė tregonin se vėrtet Sigurimi i Shtetit kishte qenė njė organ represiv, por nė fund tė fundit dhe SHIK-u ishte si Sigurimi i Shtetit.

    Nė fakt, po e imitonit ju Sigurimin e Shtetit?

    Aspak.

    A ishit vėnė ju p.sh., nė pėrgjim tė numrave tė telefonit tė pjesėtarėve tė opozitės sė asaj kohe? Ka pasur disa denoncime nė Parlament...

    Ato ishin ose disa fantazi tė sėmura, ose pastaj tė qėllimshme. Nė atė kohė Shėrbimi Informativ Kombėtar nuk pėrgjonte pėrveēse, ėshtė gabim tė thuhet, disa dhjetėra telefona. Nuk duhet tė pėrmend shifra, por as dhjetėra nuk ishin mundėsitė e SHIK-ut pėr tė pėrgjuar telefona. Dhe kur dilnin njerėz qė pretendonin se mua mė pėrgjojnė telefonin dhe mua mė ndjekin kėtej e andej, mua mė vinte pėr tė qeshur ose dėshpėrohesha se si ka mundėsi qė kėta njerėz tė shpifnin nė mėnyrė kaq monstruoze.

    Gjithsesi, a ka pasur njerėz tė SHIK-ut qė ndiqnin nga pas ose sillnin raport pėr lėvizjet apo aktivitetin e personave tė opozitės?

    Tė opozitės jo, por persona qė mund tė ndiqeshin pėr arsye qė i ndiqte SHIK-u, nė pėrputhje me ligjin qė kishte shėrbimi, sigurisht qė ka pasur.

    Po ju sjell njė rast. Nė njė nga intervistat e tij, ku ka rrėfyer pėr aktivitetin e tij politik nė vitet 1996-1997, zoti Ruēi ėshtė shprehur se ėshtė ndjekur hap pas hapi nga punonjėsit e SHIK-ut deri nė momentin qė u largua pėr nė Greqi...

    Zoti Ruēi ka qenė nė njė proces hetimor nė atė periudhė, nėse do ta dini ju. Zoti Ruēi mund tė kishte pėsuar fatin e zotit Koēollari pėr asgjėsimin e dokumentacionit nė Ministrinė e Brendshme, ai pėrfitoi nga rasti qė ishte me imunitet dhe sapo i pėrfundoi imuniteti iku nė Greqi. Por ne nuk kishim arsye ta ndiqnim zotin Ruēi, pėr sa kohė ishte me imunitet. Ato janė sajesa tė zotit Ruēi.

    A keni pasur ju bashkėpunėtorė nė radhėt e opozitės?

    Jo. E them me pėrgjegjėsi.

    A kishit ju lidhje ose a kishit ju interferenca me regjimin politik tė kohės?

    Jo, nuk kishim asnjė lloj interference. Ne e kishim tė ndaluar me ligj pėr tė ndėrhyrė nė partitė politike dhe me degėt e tyre nė rrethe.

    Si shpjegohej atėherė qė media dhe pothuajse e gjithė opozita shqiptare ju akuzonte vazhdimisht pėr interferencė?

    Po them qė ishte qėllimi i tyre tė paraqisnin Shėrbimin Informativ Kombėtar tė ngjashėm me Sigurimin e Shtetit. Dhe, atė hijen e zezė tė Sigurimit tė mund t‘ia jepnin dhe kalonin SHIK-ut.

    Ju jeni nė dijeni, madje dhe vetė gazetarėt ju kanė pyetur lidhur me zhdukjen e biznesmenit kosovar, Remzi Hoxha, i cili ėshtė zhdukur nė vitin 1995. Madje thuhet se ėshtė marrė nga dy makina tė SHIK-ut. Ėshtė deklaruar se ai ėshtė vrarė, ose ka mbetur i vrarė pas torturave tė punonjėsve tė SHIK-ut nė zonėn e Lezhės. Si ėshtė ky rast dhe ē‘ju thotė ky emėr?

    Nė vitin 1995 kur ka ndodhur zhdukja e kėtij biznesmeni ka pasur njė shkrim nė "Gazetėn Shqiptare" fillimisht, pastaj ėshtė akuzuar SHIK qė atėherė. Qė nė atė rast, kam vėnė nė lėvizje dy drejtori nė SHIK qė tė ndjekin kėtė problem dhe nėse kishte ndonjė bazė pėr akuzat qė i bėheshin shėrbimit. Nga hetimi qė u bė nga ne, pėr tė cilin duhet tė ekzistojnė dhe dokumente, nė kundėrshtim me atė qė thotė zoti Klosi, del se nuk kishte ndonjė pėrfshirje tė punonjėsve tė SHIK-ut. Zoti Klosi doli dhe akuzoi publikisht SHIK-un. Ai tha se unė kisha dijeni qė ai kishte dijeni. Tha se ai e dinte qė unė e dija, madje ai tha se e dinte qė mund ta dinte dhe zoti Berisha. Ajo qė thotė Klosi ėshtė njė shpifje e pastėr. Nėse prokuroria ka bėrė hetime pėr kėtė problem, ka arrestuar njerėz, tė cilėt janė lėnė tė lirė si tė pafajshėm. Nė njė rast tė tillė kur pėrfshihet drejtėsia nė njė proces nuk ka mė vend pėr komente dhe pėr pėrrallat qė tregon zoti Klosi. Unė nuk e kuptoj se si zoti Klosi e thotė, edhe pse nuk ka fakte, qė e ka bėrė SHIK-u, megjithėse nuk ka prova ai thotė se e di zoti Gazidede. Nuk mund tė flasė shefi i Shėrbimit Sekret nė mėnyrėn siē flet Klosi. Mė thanė se nė "Top Channel", vėllai i Remzi Hoxhės kishte thėnė se mė ka ēuar kėtu ose atje zoti Klosi, duke mė prezantuar si punonjės tė SHIK-ut. Ky ėshtė njė abuzim i pastėr me detyrėn dhe z.Klosi e ka bėrė kėtė thjesht pėr arsye politike. Dhe deklaratat e zotit Klosi janė thjesht politike.

    Por ē‘ka ndodhur me biznesmenin Remzi Hoxha?

    Sigurisht qė po ta dija, do ta kisha zgjidhur qė atėherė.

    Pra, ju po thoni se SHIK nuk ėshtė i pėrfshirė nė eliminimin ose tė paktėn nė marrjen peng tė tij?

    Me kaq dijeni sa kam unė, jo.

    Ėshtė vėrtetuar se makinat kanė qenė me targat e SHIK-ut...

    Targat pėr mua nuk tregojnė asgjė. Po ju pėrmend rastin kur shpėrtheu automjeti pranė VEFA-s nė 1996, ne gjetėm targat e kryetarit tė njė rrethi verior. Dhe kjo s‘tregon asgjė. Targat prodhoheshin nė uzinėn metalike tė Gjirokastrės dhe kundrejt njė ryshfeti merrje ēdolloj targe atje. Targa nuk ėshtė asnjė lloj treguesi.

    Prokuroria e Pėrgjithshme ka deklaruar se tė tre tė pandehurit qė u morėn pėr kėtė ēėshtje, kanė deklaruar se e kanė rrėmbyer personin, por nuk dinė mė fatin e mėtejshėm tė tij?

    Unė nuk di nėse ata kanė bėrė njė deklaratė tė tillė. Nėse ata e kanė bėrė njė deklaratė tė tillė, le ta gjejnė ata.

    Zoti Gazidede, a jeni ju i pėrfshirė nė eliminimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha?

    Absolutisht jo.

    A keni qenė ju nė dijeni tė kėtij rasti qė nė vitin 1995?

    Kam qenė nė dijeni pėr akuzat qė u bėnė. Mė ka thirrur zyrtarisht zoti Arbnori pėr tė thėnė se ēfarė dinim ne pėr kėtė rast. Dhe ne i kemi kthyer pėrgjigje zyrtare zotit Pjetėr Arbnori pėr aq sa dinim ne. Pėrsėri mė ka dėrguar letėr dhe Ali Spahia. Dhe ai ka marrė pėrgjigje zyrtare dhe nuk ėshtė e vėrtetė qė Spahia u ka thėnė familjarėve se e ka SHIK-u dhe do t‘jua japė sot do t‘jua japė nesėr, sepse s‘kishte si e thoshte kėtė zoti Spahia kur njė gjė e tillė nuk ėshtė pohuar nga SHIK. Mua me vjen keq pėr ata familjarė, ata kanė humbur vėllain, tė dashurin e tyre, babin e tyre, por kjo nuk do tė thotė se ata mund tė akuzojnė kė tė duan, kė t‘u dalė pėrpara. Kjo nuk do tė thotė se zoti Klosi duhet tė dalė pėrpara kamerave dhe tė shpifė, pasi ai s‘e ka dhe pėr herė tė parė qė shpif.

    Mediat kanė pėrmendur faktin se i fundit qė ka pasur kontakte, e ka parė ose ka biseduar me zotin Remzi Hoxha ka qenė zoti Kumbaro, qė aktualisht ndodhet nė Britaninė e Madhe. A keni dijeni se kush ėshtė ky person dhe a ka qenė efektiv i SHIK?

    Po, ka qenė efektiv. Ai ka qenė ish-oficer i Sigurimit tė Shtetit me njė stazh tė gjatė pune ka punuar dhe nė SHIK. Pas njė fare kohe, ka dalė nė lirim, siē i nxirrnim ne ish-oficerėt me njė farė rroge pėr 2 a 3 vjet, njė rrogė e krahasueshme me rrogėn e mėsuesit tė asaj kohe.

    Si shpjegohet qė zhduket njė biznesmen nė mes tė Tiranės, njė person qė ka pasur mjaft interes nga mediat dhe nga familjarėt, dhe nuk gjendet asnjė gjurmė e tij?

    Nuk ka qenė ndonjėherė objekt i punės sė SHIK-ut tė merret me personat e zhdukur. Kėto ishin probleme tė policisė dhe nuk kishin pse ishin probleme tė SHIK. Sė dyti, gjatė kėsaj periudhe nuk ėshtė rasti i parė qė ndodhi. Gjatė periudhės qė unė s‘kam qenė nė Shqipėri janė vrarė nė mes tė Tiranės biznesmenė tė fuqishėm, janė rrėmbyer nė mes tė ditės dhe rasti i zotit Hoxha nuk ėshtė rasti i vetėm. Mua mė habit fakti se pse pėr kėtė rast bėhet zhurmė sa herė afrohen zgjedhjet, ose sa herė qė ka ndonjė qėllim politik. Kjo mė habit. Ėshtė e drejtė e familjarėve tė kėrkojnė tė afėrmin e tyre, e drejta e medias tė interesohet, por nuk mund tė akuzohen njerėz pa fakte. Kėtė tė drejtė s‘e ka askush.

    Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka deklaruar se ka rihapur ēėshtjen dhe se njė nga personat qė do tė thirret pėr tė dhėnė shpjegime do tė jeni dhe ju. A jeni i gatshėm pėr tė dhėnė shpjegime?

    Unė nuk e di se ē‘ka ndėrmend Prokuroria e Krimeve tė Rėnda. Ėshtė punė e tyre nėse e hapin ēėshtjen ose nuk e hapin, ėshtė punė e tyre nėse mė thėrrasin ose jo. Unė pėrderisa jam kthyer nė Shqipėri, jam kthyer dhe jam nė gjendje tė pėrballem me ēdolloj akuze qė ngrihet ndaj meje.

    Nuk keni frikė nga kjo ēėshtje ose ēėshtje tjera qė mund tė hapen pėr ju zoti Gazidede?

    Ēfarė frike? Unė nuk e ndiej veten tė jem i implikuar nė asnjė shėrbim tė kundėrligjshėm. SHIK ka punuar nė bazė tė njė ligji qė ėshtė i aprovuar nė vitin 1991. Shėrbimi nuk punon me direktivat e Byrosė Politike, siē ka punuar Sigurimi i Shtetit. Ēdo njeri qė ka punuar nė SHIK firmoste se ka qenė person depolitizuar, qė e njihte ligjin etj., etj. Dikush qė e ka shkelur ligjin, ai raportohej tek eprorėt e tij dhe penalizohej me vėrejtje apo dhe deri largim nga puna. Nėse shkelja e ligjit ėshtė flagrante, ai mund tė ketė marrė dhe dėnimin.

    A keni pasur lidhje ose raport ju si SHIK me lėvizjet ilegale nė Kosovė?

    Kė quani ju lėvizje ilegale nė Kosovė, a mund tė ma sqaroniā€¦

    Ka pasur njė sėrė lėvizjesh brenda Kosovės qė nga viti 1992 e nė vazhdim...

    Ne nuk kemi pasur asnjė lloj lidhjeje me organizata qė kanė pasur ndonjė veprim me armė. Ne kemi pasur porosi tė prerė qė nuk duhet tė bėheshim shkas pėr ndonjė nxitje tė ndonjė luftė nė Kosovė. Nė kėtė aspekt, nuk kemi pasur asnjė veprimtari konkrete.

    A keni futur armė nė Kosovė?

    Nuk kemi futur asnjėherė armė pėr aq kohė sa kam qenė unė nė krye tė SHIK-ut. Ka tentuar tė fusė armė Irakli Koēollari pėrpara meje dhe janė kapur nja 70 armė nė kufi, bashkė me ato qė i kishin armėt. Janė gjykuar nė Kosovė nga serbėt dhe ne kemi pasur fatin tė kemi nė dorė deponimet e atyre qė ishin tė burgosur pėr kėtė qėllim.

    Si u vunė nė dispozicion?

    Na i sollėn kosovarėt. Kishin dalė nėpėrmjet avokatėve tė tyre dhe na i sollėn nė Shqipėri. Morėm vesh seē kishin pohuar atje pėr kohėn qė kishin qenė nė Shqipėri. Kjo veprimtari e z. Koēollari ka qenė e paligjshme. Sipas meje, ai kish bėrė njė veprim pa u konsultuar me qeverinė e asaj kohe.

    Mund tė quhej njė veprim patriotik?

    Nėse mund tė quhet patriotik, patriotizmin nuk kishte pse e bėnte z. Koēollari pa dijeninė e qeverisė. Ishte atribut i qeverisė nė atė kohė, z.Koēollari ishte pjesė e qeverisė, por s‘mund tė bėnte veprime tė tilla. Unė mendoj se nga njėra anė ai deshi ta tregonte veten patriot dhe nga ana tjetėr deshi tė thoshte se qeveria e PD-sė ėshtė nacionaliste dhe e rrezikshme.

    A keni pasur raporte me UDB-nė?

    Nėse unė do tė isha nė njė studio dhe nuk do tė kuptoja qė kjo pyetje ishte pa ndonjė qėllim tė keq, do tė nervozohesha. Nuk ka ofendim mė tė madh pėr njė shqiptar, as pėr mė tepėr pėr njė ish-drejtues tė Shėrbimit Sekret tė ketė lidhje me serbėt, armiqtė tradicionale tė shqiptarėve.

    Po shėrbimi juaj?

    Shėrbimi ynė nuk mund tė ketė asnjė lloj lidhjeje me jugosllavėt, sepse qėllimet tona ishin tė kundėrta. Nuk kishim asnjė pikė tė pėrbashkėt. Ėshtė ndryshe sot gjendja nė Ballkan, ndoshta shumė para nė Ballkan mendojnė pėr paqen. Jugosllavia mendonte nė atė kohė pėr luftė nė Ballkan, ndėrsa ne nuk ishim pėr luftė.

    A keni pasur ju njė kontakt apo takim tė drejtpėrdrejtė me njėrin nga personat mė famėkeq tė paramilitarėve, me Arkanin? Ka njė akuzė nga njė ish-ministėr se ju jeni takuar me Arkanin fillimisht nė Peshkopi dhe mė pas, njė takim i dytė nė Tiranė, nė hotel "Dajti"...

    E kam dėgjuar kėtė lloj shpifjeje. E kuptoj qė pėr njė opozitar, nė vendin tonė njerėzit nuk janė dashamirės dhe mund tė shpifin. Ndoshta quhet normale shpifja. Por tė arrijė shpifja deri atje sa ta cenosh nė dinjitetin kombėtar dikė, mė duket monstruoze. Unė kam pasur rastin tė takoj nė rrugė zotin Luan Rama, ose mė saktė ai deshi tė mė jepte dorėn dhe unė ia thashė kėtė gjė. Megjithėse ai kishte dalė e kish thėnė kėtė gjė nė televizion, mua mė tha se nuk ėshtė e vėrtetė se e kam thėnė unė, e ka thėnė z.Klosi. Por, si ai, si zoti Klosi, duhet tė kenė turp tė akuzojnė njė shqiptar pėr tilla gjėra.

    A ėshtė e vėrtetė siē kanė shkruar mediat se SHIK ka parandaluar njė atentat ndaj Gligorovit?

    Jo, nuk ėshtė e vėrtetė.

    Desha t‘ju bėj disa pyetje me atė qė quhet arrestimi i tė pestėve. Bėhet fjalė pėr arrestimin e pesė minoritarėve nė Jug tė vendit. A keni ju dijeni pėr kėtė arrestim dhe a keni qenė ju iniciatori i tij?

    Qė kam pasur dijeni pėr arrestimin ėshtė njė gjė krejt normale. Ata kishin veprimtari antikushtetuese dhe pėr njė veprimtari antikushtetuese u arrestuan dhe u dėnuan. Kėtu gjykohet shpesh pėr anėn politike tė problemit, por ana politike nuk i pėrket SHIK-ut, por politikanėve. Ne nuk kemi bėrė asnjė veprim tė paligjshėm. Arrestimin se kemi bėrė ne, por kemi propozuar arrestimin e tyre. Arrestimi ėshtė bėrė nė bazė tė tė gjitha normave, madje pėrveē firmės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ne kemi pasur dhe firmėn e zotit Brozi pėr kontrollin e banesave tė atyre personave dhe pėr kontrollin e zyrave tė OMONIA-s.

    Z. Brozi ėshtė shprehur publikisht se ju keni bėrė presion qė kėta persona tė dėnoheshin, kur gjykata shpalli lirimin e tyre...

    Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse nuk kisha asnjė arsye t‘i bėja presion z. Brozi. Aq mė tepėr nuk mund tė bėja presion, pasi dhe vendimi ishte marrė.

    Cilat kanė qenė marrėdhėniet tuaja me zotin Meksi, nė atė kohė Kryeministėr?

    Mendoj se kam pasur marrėdhėnie normale, nuk e di se ē‘ marrėdhėnie ka pasur me mua z.Meksi.

    Z.Meksi ėshtė shprehur pak kohė pas largimit tuaj se nė lėvizjet 1996-1997 ju ushtronit mjaft ndikim mbi zotin Berisha. Ėshtė e vėrtetė?

    Zoti Berisha nuk ėshtė njė njeri qė ndikohet nga njė person ose nga njė tjetėr. Zoti Berisha ka njė mendim krejt tė pavarur, ka njė veti qė dėgjon shumė vetė dhe bėn si di vetė. Unė nuk shquhesha pėr dhėnie kėshillash. Mund tė kem dhėnė thjesht mendimin tim, kur mė ėshtė kėrkuar.

    A jeni ju nė dijeni tė faktit qė njė deputet i opozitės dhe njė publicist i njohur janė goditur publikisht nė atė kohė nė Tiranė, Ndre Legisi dhe Edi Rama. A keni qenė ju i pėrfshirė nė goditjen e tyre?

    Sigurisht qė i kam dėgjuar, sepse unė kėtu kam qenė nė atė kohė, por mė indinjon fakti se ēdo gjė qė ndodhte nė Shqipėri, dhe pėr krimin mė ordiner, akuzohej SHIK-u. Ndoshta njė nga tė metat e mia ka qenė qė nuk kam bėrė asnjė dalje publike qė tė pėrgėnjeshtroj fakte tė tilla. Megjithatė, jo ēdo akuzė e kam lėnė tė kalojė nė heshtje. Unė kam ēuar pėr ndjekje penale nė atė kohė shumė shpifje qė janė bėrė nė media. Dhe pothuajse kemi fituar tė gjitha ēėshtjet. Kam pasur raste qė eprorėt mė kanė detyruar tė tėrheq akuzat pėr arsye qė i dinė ata.

    Kush i ka goditur kėta persona shumė tė rėndėsishėm pėr kohėn?

    Sigurisht, unė nuk i di dhe nuk ishte detyra ime ta dija.

    A duhet tė merreshit me hetimin e kėsaj ēėshtjeje?

    Jo, nuk besoj. As ėshtė marrė dhe as duhej tė merrej.

    SHIK duket se kishte informacion mjaft tė mirė pėr gjithēka ndodhte nė Shqipėri. A ishte nė dijeni tė faktit se disa firma piramidale po ngriheshin me mjaft shpejtėsi nė vitet 1995-1996?

    Sigurisht, qė nė hapat e parė.

    A keni informuar eprorėt tuaj?

    Kemi denoncuar dhe janė dėnuar disa drejtues tė njė firme qė filluan pėr herė tė parė nė Selenicė tė Vlorės. Ndoshta e para e kėsaj natyre, qė mblidhnin paret e qytetarėve dhe i thoshin se do na vinė ca para nga Nigeria dhe t‘ua jepnin dy apo trefish. Dy prej tyre kanė qenė dhe kosovarė qė nė atė kohė kishin blerė kėndin e lojėrave nė Tiranė. Madje, njė gazetė e asaj kohe mė ka akuzuar mua se punoja pėr UDB-nė se ishte arrestuar njė deputet i Parlamentit tė Kosovės pa i hequr imunitetin. Ne kemi bėrė problem, pothuajse tė gjitha firmat piramidale tė asaj kohe, shumė kohė pėrpara se ato tė agravoheshin.

    A u morėn masa ndaj tyre kur ju keni informuar pėr rrezikun qė ato paraqisnin?

    Unė kėtė nuk e di, sepse nuk i pėrkisja ekzekutivit. E kam ngritur zėrin dhe besoj se e kam ngritur fort. Unė kam bėrė me dijeni tė gjitha institucionet e mundshme qė ishin nė atė kohė nė Shqipėri. Mund tė them se kam informuar dhe drejtorinė e doganave dhe nuk e di pse e kam bėrė kėtė, kam informuar tatimet, Ministrinė e Financave dhe atė tė Brendshme dhe Prokurorin e Pėrgjithshėm, Bankėn Kombėtare etj.

    Kėto ishin piramida tė mirėfillta apo proces pastrimi i parave?

    Unė mendoj se kanė qenė piramida tė mirėfillta. Nė periudhėn e fundit ka pasur pėrpjekje pėr pastrim parash, por mendoj se ka qenė pėrpjekje qė nuk u materializua ndonjėherė.

    Kush i organizoi kėto, sipas jush?

    Nuk dua tė hyj nė hollėsira, por ėshtė fakt qė rreth 70% e personelit qė kanė punuar nė kėto firma kanė qenė ish-punonjės tė Sigurimit tė Shtetit dhe oficerė.

    Kush i organizoi?

    Se kush i organizoi, kėshtu legalisht dihet kush janė pronarėt, por mendoj se nė kėtė mes ka pasur dhe strategji. Unė nuk kam ndėrmend tė flas kush e ushqeu kėtė strategji.

    Ku kanė shkuar paratė e firmave. A keni dijeni?

    Po, njė pjesė e mirė janė shpėrdoruar nga vetė drejtuesit e firmave pėr jetė luksoze, pėr tė blerė apartamente, vila, helikopterė etj. Njė pjesė kam pėrshtypjen se mund t‘i kenė tjetėrsuar mė persona tė tjerė tė afėrm me lidhje tė ngushta familjare, shoqėrore apo miqėsore. Megjithatė, mendoj se kur ne vendosėm t‘i bllokonim firmat, shqiptarėt kishin marrė gjysmėn e parave tė depozituara. Nė disa firma ndoshta dhe mė shumė.

    Gjatė kėsaj kohe qė i kishit nėn vėzhgim a ka pasur tentativa pėr lidhje mes firmave piramidale dhe organizatave kriminale ndėrkombėtare?

    Mendoj se ka pasur tentativa, por nuk besoj lidhje tė ngushta.

    A ka pasur politikanė qė kanė pasur lidhje financiarisht me kėto firma?

    Sigurisht. Mjaft ka pasur.

    Kush kanė qenė kėta?

    Nuk kam ndėrmend tė pėrmend emra.

    Po ju personalisht a keni pėrfituar?

    Jo, asgjė.

    Po gjatė kohės qė keni qenė shef i SHIK a keni pėrfituar ekonomikisht?

    Unė kam njė shtėpi. E gjithė pasuria ime sot ėshtė njė apartament me njė sipėrfaqe 100 m2. Kam dorėzuar njė apartament tė vjetėr dhe mora kėtė, duke shtuar dhe njė pjesė parash.

    Nė media ka qarkulluar vetėm njė foto e juaja gjithė kėto vite. Pse kaq pak protagonist nė tė?

    Mendoj se edhe sot atė mendim kam, qė shėrbimet sekrete pėrderisa quhen dhe tė tilla nuk kanė pse dalin publikisht dhe flasin ēdo javė. Mendoj se nuk ėshtė kjo figura e njė shefi shėrbimesh. Mendoj se dhe veprimet e shėrbimit duhet tė jenė sekrete. Duhet tė ketė organizma qė t‘i kontrollojnė qė tė mos jenė jashtė kontrollit, por nuk mendoj se duhet tė jenė publike punėt e shėrbimit sekret.

    Gjatė kohės qė ju keni qenė nė krye tė SHIK-ut gjatė viteve ‘92-‘97 a ka pasur aktivitet tė terroristėve islamikė nė Shqipėri?

    Mė prekėt njė ēėshtje qė mė ka shqetėsuar. Akuzat ndaj meje kanė qenė tė pabaza dhe dashakeqėse. Dhe mė duket me orkestrimin e mediave tė majta nė Shqipėri. Shumė media kanė deformuar tonet e mia siē u ka leverdisur. Nuk ėshtė kjo qė mė shqetėson. Mua mė shqetėson dashakeqėsia. Unė kam qenė kryetar i njė shoqate, qė unė kam qenė nė mbledhjen e themelimit tė saj, e cila ka qenė e para dhe e fundit mbledhje dhe kam qenė me persona tė nderuar qė ju pėrmenda dhe mė sipėr. Nuk thuhet asnjė fjalė pėr kunatin e z. Meidani, por unė akuzohem. Kjo nuk mė duket normale. Nė Shqipėri ka pasur mjaft shoqata islamike nė ju kujtohet. Por unė dua tė tėrheq vėmendjen nė diēka qė mund tė jetė interesante. Nė mos 100% mbi 90% e kėtyre shoqatave kanė ardhur nė Shqipėri gjatė vitit 1991 kur PD s‘ka qenė nė pushtet dhe unė s‘kam qenė nė krye tė SHIK-ut. Sot mund tė gjeni nė Kryeministri njė raport 200 faqesh dhe njė analizė tė tė gjitha shoqatave islamike, qė kanė vepruar nė Shqipėri me propozime konkrete.

    Kush e ka hartuar raportin?

    Shėrbimi qė kam drejtuar unė.

    Nė cilin vit?

    Nė periudhėn ‘92-‘96. Ky raport i fillimit tė vitit 1996. Me propozime konkrete. Kjo shoqatė duhet mbyllur, ky duhet pėrzėnė, ky ‘non grata‘ etj.

    Ka pasur persona tė rrezikshėm islamikė qė kanė operuar nė territorin shqiptar?

    Po, ka pasur dhe pėr kėtė ėshtė bashkėpunuar mė shėrbime tė tjera. Unė mendoj se kėta persona kanė gjetur nė Shqipėri njė strehė, mė tepėr t‘u shmangeshin shėrbimeve tė vendeve tė tyre. Por kjo nuk na ka lėnė qė nė tė mos merreshim mė ta. Dhe unė qė paskam qenė mysliman i rrezikshėm, paskam organizuar njė segment shtetėror qė merrej me kėtė punė dhe qė shkėmbeja informacione me shėrbimet sekrete perėndimore pėr kėtė problem.

    A i keni informuar ju shėrbimet sekrete perėndimore pėr rrezikshmėrinė e kėtyre personave?

    Kur them unė se kemi ngritur njė sektor tė posaēėm pėr kėtė punė, ne kemi ngritur njė sektor nė bashkėpunim me njė shėrbim perėndimor, nuk dua tė pėrmend emėr. Tė gjithė personat qė kanė punuar aty janė stėrvitur prej tyre, janė mėsuar prej tyre dhe informacioni ėshtė shkėmbyer me pėrfaqėsues tė vendeve tė NATO-s.

    Personat qė ndodheshin nė Shqipėri ishin terroristė tė thjeshtė apo ishin koka tė organizatave terroriste?

    Nuk besoj se ka pasur koka, tė themi nė nivelin e Bin Laden, por themi se ka pasur persona tė inkriminuar nė veprimtari terroriste nė disa vende, edhe tė Evropės. Dhe pėr kėtė qėllim, kanė qenė vėnė nė dijeni vendet pėrkatėse.

    Ka qenė apo jo Osama Bin Laden nė Shqipėri?

    Po tė kish qenė do tė ishte arrestuar, sepse ne e njihnim fare mirė Bin Ladenin.

    Nga e njihnit?

    E njihnim nėpėrmjet shėrbimeve sekrete perėndimore qė interesoheshin.

    Tė cilat ishin nė ndjekje tė tij?

    Sigurisht.

    Dhe nė Shqipėri nuk ėshtė gjendur asnjė gjurmė e Bin Ladenit?

    Absolutisht jo. Ne dinim fare mirė, e dinim periudhėn kur Bin Laden ka qenė nė Sudan dhe ku ishte Bin Laden. Domethėnė kemi qenė tė interesuar, sepse interesoheshim pėr lidhjet qė ai mund tė kishte nė Shqipėri.

    Kishte lidhje nė Shqipėri?

    Nuk na ka rezultuar ndonjė lidhje e drejtpėrdrejtė e tij nė Shqipėri. Mendohej nga disa kolegė qė nėpėrmjet disa formave tė ftohej nė Shqipėri dhe tė arrestohej, por sigurisht, ishte njė fantazi kjo.

    Ka pasur njė koment nė shtypin e 6 viteve mė parė, qė shėnonte faktin se Bin Laden ka qenė nė Shqipėri dhe se ju jeni takuar me tė nė njė shtėpi pranė pėrroit tė Zaranikės nė Elbasan?

    Nuk jam nė dijeni as tė kėsaj akuze, por nuk me ēudit fakti, pasi e di qė nuk kanė lėnė asgjė pa shpifur dhe do e konsideroj shpifje tė radhės.

    Ē‘raporte keni pasur ju me Shėrbimin Sekret Amerikan?

    Raporte normale. Dy shėrbime mike. Unė e kam vizituar dhe pas vizitės time mė ėshtė kthyer vizita nga drejtori i CIA-s i asaj periudhe. Njėkohėsisht, kam pasur marrėdhėnie normale me ta, kemi shkėmbyer informacione dhe kam marrė dy letra falėnderimi nga dy ish-drejtorė tė CIA-s pėr kontributin qė shėrbimi ynė ka dhėnė nė luftėn kundėr terrorizmit.

    Nė cilat fusha bashkėpunonit mė shumė?

    Kryesisht nė shėrbimin antiterrorist.

    A e keni njohur ju Xhorxh Tenet?

    Jo, nuk e kam njohur.

    A keni qenė nė dijeni tė aktivitetit tė tij nė Shqipėri?

    Nuk dua tė komentoj.

    Mendoni se ka pasur dorė nė ngjarjet e vitit 1997?

    Nuk dua tė komentoj. Nuk ėshtė rasti.

    T‘ju bėj njė pyetje qė ėshtė rihapur dje. Botuesi i "Koha Jonė" ka kėrkuar nė prokurori hapjen e dosjes pėr djegien e "Koha Jonė" mė 2 mars 1997, Madje, ai thotė se e ka bėrė kėtė kėrkesė qė nga momenti kur ju jeni kthyer nė Shqipėri...

    Ėshtė e drejta e zotit Lesi tė bėjė ēfarė deklarate tė dojė.

    E dini ē‘ka ndodhur mė 2 mars 1997 nė redaksinė e "Koha Jonė"?

    E kam marrė vesh pasi ėshtė djegur, por s‘kam ndonjė gjė interesante pėr tė treguar pėr kėtė, pasi ajo ishte njė periudhė kur ne kishim probleme mė tė mėdha se kjo.

    A ėshtė implikuar SHIK nė kėtė djegie?

    Jo. I mohoj kategorikisht.

    Ishit nė dijeni vjeshtėn e vitit 1996, ose tė paktėn a kishit marrė informacione qė situata ishte nė eksplodim e sipėr pėr arsye tė mbledhjes sė shumė parave nė firmat piramidale?

    Po, dhe unė kam informuar. Duhet tė dallojmė diēka. Kam dėgjuar mjaft personazhe qė mundohen t‘ia hedhin fajin njėri-tjetrit. Unė mendoj se kam mė pak pėrgjegjėsi, sepse e kam ngritur zėrin nuk e shkarkoj veten nga pėrgjegjėsia, tė kisha dalė dhe tė kisha dhėnė dorėheqjen.

    A e besonit se situata do shpėrthente?

    Jo vetėm e besoja, por edhe e kam shkruar njė gjė tė tillė.

    E keni vėnė nė dijeni administratėn e kohės?

    Besoj se po.

    A mendonit se nė 1996 kishte ende kohė pėr tė marrė masa pėr ta parandaluar kėtė fenomen?

    Po, kishte kohė.

    Pse nuk ndodhi?

    Nuk dua t‘i hyj kėsaj historie. Por kam qenė i vendosur tė mbylleshin firmat dhe nė njė farė mėnyrė pėr ta dėshmuar kėtė qėndrim timin ēova pėr ndjekje penale firmėn "Xhaferri" dhe fitova gjyqin e shkallės sė parė. Ēėshtja shkoi nė shkallėn e dytė dhe kundrejt njė ryshfeti u luajt me dosjet. Gjykata e Apelit nuk kishte dosje pėr gjyqin, Gjykata e Shkallės sė Parė tha se nuk e kemi dosjen dhe pėr ēudi nė kohėn qė unė nuk kam qenė nė Shqipėri dėgjova qė ishte mbyllur firma "Xhaferri". Pėr mua ka qenė problemi shumė i qartė qė unė kam bėrė mė tepėr se ē‘mė takonte.

    Mendoni se kėto firma u toleruan pėr tė shuar zhurmėn qė vinte nga zgjedhjet e kontestuara tė majit 1996?

    Edhe mundet. Unė kam pasur njė mik timin, gazetar nė opozitė dhe me tė diskutonim pėr firmat. Dhe me shokėt kur pyesnin, u thosha paret tė shtohen nė xhepin tėnd dhe s‘kanė pse shtohen nė xhepin e Xhaferrit. Unė i kam thėnė se meqenėse pozita s‘po e bėn punėn si duhet, bėjeni ju opozita, shkruajeni te gazeta juaj qė firmat janė tė rrezikshme. As ata nuk e bėnė. Pozita dhe opozita kanė tė njėjtėn pėrgjegjėsi. Veē kėsaj dhe ata qė e quajnė veten profesorė tė ekonomisė dhe ata duhet ta bėnin. Pasi ndodhi thanė tė gjithė, pse s‘u bė kjo, pse s‘u bė ajo.

    A kishin lidhje politike kėto firma piramidale?

    Nuk e them dot se ato kishin lidhje, por politika mundohej t‘i shfrytėzonte pėr nevojat e veta.

    A ėshtė pėrfshirė SHIK nė rrahjen e deputetėve tė opozitės nė 28 maj 96?

    Jo, nuk ėshtė pėrfshirė SHIK.

    Nė shkurt 1997, madje qė nė janar, nė Lushnjė, dhe mė pas nė Vlorė, filloi protesta. E kuptonit ju, qė nė mbrojtje tė Kushtetutės, duhet tė vinit nė dijeni eprorėt se situata mund tė agravohej dhe mė keq. A i vutė nė dijeni eprorėt pėr kėtė?

    Po besoj se nuk ishte e vėshtirė tė kuptohej kjo.

    U shqetėsuat qė s‘po merreshin masa pėr zgjidhjen e problemit?

    Nuk them se s‘po merreshin masa, por situata po ikte nga dora dhe s‘ishte e thjeshtė. Kishte dy mėnyra duke shpresuar se mund tė rregullohej kėshtu dhe ashtu.

    Ju personalisht, nė cilėn pjesė jeni?

    Nuk dua tė komentoj pėr kėtė.

    A ishit ju nė favor tė vendosjes sė gjendjes sė jashtėzakonshme qė nė fillim tė muajit shkurt?

    Besoj se po.

    Pėr ēfarė arsye?

    Pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė.

    A e ka provokuar SHIK ose pjesėtarė tė SHIK tė degės sė Vlorės grevėn e urisė sė studentėve vlonjatė natėn e 28 shkurtit 1997?

    Absolutisht jo, nė asnjė rast, nė asnjė moment. Nuk ishte nė interesin tonė ta bėnim njė gjė tė tillė. Ata ishin njerėz tė irrituar qė dilnin pėrditė nė miting, qė flisnin kundėr qeverisė me njė urrejtje patologjike. Kuptohej qartė se nėse do t‘i ngacmoje ata njerėz do kishte pasoja. Thuhej se punonjėsit e SHIK-ut shkuan i ngacmuan, njė furgon i bardhė qarkullonte nė atė kohė. Furgonin e bardhė ata e kishin nė dorė ta kapnin, tė gjenin targat, tė gjenin nga erdhi nga s‘erdhi. U fol pėr furgon tė bardhė, por nuk u gjet asnjėherė ky furgon i bardhė. Ato ishin tė gjitha tė stisura, nė mėnyrė qė tė goditej edhe i vetmi institucion qė kishte mbetur akoma nė kėmbė SHIK. Mund t‘u them diēka interesante qė s‘e kam thėnė asnjėherė mė parė: kanė qenė nja dy deputetė tė opozitės nė kohė, duke vizituar ata tė grevės sė urisė nė Vlorė dhe atje kanė parė mitralozė 12,7, kallashnikovė, granat-hedhės, se si ishin tė armatosur ata qė ruanin grevėn e urisė dhe ata ishin tė tmerruar se nuk e dinin qė grabitja e armėve kishte filluar shumė kohė mė parė.

    Po ju a ishit nė dijeni tė kėsaj?

    Po.

    Pse s‘i kishit marrė masat?

    Kjo grabitje duhej tė pengohej nga ushtria dhe jo nga SHIK. SHIK nė atė kohė kishte rreth 1300 veta roje magazinierė etj. Pra, njė shėrbim qė informon dhe jo qė tė vepronte. S‘mund t‘i mbyllte SHIK-u depot e ushtrisė.

    Si e morėt informacionin qė selia e SHIK-ut po sulmohej dhe atje ndodheshin brenda 3 punonjės?

    Mė njoftuan ata qė ishin nė godinėn e SHIK.

    Si ishte reagimi juaj?

    Nuk dua tė komentoj. Ndodhėn gjera tė tmerrshme.

    A keni tentuar ju me ministrin e Mbrojtjes Zhulali t‘u vinit nė ndihmė?

    Ē‘interes ka tė diskutojmė pėr kėtė. Duhet diskutuar fakti qė zoti Klosi ka vrarė dy kryetarė Shėrbimi Informativ, kryetarin e Vlorės dhe Lushnjės.

    Si i vrau?

    Duhet pyetur zoti Klosi. Njėri u vra nė shtėpinė e tij nė Greqi dhe tjetri nė Lushnjė.

    Nė ē‘vit janė vrarė?

    Menjėherė sa erdhi zoti Klosi kryetar i SHIK.

    Ėshtė marrė vesh pėrse janė vrarė?

    Sepse kanė qenė kryetarė SHIK-u, pėr ēfarė arsye tjetėr!

    Pas sulmeve tė godinave tė SHIK a ishit tė informuar se ē‘po ndodhte me materialin qė ishte brenda?

    Materialet u grabitėn, u hodhėn dhe u dogjėn.

    A kanė pasur dorė shėrbimet fqinje nė ngjarjet e 1997-ės?

    Ėshtė mirė tė mos komentoj.

    Po Shėrbimi Informativ Amerikan, CIA?

    Ne kemi pasur marrėdhėnie normale me CIA-n.

    Pse u zgjodhėt ju nė krye tė operacionit gjatė gjendjes sė jashtėzakonshme?

    Nuk u zgjodha unė, mė zgjodhėn.

    (Marrė nga emisioni "Opinion" i Blendi Fevziut, nė Tv Klan)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ish shefi i SHIKU-t Bashkim Gaizidede nuk din akoma se kush e vuri ate krye te S

    E perbashketa e Bashkim Gazidedes, Fatos Klosit, Rrexhep Mejdanit dhe gjithe krereve te SHISH ne Shqiperi, perfshi ate aktual, eshte se ata jane emeruar ne kete detyre fale lobimit dhe mbeshtetjes se interesave turke ne Shqiperi. Bashkim Gazidede, Fatos Klosi, Rrexhep Mejdani, ishin "pedagoget e Universitetit te Tiranes", qe se bashku ne 1991 me mbeshtetjen dhe sponsorizimin e ambasades turke ne Tirane, krijuan shoqaten e "Intelektualeve Muslimane Shqiptare", qe ishte nje shoqate e minoritetit osman ne Shqiperi per te perfaqesuar interesat turke ne nje Shqiperi te re te lire e demokratike, qe po dilte ne drite pas 50 vjetesh erresire komuniste.

    Kjo eshte arsyeja qe edhe pas 1997, Gazidede vajti e u fshe ne Turqi per nje dekade te tere, derisa PD dhe Berisha erdhen perseri ne pushtet. Bashkim Gazidede ishte njeriu me radikal islamik, pasi vinte nga nje familje hoxhallaresh me emer ne zonen e Peshkopise. Gazidede eshte njeriu pergjegjes per persekutimin e Kishes Orthodhokse, veshjen prift te gomarit te Elbasanit, Nikolla Markut, rrembimit me dhune te kishes se Shen Marise ne Elbasan qe Marku e mban me dhune e me bekimin e shtetit shqiptar edhe sot e kesaj dite, nje akt i paligjshem pasi Kisha i perket KOASH. Gazidede eshte njeriu edhe qe orkestroi sulmet mediatike e presionin e pandalur ndaj personit te Kryepeshkopit Anastas ne Shqiperi, qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

    Njeriu qe i vuri detyre vetes si kryetar i SHIK qe te largonte me cdo kusht kryepeshkopit Anastas nga Shqiperia, Perendia e zurri me gurre dhe e perzuri nga Shqiperia. Kur u kthye, nuk e pati te gjate pasi u semur nga semundja e kancerit, dhe me shpenzimet e shtetit shqiptar u kurrua ne Itali, por nuk shpetoi dot.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Pėr: Ish shefi i SHIKU-t Bashkim Gaizidede nuk din akoma se kush e vuri ate krye te S

    I nderuar Albo sic e kam thene edhe para dy vitesh pavaresisht besimit fetar, tendin orthodoks dhe timin katolik, ngelet te sqarojme disa gjera.

    Ashtu sic thua ti ne komentin tend, eshte per tu theksuar se jo vetem sherbimet sekrete nuk punuan ne dobi te ceshtjes shqiptare qe eshte
    1)Rishikimi i historise
    2)Memoria e shqiptareve
    3)Krijimi i ndergjegjes se popullit shqiptar
    4)Respektimi i diversitetit te mendimeve edhe pse jemi disa lloj besimesh fetare ne Shqiperi
    5)krijimi i gjykatave speciale per te denuar krimet e diktatures ne Shqiperi
    6)Ne politike nuk duhej te merrnin pjese ishsigurimsa, dosjet e te cileve nje Zot e din se ku jane

    Megjithate sherbimi sekret ai inteligjent i Shqiperise nuk punoi kurr per ceshtjen shqiptare kur behej fjala qe nje parti ish PPSH te nxirrej jashte ligjit pasi ka fakte e dokumenta se krimet e kryera jane te pashembullta per ne shqiptaret, kur flasim per ceshtjen shqiptare.
    Ndryshe shume individe mes tyre edhe Edi Rama kryeminister i sotshem ka qene njeri nga ata protestues antipozite qe ka hanger dajak ne mes te Tiranes ne mos gaboj ne vitet 1996. Ne Shqiperi funksionon ideja se duhet te ndryshojne shqiptaret dhe jo partite politike qe kane lidhje me te kaluaren komuniste diktatoriale pasi ajo parti se pari guxoi krejt satanisht te akuzoje Vatikanin se po nderhyn ne ceshtjen e Shqiperise socialiste dhe aq me keq beri edhe veprimin tjeter duke mbyllur kisha e duke i kthyer ne pallate kulture, mbi 120 prifterinj dhe ipeshkev i vrau dhe i denoi me tortura nga me cnjerezoret duke e kthyer Shqiperine ne nje vend te zi ku vec dreqnit lodronin.

    Ishefi i SHIKUT ndoshta shprehte aq sa dinte ashtu sic deklaronte sepse interesat e tij ishte thjeshte kthimin e besimit islam ne trojet shqiptare dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe, por te injorohet nje popull qe u ngrit ne protesta, te denohet diktatori per kafe, te mos dalin jashte ligjit disa parti dhe te mos krijohen gjykata speciale per te verifikuar dosje dhe ligji i Lustracionit nuk u miratua kurre, kjo sjell idene e te kuptuarit te shume gjerave krejt ne sensin e kundert. Kudo ne Evrope shume shtete bene ndryshimet e duhura ne dobi te shtetareve te tyre dhe popullit te tyre aq sa u denuan edhe per korrupsion keto vite kryeministra e presidente, ne Shqiperi paradoksi sjell lajme se ishpronaret e tokes vijne nga vendet e ndryshme te botes ku jetojne per tu interesuar per pronat e tyre qe jane sic eshte selia e PD-se, SHQUPI dhe investimet evropiane ne Shqiperi kane krejt nje agjende tjeter nga sa shqiptaret bejne si kalamaj sepse po persekutuhen. Ish diktatori bylykbashi i Gjirakostres per cudi mban edhe sot disa lloj medaljesh pas 28 vitesh.

    Le te lutemi se edhe ajo kisha ne Permet qe dreqnit me autoritet shteteror ti kthehet kishes orthodokse shqiptare. Eshte krim qe te tallet njeriu me nje bashkesi fetare, e aq me pak ta queje sot si persekutim kulturor te nje qyteti. Jan keto bashkesi fetare dikur, kishat katolike dhe orthodokse qe luciferi shqiptar i ktheu ne pallate kulture.

    Meqenese vete Bashkim Gazidede deklaroi se nuk dinte autorin e kandidimit te tij ne krye te SHIKUT, kjo tregon se dicka e tmerrshme luhet me popullin shqiptar ashtu sic u shpreha me lart se u dashkan te behen SHQIPTARET, PARTIZANE, VETERANE, DHE USHTARAKE, DHE PARTITE TE NA KTHEHEN POPULLORE duke ndryshuar idene, programin dhe deshirat partiake. Pra partite te protestojne dhe populli te behen politikane e te japin urdhra.

    Pershendetje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Ish shefi i SHIKU-t Bashkim Gaizidede nuk din akoma se kush e vuri ate krye te S

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E perbashketa e Bashkim Gazidedes, Fatos Klosit, Rrexhep Mejdanit dhe gjithe krereve te SHISH ne Shqiperi, perfshi ate aktual, eshte se ata jane emeruar ne kete detyre fale lobimit dhe mbeshtetjes se interesave turke ne Shqiperi. Bashkim Gazidede, Fatos Klosi, Rrexhep Mejdani, ishin "pedagoget e Universitetit te Tiranes", qe se bashku ne 1991 me mbeshtetjen dhe sponsorizimin e ambasades turke ne Tirane, krijuan shoqaten e "Intelektualeve Muslimane Shqiptare", qe ishte nje shoqate e minoritetit osman ne Shqiperi per te perfaqesuar interesat turke ne nje Shqiperi te re te lire e demokratike, qe po dilte ne drite pas 50 vjetesh erresire komuniste.

    Kjo eshte arsyeja qe edhe pas 1997, Gazidede vajti e u fshe ne Turqi per nje dekade te tere, derisa PD dhe Berisha erdhen perseri ne pushtet. Bashkim Gazidede ishte njeriu me radikal islamik, pasi vinte nga nje familje hoxhallaresh me emer ne zonen e Peshkopise. Gazidede eshte njeriu pergjegjes per persekutimin e Kishes Orthodhokse, veshjen prift te gomarit te Elbasanit, Nikolla Markut, rrembimit me dhune te kishes se Shen Marise ne Elbasan qe Marku e mban me dhune e me bekimin e shtetit shqiptar edhe sot e kesaj dite, nje akt i paligjshem pasi Kisha i perket KOASH. Gazidede eshte njeriu edhe qe orkestroi sulmet mediatike e presionin e pandalur ndaj personit te Kryepeshkopit Anastas ne Shqiperi, qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

    Njeriu qe i vuri detyre vetes si kryetar i SHIK qe te largonte me cdo kusht kryepeshkopit Anastas nga Shqiperia, Perendia e zurri me gurre dhe e perzuri nga Shqiperia. Kur u kthye, nuk e pati te gjate pasi u semur nga semundja e kancerit, dhe me shpenzimet e shtetit shqiptar u kurrua ne Itali, por nuk shpetoi dot.

    Albo

    Dy mendime ekstreme ekzistojne fatkeqesisht nje qe e ben kombin fe sic jane nacionalistet dhe nje e ben fene komb e keto jane ortodokset.Albo i quan muslimanet minoritet osman sepse ngatarron muslimanet si religjon dhe qe jane shqiptare me osmanet qe jane kombesi tjeter nga ajo shqiptare.Pastaj thote minoritar nderkohe ato jane shumice.Lere e ja fut kot me sa duket se paske lexuar shkrimin lart nuk ka qene as fatos klosi e as rexhep mejdani ato qe kane bere kete shoqaten intelektualeve por ka qene gazidede me kunatin e mejdanit sipas shkrimit te mesiperm.Lexoji mire dhe mos thuaj se muslimanet jane minoritar osman se ngatarron kombin fene dhe kjo eshte e pafalshme per kedo qe ka llogjike te shendoshe.Ortodokset qe jane ne shqiperi per mua jane shqiptare dhe kush thote jam greke haram buka qe kane ngrene nga kjo toke.U mallkofshin me fjalet e stefan bardhit, fan Nolit, e te gjithe atyre prifterinjeve qe kisha greke i vrau per arsye patriotike.rrofte populli shqiptar
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •