Perse besimtaret orthodhokse ndertojne Kisha?
Zoti yne Jisu Krisht na la trashegimi Frymen e Shenjte qe zbriti nga qielli mbi kokat e 12 dishepujve te Tij. Keta dishepuj, qe ne i njohim si apostuj, na lane trashegimi Kishen Orthodhokse. Ata e ndertuan Kishen Orthodhokse sipas mesimeve te mesuesit te tyre Krisht, te cilin e ndoqen hap pas hapi per 3 vjet, dhe te udhehequr nga Fryma e Shenjte e Perendise qe asnjehere nuk i braktisi. Kudo ku apostujt predikonin neper cepat e perandorise romake te kohes, ata krijonin kisha dhe u mesonin te krishtereve te rinj te njejtat mesime qe Krishti u mesoi atyre.
Cfare eshte Kisha?
Kisha eshte nje vend i shenjte dedikuar Perendise. Kisha eshte nje godine e ngritur per lavdine e Perendise. Kisha eshte vendtakimi i Krijuesit me krejesen, Zotit me njeriun. Kisha eshte e Shenjte pasi ajo eshte streha e Frymes se Shenjte! Ne Kishe gjejme Frymen e Shenjte qe vepron per te ushqyer shpirtrat e besimtareve me dhuratat e shenjta qe per ne eshte ushqim shpirteror. Ne Kishe marrim keto dhurata te shenjta qe shuajne urine shpirterore te shpirtrave tane, por edhe na ndihmojne ne ne rrugen e nisur, ne rrugen e shenjterimit. Misioni i Kishes eshte i dyfishte: a) t'iu rrefeje brezave te njejtin Ungjill qe Krishti u rrefeu Apostujve te Tij ne menyre qe njerezit te mund te deshmojne e besojne besimin e vertete ne Zot b) te na ndihmoje ne te krishteret ne rrugen e theosit, rrugen e shenjterimit tone, ne menyre qe te behemi te denje per tu bere bij te hirshem Perendie. Zoti yne Krisht eshte Biri i Vetemlindur i Perendise dhe ndan me Atin dhe Frymen e Shenjte te njejten esence hyjnore. Ne do te behemi bij Perendie por jo duke ndare esencen hyjnore te Perendise Triun, por duke u shenjteruar nga Hiri i Tij i Shenjte qe bie mbi kryet tona. Kisha eshte edhe arka jone e shpetimit, sic e quan Shen Joan Gojarti pasi, koha, toka e qielli do te prishen nje dite, por e vetmia gje qe do te kaloje nga kjo bote ne boten tjeter do te jete Kisha. Cdo shpirt i krishteri orthodhoks qe pagezohet e miroset ne Kishen Orthodhokse, eshte i lidhur me te ne perjetesi, as vdekja nuk e ndan ate shpirt nga Kisha.
Brenda saj Kisha ka edhe hierarket e Kishes, te gjithe peshkopet, prifterinjte, dhiaket. Keta jane njerez qe Perendia i ka thirrur dhe u ka caktuar nje detyre te vecante: te udheheqin e kujdesen per delet e Perendise si barinj te mire. Ndryshe nga besimtaret e thjeshte, prifterinjte kane detyra te vecanta te caktuara nga Perendia, detyra qe ua percollen Apostujt qe nga koha e Krishtit e deri ne ditet tona. Perendia prifterinjve u ka dhene pushtet "qe te lidhin e zgjidhin shpirtrat e besimtareve me Kishen". Ata shpirtrat qe prifterinjte lidhin me Kishen ne kete bote, do te jene te lidhur edhe ne boten tjeter. Ata shpirtra qe jane te ndare me Kishen ne kete bote, do te jene te ndare edhe ne boten tjeter.
Sic e zura ne goje edhe me lart, Kisha kujdeset per shpirtrat e besimtareve te saj qe nga lindja, e deri ne vdekje. Ne Kishe femijet foshnja kisherohen, pagezohen, mirosen, kungojne dhuratat e shenjta, rrefejne mekatet e tyre, martohen, pagezojne femijet e tyre, vdesin e varrosen. Kisha mban ne lutje besimtaret e vete e kerkon meshiren e Perendise per ta edhe pas vdekjes.
Perse ndertojme Kisha?
Besimtaret zgjedhin nje cope toke, e bekojne me lutjet e vecanta te priftit, dhe ia dedikojne Perendise. Mbi ate toke ndertohet nje Kishe sipas tradites orthodhokse qe ka trasheguar shume nga tradita judaike. Kisha Orthodhokse si nga jashte edhe nga brenda trashegon shume elemente te ngjashem me Tempullin e Jeruzalemit te cilin Krishti tha se do ta shkaterronte e ndertonte ne tre dite. Dhe ashtu ndodhi. Tempulli u shkaterrua disa vite pas vdekjes dhe ngjalljes se Krishtit, per te mos u ndertuar me kurre ne Jeruzalem. Edhe sot e kesaj dite judenjte nuk kane nje tempull. Tempullin e judenjve e zevendesoi Kisha Orthodhokse, qe eshte Kisha e Krishtit qe Apostujt e Tij ngriten me duart e tyre.
Brenda Kishes do te vendosen shume ikona e stoli nga me te ndryshmet, perfshi orendi te punuara me ar, drure te gdhendur te ikonastasit, pllaka mermeri, afreske te medha neper muret e Kishes. Dikush mund te pyesi: perse gjithe keto shpenzime te medha per te ndertuar nje Kishe? Perse duhen stolisur me ar e duhet derdhur gjithe kjo djerse, mund e thesar per te ndertuar nje Kishe? Pergjigjia eshte e thjeshte: Kisha ndertohet per lavdine e Perendise! Kisha eshte shtepia e Zotit, ne te cilen ne si besimtare shkojme per vizite per te qene ne prani te Tij. Dhe duke qene se gjithe te mirat materiale te jetes sone na jane dhene nga Zoti, shpenzimet qe bejme per Kishen deshmojne mirenjohjen, falenderimin, dashurine tone per Zotin. Gjeja tjeter qe bejme te qarte eshte se ne jeten tone, para besimit, para bekimit te Perendise, ne nuk veme as floririn e as argjendin e as te mirat e shumta materiale.
Ndryshe nga tradita judaike qe ben sakrifica gjaku duke therrur kafshe ne nder te Perendise, tradita jone orthodhokse permban vetem sakrificen e Trupit dhe Gjakut te Krishtit, Qengjit te Perendise, qe derdhi gjakun e Tij ne kryq, per te lare te gjitha mekatet tona. Sic na mesoi Vete Krishti, sakrifica qe bejme cdo te diele e dite festash ne Kishe eshte buka e meshes qe kthehet ne Trupin e Krishtit, dhe vera qe kthehet ne Gjakun e Krishtit. Kjo eshte mrekullia qe te krishteret orthodhokse deshmojne cdo te djele ne Kishe dhe keto jane edhe dhuratat e shenjta qe shpirti i tyre merr kur kungon.
Cili eshte roli i priftit e besimtareve ne Kishen e ndertuar?
Besimtaret e thjeshte mund te vene ne dispozicion token, mund te mbledhin leket per te ndertuar nje Kishe, mund te ofrojne krahet e tyre te punes ne ndertimin e Kishes apo talentet e tyre. Por eshte peshkopi i dioqezes ai qe bekon token dhe autorizon ndertimin e Kishes. Peshkopi se bashku me besimtaret mblidhen per te vene gurin e pare ne themelin e Kishes. Peshkopi eshte ai qe mban nje sherbese te vecante per te bekuar e hapur dyert e Kishes se re kur kjo ka perfunduar se ndertuari. Zoti i ka dhene detyra dhe pergjegjesi peshkopit karshi Kishes dhe karshi besimtareve. Peshkopi eshte mekembesi i Apostujve te hershem te Krishtit.
Besimtaret kane per detyre qe jo vetem te ndihmojne peshkopin ne detyrat e veta, por edhe te kujdesen per nevojat e Kishes. Besimtaret jane ata qe japin leke nga te ardhurat e veta familjare cdo vit per Kishen. Jane ata qe kujdesen qe Kishes dhe peshkopit te mos i mungoje asgje, qe nga qirinjte, vaji, thimjami. Po besimtaret sjellin ne Kishe buken e meshes dhe veren te cilat prifti i perdor gjate Liturgjise se Shenjte. Besimtaret pajisin Kishen me ikona dhe paguajne ikonografet qe te zbukurojne murret e Kishes me ikona e afreske. Po besimtaret paguajne e ndertojne kambanen e Kishes.
Perse Kishat kane nje emer te caktuar?
Kishat Orthodhokse gjithmone kane nje emer te caktuar. Ato mbajne ose emrat e festave te medha orthodhokse, si per shembull: Kisha e Ungjillizimit ne Tirane mban emrin e Festes se Ungjillizimit te Virgjereshes Mari. Keto jane festa te kalendarit orthodhoks dhe perkujtohen nga Kisha per vit per te perkujtuar historikun e ardhjes se Krishtit ne kete bote. Kishat mbajne edhe emrin e nje shenjtori te caktuar. Ne te tilla raste, Kisha i dedikohet nderimit te nje shenjtori te caktuar te Kishes apo zones. Per shembull: Shen Prokopi ne Tirane i dedikohet shenjtorit Shen Prokop. Shen Vlashi ne Durres i dedikohet ketij shenjtori.
Ka edhe Kisha qe jane ngritur mbi vende te shenjta, vende ku jane martirizuar martiret e Kishes. Ne te tilla raste, toka eshte shenjteruar me gjakun e martirit te shenjte te Kishes dhe banoret e zones i ndertojne nje kishe shenjtorit. Shembull per kete eshte Kisha e Shen Kozmait ne Kolkondas te Fierit, qe eshte ngritur ne vendin ku ai eshte martirizuar ne Shqiperi.
Emrin e Kishes e zgjedhin se bashku peshkopi me banoret e zones. Ne raste te caktuara, besimtareve u jane shfaqur ne enderr vete shenjtoret per t'iu treguar vendin apo emrin qe ti vendosin Kishes. Dhe peshkopet e banoret e zones respektojne ate qe u tregon Perendia.
Krahas emrit qe Kisha merr, Kisha feston edhe emrin e saj ne nje dite te caktuar te kalendarit orthodhoks. Kjo dite perkon ose me festen orthodhokse ose me diten qe Kisha perkujton shenjtorin, ne nder te te cilit eshte ngritur Kisha. Ate dite te gjithe prifterinjte, se bashku me besimtaret e zones mblidhen se bashku e bejne nje feste qe ne gjuhen popullore njihet si panair. Gjithe banoret e zones therrin mish, hane, pine e kendojne se bashku per ore te tera dhe mirepresin ne sofren e tyre gjithe banoret e tjere te zones qe mund te mos jene orthodhokse ose orthodhokset pelegrine te ardhur nga qytetet e fshatrat e tjera.
Perse do te sherbeje Kisha e ndertuar?
Ne ate Kishe te ndertuar, do te pagezohen, mirosen, vajosen, rrefehen, kungojne, martohen e varrosen gjithe besimtaret e zones. Kjo Kishe do ti sherbeje jo vetem brezit qe e ngriti por edhe dhjetra brezave qe do te vijne nga pas. Me te njejten Kupe te Shenjte qe ushqehen shpirtrat e besimtareve te ketij brezi sot, do te ushqehen edhe shpirtrat e shume brezave qe do te vijne pas tyre.
Ndertojme Kisha per ti bere nje vend Perendise ne jetet tona e per ta lavderuar Ate! Duke e bere kete gje, kemi bekimin e pranine e Perendise ne jetet tona. Perendia bekon vendin e popullin qe jeton ne ate vend e na ruan nga i ligu tani e ne perjetesi.
Krijoni Kontakt