Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Post Çfarë janë vaksinat? Si bëhen vaksinat?

    "Çfarë janë dhe si bëhen vaksinat?" një shkrim informativ...

    Çfarë janë dhe si bëhen vaksinat?

    Çfarë janë vaksinat?

    Vaksina është një produkt i përbërë nga një sasi shumë e vogël mikoorganizmash, që mund të jenë viruse apo baktere, të vrarë apo të dobësuar, sikundër mund të jetë e përbërë nga pjesë virusesh apo bakteresh. Vaksina është e projektuar që të stimulojë sistemin tonë imunitar në prodhimin e kundërtrupave, pra në krijimin e reaksionit të parë imunitar (mbrojtës).

    Vaksinat përdorin mekanizmin mbrojtës natyror të trupit tonë, sistemin imunitar, të formësuar nga rrugëtimi i gjatë evolutiv.

    Mbrojtja imunitare përfundimatere, që stimulohet nga vaksina, është e ngjashme me atë që realizohet në fund të sëmundjes. Kjo na mbron nga sulmi i mikroorganizmave të pranishëm në ambientin e jashtëm dhe në personat e komunitetit tonë, pa u zhvilluar simptomat dhe ndërlikimet që do të lindnin nga sëmundja eventuale.

    Si bëhen vaksinat?

    Vaksinat prodhohen në mënyra të ndryshme, por në të gjitha janë të pranishëm përbërësit që gjenden tek viruset dhe bakteret dhe që janë në gjendje të stimulojnë mekanizma natyrorë në mbrojtje të trupit tonë. Pra, vaksina nuk është diçka artificiale në vetevete. Vaksinat përmbajnë edhe sasi të vogla konservantësh dhe antibiotikësh; disa përmbajnë edhe kripëra alumini për të ndihmuar në prodhimin e përgjigjes imunitare.

    Sisteme të ndryshme të prodhimit të vaksinave

    Dobësimi i virusit

    Me anë të kësaj strategjie viruset dobësohen në mënyrë të tillë që zhvillohen me shumë vështirësi në brendësi të organizmit. Vaksinat kundër Fruthit, Shytave, Rubeolës dhe Varicelës janë të ndërtuar në këtë mënyrë, pra me virus të dobësuar.

    Virusët zakonisht e shkaktojnë sëmundjen përkatëse duke u shumuar shumë herë brenda organizmit. ...

    Burimi: Rinstinkt blog
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2014 më 16:38

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2013
    Vendndodhja
    CH
    Postime
    3

    Për: Çfarë janë vaksinat? Si bëhen vaksinat?

    Ky artikull nga "Rinstinkt blog" pe përmbledh shumë mirë rolin dhe funksionimin i vaksinave

    >>>Vaksinimi është një proces ku shtihet një agjent të jashtëm (Vaksina) në një organizëm në mënyrë që të krijojë një përgjigje pozitive imunitar të organizmit ndaj sëmundjeve infektive.<<<
    Duhet edhe të kuptojm qe perdorimi i njekcis nuk implikon gjithmonë perdorimin e një vaksin! Ka disa lloj injeksione që nuk jan vaksina!!!

    Vaksinat janë përdorur në shumicën e rasteve kur pacienti është i shëndetshëm për të minimizuar masanej shanset e kapjen e disa sëmundjeve.

    Nëse pacienti është infektuar, vaksina mund të jetë jo efektive (varet nga sëmundja), pra është shumë e rëndësishme që të vaksinohni edhe kur jeni në shëndet të shkëlqyer! Është edhe shumë e rëndësishme për të informuar te mjekt në rast të epidemive...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rijad91 : 23-08-2013 më 17:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •