Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85

Tema: Diagnoze

  1. #1

    Diagnoze

    Po hap kete teme ne nje fare menyre per te stimuluar mjeket qe jane ne kete forum!
    Behet fjale per nje teme qe do te permbaje ne vete raste klinike (qe mund te jene eksperience e tyre ose fundja edhe te marre nga revista te ndryshme mjekesore) ku do te mund te diskutohen gjera te ndryshme, opinione, hipoteza etj! Cfare perfitohet nga kjo gje? Ne pike te pare, rasti klinik qe paraqitet, pastaj ne nje fare menyre mund te kemi nje diskutim ndermjet degeve te ndryshme te mjekesise ku secili parashtron mendimet e tija si dhe nga ana tjeter gjithkush mund te korregjoje njeri tjetrin. Gjithashtu mendimi mund te mbrohet me referenca dhe kjo gje na jep mundesine per te zgjeruar dijet rreth nje ceshtje te caktuar. E fundit? Fakti qe tema eshte ne shqip

    Atehere, meqenese temen po e hap une, po vendos rastin e pare klinik te marre nga nje reviste mjekesore (per nga menyra si do te shtjellohet dikush mund ta marre edhe me mend se cila reviste). Rasti do te paraqitet ne pjese keshtu qe mund ti jepet gjithkujt mundesia per te dhene opinionin e tij.
    Ok, copeza e pare e rastit:

    Pacient 78 vjeē me dhimbje retrosternale si dhe ne anen e majte te toraksit (kjo e fundit e pershkruajtur si presion mbi toraks) qe kishte filluar nga 4 ore. Nuk ka pasur kurre simptoma te tilla me pare. Mungesa e frymemarrjes (Dispnea) dhe keputja filluan pak para se te shtrohej ne spital.


    Hipoteza, mendime, sugjerime, cfare do kerkonit ne keto momente, cfare do perjashtonit, etj etj...fjala eshte e juaja! ^_^
    Think Different! Think Again!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Diagnoze

    Ekzamen klinik komplet per te eliminuar ,
    Infarkt myokardic me edeme pulmonaire
    Embolie pulmonare me thrombophlebite te kembeve
    Dissection aortique
    Pneumothorax
    Pneumopathie
    Keto duhen eliminuar
    Test me nitroglycerine si eshte nitrosensibile, ne rast cardiopathie ischemique
    Ecg per te pare st supra denivelat. Me unde q = infarct konstitue, s1q3,blokbbd aspekt de kord pulmonare ne faveur te embolie pulmonare
    Saturation
    Tension , pouls, asymetrie nga e majta ne te djathten dhe tension i larte ne faver te dissection aortik
    Rx thorax , pneumopathie, pneumothorax, oedeme pulmonauré ose modifikim i kurbes aortike
    Analise gjaku
    Uree, creat, k, cl, na, cle creat
    Num , plak, Crp per te eliminuar infeksion.
    Troponine,cpk , ldh , per te eliminuar infarkt
    Ddimeri , gas arterial per te eliminuar embolie pulmonare kur ka efekt shunt.
    Nqs enzimet te nekrozes miokark jane normale angioskaner thoracique me injeksion per te eliminuar embolie pulmonare
    Nqs enzimet kardike dhe ecg jane ne favor te infarkt coronarographie ne urgence eshte ideale , nqs jo, plavix , aspirine. Antikoagulante injeksione.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 02-02-2013 mė 10:48
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  3. #3

    Pėr: Diagnoze

    Duke qene se jam ne dijeni te ecurise se rastit klinik si dhe diagnozes finale, nuk me mbetet vetem se te bej rolin e komentuesit (ose me saktesisht te atij qe do ju paraqese edhe komentet qe kishte bere nje specialist mbi rastin nderkohe qe zhvillohej) si dhe te bej pyetje per te zgjeruar tematikat qe trajtohen. Mos harroni qe ideja eshte qe anetaret te nderveprojne njeri me tjetrin dhe ne nje fare menyre eshte didaktike Gjate trajtimit te rastit do mundohem qe pa ju larguar fillit te rastit klinik, te bej pyetje qe te nxjerrin ne pah edhe aspekte te tjera (aty ku eshte e mundur kjo gje).

    Ndokush qe sjell hipoteza te tjera ose qe mbeshtet hipotezat e dhena nga Marya? Ndokush qe mendon qe ndonjera prej hipotezave duhet te kete nje vend te pare ne liste ose qe do kerkonte ndonje shenje, ose ndonje info me teper ose ndonje analize me teper pervec atyre qe ka sjelle anetarja me siper? Thjesht per ta nisur dmth sepse me kalimin e kohes, nderkohe qe rasti klinik ecen perpara, do mund te rikonsideroni hipotezat e juaja si dhe te propozoni analiza te tjera nese e shihni te arsyeshme!
    Think Different! Think Again!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Diagnoze

    Perpara nje dhimbje retrosternale duhen eliminuar urgjencat vitale , te cilat i numerova me siper.
    Pastaj perreth problemit te diagnosteve diferenciale
    Ke sa te duash
    Pericardite me ose pa tamponade (behet echo e zemres) endocardite, mediastinite, dhimbje pleurale, dhimbje parietale , dhimbje esofagiene.



    Ps na jep ndonje rezultat nqs eshte ndnj nga ato qe kam kerkuar
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624

    Pėr: Diagnoze

    Citim Postuar mė parė nga A.I Lexo Postimin
    Pacient 78 vjeē me dhimbje retrosternale si dhe ne anen e majte te toraksit (kjo e fundit e pershkruajtur si presion mbi toraks) qe kishte filluar nga 4 ore. Nuk ka pasur kurre simptoma te tilla me pare. Mungesa e frymemarrjes (Dispnea) dhe keputja filluan pak para se te shtrohej ne spital.


    Hipoteza, mendime, sugjerime, cfare do kerkonit ne keto momente, cfare do perjashtonit, etj etj...fjala eshte e juaja! ^_^
    Infarkt i miokardit mendojė unė ose ndonjė presion nga barku qė ngjesh diafragmėn.

    P.s. unė nuk jam mjek dhe s'kam asnjė lidhje me mjeksinė prandaj mos qeshni ju tė profesionit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Diagnoze

    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    e ndonjė presion nga barku qė ngjesh diafragmėn.

    P.s. unė nuk jam mjek dhe s'kam asnjė lidhje me mjeksinė prandaj mos qeshni ju tė profesionit.
    Ke te drejte , prandaj duhen nxjerre gazrat se vetem ashtu lirohesh
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624

    Pėr: Diagnoze

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    Ke te drejte , prandaj duhen nxjerre gazrat se vetem ashtu lirohesh
    Po....ashtu ka thėnė doctor Hasani...kur ju vinė mos i mbani.

  8. #8

    Pėr: Diagnoze

    Ki parasysh qe nese ne hipoteza fut edhe nje ezofagit (nga refluksi psh) prova e nitroglicerines mund te ta maskoje sepse i pergjigjet si nje episod akut iskemie i miokardit si esofagiti. Plotesisht dakort me hipotezat qe ke dhene si dhe me analizat qe kerkon per secilen hipoteze. Natyrisht tek infot e deritanishme sic sheh nuk kam sjelle asnje element nga anamneza (mbledhja e infove nga e kaluara e pacientit) dhe si pasoje nuk mund te shtosh me teper se cili mund te jete me e mundshme.
    Ok, po nderthur komentet e specialistit qe ka analizuar rastin me ato qe ke shkruajtur Marya
    Pra, per nga menyra si paraqitet ky rast, mund te mendohet menjehere per nje problem kardiak e cila mund te jete nje infarkt akut si pasoje per shembull e nje ateromazie te arterieve koronare qe mund te kete qene me pare. Pra pacienti mund te kete pasur nje angine te qendrueshme me pare (kujdes duhet bere tek pacientet e vjeter dhe sidomos tek diabetiket sepse shume simptoma mund te mungojne dhe keta te fundit mund te kene edhe infarkt qe kalon ne heshtje) e cila mund te jete komplikuar dhe te kete dhene infarkt miokardi. Gjithashtu mund te jete nje aritmi psh e cila ka dhene ate ndjesi keputje dhe dispne. Nese supozojme edhe nje ateromazi (depozita kolesteroli ne arterie dhe ne kete rast ne ato koronare, qe zvogelojne dimensionet e brendshme te eneve te gjakut) atehere nje takiaritmi mund beje qe zemra te punoje shpejt. Duke qene se ateromazia ul sasine e gjakut qe i mberrin miokardit, kjo takiaritmi (nje aritmi me frekuence te larte kardiake) ben qe zemra te mos kete oksigjen te mjaftueshem dhe si pasoje te perkeqesohet oksigjenimi i miokardit. Ne kete rast mund te vijne ne ndihme faktoret e rrezikut per te pare nese personi mund te jete i predispozuar per te pasur nje problem kardiak (psh hipertensioni, diabeti, semundje polmonare kronike, etj) dhe natyrisht ekzaminimi fizik dhe elektrokardiograma. Nuk mund te perjashtohet mundesite e tjera si aneurizma disekante, embolia polmonare, pneumotoraksi hipertensiv (qe gjithsesi do ishte shume me i eger ne prezantim ne pjesen me te madhe te rasteve) si dhe nje krize hipertensive.

    Ok, po vazhdoj me nje pjese tjeter te rastit...zbulojme disa elemente me teper.

    Pacienti nuk ka faktore rreziku pervec hipertensionit arterial qe e ka prej kohesh dhe qe ne 2 vitet e shkuara e ka trajtuar me nifedipine. Paraqitet ne gjendje konfuzionale dhe ne siklet te lehte. Pulsi ne periferi paraqitet i ērregullt me nje frekuence 110 te rrahura /mib, presioni i gjakut 159/80 ne te dy krahet, dhe frekuenca e frymemarrjes 28 frymemarrje/ minut. Nuk paraqet cianoze dhe ka nje zgjerim te lehte te eneve xhugulare (shpresoj qe fjale te jete e njejte ne shqip ). Tingulli i pare kardiak eshte i theksuar por jo ne menyre konstante (ang. intermittent). Pjesa tjeter e ekzaminimit fizik nuk paraqet vecanti. Elektrokardiograma paraqet fibrilacion atrial me nje frekuence ventrikulare 124 te rrahura ne minute dhe nje nennivel 1 mm te segmentit ST ne elektrodat anteriore te toraksit.


    Ok, bazuar ne keto elemente te reja, cilat diagnoza mendoni se vazhdojne te qendrojne, cilat mund te perjashtohen dhe cilat kalojne ne nje plan te dyte, cfare mendoni per rezultatet e analizave?

    E bukura e ketyre rasteve eshte qe evolucioni ju ben te ndryshoni mendime nese e shihni te arsyeshme keshtu qe pa frike, paraqisni opinionet e juaja dhe kush ka mundesi, ti argumentoje!
    Think Different! Think Again!

  9. #9

    Pėr: Diagnoze

    me falni, presioni 150/80 ju kerkoj ndjese!
    Think Different! Think Again!

  10. #10
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Pėr: Diagnoze

    Citim Postuar mė parė nga A.I Lexo Postimin

    Pacienti nuk ka faktore rreziku pervec hipertensionit arterial qe e ka prej kohesh dhe qe ne 2 vitet e shkuara e ka trajtuar me nifedipine. Paraqitet ne gjendje konfuzionale dhe ne siklet te lehte. Pulsi ne periferi paraqitet i ērregullt me nje frekuence 110 te rrahura /mib, presioni i gjakut 159/80 ne te dy krahet, dhe frekuenca e frymemarrjes 28 frymemarrje/ minut. Nuk paraqet cianoze dhe ka nje zgjerim te lehte te eneve xhugulare (shpresoj qe fjale te jete e njejte ne shqip ). Tingulli i pare kardiak eshte i theksuar por jo ne menyre konstante (ang. intermittent). Pjesa tjeter e ekzaminimit fizik nuk paraqet vecanti. Elektrokardiograma paraqet fibrilacion atrial me nje frekuence ventrikulare 124 te rrahura ne minute dhe nje nennivel 1 mm te segmentit ST ne elektrodat anteriore te toraksit.



    Vazhdo se mire po ecen , vetem se po na ben akoma me lemsh duke na e sjelle copa copa rastin

    ps: jugulare
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •