Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Mbi 30 milionë euro kanë hyrë në Kosovë brenda gjashtë muajve nga katër vende arabe. Zyrtarisht tregohen vetëm shtetet prej nga vijnë, por jo edhe kush i sjell ato dhe çfarë destinacionin kanë.

    Gazeta “Zëri” ka siguruar depozitat e këtyre milionave që vijnë nga disa shtete arabe. Sipas këtyre të dhënave, nga muaji janar, e deri në qershor të vitit 2012, në vendin tonë nga katër shtete arabe kanë hyrë hiç më pakë se 30 milionë e 13 mijë euro.

    Pjesa më e madhe e tyre, më shumë se 25 milionë euro ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Të hyra ka edhe nga Kuvajti, prej nga kanë ardhur 2,7 milionë euro për gjashtë muaj, rreth 900 mijë euro nga Katari, si dhe rreth 600 mijë euro nga Arabia Saudite. Këto të dhëna janë siguruar nga transferet bankare të regjistruara në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Duke iu referuar të dhënave zyrtare që ka siguruar gazeta, shihet se gjatë pjesës së parë të vitit që lamë pas transferet e parave nga shtete arabe, janë rritur në krahasim me vitin 2011.

    Gjersa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012 nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë kanë hyrë 25 milionë euro, në vitin 2011 për 12 muaj kanë hyrë vetëm 14 milionë euro, e vërehet një rritje enorme e transfereve. Transferin e mjeteve nga katër shtete Arabe, e konfirmojnë edhe vetë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

    “Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, kanë hyrë në Kosovë 30 milion euro, nga shtetet arabe. Shumica e tyre vijnë nga Emiratet e Bashkuara, në vlerë prej rreth 25 milion euro. Pastaj rreth 1 milion kanë hyrë nga Katari, afër 3 milion nga Kuvajti, dhe mbi gjysmë milioni nga Arabia Saudite”thuhet në përgjigjen e bankës dërguar gazetës. /Zëri

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Ueeeh se vec Arabet qenkan ne Kosove Se di pse ju kan ba shibel ne sy edhe juve keta Arabet po shikoni te tjeret keni me qindra organizata te krishtera ortodokse te pa fe te m'the t'thash qka u ba kshtu me juve shqiptar jeni ba si Prostitutat kush ju pagun qanej shkoni. Kshtu ka thane Fahri Musliu spo tham une.
    Apo eshte edhe nje tjeter atack kunder islamit qe gjoja paret e arabis po kontribojn per destabilitetin e ballkanit

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin

    po te dhimbsen vdhezerit arab mer derdimen?

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    po te dhimbsen vdhezerit arab mer derdimen?
    Po me dhimen shqiptart qe skan me cka me u marr.. Po kqyrni ka po zhduken milionat e tatimpagusve te qytetarve tone e leni milionat e arabeve se ata kan boll.
    30 euro sigurim per 2 jav per gurbetqart ka jan avullu gjithe ato pare ne cilen akontacion sa % i shkojn shteti.. Zaten puna e juve qeshtu tu marr me fjale e pak me vepra jemi ku jemi. Arabet me dhimen qe skan mend jo per diqka tjeter

  5. #5
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Milionat e arabëve zhduken në Kosovë
    - po le te zhduken , pse a pak kan miliona arabet...????
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - po le te zhduken , pse a pak kan miliona arabet...????
    E rendesishme eshte qe arabet po i ndihmojne shqiptaret ne Kosove.

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga klajdi wolf Lexo Postimin
    E rendesishme eshte qe arabet po i ndihmojne shqiptaret ne Kosove.
    Po edhe kjo ka qen qellimi i temes vec me nxit debat talebanizmi

  8. #8

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    une e di psh se nje pjese e mire e atyre parave jane destinuar per magjistralen Prishtine-Mitrovice ku jane duke zhvilluar punimet 6 kompani kosovare. Kjo eshte publike dhe mund te shihen duke punuar.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  9. #9
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga klajdi wolf Lexo Postimin
    E rendesishme eshte qe arabet po i ndihmojne shqiptaret ne Kosove.
    - hahahaa... eshte nje +
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Milionat e arabëve zhduken në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Po edhe kjo ka qen qellimi i temes vec me nxit debat talebanizmi
    S'ke c'te besh,talebanet e kapin menjehere qellimin e temes.

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - hahahaa... eshte nje +

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •