-
Greqi, zbulohet një varr i lashtë, dyshohet se i përket Aleksandrit të Madh
Arkeologët në Greqi kanë gjetur një varr të lashtë, për të cilin dyshojnë dhe besojnë se i takon Aleksandrit të Madh.
Varri është zbuluar në Amfipoli Serres. Ai është 498 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë.
Sipas zbuluesve varri i gjetur është 10 herë më i madh se ai i Filipit, babait të Aleksandrit.
Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri e harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase dhe intepretohet nga zbuluesit si një shenjë që tregon se ai i takon një varri mbretërish.
Edhe pse arkeologët nuk kanë arritur në përfundimin se varri i gjetur është ai i mbretit Aleksandër, i cili vdiq në vitin 323 p.e.s, por besojnë fuqimisht në këtë version.
Ministria greke e Kulturës u tregua shumë e kujdesshme në një deklaratë të saj, ku e vlerëson zbulimin “vecanërisht të rëndësishëm”, por thekson se “interpretimi dhe identifikimi me figura historike para përfundimit të gërmimeve, është i rrezikshëm”.
Gjetja e varrit të Aleksandrit të Madh, që mendohej se ndodhej në Egjipt, ka qenë gjithmonë një ëndërr dhe nëse dyshimi vërtetohet, atëherë zbulimi i ditëve të fundit është një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave.
Edhe media ndërkombëtare ka raportuar për gjetjen e varrit të lashtë në Greqi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt