-
Reja e ndritshme e festes se Metamorfozes ne malin Tavor

Hiri i Zotit nuk vonon tek ata qe e kerkojne. Kemi degjuar dhe pare per Flaken e Shenjte te Pashkes ne Jeruzalem, kemi degjuar dhe pare per lumin Jordan ku ujerat e tij ndalin rrjedhjen per Pagezimin e Krishtit dhe ne kete foto shohim te pamunduren te behet e mundur. Ne Tavor Zoti ndryshoi trajte ne ate qe ne e njohim festa e Metamorfozes ose Shperfytyrimit. Ai shoqerohej nga Dishepujt e tij ne kete mal ku fytyra e tij shkelqeu me shume sa dielli dhe ata u ulen pertoke duke mos e perballuar driten sepse preken driten ashtu si eshte kuptimi i emrit te malit. Cdo vit ne Malin Tavor atje ku ndodhet nje manastir i komunitetit ortodoks me te njejtin emer ndodh nje mrekulli tjeter ku nje re e ndritshme dhe ne menyre te pashpjegushme zbret mbi kete mal dhe mbulon Kishen dhe besimtaret e shumte nga te gjitha kombet. Kjo eshte nje cudi e pashpjegueshme por lehtesisht e shpjegueshme per ortodokset te cilet cdo vit shohin Ngushellimtarin e tyre duke i forcuar ne besim. Kjo re me se shumten e rasteve drejtimin e ardhjes e ka nga Nazareti. Edhe foto e meposhtme eshte bere ne kohen kur reja ka mbuluar te gjithe manastirin.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt