Kush i paguan shpenzimet e 50 arkitektėve dhe urbanistėve tė huaj nė Tiranė?
27-08-2013 /
Si nė rastin e mbledhjes mė tė shtrenjtė tė qeverisė nė 100 vitet e fundit nė Vlorė, ashtu edhe nė rastin e konferencės dy ditore nė Tiranė, ajo qė mungon ėshtė transparenca e faturave
Edi Rama ka njė problem tė madhe me transparencėn financiare. Nuk po flasim kėtu pėr ēėshtjen e deklarimit tė pasurisė sė tij apo tė bashkėshortes sė tij, Linda Rama, pėr tė cilat mungon transparenca elementare. Por po flasim pėr zijafetet e Edi Ramės nė hotelin me 4 yje “Neė York” nė Vlorė dhe konferencėn “Shqipėria, gjenerata e re”, tė organizuar full-option nė hotelin mė luksoz tė vendit, Hotel Sheraton, qė ėshtė me 5 yje. Nė kėtė hotel njė dhomė suitė kushton pėr njė natė sė paku, 300 euro dhe dhoma mė e mirė 2 mijė euro. Ndėrsa nė Vlorė njė dhomė hoteli kushtonte 135 euro nata, ndėrsa dreka dhe darka janė fatura tė tjera qė duhet tė jenė paguar ose do tė paguhen sė shpejti.
Megjithatė si nė rastin e mbledhjes mė tė shtrenjtė tė qeverisė nė 100 vitet e fundit nė Vlorė, ashtu edhe nė rastin e konferencės dy ditore nė Tiranė, ajo qė mungon ėshtė transparenca e faturave. Imagjinoni sa mund tė shkojė fatura pėr 50 veta, pėr dy ditė dhe dreka e darka, plus sallat pėr konferencė nė hotelin mė tė shtrenjtė nė vend. Imagjinoni faturėn e biletave tė avionit “Charter” pėr 50 persona apo faturėn e marrjes me qira tė njė autobusi me tė gjitha kushtet, etj. Pra, janė shpenzime pėr qindra mijė euro, tė cilat paguhen pa minimumin e transparencės publike. Nuk besoj qė Edi Rama nxjerr para nga xhepi apo me 3 mijė eurot qė ka nė bankė tė paguajė gjithė kėto fatura. As Linda Rama nuk i ka paguan dot me 100 milionėt e dhėna borxh motrės sepse nuk del llogarie. As PS-ja nuk i paguan dot kėto shpenzime sepse duhet njė faturė tatimore, pėr tė cilat duhet tė japė llogari. Pyetja ėshtė kush i paguan hotel Nju Jork nė Vlorė dhe hotel Sheraton nė Tiranė? Nė pritje tė pėrgjigjesm, po i kujtojmė Edi Ramės qė gjatė fushatės elektorale kishte pėr qejf tė lėshonte krahasimin, se njė biznes i vogėl paguan taksa dhe tatime njėlloj si Hotel Sheraton. Mirėpo Edi Rama nuk na thotė kush dhe sa paguan ai (ose dikush tjetėr pėr llogari tė tij) pėr kėto zijafete publike e mediatike, sa nė Vlorė dhe nė Tiranė. Ku i gjen paratė Edi Rama? Ku i gjen dhjetėra mijė euro pėr dy ditė mbledhje qeverie nė Vlorė, qė nė njė pėrllogaritje normale shkon tek 50 mijė euro. Apo duhet tė mendojmė qė ndėrtuesin e ardhshėm tė rezorteve paguajnė faturat e arkitektėve dhe urbanistėve qė pėrligjin masterplanin e Koco Kokėdhimės. Edi Rama si kryeministėr nė ardhje e ka pėr detyrim publik tė deklarojė jo vetėm pasurinė e tij reale, por edhe pasurinė e partisė Socialiste qė organizon zijafete luksoze me para okulte.
Krijoni Kontakt