Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Kino-Ditari 2013

    Po e filloj kino-ditarin e 2013-s me filmin e fundit te Tarantino-s : DJANGO UNCHAINED



    Nje subjekti kaq te ‘rende’ (serioz, te rendesishem) si ai i skllaverise se zezakeve ne USA ne shek e XIX, Tarantino i pergjigjet me nje film-balet gjaksor, makaber por dhe ‘humoristik’. Edhe pse duhet thene se ky vullnet i koheve te fundit te regjizorit ne fjale per te lare hesapet me periudhat e erreta te Historise se njerezimit (kujtoni “inglorious basterds“) eshte ēik si shume i thjeshtezuar, duhet pranuar se, ne finale (ah finalja, dhe jo vetem finalja e filmit, por filmi si finalitet) eshte jo pak ngazellues.

    Se pari, duhet te them se gjysma e pare e tij, pra deri ne momentin kur DiCaprio hyn ne skene, per mua eshte i nje mediokriteti te pashoq : per pak sa nuk ēava ferren nga salla e kinemase ! Nje mendim imi eshte se Tarantino ka ditur se ē’ka bere: nje gjysmė-te-parė-filmi enkas ultra hollywoodianēe, dhe shenjestra pa dyshim ka qene publiku i gjere. Duke qene se filmi nuk eshte pa harxhe (duhet te jete nje nga filmat me te kushtueshem te regjizorit), eshte evidente nje zgjedhje e tille e Tarantinos, perndryshe eshte e pashpjegueshme nje regjizure e tille kaq banale, kaq e shemtuar nga nje regjizor qe ka ditur te beje perla te tilla (e mbi te gjitha, pikerisht per nga ana e regjizurės !) si “Jackie Brown” apo “Death Proof” ! Biles biles, per te qene te sinqerte, me shume se per Box Office, me duket se eshte vendi per te folur per film-Box-blaxploitation, po nejse, po bejme sikur nuk po e paragjykojme (edhe pse nuk eshte pune paragjykimi… nejse perseri).

    Pjesa e dyte pastaj (DiCaprio e tutje) eshte gati-gati formidabėl : qofte konstruktimi i filmit (interpretimi dhe pershkrimi i nje borgjezie, asaj Jugore - South Bourgeoisie- teresisht e themeluar mbi shfrytezimin e zezakeve), qofte loja e aktoreve (Jamie Foxx shkelqen, edhe pse lojes se tij zakonisht i ruhem siē i ruhemi koleres), qofte regjia (plane-sekuence te admirueshme : by the way, pse nuk ka asnje te tille ne pjesen e pare te filmit ė ?? ) .
    Per shembull, ne gjysmen e dyte ka nje te tille, magjine e te cilit e ben mė evident formati gif :





    Pastaj vjen mbyllja, per te cilen kam ca rezerva, sepse mu duk e pafundme, me gjithe evidencen e saj skenaristike.

    In fine, nepermjet vullnetit te tij permanent per te perzier humorin me dhunen ne trajtimin e temave serioze e te rendesishme, regjizori arrin ti vendose filmat e tij ne nje fare stasis temporal personal ku realja, ‘e verteta’, ka me pak rendesi sesa DESIRE, deshira (prej femije ??) e tij dhe kenaqesia e mizaskenes (regjizures). “D” si desire i Tarantinos apo si Django (the D is silent - perserit shpesh Jamie Foxx ne film) ??

    nota 6.8


    trailer i filmit :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    nuk me ka pelqyer kurre tarantino dhe i qendroj akoma ketij mendimi. eshte regjizori me i mbivlresuar ne planet.
    django mendoj se eshte nje nder filmat e tij me te bukur, por edhe nje film qe mund te ishte i mire, arrin ta prishe me skena te ekzagjeruara e te panevojshme dhune e gjakderdhjeje.
    nota 7/10
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LINCOLN"- film amerikan me regji te Steven Spielberg



    Qe e ka nje gje te mire te pakontestueshme filmi i fundit i Spielbergut, e ka : faktin qe nuk ka rene ne gracken e biopic-ut (biography picture), domethene rrefimin e gjithe jetes se nje personazhi historik. Problemi i filmave biografike eshte se shpesh ata marrin persiper te rrefejne te gjithe jeten e nje heroi real : nga fillmi i jetes se tij e deri ne fund te saj ! Por mua mė duket se nuk eshte ne fuqine e filmit (si mjet shprehes artistik) qe te marre persiper te shfaqė si duhet (dmth, bindshem artistikisht !) kete gje, ndaj dhe filma te tille behen patetike, kur shikojme personazhin me paruke, ne fund te filmit, me demek, i plakur. Dhe tra-la-la-ra te tjera te kesaj natyre.

    "Lincoln" rrefen vetem 5-6 muajt e fundit te jetes se presidentit te 16 te SHBA-ve dhe pershkruan nje aksion preciz : ate te votimit te amandamentit mbi abolimin e skllaverise. Qellimi i regjizorit eshte evident : vizatimi i portretit te nje inteligjence politike (asaj te Lincolnit), e me kete rast, nje fare reflektimi mbi demokracine dhe inteligjencen politike ne pergjithesi (per kete te dyten, gjithshka eshte e lidhur me koincidimin e fundit te Luftes Civile ne Amerike, dhe votimit te amendamentit ne fjale : "martesa" e te dyjave, lejtmotiv i vertete i gjithe filmit, eshte aq i pamundur, sa qe kthehet ne kusht te se Mundshmes). E Mundshmja qe, ne fund te filmit, ndodh realisht.
    ĒDV.

    E megjithate :
    Nese elozhet per demokracine (qe ndjehen jo pak ne film) nga ana e regjizorit (doemos, ne kuadrin e nje ere obamajane) nuk kane absolutisht asgje te keqe, mbetet te shihet ana tjeter e medaljes se "Lincoln"-it, forma e tij, dhe ndofta aty mund te kerkojme diēka qe mund te na ēoje ne te tjera konkluzione. Ne fakt, duhet pranuar se filmi eshte jo pak instructiv, edukativ- te themi (gati-gati ne sensin pejorativ te fjales). Dakort, trajtimi artistik i ngajrjes behet ne menyre shume komplekse (votimi i amandamentit u realizua permes korrupsionit politik- kete filmi jo vetem nuk e fsheh, por i mėshon jo pak !), por gjithsesi, akademizmi vizual, estetik, artistik, eshte ai qe vė vulen i fundit, ai qe mbetet ne shijen e fundit fare, siē te le nje filxhan kafeje. Ky akademizem i vullnetshem (i bere me vetedije) i jep "Lincoln"-it shijen e diēkaje pa hapje ndaj te sotmes, pa tingellim aktual (si te thuash). Filmi (ngjarja e 'djeshme') tingellon si pa te neserme (si pa te sotme). Ose per te qene preciz : kete hapje ndaj te tashmes, filmi i Tarantinos e kishte. Ky jo !
    Nga vjen nje gje e tille ??

    Se pari, pa dyshim nga akademizmi i regjisė. Nga akademizmi i Spielberg-ut. Ndofta kjo eshte zgjedhur si menyre qe filmi te mund te mikloje anetaret e Akademise se Oscar (se zhytur prej dekadash ne akademizem shijesh !) per trofejt e ceremonise se fund-shkurtit.
    Megjithate ky do te ishte nje shpjegim reduktues, Speilbergu ka fituar Oscar sa eshte fryre : duhet qemtuar me tej. Per shembull, ne nje fakt te thjeshte si ky qe do citoj tani e qe e lexova diku : sot, pra 150 vjet pas abolimit te skllaverise, SHBA-ja vazhdon te kete njerez me ngjyre neper burgje me teper se sa kishte skllever para 150 vjetesh ! Pra, a nuk vazhdon te mbetet SHBA nje vend i nje pabarzie te thelle ?? Kete 'dimension' aktual (te ilustruar me 'detajin' qe sapo solla) filmi nuk e ka : te pakten Speilberg-u nuk ka patur sy per ta pare, e keshtu, per te na e transmetuar permes filmit te tij, ne nje menyre ose ne nje tjeter (eshte pune e tij!) : tek "Lincoln", gjithshka mbyllet (sigurisht, jo vetem skenarisht !!) ne shek XIX, permes nje akademizmi po aq te moēem.

    Apo mos vete filmi eshte, padashur, prova reale e akademiz(i)mit te demokracise ??

    5.8

    trailer i filmit :

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    Save your money, FF se ne mars del nje film I bukur shume autor. Me nje great actor. Po e gjete do te jap reputacion
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Į Я † ι $ † Maska e Homer
    Anėtarėsuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    Olympus Has Fallen me Gjerrardin?? lol
    D'Oh!

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    Homie, patjeter qe ti do e dish apo gjesh!!! . Ne kete film he looks soooooo good. Dhe filmi duket shume interesante. Morgan Freeman etc. Must see this movie
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Must see this movie
    Film tipik Hollywood-ian, a hero that saves the day
    I will pass....

  8. #8
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    Toffee, une do e shoh se luan Butleri. E di qe nuk do me zhgenjej . Cfare filmash te pelqejne Ty? Zhanri pyes?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Toffee, une do e shoh se luan Butleri. E di qe nuk do me zhgenjej . Cfare filmash te pelqejne Ty? Zhanri pyes?
    Me gjerman e partizana

  10. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Kino-Ditari 2013

    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    Me gjerman e partizana
    A mban mend ndonje batute nga ato filma pa? Se une te sfidoj
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •