Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e sCHiZoiD-AL
    Anėtarėsuar
    04-08-2013
    Postime
    72

    Tiparet dhe personaliteti




    Keni lindur me tiparet e tanishme pėr njė arsye. Fytyra ėshtė njė hartė qė tregon personalitetin tuaj dhe gjithė jetėn po ashtu. Sytė, hunda, buzėt, mjekra, faqet tė gjitha kėto i thonė botės diēka pėr ju.

    Ballė i rrumbullakėt

    Ajo qė kinezėt i kushtonin mė shumė rėndėsi, kur lexonin fytyrėn e dikujt 3000 vjet mė parė, ishte forma e ndėrtimit tė ballit tė tij. Kjo, sepse balli tregon shumė pėr njė person. Nėse keni njė ballė tė rrumbullakėt, pėr shembull si Christina Ricci, kjo zakonisht tregon se jeni kreativ, artist, me shumė emocione, por jo gjithnjė i arsyeshėm.

    Ballė i pjerrėt

    Nėse balli juaj ėshtė i pjerrėt, ashtu si ai i Ryan Seacrest, kjo nėnkupton se jeni sipėrmarrės dhe se ju pėlqejnė rezultatet e veprimeve tuaja, por qė nuk flisni shpesh pėr veten. Nėse po dilni me dikė qė ka kėto tipare, duhet tė dini se ata janė tipa qė nuk u pėlqen tė flasin pėr lidhjen, por mė tepėr pėr gjėrat e veta.

    Ballė i sheshtė

    Nėse i dashuri apo e dashura juaj e ka ballin tė sheshtė, pėr shembull si tė Brad Pitt, kjo do tė thotė se atij ose asaj i pėlqen tė mendojnė gjatė para se tė veprojnė.

    Vetulla tė trasha

    Sa mė tė trasha tė jenė vetullat e dikujt, aq mė shumė besim ka ai te vetja. Nėse njihni dikė me kėto lloj vetullash, atėherė njihni njė njeri qė jeton me shumė arsyetim dhe me tėrheqje tė fortė seksuale gjithashtu. Kėta tipa janė emocionalisht tė fortė.

    Vetulla tė holla

    Bėhet fjalė pėr njerėzit qė i kanė tė holla natyralisht, si pėr shembull Paris Hilton. Pėr kėta njerėz thuhet se kanė vetėbesim shumė tė ulėt dhe se mund tė lėkunden shumė shpejt nga gjėrat qė besojnė.

    Sy tė mėdhenj

    Sytė janė njė stil tjetėr komunikimi. Njerėzit me sy tė mėdhenj, kanė zemėr tė mirė dhe duan t’i ndihmojnė tė gjithė. Ata zakonisht priren tė flasin shumė, si me miqtė ashtu edhe me tė huajt.

    Sy tė vegjėl

    Njerėzit me sy tė vegjėl dhe tė futur brenda, si pėr shembull Tylor Swift, janė tė rezervuar dhe skeptikė. Ata kanė gjithnjė njė ‘as’ nėn mėngė. Pėr tė fituar besimin e tyre duhet njė kohė e mirė, por kur kjo ndodh, ata s’e humbin mė besimin te ju.

    Hundė e dalė

    Kinezėt thonė se sa mė tė dalė ta kesh hundėn, aq mė shumė do tė kujdesesh qė t’i bėsh punėt mirė dhe tė vėresh me kujdes ēdo detaj. Kėta njerėz janė tė ndjeshėm pėr gjėra tė vogla dhe kanė gjithnjė plane.

    Hundė e vogėl

    Kėta njerėz kanė njė moto: “punoj me zgjuarsi, jo shumė”. Ata nuk janė tė dhėnė pas perfeksionit, por kėrkojnė dobinė dhe praktiken. Njerėzit me hundė tė vogėl nuk pėrqendrohen te detajet, por te gjėrat e mėdha.

    Gojė e madhe/buzė tė plota

    Njė nga mesazhet mė tė forta qė pėrcjellin njerėzit me gojė tė madhe ėshtė fakti sesi ata janė nė njė marrėdhėnie. Nėse keni buzė tė mėdha dhe tė plota, si Angelina Jolie, kjo nėnkupton se pėr juve miqtė dhe tė dashurit janė shumė tė rėndėsishėm dhe se jeni njė person qė i pėlqen tė bėjė pėr tė tjerėt. Kjo ėshtė njė shenjė qė femrave me kėtė formė goje u pėlqen tė jenė nėna.

    Gojė e vogėl/buzė tė holla

    Nėse keni njė gojė tė vogėl ose buzė tė holla si pėr shembull Daniel Radcliffe, kjo nėnkupton se nuk jeni shumė tė dhėnė pas modės. Me fjalė tė tjera, keni nevojė pėr hapėsirėn tuaj, privatėsi dhe nuk i doni miqtė apo shokėt gjithė kohėn rreth vetes.

    Buzė tė poshtme tė mėdha

    Nėse buzėt tuaja tė poshtme janė mė tė mėdha se ato tė sipėrmet, si Katy Perry, kjo nėnkupton se jeni njė gjuetar kėnaqėsish dhe se e gėzoni jetėn. Nė fakt, prireni ta gėzoni jetėn pak si tepėr duke i hapur vetes shpeshherė telashe. Nuk jeni tė balancuar dhe nė marrėdhėnie krijoni dramė kur gjėrat nuk shkojnė siē doni ju.

    Mjekėr e theksuar

    Mjekra tregon pėr nivelin e pushtetit, kokėfortėsisė dhe kėmbėnguljes. Sa mė e dalė tė jetė mjekra, si pėr shembull Kristen Strewart, aq mė kokėfortė ėshtė njeriu. Njerėzit me mjekėr tė theksuar kanė aftėsinė tė pėrballojnė situatat e rėnda. Mjekra tregon pėr nivelin e testosteroneve nė trup. Njerėzit me mjekėr tė theksuar, janė tė pavarur dhe shumė tė vendosur pėr monogami.

    Mjekėr e vogėl

    Nga ana tjetėr, njerėzit me mjekėr tė vogėl, kanė mungesė vetėbesimi dhe vullneti. Ata shpesh mendojnė (edhe pa tė drejtė) se nuk janė tė fuqishėm sa duhet. Pėr kėtė arsye nuk janė tė rralla rastet kur dorėzohen.

    Faqe tė theksuara

    Faqet tregojnė pėr aftėsinė e tė folurit dhe janė shenjė e potencialit tė menaxhimit tė njė stafi ose dhėnies sė kėshillave ndaj njerėzve tė tjerė. Nėse keni faqe tė theksuara si Jessica Alba kjo ėshtė njė gjė e mirė. Sa mė tė dukshme tė jenė faqet, aq mė shumė janė gjasat qė kėta persona tė kenė njė rol me rėndėsi.

    Faqe tė rrafshėta

    Nėse keni faqe tė rrafshėta, si pėr shembull Rihanna, kjo nėnkupton se juve nuk ju pėlqejnė urdhrat, as pėr t’i dhėnė dhe as pėr t’i marrė.

    Nofulla tė dala

    Sa mė tė gjera dhe tė dukshme tė jenė nofullat, si pėr shembull Olivia Wilde, aq mė i dhėnė dhe konkurrues jeni. Kėta njerėz kanė sukses nė jetė, janė gjithnjė tė gatshėm pėr sfidėn tjetėr. Ata janė edhe paragjykues.

    Nofullat e thjeshta

    Kėta njerėz janė tė ndryshueshėm dhe tė hapur ndaj gjėrave tė reja. Ata janė nė gjendje t’i dėgjojnė tė tjerėt, por ndonjėherė mund tė ndikohen shumė lehtėsisht nga ato qė thonė njerėzit.
    O͔̞͖̰̭̖͈̙̲̝͊͑̉̿̓̀̈́̒̚͘.̥̪̯̪̲̜̳̩̬̇̓͑̓̿̊̀͗͆͘͜C̢̡̢̘͈̗ ̺̞̤͕̎͛͗̏̂̊̋̌̊̚.͉͓͍͕̳̬̞̙͚̖̌̈́̉͆͛̈̐̑̓̚

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Tiparet dhe personaliteti

    kjo per femrat apo meshkujt se femrat po shkojne gati te gjitha te doktoret plastike....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #3
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Pėr: Tiparet dhe personaliteti

    Nuk eshte se nuk verehet kjo tendenca e K.Plastike edhe te meshkujt...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •