Nobeli shqiptar dhe Suedia komuniste e Kadarese
Gjithkush qe e ka lexuar librin e Kadarese MIQ TE SHQIPERISE do te habitet madje edhe mund te tmerrohet nga hipokrizia e Kadarese i cili ketu e njezet vjet pretendon qe Suedia ti jape atij Nobelin, nderkohe qe ai genjen ne mes te dites popullin e tij, dhe nga ku? Nga zemra e Suedise, Stokholmit.
Ne librin e lartpermendur Kadare flet rreth pershtypjeve te udhetimeve te tij te shpeshta ne Suedi gjate viteve 1960 dhe 1980. Po aty ai e paraqet para opinionit publik shqipar Suedine kembe e koke komuniste. Por jo vetem kaq! Ai pohon se Suedia eshte luftetare komuniste dhe se ajo shume shpejt do korre suksese te medha idelogjike duke ecur e vendosur perkrah PPSH-se.
Une nuk po flas me, por po ju jap pjese nga libri i tij, te cilat ilustrojne ato qe thashe me siper.
1) I.KAD Disa shtete te sotme borgjeze dhe revizioniste nuk bejne ndonje gje te re kur perpiqen te mbeshtjellin me nje sfungjer heshtjeje emrin e vendit dhe te Partise sone. Te gjitha keto jane metoda te vjetra sa vete bota.
Kadareja nuk e skicon Shqiperine e diktatures te izoluar, perkundrazi shihni se ēthote me poshte
2) I.KAD Mirepo per fatin e tyre te keq punet nuk kane rrjedhur kurre sic kane dashur keta njerez te erresisre dhe te heshtjes. Kalores nga te gjitha anet e Evropes, qe nga Skandinavia e gjeri ne Gjibraltar, erdhen per te luftuar vullnetarisht ne keshtjellat e Skenderbeut.
Vijne prap nga Skandinavia dhe pese kontinentet e botes, miqte e shumte te Shqiperise, dhe nuk jane me kalores te vetmuar, ;por jane perfaqesues te mendimit dhe te veprimit revolucionar komunist, militante te levizjes punetore,personalitete te mendimit perparimtar boteror.
Dhe tani Kadareja thote se Partia dhe diktatura e beri Shqiperine me fame boterore, lexoni me poshte fjalet e tij ku ai pemend Vulen shqiptare, qe ne fakt eshte VULA e diktatorit
I.KAD Mirepo pavaresisht nga fjala e mire e njerezve te shquar, ne te kaluaren Shqiperia mbeti pothuajse e panjohur per boten. Duhej te ndodhte permbysja e madhe, duhej te vihej ne krye te popullit Partia, duhej qe Shqiperia te behej socialiste, qe emri i saj te cante i sigurte mjegullat e kohes, te behej me VULE sic e ka shprehur populli idene e njohjes se vendit ne kenget e tyre. Dhe Shqiperia eshte bere sot vertete vend me vule. Fjala e saj revolucionare, fjala e hapur dhe e sinqerte, fjala origjinale dhe e pavarur degjohet kudo sepse eshte ;pikerisht e tille
Dhe tani Kadare permend konkretisht, ne detaje viziten e tij ne Suedi. Ku atje e takuan me mijera miq te Shqiperise
I.KAD Ska se si te kujtohen te gjitha keto, kur bie ne kontakt me miq te vendit tone, brenda ose jasht Atdheut. Nje rast i tille na u dha kohet e fundit kur bashke me shokun Llazar /Siliqi, qendruam ca kohe ne Suedi,si miq te miqve te Suedise
Sipas Kadarese populli yne shihej ne Suedi si nje popull ballhapur, dinjitoz dhe krenar.
Kadareja ndjehet aq i qete, i balancuar atje, nderkohe qe ne Shqiperi njerezit burgoseshin.
o Mortje qe nuk me ha !!!!
Lexoni ju lutem, e kenaquni!
I.KAD Ndjesi kryesore gjate udhetimit ne Suedi ajo qe vendoste gjendjen tone shpirterore, qartesine e te folurit, sigurine, qetesine, gjallerine, bile edhe ritmin e te ecurit, me nje fjale gjithcka qe populli ne menryre te mrekullueshme e ka permbeldhur ne fjalet te jeshe ballehapur ishin pikerisht pozita dhe dinjiteti i vendit tone sot midis kombeve dhe revolucionareve te kohes tone.
Dhe ketu Kadare del nga shinat, njelloj si babai i tij letrar Hoxha.
Shqiptari i mjere dhe i izoluar kur i lexonte keto thonte: he, me mos u deshperoni sepse nuk jemi te vetem por kemi tere boten mbrapa.
Lexoni ju lutem, dhe mos u zemeroni me mua, sepse Kdareja flet ketu, une vetem sa perseris fjalet e tij si papagall
I.KAD Shqiperia si vend, si komb, si revolucion njihet jo vetem ne Suedi, por ne gjithe zonen e gjere skandinave. Eshte e gezueshme te veresh, dhe ta riveresh kete ne cdo takim, ne cdo aktivitet, ne te gjitha qytetet ku na cojne miqte tane. Nuk eshte fjala ketu vetem per revolucionaret ose klarteistet, ose per aktivistet e shtepise botuese dhe librarise Oktober, qe na kishte ftuar; eshte fjala per nje rreth shume me te gjere njerezish, punetore, shkrimtare, dokere, zyrtare, gazetare, etj, etje.
Dhe tani marrezia Kadareane vishet me petk letrar. Shkrimtaret komuniste atje bejne kerrdine nderkohe qe partia komuniste ne ate kohe mezi merrte 2% te votave.
Lexoni
I.KAD Ne te vertete shkrimtaret suedeze, anetare te Partise Komuniste Suedeze,ose miq te Shqipersie jo vetem qe jane me perparimtaret, por ata jane edhe me te shquarit ne planin kombetar
Dhe ketu idiotizmi arrin kulmin kur Kadare thote se shkrimtaret komuniste suedeze luftojne me sukses boten e felliqur kapitaliste
Lexoni
I.KAD Keta shkrimtare u bejne jehone shume problemeve te mprehta te shoqerise se sotme Suedeze, duke filluar nga tema e emigracionit ne Veri, hedhja poshte e iluzionit te paqes shoqerore, lufta kunder konformizmit me agresoret e jashtem, kunder kompromiseve me borgjezine e madhe kapitaliste, kunder indiferentizmit, angazhimit ne ceshtjen e klases punetore etje etjer
Dhe tani marrezia merr perseri ngjyre Hoxhiste. Kete here suedezet gjate festes se 1 Majit hedhin parrulla miqesore per PPSH-ne shqiptare.
O genjeshter, sa e pacipe qe je!!!!!!
I.KAD Ne asistuam ne manifestimin e 1 Majit ne kryeqytetin suedez. Midis demonstruesve te shumte shikonim fytyra te njohura marksiste leniniste, miq te shqiperise, te shoqerise Suedezo shqiptare. Njeriu provon nje ndjese te pakrahasueshme, nje gje tjeter kur shikon ne kryeqytetin e nje vendi te huaj, midis demonstrueve parrulla per vendiin e tij: Rrofte Partia e Punes se Shqiperise Solidaritet me Shqiperine Socialiste
Me poshte ai flet me zjarr per revolucionaret suedeze ku sipas Kadarese edhe pak dhe Suedia do behet Komuniste.
I.KAD Revolucionaret suedeze ne lufte te papajtueshme me borgjezine dhe me partite revizioniste gjithmone e me teper po e shkrijne ndikimin e tyre ne jeten shoqerore dhe politike te vendit skandinav.
TANI KADAREJA PERMEND ME GAZ TE RRALLE PER LIBRAT KOMUNISTE QE NDESHI NE LIBRARITE SUEDEZE, NDER TE TJEReT EDHE LIBRAT E SHOKUt ENVER HOXHA,
LEXONI O VELLEZERIT E MI TE VERBER!!!
I.KAD Librarite Oktober jane qendra te verteta kulturore, politike, vatra te gjalla, gjithmone te ndezura te revolucionareve suedez. Ishte nje kenaqesi shume e madhe per ne te shikonim midis rafteve te librave vepra te shokut Enver Hoxha te botuara ne France, Suedi, Finlande, Danimarke. Historine e PPSH-se ne Suedisht vellimin e pare te veprave te zgjedhura te shokut Enver ne anglisht dhe ne frengjishte
DHE tani Kadareja na thote se Suedezet jane militangte te vendosur, te rrepte dhe sigurte ne rrugen e tyre komuniste
I.KAD Revolucionaret suedeze, gjakftohte dhe te vendosur, jane te ndergjegjshem per rrugen e veshtire te revolucionit. Patem rastin te takonim shume prej tyre.
Me poshte Kadareja kalon ne skizofreni kur thote se ne Suedi kendohet:
I.KAD Eshte prekese te degjosh ne Suedisht kengen: Ne njeren dore kazmen, ne tjetren dore pushken me nje strofe te fundit te adaptuar ne per situaten ne Suedi.
Kadareja largohet nga Suedia thote se ajo do perqafoje shume shpejt komunizin
Lexoni
I.KAD Duke ikur nga Suedia, duke pare si mbeten pas brigjet e Europes, ndersa avioni drejtohej brigjeve te skajit tjeter te kontinentit, njeriju mendon se sa madheshtore dhe e bukur eshte llogorja e perbashket e popujve dhe e revolucionareve kunder reaksionit boteror, ideologjive te zeza, supershteteve agresive, strukutrave te perbindshme burokrtike qe duan te fshijne nga faqja e dheut, shtet, kombe e kultura te tera, per te vendosur ne vend te tyre perandoorite e tyre te erreta dhe boshe. Ti Shqiperi, me jep nder, me jep emrin Shqiptar. Dhe nuk eshte ky emer tregues i kombesise qe ne i perkasim, ky emer tregon me shume: tregon para se te gjithash njeriun qeeshte ngulur ne llogoren e pate te komunizmit, perballe shqotave imperialiste-revizioniste, qe shfryjne e bubullijne mbi koken e tij, por qe nuk e shkulin dot nga ajo llogore. Sepse ajo llogore eshte vendi qe na caktuar historia. Dhe aty ne jemi te natyrshem dhe te perjetshem.
Tre fjalite e fundit permbysin ose fundosin thelle ne oqean VARKEN E SHPETIMIT
Te shpikesit te Cmimit Nobel.
Kadareja nuk ia ofroi popullit te tij varken e shpetimit, me ironikja ai e ka akuzuar shpesh Suedine qe nuk ia dhaNobelin,por kjo e fundit nuk eshte as shurdhe, as qorre. Ajo e di mire, se Kadareja, i ofroi varke shpetimi diktatorit dhe jo popullit te tij. Madje ajo ,mund te habitet ne kulm me arrogancen Gebelsiane te Kadarese, sepse ky i fundit e paraqiti Suedine komuniste, mike te zjarrte te PPSH-se.
Para ca vitesh ai ia hodhi fajin ambasadorit shqiptar ne Suedi.
Por fajin, nuk e ka as ambasadori,shqiptar atje,as Suedia, as bota, ;por vete Kadareja qe vendosi ti sherbeje me besnikeri diktatorit. Dy shalqinj nuk mbahen nen nje sqetull, thote fjala e urte.
Rezart Palluqi
Krijoni Kontakt