Presidenca, Ramės: Ndal urgjent fushatėn e ulėt.Prokuroria, hetim shantazhit ndaj Nishani
TIRANE- Presidenca, duke i quajtur shpifje akuzat e perfaqesuesve te shumices se re, qe pretendojne se familja e bashkeshortes se Nishanit ka lidhje pronesie ne truallin ku ndodhet sot selia e PD, deklaron se ky eshte vijim i sulmeve te maxhorances se re qeverisese ndaj tij dhe institucionit te tij.
Permes nje deklarate per mediat, Presidenca i ben thirrje kreut te PS-se, kryeministrit te zgjdhur, Rama te ndale fushaten e ulet te shpifje ndaj tij dhe i kerkon Prokurorit te Pergjithshem te nise hetimin per shantazhin qe po i behet Kreut te Shtetit.
Deklarata e plote
Sot, pėrfaqėsues tė lartė tė shumicės sė re qeverisėse, nė vazhdėn e shpifjeve tė neveritshme dhe tė pėrsėritura tė kėtyre ditėve, kanė adresuar publikisht akuza tė paqena ndaj familjes sė Presidentit te Republikės pėr tė ashtuquajturėn lidhje nė pronėsi mbi truallin ku sot ndodhet godina e selisė sė Partisė Demokratike.
Institucioni i Presidentit tė Republikės duke hedhur poshtė me pėrbuzje dhe neveri tė tilla shpifje, deklaron me vendosmėri se familja e bashkėshortes sė Presidentit nuk ka lidhje pronėsie mbi truallin e godinės nė fjalė.
Ky akt i turpshėm shpifjeje dhe ky sulm i rėndė antikushtetues me ngjyrim tė qartė politiko-propagandistik, synon tė terrorizojė psikologjikisht familjen e Presidentit tė Republikės dhe tė ndalė ushtrimin e funksioneve kushtetuese nga ana e Kreut tė Shtetit.
Me kėtė rast dhe nė kėto rrethana, Presidenti i Republikės i kėrkon Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė nisė procedurėn e hetimit penal ndaj kėtij shantazhi qė po i bėhet Kreut tė Shtetit shqiptar.
Presidenti i Republikės, lidhur me tė njėjtin problem, i kėrkon gjithashtu Zotit Edi Rama, Kryetar i Partisė Socialiste propozuar nga shumica e re pėr postin e Kryeministrit, ta ndalė urgjentisht kėtė fushatė tė ulėt, tė padrejtė dhe tė padenjė, kundėr Kreut tė Shtetit.
Ftoj me kėtė rast cilindo shtetas shqiptar qė ēdo pretendim pėr shkelje tė Ligjit nga ana e Presidentit tė Republikės ta denoncojė normalisht nė institucionet pėrkatėse tė Drejtėsisė.
Institucioni i Presidentit tė Republikės, nė asnjė rast dhe pėr asnjė arsye, nuk duhet, nuk mund, dhe nuk ėshtė pėrfshirė kurrė nė luftėn politike mes shumicės dhe pakicės parlamentare.
Presidenti i Republikės i siguron qytetarėt shqiptarė dhe partnerėt ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė se do tė vazhdojė pa u ndalur asnjė ēast tė pėrmbushjen e detyrave kushtetuese, sado tė rrejshme qofshin shpifjet, dhe sado tė ulėta dhe tė padenja shantazhet.
Panorama
Krijoni Kontakt