Fundi i Pranverės Arabe dhe Triumfi i Laicizmit Arab

Nga Olsi Jazexhi

Emri:  1000591_10151820105842958_207313585_n.jpg

Shikime: 318

Madhėsia:  48.1 KB


1.

Pranvera Arabe e cila ka qenė njė periudhė protestash pėr demokraci dhe rrėzimin e diktaturave laike nė botėn arabe, sot me ndėrhyrjen e ushtrisė dhe vendosjen e gjėndjes sė jashtėzakonshme nė Egjipt duket se po vjen drejt njė fundi. Pranvera Arabe e cila nisi me vetėvrasjen e Muhamed Bouazizit nė qytetin e Ben Arousit tė Tunizisė nė 17 dhjetor 2010 dhe qė nxiti protesta popullore tė cilat rrėzuan diktatorin frankofon Zine el-Abidine Ben Ali, nė kėto tre vitet e fundit ėshtė shtrirė pothuajse nė tė gjitha vendet arabe ku masat e shtypura arabe janė ēuar nė protesta kundėr diktatorėve tė tyre laikė. Protesta masive ka patur nė Algjeri, Arabinė Saudite, Bahrein, Emiratet Arabe, Jordani, Irak, Libi, Katar, Kuvajt, Marok, Siri, Oman dhe Jemen. Pranvera Arabe pati si pikė inspirimi tė saj rrėzimin e papritur tė diktatorit Ben Ali nė Tunizi, i cili edhe pse mbahej nė pushtet nga Franca pėr dekada me radhė, arriti qė nė mėnyrė tė papritur tė largohet nga pushteti.


Revolucioni mė i suksesshėm i Pranverės Arabe ishte ai i Egjiptit, ku pak javė pas largimit tė Ben Aliut nga Tunizia, masat egjiptiane marshuan nė janar 2011 nė rrugėt e Kajros dhe mbarė Egjiptit e kėrkuan largimin e diktatorit filoamerikan Hosni Mubarak nga pushteti. Presioni mbarėpopullor kundėr Mubarakut dhe brohorimat e tyre “Ja Mubarak ja xheban, ja amile l’amrikan” (O Mubarak o lepur, o legen i amerikanėve) e detyroi ushtrinė egjiptiane e cila e kishte mbajtur nė pushtet pėr 30 vjet me radhė Mubarakun, qė me njė sjellje makiaveliste ta largojė nga pushteti dhe ti hapi rrugė proēesit demokratik nė vend. Nė zgjedhjet demokratike qė ndodhėn nė vend nė fund tė vitit 2011 dy partitė islamiste tė vendit Vėllazėria Muslimane (e njohur edhe si Ihvan al-Musliminėt) dhe Selefistė – Vehabistėt (e njohur si Partia al-Nur) fituan 38 dhe 28% tė votave respektivisht. Ndėrsa Muhamed Morsi pėrfaqėsuesi i ihvanėve u zgjodh si presidenti i parė demokratik i Egjiptit pas shumė dekadash diktaturė.


2.

Por nėse nė Egjipt dhe Tunizi masat e varfėra dhe tė shtypura arabe arritėn qė pothuajse vetė tė largonin diktatorėt e tyre laikė nga pushteti, nė vendet e tjera arabe, Pranver Arabe nuk solli rezultate tė ngjashme. Nė Arabinė Saudite, Oman, Bahrein, Kuvajt, Jordani, Emiratet Arabe dhe Katar ku Perėndimi ka interesa tė mėdha strategjike, monarkitė nė fjalė, tė mbėshtetura dhe kėshilluara nga perėndimorėt arritėn qė tė shtypin me dhunė protestat demokratike. Nė Arabinė Saudite dhe Bahrein regjimet vehabiste arabe pėrdorėn tanket dhe masa represive pėr tė burgosur, vrarė, internuar dhe frikėsuar popullatat revolucionare. Por ndėrsa monarkitė absolute tė Gjiritė Persik Perėndimi i ndihmoi si ushtarakisht ashtu edhe mediatikisht nė shtypjen e demokratėve, nė dy diktaturat republikane arabe qė nuk ishin filoamerikane, nė Libi dhe nė Siri, Perėndimi ndėrhyri vetė ushtarakisht dhe ideologjikisht pėr tė rrėzuar qeveritė nė fjalė. Nė krah tė Amerikės nė kėto “revolucione demokratike arabe” u rreshtuan edhe diktaturat arabe tė Gjirit Persik. Arabia Saudite, Emiratet Arabe dhe Katari dėrguan me mijėra mercenarė vehabistė dhe miliona dollarė e armatime ndaj luftėtarėve tė al-Kaedės pėr tė rrėzuar Muamar al-Gadafin dhe Bashar al-Asadin.


Por ndėrsa amerikanėt dhe francezėt Gadafin dhe Asadin i sulmuan nėn justifikimin sa ata ishin “diktatorė” qė “masakronin civilėt” dhe nxitjen e luftėrave civile e justifikuan si eksportim tė demokracisė dhe “mbrojtje tė civilėve”, aleatėt e tyre sauditė luftėn kundėr Gadafit nė Libi e justifikuan si xhihad kundėr njė qafiri komunist, ndėrsa kundėr Asadit si xhihad kundėr njė aleviti-shiit qė ishte me imam Aliun dhe jo me kalif Ebu Bekrin e Islamit tė para 1500 vitesh. Martesa e ideologjisė imperialiste perėndimore tė “eksportimit tė demokracisė” dhe “mbrojtjes sė civilėve” dhe ideologjisė mesjetare tė vehabizmit saudit tė “xhihadit kundėr shiitėve qė shajnė shokėt e profetit dhe tė pafeve” edhe pse ishte njė rrenė moderne, arriti qė tė mobilizojė me mijėra beduinė dhe injorantė arabė dhe besimtarė xhahilė muslimanė nga e gjithė bota tė cilėt vėrshuan sa nė Libi aq edhe nė Siri pėr “tė mbrojtur Islamin dhe synitėt.” Nė krah tė imperializmit perėndimor u rreshtuan me qindra hoxhallarė vehabistė tė cilėt qė nga Kosova e Shqipėria e deri nė Kuvajt nxisnin “muslimanėt e mirė” qė tė shkonin e vrisnin arabė nė Libi dhe Siri.


3.

Po ndėrsa kėrkesa e popujve arabe pėr njė botė tė lirė dhe demokratike, pa shtypės dhe tiranė u degjenerua nga monarkitė e Gjirit e Perėndimi nė njė seri luftėrash vėlla-vrasėse mes arabėsh, Turqia e kryeministrit Erdogan kujtoi se mė nė fund bota arabe u bė demokratike dhe nxitoi qė edhe ajo tė bėhej pjesė e ndryshimeve qė po vinin. Tė manipuluar nga amerikanėt dhe sauditėt, turqit kujtuan se era e demokracisė dhe mirėqėnies kishte trokitur pėr botėn islame dhe ata nxituan qė tė marrin flamurin e kėtij ndryshimi. Pėr kėtė arsye qeveria turke u bė agjente dhe promotore e Amerikės dhe Arabisė Saudite pėr tė nxitur ndryshimin e regjimit nė Siri.

Kryeministri Erdogan ashtu si edhe presidenti Muhamed Morsi gjatė vitit 2012 u vunė nė ballė tė luftės diplomatike dhe ushtarake tė botės arabe dhe synite pėr tė rrėzuar nga pushteti “diktatorin” e Sirisė Bashar al-Asad pėrkrah “vėllezėrve diktatorė” vehabistė tė Gjirit Persik. Por ndryshe nga Libia ku NATO me nė krye presidentin francez Sarkozi dhe kryeministrin britanik Kamerun u kujdesėn personalisht qė tė vrasin nė mėnyrė barbare Gadafin dhe vendosin kukullat e tyre nė pushtet, nė Siri si Perėndimit ashtu edhe demokratėve e diktatorėve turq dhe arabė sharra u ngeli nė gozhdė. Ndėrhyrja e Rusisė nė krah tė regjimit sirian dhe kėrkimi nga ana e saj e respektimit tė ligjit ndėrkombėtar dhe mosndėrhyrjes ilegale siē ndodhi nė Libi apo Irak nė 2003, bėn qė regjimi sirian tė mbijetojė. President Sarkozi, emiri i Katarit Sheh Hamad bin Khalifa, sekretarja e shtetit amerikan Hillari Klinton, president Muhamed Morsi etj, qė kėrkuan largimin e Asadit nga pushteti, ndėrsa vetė nuk janė mė nė pushtet, nuk arritėn dot qė tė largojnė liderin sirian. Tė mundur diplomatikisht dhe politikisht aleanca perėndimore e arabe sėbashku me Turqinė, nxitėn luftė civile nė Siri, luftė e cila ka rrėnuar dhe shkatėrruar njė nga vendet mė tė begata dhe qytetėruara arabe dhe ka shtrirė rrėnjėt e urrejtjes sektare te populli sirian.


4.

Lufta Civile Siriane pėrbėn kulminacionin por edhe degjenerimin e tė ashtuquajturės Pranverė Arabe. Kjo luftė e cila nisi nė mars tė vitit 2011, pėrveē djegjes dhe shkatėrrimit tė shtetit dhe popullit sirian, ka patur pasoja tė rėnda pėr botėn islame. Lufta Civile Siriane qė nisi si njė pėrpjekje pėr demokraci, por mė pas u shndėrrua nė njė luftė tė Islami Sunit me ndihmėn e Amerikės – kundėr Islamit Shiit me ndihmėn e Iranit dhe Rusisė – ku diktaturat arabe u aleancuan me Egjiptin dhe Turqinė demokratike dhe Perėndimin, ka patur pasoja tė rėnda nė tė gjithė Lindjen e Mesme. Nga Jemeni e Bahreini e deri nė Siri, Liban, Turqi dhe Egjipt synitėt me pushtet kanė sulmuar, vrarė e diskriminuar shiitėt. Nė Jemen janė masakruar shiitėt huthi, nė Bahrein 70%-shi i popullsisė qė do demokraci, nė Liban janė pėrplasur shiitėt me synitėt, nė Egjipt gjatė kohės sė Morsit janė masakruar shiitė, ndėrsa nė Siri alevitėt qė po shohin vehabitėt qė i therrin dhe i vrasin ngado si “qafirė” – po luftojnė me mish e me shpirt qė tė mos ja lėnė pushtetin synitėve tė cilėt i kėrcėnojnė haptaz me zhdukjen e tyre. Fitneja sektare ka pėrfshirė edhe Turqinė. Komuniteti 20 milionėsh alevit turk ka protestuar kundėr qeverisė Erdogan e cila deri pak muaj mė parė sillej si njė qeveri sektare synite kundėr alevitėve turq. Po ndėrsa diktaturat vehabiste tė Gjirit Persik luftėn nė Siri e justifikonin si luftė tė synizmit kundėr shiizmit dhe pėr kėtė bindėn edhe Turqinė dhe Egjiptin qė tė hyjnė nė valle, nė fakt gjėja qė i shqetėsonte mė shumė diktaturat arabe dhe mbėshtetėsit e tyre amerikanė, nuk ishte synizmi apo shiizmi apo demokratizimi i Lindjes sė Mesme, por e kundėrta. Ndėrsa diktatorėt arabė siē princ Talal bin Validi i i Saudisė ka deklaruar se ata tmerrohen nga sistemet demokratike islamiste qė ihvanėt duan tė sjellin nė botėn arabe, Amerikanėt dhe aleati i tyre nė Lindjen e Mesme, Izraeli i druhen demokratizimit tė botės arabe, pasi njė botė arabe demokratike do tė thotė qė Izraeli dhe Amerika do tė duhet tė pėrballen me dėshirat demokratike tė popujve arabė kur ata sulmojnė dhe poshtėrojnė palestinezėt.


5.

Grushti i shtetit qė ndodhi nė 3 korrik 2013 nė Egjipt, dhe vendosja e masave tė jashtėzakonshme e masakrat qė ushtria laike egjiptiane po bėn kundėr protestuesėve sot nė Egjipt, dhe mbėshtetja ekonomike, politike e ushtarake qė diktaturat arabe tė Arabisė Saudite, Jordanisė, Emirateve Arabe dhe Perėndimi po i japin juntės ushtarake egjiptiane pėrbėjnė fazėn e fundit tė Pranverės Arabe. Pranvera Arabe e cila lindi pėr t’i ēliruar arabėt nga pushteti i monarkėve e mbretėrve, dhe qė kėrkonte ēlirimin e kėsaj bote nga diktatura dhe varfėria, tani po e ēon kėtė botė nė njė situatė edhe mė tė mjeruar. Arabia Saudite e cila qė prej dhjetorit 2010 strehon diktatorin tunizian Ben Ali dhe ka nxitur luftėn civile nė Siri nėpėrmjet al-Kaedės, ishte fuqia kryesore qė mbėshteti me para dhe hapur grushtin e shtetit nė Egjipt. Ajo bėri gjithēka qė tė minojė pushtetin e ihvanėve, sa me para aq edhe me vehabistėt egjiptianė. E tani qė ihvanėt janė larguar nga pushteti ajo duket se ėshtė pala kryesore qė pėrfitoi nga kjo qė po ndodh nė Egjipt dhe shumėēka qė ka ndodhur gjatė Pranverės Arabe. Edhe pse ajo u dėmtua nga largimi i Mubarakut nė Egjipt, tani qė Morsi u largua nga pushteti, dhe pasi ka vrarė kritikun e saj mė tė madh nė Libi – Gadafin, e pasi ka djegur Sirinė republikane, Saudija del si regjimi qė ka pėrfituar mė shumė nga gjurulldia qė solli Pranvera Arabe. Pėrfitues tė mbarimit tė Pranverės Arabe janė edhe Amerika dhe Izraeli tė cilėt mė fitnen qė nxitėn nė kėto trazira nė Botėn Arabe arritėn qė tė shkatėrrojnė dy regjimet republikane jo-kukulla dhe anti-izraelite tė Lindjes sė Mesme – Sirinė dhe Libinė. Arsenali ushtarak qė Libia dhe Siria kishin mbledhur nė gjithė kėto vite, nė vend qė tė pėrdorej pėr tė mbrojtur arabėt, falė ndihmės vehabite-saudite u pėrdor nė luftėn civile tė arabėve me njėri tjetrin.


Tė humbur nga Pranvera Arabe janė turqit dhe popujt arabė. Turqia e cila u bė aleate me armiqtė e saj osman, Arabinė Saudite dhe Perėndimin nė djegjen e Sirisė, duket se i ka bėrė varrin vetes. Aleati i saj i vetėm nė botėn arabe, president Morsi tani ėshtė i burgosur. Siria fqinjė jo vetėm qė i ka prishur ekonominė dhe kufijtė por shkatėrrimi i saj po krijon njė Kurdistan tė ri nė kufijtė e vetė Turqisė. Kurdistani sirian sėbashku me Kurdistanin iraken qė amerikanėt kanė krijuar nė Irakun e veriut dhe Kurdistanin turk qė vetė qeveria Erdogan po krijon nė jug tė vendit, ėshtė njė minė me sahat pėr Turqinė, e cila maksimumi nė 20 vitet qė do tė vinė, do tė piqet dhe do tė ēojė nė copėtimin e Sirisė, Irakut dhe Turqisė vetė.


Humbės nga Pranvera Arabe janė edhe popujt e Egjiptit, Sirisė, Libisė, Libanit, Jemenit, Bahreinit, Arabisė Saudite, Palestinės etj tė cilėt edhe pse u munduan nė kėto vite qė tė krijojnė njė botė mė tė mirė pėr veten e tyre, nė fakt dėshtuan dhe tani janė tė zhytur nėpėr luftėra e fitne sektare. Siria dhe Libia janė djegur totalisht. Me qindramijėra gra janė pėrdhunuar, fėmijė janė lėnė jetimė dhe miliona arabė janė bėrė refugjatė. Egjiptianėt dhe nė veēanti islamistėt e Egjiptit tė cilėt menduan se demokracia ėshtė sistem qė funksionin dhe se Perėndimi i do demokratėt dhe fajdexhijtė e FMN-sė, janė mė tė dėshtuarit nė gjithė kėtė gjurulldi. Grushti i shtetit nė Egjipt mbi ata do tė sjellė vite tė tjera diktature muhabaratėsh laikė. Bashkėvuajtės me egjiptianėt do tė jenė edhe palestinezėt, tė cilėt nė njė kohė qė Islami politik po bie nė Lindjen e Mesme, tashmė do tė lihen nė baltė nga laikėt arabė nė pėrballjen e tyre me Izraelin.


Por faj pėr kėtė qė po i ndodh sot Turqisė dhe arabėve nuk u kanė laikėt, por vetja e tyre nė radhė tė parė. Islamistėt e Egjiptit dhe Turqisė nė vend se tė islamizonin vendet e tyre, tė rrisnin mirėqėnien dhe tė kėrkonin paqe e reforma anti-laike pėr tė pėrmbysur pushtetėrisht klasėn laike, pėr fat tė keq u bėnė sektarė e nisėn luftėra sektare nė Lindjen e Mesme kundėr shiitėve e alevitėve dhe u bėnė aleatė me vehabitėt mesjetarė pėr tė keqen e tyre. Vetėm 18 ditė pėrpara se ushtria nė Egjipt ta rrėzonte presidenti Morsi me njė tufė hoxhallarėsh vehabistė i deklaronte xhihad Sirisė – nė njė kohė qė vehabistėt sauditė dhe laikėt po i bėnin gropėn. Sikur Muhamed Morsi dhe islamistėt arabė tė kuptonin si duhet realpolitikėn, dhe tė kishin lexuar historitė e revolucioneve nė Francė, Rusi, Iran apo sikur edhe veprat e Enver Hoxhės, ata do ta kishin kuptuar qė njė revolucion nuk mund tė triumfojė pėrsa kohė qė klasat e pėrmbysura nuk largohen totalisht nga pushteti. Nė njė kohė qė Morsi dhe ihvanėt i shpallnin luftė alevitėve tė Sirisė pėr hir tė Arabisė Saudite, klasa borgjeze dhe aparatēike e laikėve mubarakistė komplotonte me diktatorėt sauditė dhe amerikanėt pėr t’u bėrė atyre gropėn. Sikur president Muhamed Morsi dhe ihvanėt tė kishin lexuar pak mė shumė historinė, dhe tė mos ndiqnin fetvatė mesjetare tė sheikėve sauditė pėr luftė me shiitėt, ndoshta sot ata do tė ishin ende nė pushtet nė Egjipt