Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Post Një monument për të rënët e të përndjekurit e diktaturës komuniste

    Një monument për të rënët e të përndjekurit e diktaturës komuniste - B.Ndërgjoni
    Elbasan - Nis vendosja e monumentit të të rënëve dhe të përndjekurve në anën lindore të Sahatit përgjatë murit të Kalasë së qytetit të Elbasanit. Një grup punonjësish, nën drejtimin e skulptorit, kanë vendosur pjesët e mermerit që përbëjnë monumentin e parë të këtij lloji që vendoset në Elbasan.
    Vepra e skulptorit të njohur Vladimir Caridha që përfaqëson “Kryqëzimin e kokës” (një kokë nën hekura të shpërthyer nga mendimi), do të jetë rreth 3.5 metra e lartë dhe 2.80 e gjerë. Autori thotë se vepra vjen si një evokim i surrealizmit komunist dhe simbolikës së lirisë për qindra mijë persona që u përballën me përndjekjen, burgosjen, torturat dhe vrasjen gjatë viteve të errëta të komunizmit.
    Kjo vepër ka kushtuar 4 milionë lekë dhe ka filluar puna për vendosjen e saj përgjatë murit të Kalasë së qytetit. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, shprehet se synimi i tij si drejtues i qytetit është ta bëjë historinë të flasë përmes veprave të artit. “Ne jemi duke vendosur një përmendore, e cila shpreh më së miri, jo thjesht kujtimin e të rënëve, jo thjesht kujtimin e të persekutuarve, por shpreh faktin që pavarësisht se u rrëmbye liria, pavarësisht se u rrëmbye jeta e lirë, mendimi i lirë, trurin nuk mundi dot njeri ta ndalë duke shpërthyer me simbolikën e këtij monumenti”.
    Ky monument u realizua pasi u konsultua edhe me grupet e interesit që zgjodhën këtë version të monumentit. Ky monument vendoset pas atij të Lef Nosit dhe memorialit të Arsimit në qytetin e Elbasanit. Autori Caridha ka realizuar gjithashtu një skulpturë kushtuar popullsisë çame me elementë nga masakra kundër kësaj popullsie. Gjithashtu është parashikuar që në lulishten përgjatë murit të kalasë të vendosen edhe buste të tjera njerëzish të shquar në Elbasan.
    (Gazeta Shqip)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Një monument për të rënët e të përndjekurit e diktaturës komuniste

    Nje akt fisnik qe duhet pershendetur, por qe nuk mjafton per te vene paqetuar shpirtrat e shqiptareve. Ajo qe Shqiperia ka nevoje eshte qe arkivat e Sigurimit te Shtetit, te kthehen ne nje muze apo biblioteke, ku dokumentohet me dokumente gjithe krimet qe kane ndodhur ne Shqiperi nen rregjimin komunist. Gjithcka eshte dokumentuar ne keto arkiva. Kjo eshte e verteta historike qe u eshte mohuar shqiptareve, e sidomos viktimave te atij rregjimi. Ajo qe i mundon e vret shpirterisht keto viktima me shume se cdo gje tjeter eshte se e verteta e denimit te tyre nuk ka dale ne drite. Historia nuk zbardhur mbi keto krime. Keto dosje e keto arkiva nuk jane bere publike, nuk jane hedhur ne Internet per te gjithe shqiptaret e per te gjitha brezat e shqiptareve qe do te vijne me pas ti lexojne.

    Dhe kjo nuk do te ndihmonte vetem viktimat e komunizmit, kjo do te ndihmonte edhe femijet, niperit e mbesat e atyre xhelateve te komunizmit, per te pare bemat e gjysherve e baballareve te tyre nen ate rregjim. Ka shume te verteta historike qe ende mbahen fshehur per shqiptaret dhe brenda vete familjes shqiptare. Kur e verteta te dali ne shesh, kjo do te paqetoje shpirtrat e viktimave, kjo do te sjelli edhe pendimin e detyruar te xhelateve, qe nuk do te perballen me akuzat e viktimave te tyre, do te perballen me femijet, niperit e mbesat e tyre, qe nuk do t'iu besojne dot syve se cfare vendimesh e krimesh kane marre njerezit e familjes se tyre.

    Ata popuj qe nuk zbardhin historine e tyre, ata popuj qe nuk mesojne historine e tyre, jane te destinuar per ta perseritur ate.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Për: Një monument për të rënët e të përndjekurit e diktaturës komuniste

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje akt fisnik qe duhet pershendetur, por qe nuk mjafton per te vene paqetuar shpirtrat e shqiptareve. Ajo qe Shqiperia ka nevoje eshte qe arkivat e Sigurimit te Shtetit, te kthehen ne nje muze apo biblioteke, ku dokumentohet me dokumente gjithe krimet qe kane ndodhur ne Shqiperi nen rregjimin komunist. Gjithcka eshte dokumentuar ne keto arkiva. Kjo eshte e verteta historike qe u eshte mohuar shqiptareve, e sidomos viktimave te atij rregjimi. Ajo qe i mundon e vret shpirterisht keto viktima me shume se cdo gje tjeter eshte se e verteta e denimit te tyre nuk ka dale ne drite. Historia nuk zbardhur mbi keto krime. Keto dosje e keto arkiva nuk jane bere publike, nuk jane hedhur ne Internet per te gjithe shqiptaret e per te gjitha brezat e shqiptareve qe do te vijne me pas ti lexojne.

    Dhe kjo nuk do te ndihmonte vetem viktimat e komunizmit, kjo do te ndihmonte edhe femijet, niperit e mbesat e atyre xhelateve te komunizmit, per te pare bemat e gjysherve e baballareve te tyre nen ate rregjim. Ka shume te verteta historike qe ende mbahen fshehur per shqiptaret dhe brenda vete familjes shqiptare. Kur e verteta te dali ne shesh, kjo do te paqetoje shpirtrat e viktimave, kjo do te sjelli edhe pendimin e detyruar te xhelateve, qe nuk do te perballen me akuzat e viktimave te tyre, do te perballen me femijet, niperit e mbesat e tyre, qe nuk do t'iu besojne dot syve se cfare vendimesh e krimesh kane marre njerezit e familjes se tyre.

    Ata popuj qe nuk zbardhin historine e tyre, ata popuj qe nuk mesojne historine e tyre, jane te destinuar per ta perseritur ate.

    Albo
    Një nga arsyet se përse kjo nuk ndodh është sepse pjesa më e madhe e atyre që merren sot me politikë, sidomos në Partinë Socilaiste janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të kriminelëve gjakatarë; bij, bija, nipër e mbesa të funksionarëve të lartë të nomenklaturës komuniste shqiptare, të cilët kanë "shërbyer" kryesisht në dhjetëvjeçarinë e fundit të diktaturës.
    Mjfaton të përmendim rastin e Kristaq Ramës. E vërteta është se ky, bashkë me të tjerë, ka firmosur mbi dokumentin e dënimit me vdekje të poetit të shquar antikomunist Havzi Nela. Është e drejta e jonë, madje është detyrim përkujtimi i këtyre njerzve të shquar që ditën të qëndronin denjësisht kundër përbindëshit të kuq sllav. Kujtimin e këtyre njerzve disa e interpretojnë si manipulim për arsye politike. Neve nuk duhet aspak të na interesojë se çfarë interpretimi i bën politika. Apo se kujt i shërben dhe kë dëmton kujtimi i martirëve të demokracisë dhe lirisë... Ata duhen kujtuar, sepse janë pjesë e pandashme e qenies sonë si komb. Madje, janë padyshim pjesa jonë më e mirë, më madhështore, më humane.

    Derisa në politikë të kemi akoma individë që janë pasardhës të drejtëpërdrejtë biologjikë dhe më e rëndësishmja moralë, kulturorë të njerzve shqpirtvegjël që masakruan për gjysmë shekulli Shqipërinë dhe shiptarët, ka pak gjasa që të ndodh ndonjë katarsis për të na e larguar njëherë e përgjithmonë kujtimin e këtyre njerzve të vegjël, pa ndjenja humane.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •