Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277

    Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës

    HIMARE –Tre-vjetori i vdekjes së të riut Aristotel Guma në Himarë, i cili u përplas nga një automjet në hyrje të qytetit, ka shkaktuar tensione në qytetin e mbushur me turistë.

    Gazetari i “News24”, Artan Hoxha bëri të ditur nga vendi i ngjarjes se forcat ekstremiste greke kanë kryer akte antishqiptare gjatë ceremonive përkujtimore në kishë dhe në varreza, ne përpjekje për ta kthyer Aristotel Gumën nga një viktimë e aksidentit, në një martir që ka rënë për të mbrojtur interesat e Greqisë në Himarë.

    Mësohet se eksponentët e “Agimit të Artë” kanë kërkuar të kryejnë një rit brenda kishës në Himarë-Fshat, por prifti është larguar nga kisha. Ndërkohë në ceremoninë që është zhvilluar në varrezat e fshatit, një grup të rinjsh të veshur me bluzat e zeza të “Agimit të Artë”, ndërsa familjarët e të ndjerit Guma kryenin ritet, ata shpalosën flamurin e Vorio-Epirit dhe Agimit të Arte dhe lexuan një deklaratë antishqiptare dhe antikushtetuese.

    Eksponentët e Agimit të Artë kanë sulmuar reporterët shqiptarë duke tentuar t’i ndalojnë për të filmuar. Policia e cila ishte prezente nuk ka ndërhyrë për të shmangur sulmin dhe si pasojë mediat u larguan nga varrezat e Himarës.

    Aristotel Guma, banore i HImares humbi jetën më 12 gusht 2010 si pasojë e një aksidenti mes tij dhe pesë të rinjve vlonjatë.

    Ngjarja 3 vjet me pare Një përplasje e rëndë automobilistike mes një automjeti dhe një motoçiklete ka shkaktuar, mbrëmjen e datës 12 gusht 2010, vdekjen e minoritarit 35-vjeçar, Aristotel Guma. Kjo ngjarje tragjike, që pasoi një konflikt mes viktimës dhe një grupi të rinjsh shqiptarë nga Vlora, ka ngjallur reagimin e ashpër të banorëve greqishtfolës së Himarës, të cilët bllokuan për 13 orë aksin nacional Vlorë-Sarandë, me pretendimin se “ky është një krim i qëllimshëm”. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 21:00 të ditës së premte, në vendin e quajtur “Avli”, në aksin që lidh qytetin e Himarës me Himarë-Fshat. Para aksidentit, të rinjtë nga Vlora kanë konfliktuar pak minuta me fjalë me njëri-tjetrin. Pikërisht në këtë vend, motoçikleta e cila drejtohej nga 35-vjeçari Aristotel Guma është goditur nga një “Audi-A3” ngjyrë gri, që më vonë u mësua se drejtohej nga Ilir Muka nga Vlora. Nga përplasja, fillimisht motoçikleta ka goditur një shtyllë dhe më pas, është përplasur dhjetëra metra zvarrë në rrugë. Për pasojë, Guma ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Duke e quajtur “aksident të qëllimshëm” atë që ndodhi në hyrje të qytetit, me parulla në duar ku shkruhej “Të zbardhet e vërteta”, “Është vrasje e qëllimshme”, banorët greqishtfolës të Himarës ngritën barrikadë gurësh në rrugë, duke mos lejuar lëvizjen e asnjë mjeti për 13 orë. http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=42&id_ansalive=20791

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga SENSUALI_TR : 11-08-2013 më 11:47 Arsyeja: hhh

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    n'ket forum shoku nuk i plas ansjonit per kshu lloj temash. po pate noj teme me shajt myslimont bujrum. vetem per nji ore 100 postime dhe 2000 shikime do kesh.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    n'ket forum shoku nuk i plas ansjonit per kshu lloj temash. po pate noj teme me shajt myslimont bujrum. vetem per nji ore 100 postime dhe 2000 shikime do kesh.
    po,rrahuni ju per fete jo ortodokset ashtu,jo muslymanet keshtu,dhe temat e tjera kalojne si te padukra...ju ngaterroheni me njeri tjetrin..dhe armiku si keta sot ben punen e vet,futet ne shqiperi ben cte doje,shteti gjekundi edhe pse kishte ndaluar hyrjen e tyre...
    -pra ketu me shume se asnje here duhet te kujtoni te gjithe fjalet e te madhit VASO PASHA...
    -kjo teme ekziston:
    http://www.forumishqiptar.com/thread...65#post3664365

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    po,rrahuni ju per fete jo ortodokset ashtu,jo muslymanet keshtu,dhe temat e tjera kalojne si te padukra...ju ngaterroheni me njeri tjetrin..dhe armiku si keta sot ben punen e vet,futet ne shqiperi ben cte doje,shteti gjekundi edhe pse kishte ndaluar hyrjen e tyre...
    -pra ketu me shume se asnje here duhet te kujtoni te gjithe fjalet e te madhit VASO PASHA...
    -kjo teme ekziston:
    http://www.forumishqiptar.com/thread...65#post3664365
    po pikrisht ket po te them . nket forum jon ca legena qe flasin per ekstremizmin islamik . sot e 20 vjet vetem duke i bo publicitet dhe asiher skena pa noj veper t'keqe prej ktyne ekstremistave. ekstremistat ortodoks dalin haptazi kundra shqiptarve dhe shqiptaris dhe asnji nuk e ngre zonin.

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    po pikrisht ket po te them . nket forum jon ca legena qe flasin per ekstremizmin islamik . sot e 20 vjet vetem duke i bo publicitet dhe asiher skena pa noj veper t'keqe prej ktyne ekstremistave. ekstremistat ortodoks dalin haptazi kundra shqiptarve dhe shqiptaris dhe asnji nuk e ngre zonin.
    Se sheh ti, dolën haptas ata dhe na u prish gjiza neve lol. Ka ndodhur gjë deri më sot ?? JO, lëri rehat se ashtu vijnë në orgazëm disa individë deri sa të shkelin aty ku duhet dhe hopa venë në ts
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Qeveria shqipetare eshte qeveri qyqare.
    Eksponentët e Agimit të Artë kanë sulmuar reporterët shqiptarë duke tentuar t’i ndalojnë për të filmuar. Policia e cila ishte prezente nuk ka ndërhyrë për të shmangur sulmin dhe si pasojë mediat u larguan nga varrezat e Himarës
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Keto skena me ngjajn me ato ku cetnik serb vijn dhe provokoin ne pervjetoret e betejes se Kosoves ne Gazimestan, a thua ku eshte shteti, ku jane shqiptaret?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    keta gazetaret tane jane gazetara bithe. po c`duan keta ne varreza? pse i japin kaq rendesi keta nje aksidenti ne himare kur ne shqiperi behen dhjetra aksidente ne muaj.
    apo i paguan agimi i arte?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Ne fakt zhurmen e ka bere media se ata vec me celular po filmonin dhe 20 vete ishin gjithsej.Sidoqofte shteti ka nje urdher ndalimi per agimin e ndryshkur duhej ti kthente pas.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel

    Cuna eshte pak i ekzagjeruar muabeti . ishin 2-3 individ minoritar por qe i perkisnin agimit te arte .

    Pastaj vjen nje moterq.m drogaxhi i mbaruar edhe tenton te heq kamerat . 10 veta ne total ne perkujtjm .

    Une vetem nje gje dua te di . Si e ka emrin kjo jashtqitja ketu ne kete video ?! Kaq dua te di une !



Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •