Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Njerëzit e rinj të PD së Bashës

    Njerëzit e rinj të PD së Bashës

    Vladimir Karaj

    Ndjekësve të vëmendshëm të politikës nuk u ka shpëtuar në këtë gusht të vakët me lajme një detaj në dukje i vogël, por që mund të parathotë një pjesë të ngjarjeve në kupolën e lartë të demokratëve, të cilët prej shtatorit duhet të bëjnë llogaritë me daljen në opozitë pas 8 viteve në pushtet. Kryetari i ri në takimet e para zyrtare me ndërkombëtarët (Sequi i BE dhe Wilton i OSBE), ishte në zyrën historike të Berishës, por në krah të tij kishte dy djem të rinj, jo me aq histori në PD. Deputetët, Oerd Bylykbashi, Drejtor Kabineti i Berishës dhe Gerti Bogdani, kryetar i Forumit Rinor të PD-së, shoqëronin Bashën në kontaktet e para me dy nga përfaqësuesit e trupit diplomatik një javë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës fitoi ndaj Sokol Olldashit, një prej pjesëtarëve të “gardës së vjetër” të demokratëve. A është ky epilogu i fillimit të ndërtimit të një “kupole” të re në PD, pa liderin historik Sali Berisha?! Kjo në fakt do të zbulohet vetëm në vjeshtë, pasi PD më herët të ketë kryer zgjedhjet për kryetarë lokalë dhe më vonë edhe ato për Kuvendin dhe Këshillin Kombëtar prej nga do të votohet edhe kryesia e re e Partisë Demokratike. Sidoqoftë, i gjithë procesi i zgjedhjeve partiake që do të formësojë PD e re do të zhvillohet nën influencën e ish-kryetarit Berisha, atë të kryetarit të ri, Basha dhe atë të grupit të kundërshtarëve të këtij të fundit në parti, të mbledhur rreth kandidatit rival Sokol Olldashi. Influenca e secilit prej këtyre faktorëve, përfshi edhe interesat dhe lidhjet e grupeve të tjera rreth tyre, do të ndikojë ndjeshëm në “fytyrën” që do të ketë opozita e re, qoftë në emrat që ajo do të promovojë, qoftë edhe në qëndrimet që do marrë. Në fakt, vendimet duhet t’i marrë kryetari i ri, Basha. Ky i fundit ka barrën të ringrejë një parti të aftë për të fituar sërish besimin e shqiptarëve dhe duhet të krijojë një ekip që mund ta mundësojë këtë. Askush nuk e vë në dyshim që (siç është në traditën e kryetarëve të partive shqiptare) ai do të afrojë dhe bëjë vend në pozicione të rëndësishme për përkrahës dhe mbështetës të tij. Në fakt, kjo duket se është edhe ajo që zbërthen në një mënyrë apo në një tjetër edhe daljet publike me Bogdanin dhe Bylykbashin në krah. Por përtej kësaj, Basha nuk do të jetë krejt i pavarur për të marrë vendime dhe propozuar, të themi, një gardë të re drejtuese. Së pari, ish-kryetari Berisha, me gjithë dorëheqjen, mbetet një figurë me ndikim në PD dhe përzgjedhja e tij do të jetë një nga faktorët që do të vendosë për ata që do të drejtojnë partinë. Jozefina Topalli duket se do jetë një nga ish-ët e rëndësishëm, që megjithëse nuk ka një histori të marrëdhënieve të mira me kryetarin e ri, duket se do të mbetet pjesë e strukturave drejtuese në PD dhe me gjasa të ruajë një vend në podiumin e kryesisë së Kuvendit, ku këtë herë mund të duhet të ulet si nënkryetare. Siç mësohet, ajo nëpërmjet mbështetjes që po i jep Berishës dhe indirekt Bashës (ishte e vetmja nga figurat e larta që vlerësoi garën e 22 korrikut), po kërkon të ruajë një rol të rëndësishëm në PD. E ardhmja e Topallit në PD është vërtet interesante, po të kihet parasysh se rivaliteti femëror për një nga vendet e nënkryetares është mjaft i fortë. Si kandidate të mundshme dhe që kanë në këtë situatë të re ca pikë më shumë se Topalli në PD shihen edhe Jorida Tabaku dhe Majlinda Bregu. Shefi i kabinetit të Berishës duket se po ashtu ka një vend në kupolën e re të partisë. Oerd Bylykbashi mund të jetë një nga sekretarët e PD së drejtuar nga Basha. Për shkak të marrëdhënieve me ish-kryetarin historik (por edhe me të riun) dhe ndikimit që ai ka në parti, vende në kryesi mund të ketë edhe për Genc Pollon, Arben Imamin, Eduard Selami apo të tjerë ish-ministra të qeverisë ‘Berisha’, pavarësisht marrëdhënieve të tyreme kreun e ri të PD. Këta të fundit kanë një histori me PD, përfshi këtu edhe armiqësime disavjeçare me Berishën dhe janë rikthyer prej tij në parti e po ashtu mund të kenë përkrahjen e tij për t’u ngjitur në organet drejtuese të saj. Të tre përfliten për postin e Sekretarit të Përgjithshëm apo, të themi, numrit dy menjëherë pas Bashës. Ky i fundit ndërkohë do të përpiqet t’i japë ngjyrat e veta partisë duke afruar njerëz dhe mbështetës të tij. Aldo Bumçi, Gerti Bogdani, Jorida Tabaku apo edhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili edhe pse nuk është përfshirë në Kuvend nga vendimi i Berishës, është aktiv prej kohësh në përkrahje të Bashës. Ende është e paqartë mbi pozicionet për të cilët këta figura do të garojnë, ndërsa flitet se Bumçi mund të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD-së, një vend që për mjaft kohë e ka mbajtur Astrit Patozi. Figura të tjera si Albana Vokshi, Sherefedin Shehu, Edi Paloka, Eduart Halimi, mund të jenë po ashtu ndër zgjedhjet për në kryesinë e re. Kjo e fundit duhet në një mënyrë apo tjetër të tregojë se PD po ndryshon dhe po ashtu të ruajë brenda saj edhe eksperiencën apo edhe emrat me peshë. Sfidantët ose qëndrestarët Përzgjedhja më e vështirë duket se ka të bëjë në grupin e kundërshtarëve të Bashës. Kryetari i ri nuk ka gjasa të hasë rezistencë në rrethe, ku me shumë mundësi të preferuarit prej tij do të fitojnë zgjedhjet përkundrejt rivalëve. Diçka që tashmë ka ndodhur në PS, kur kjo ndërroi duar në 2005-ën. Kjo sigurisht do të zvogëlojë pushtetin e një grupi të tërë në PD që në zgjedhje u përfaqësua me kandidaturën e Sokol Olldashit. Ata që mund të shihen edhe si përfaqësues të “gardës së vjetër” do duhet të akomodohen brenda kryesisë së re dhe të kenë hapësirën e tyre. Qoftë Olldashi, qoftë Patozi, që janë shprehur publikisht si kundërshtarë të Bashës apo akuzuan si jo të ndershme zgjedhjen e tij në krye të PD-së, janë deklaruar se nuk do të pranojnë asnjë post vendimmarrës në PD. Por ata, për të ruajtur pozitat e tyre në parti, do të kenë nevojë të jenë të përfaqësuar në kryesi për të mos dalë fare nga loja. Për Bashën mbajtja në kryesi e këtij grupi do të jetë një lojë jo fort e lehtë. Ai nuk do t’u lëshojë atyre “pushtet” që mund ta cenojë dhe njëkohësisht duhet të tentojë t’i mbajë ata të bashkuar në PD, për të mos rrezikuar një ndarje që do ta dëmtonte më shumë opozitën, e cila del e dobët prej zgjedhjeve. Përtej këtyre tri grupimeve kryesore që pritet të jenë edhe fytyra e re e PD-së, sigurisht shumë më e ndryshme se ajo që deri tani përfaqësohej thuajse nga vetëm Berisha, janë të paktën edhe dy grupe më të largëta, qëndrimi ndaj të cilëve do të jetë përcaktues për PD-në e re. I pari është grupi i atyre që janë larguar prej kësaj partie. Qoftë ish-numri dy i saj, Bamir Topi dhe njerëzit rreth tij që themeluan FRD-në, qoftë të tjerë të veçuar që nuk kanë gjetur vend as te kjo parti, si Besnik Mustafaj, apo të larguarit së fundmi në procesin e krijimit të listave për deputetë. Nuk dihet ende nëse PD e Bashës do të ketë një vend për këta, edhe pse ajo që dihet është se kjo e fundit do të ketë nevojë edhe për këto personazhe jo fort të bindur dhe në një pjesë në “krizë” marrëdhëniesh me ish-kreun Berisha. Hapja e Bashës ndaj tyre do të tregojë në njëfarë mënyre edhe sa i pavarur është ai nga Berisha, ndërsa përtej kësaj, PD me siguri do t’i duhet të tërheqë edhe personazhe krejt të rinj e të panjohur në politikë apo ata që njihen si të ardhurit nga shoqëria civile. E gjithë kjo sidoqoftë mbetet një pazull ende i pazgjidhshëm, ndërsa duket se kreut të ri i takon njëfarësoj edhe një detyrë akrobati që duhet të ruajë balancat mes “të vjetërve” dhe prurjeve të reja që në një masë do të kenë firmën e tij.


    MAPO

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: Njerëzit e rinj të PD së Bashës

    me thone te drejten basha nuk ma mush synin

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Për: Njerëzit e rinj të PD së Bashës

    Citim Postuar më parë nga linda l Lexo Postimin
    me thone te drejten basha nuk ma mush synin
    A e kemirësinë ta argumentosh se përse nuk "ta mbshu syrin" Lulëzim Basha dhe çdmth "mbush syrin" në këtë kontekst?
    Se kam përshtypjen se disa njerëz cilido që të zgjidhej të njëjtën gjë do të deklaronin në mënyrë prdante...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •