Nėse jeni infektuar nga njė herpes gjenital apo labial, duhet te mėsoheni me prezencėn e saj ne organizėm. Ka raste kur ajo fle pėr njė kohe te gjate, por pėr disa faktorė mund te rishfaqet. Ja si ta parandaloni.
Identifikoni faktorin qe e rizgjon
Herpesi mund te rishfaqet pas njė periudhe stresi, ankthi, lodhjeje, nga temperatura, cikli menstrual, njė rritim i lėkurės apo edhe nj enje ushqim i keq. Nėse doni qe te shmangni njė rizgjim te kėtij infeksioni mėsoni me pare cili ėshtė shkaku qe provokon krizat.
Kujdes me diellin
Njė ekspozim i gjate ne diell ėshtė shpesh pėrgjegjės pėr rishfaqjen e herpesit labial. Aplikoni krem mbrojtės (me faktor 15 ose me tepėr) tek buzėt para se te dilni ne diell. Buzėt duhet te jene gjithmonė te hidratuara.
Forconi sistemin imunitar
Nėse keni njė sistem imunitar te forte mund ti pėrballoni mė me lehtėsi problemet qe mund tiu dalin me organizmin. Ushqehuni mire duke preferuar produktet qe pėrmbajnė magnez, selen, flini mjaftueshėm, jini aktive, etj.
Merrni antivirale
Nėse herpesi iu shfaqet shpesh atėherė duhet te kėshilloheni me njė mjek i cili do iu rekomandoje edhe medikamentin e duhur. Kujdes! Duhet te dini qe kėto medikamente nuk e shėrojnė herpesin, por pengojnė shtimin apo pasojat nėse merren ne kohen e duhur.
![]()
Krijoni Kontakt