Cili është dallimi ndërmjet dënimit dhe sprovës

Nëse je njeri i mirë dhe të ndodh ty ajo që nuk të pëlqen dhe e urren, dije se kjo në shumicën e rasteve -nëse donë Allahu- është për ngritjen e shkallëve, prandaj bë durim dhe llogarite shpërblimin nga Allahu.

Mirëpo nëse personi i tillë është mëkatarë -Allahu na ruajt- dhe sprovohet në shumicën e rasteve kjo është për shkak të mëkatit të tij, argument është fjala e Allahut të Madhëruar: Nuk ka fatkeqësi e cila ju godet veçse ajo është nga ajo ç’far vepruan duart tuaja. Prandaj shikohet gjendja e robit, pastaj shikohet ajo që i ka ndodhur atij. Allahu e di me se miri.