Paradoksi i ateizmit

http://shenja.mk/index.php/religjion...-ateizmit.html

Njeriu mund ta ndėrtojė raportin me Zotin vetėm pėrmes tri mėnyrave: pėrmes monoteizmit, politeizmit ose ateizmit. Po tė marrim politeizmin, mund tė themi se ai nuk ka gjasa tė shfaqet nėse mė para nuk ėshtė monoteizmi. Edhe te popujt mė paganė ėshtė fare e lehtė tė gjenden gjurmė monoteizmi, ku, pak a shumė, vihet re se njė ndėr zotat ėshtė mė i rėndėsishmi, nga i cili varen zotat e tjerė; tė cilit i rezervohet konsiderata dhe vendi mė i lartė.

Shkruan: Edison ĒERAJ, Tiranė

Le ta nisim me disa pyetje, duke u dhėnė edhe pėrgjigje, pasi besojmė se ka vetėm njė pėrgjigje tė mundshme e tė pėrbashkėt pėr to. Kė mohojnė ateistėt? Zotin. Mosekzistencėn/mospraninė/mungesėn e kujt synojnė tė provojnė ateistėt? Atė tė Zotit. Ndaj kujt rebelohen ateistėt? Ndaj Zotit. Nė adresė tė kujt shkon gjithė qėndrimi i tyre mospranues? Nė adresė tė Zotit. Domethėnė, ateistėt janė tė tillė, falė Zotit; dhe, pėr rrjedhojė, ata duhet t’i shprehin mirėnjohjeje Atij.

De facto, jeta e ateistit nuk ėshtė njė jetė pa Zot, sepse ai angazhohet vazhdimisht pėr tė provuar ateizmin e tij dhe kėtė e bėn duke mohuar Zotin; duke mos i shpėtuar kėshtu “kurthit” qė e bėn atė tė kthehet nė njė dėshmi tė Zotit nė tokė e ndėr njerėz. A nuk ėshtė njė dėshmi sui generis rasti kur njė ateist merr pėrsipėr tė shkruajė njė libėr nė tė cilėn rreh tė argumentojė se nuk ka Zot!?

Ka raste kur, nė mungesė tė besimtarit tė denjė qė tė flet pėr Zotin, rėndėsinė e ēėshtjes dhe kujtesėn pėr Zotin e nxit ndonjė ateist.

Ndodh qė dėshmia mė e madhe pėr njė gjė/ēėshtje tė jetė fshehur pikėrisht aty ku besohet e mendohet se ėshtė krejt e kundėrta.



Shkaku ose shkaqe e ateizmit



Shkoj me bindjen se ateizmi ėshtė njė sėmundje metafizike (ose njė ērregullim metafizik pėrbrenda qenies), ilaēin e sė cilės, pėr fatin “e keq” tė ateistėve e ka vetėm Zoti.

Njeriu mund ta ndėrtojė raportin me Zotin vetėm pėrmes tri mėnyrave: pėrmes monoteizmit, politeizmit ose ateizmit. Po tė marrim politeizmin, mund tė themi se ai nuk ka gjasa tė shfaqet nėse mė parė nuk ėshtė monoteizmi. Edhe te popujt mė paganė ėshtė fare e lehtė tė gjenden gjurmė monoteizmi, ku, pak a shumė, vihet re se njė ndėr zotat ėshtė mė i rėndėsishmi, nga i cili varen zotat e tjerė; tė cilit i rezervohet konsiderata dhe vendi mė i lartė e kėshtu me radhė. Pra, kjo do tė thotė se, nė kryeherė ai popull (ashtu sikundėrse tė gjithė popujt) ka qenė monoteist, pra ka besuar dhe adhuruar Zotin njė tė vetėm. Me kalimin e kohės njė ose disa njerėz kanė devijuar nga ky besim dhe nga ky adhurim duke i bashkėngjitur Zotit zota tė tjerė, gjersa ėshtė shndėrruar i gjithi populli nė politeistė. Nuk mund tė ketė shumė zota pa qenė sė pari Zoti, sepse duhet si model, ose si origjinal, nga i cili rrjedhin tė tjerė nė formė “kopjeje” ose “kopjimi”. E njėjta gjė vlen edhe pėr ateizmin, gjė qė e prekėm nė hyrje. Qė tė ketė ateizėm ose ateistė, mė pėrpara duhet tė jetė Zoti, nė mėnyrė qė tė mohohet ose tė mos pranohet; dhe, ja ku lindi ateizmi.

Njė ndėr shkaqet e ateizmit pasiv ose tė rėnies nė harresė tė Zotit janė (disa nga) pėrfaqėsuesit e besimit ose besimtarėt, qė me padijen ose sjelljet e tyre bėhen shkak pėr tė kundėrtėn e asaj qė kanė pėr mision.



Qasja filozofike ose nė parim



Filozofikisht folur, ateizėm do tė thotė mohim i ekzistencės sė Zotit ose i ndonjė mundėsie (dhe jo thjesht i njė mundėsie racionale) tė tė njohurit tė Zotit (ateizmi teorik). Te ata qė e pohojnė kėtė ateizėm teorik, ai mund tė jetė tolerant (dhe madje edhe thellėsisht i interesuar), nėse nuk ka qėllime misionare; ai ėshtė ‘militant’ kur e konsideron veten si njė doktrinė qė duhet propaganduar pėr lumturinė e njerėzimit dhe i lufton tė gjitha fetė duke i quajtur ato lajthitje tė dėmshme. Ne flasim pėr ateizmin praktik (indiferentizmin) e njė forme jete nė tė cilėn pranimi teorik i ekzistencės sė Zotit nuk ka pasoja tė perceptueshme. Pėr tė vendosur saktėsisht se ēfarė pėrbėn ateizėm, kjo varet pikėrisht nga fakti se cili konceptim i Zotit supozohet. Tė gjitha sistemet e materializmit dhe monizmit materialist janė pa dyshim ateiste (atomistėt e hershėm grekė, cinikėt pas-sokratikė, epikurianizmi, filozofė tė caktuar tė Rilindjes si Campanella, natyralizmi i Iluminizmit francez (Volter-i, Holbach-u, Lamartine), pozitivizmi dhe monizmi gjerman i shekullit tė 19-tė (Vogt, Büchner, Moleschott, Haeckel), hegelianizmi i majtė (Fojerbah-u, Marx-i), socializmi popullor i shekullit tė 19-tė, materializmi dialektik dhe bolshevizmi, ateizmi militant i nxitur nga shteti (i lėvizjes sė pafe nė vendet komuniste), pozitivizmi i shprehur qartė, sensualizmi dhe pragmatizmi, tė gjitha format e filozofisė pėr tė cilat ateizmi ėshtė postulat; qė do tė thotė, teori si ato (qė rrjedhin nga Nietzsche) tė Camus-ė ose ekzistencializmi i Zh. P. Sartre-t ose etika e N. Hartmann-it, tė cilat rreken konkretisht qė tė vėrtetojnė se Zoti nuk ka gjasa tė ekzistojė ose nuk duhet tė ekzistojė. Nėse ēdo formė panteizmi (sidomos nė idealizmin gjerman) duhet tė klasifikohet si ateizėm, kjo varet nga fakti se sa larg shkon ajo nė jo thjesht tė identifikuarit e njeriut dhe tė botės me absoluten.

Politeizmi do tė duhet tė karakterizohet si ateizėm deri nė masėn qė ai e bėn tė vėshtirė ose, nė njė rast ekstrem, tė pamundur qė akti i fesė sė vėrtetė tė drejtohet kah terreni absolut i botės. (Anasjelltas, politeizmi i antikitetit e persekutoi si ateist monoteizmin e disa filozofėve dhe atė tė Krishterimit pėr shkak se refuzonte perėnditė e Shtetit; dhe, sėrish Etėrit e Kishės u pėrpoqėn tė pikasnin njė ateizėm tė fshehur pas herezive.) Nė perspektivėn e historisė sė ideve, ateizmi si sistem filozofik ėshtė shfaqur gjithnjė nė momentet e krizės dhe tranzicionit nga njė epokė intelektuale, kulturore dhe shoqėrore nė tjetrėn. Kjo pėr arsye se ai ėshtė njė fenomen krize, projektimi i njė pyetjeje tė maskuar si njė pėrgjigje, jo pėrgjigjja e njė epoke qė ka arritur siguri tė pathyeshme. Nė secilin tranzicion drejt njė epoke tė re tė pėrvojės sė njeriut me vetveten duket se kapėrcehet njė farė pėrvoje e veēantė e kufizimit tė tij; kjo errėson pranimin nga njeriu tė karakterit tė tij rrėnjėsisht tė fundmė dhe prodhon pėrshtypjen se nuk ka vend pėr njė realitet vėrtet tė fundmė dhe absolut. Mė tutje, kuptimi i ri i problemeve tė parashtruara nga format e pėrfaqėsimit dhe i termave qė dikur mendoheshin tė pėrshtatshėm pėr tė shprehur njohjen e Zotit, tani sugjeron se tė flasėsh pėr Zotin do tė ishte sikur tė zbatoheshin koncepte tė tilla ndaj njė ‘objekti’ jo-ekzistues. Ose, sė paku jepet pėrshtypja se asnjė pohim kuptimplotė nuk mund tė bėhet nė lidhje me tė.

Nė thelb njeriu nuk mund tė bėjė asnjė pohim ose mohim nė lidhje me Qenien e Zotit; sepse, pohimet ose mohimet mė kuptimplota, qė mund tė bėhen, janė ato qė Zoti ka bėrė pėr Veten, por edhe ato qė ka bėrė Profeti pėr tė, duke qenė se ai ishte i dėrguari i Zotit. Pikėrisht mbi kėto dy themele duhet tė pėrvijohet meditimi dhe pėrsiatja e njeriut pėr Zotin.

Qė ateizmi teorik ėshtė i mundur, kjo tregohet nga pėrvoja ekzistuese nė historinė e fesė dhe tė filozofisė. Se si duhet interpretuar teologjikisht ky fakt, kjo ėshtė njė ēėshtje mė vete. Madje, dhe nga pikėpamja krejtėsisht filozofike, ateizmi ėshtė jo thjesht njė nga dallimet e shumta tė opinionit mes njerėzve lidhur me ekzistencėn ose provueshmėrinė e ndonjė qenieje tė veēantė. Sepse, nėse ateizmi vėrtet e kupton vetveten dhe e rrok atė se ēfarė nėnkuptohet me Zot, ai mohon se e gjithė ēėshtja e tė qenit dhe e subjektit personal si tė tillė, i cili po e shtron kėtė ēėshtje, mund tė ngrihet ndonjėherė. Por, njė ēėshtje e tillė ngrihet rishmi si kusht pikėrisht i mohimit tė saj. Rrjedhimisht, ateizmi e ndrydh veten deri nė atė masė, saqė ai e kupton natyrėn e vet. Megjithatė, ai ėshtė i mundur, sepse njeriu ėshtė njė qenie e cila duke e keqkuptuar natyrėn e saj dhe, nėpėrmjet gabimit tė saj tė vėrtetė, mund tė bjerė nė kontradiktė me vetveten, duke rėnė kėshtu nė njė stad fort problematik pėr njerėzoren e tij, tė cilėn duhet ta ruajė nga cenimi gjatė kėtij udhėtimi, e jo tė rreket tė gjejė njė kuptim tė ri pėr veten; sepse de facto kjo tė ēon drejt qėndrimit se njeriu nuk lind, por bėhet.



Nihilizmi, njė ateizėm me pahir



Nihilizmi bashkėkohor ėshtė shfaqur dhe ėshtė pėrvijuar si njė formė religjioni nė mbretėrinė e qytetėrimit. Nihilizmi nuk ėshtė mohim i Zotit, por protestė se pėrse nuk ka Zot, ose – si te Beckett-i – protestė pėrse nuk ka njeri, pėrse njeriu s’ėshtė i mundur, pėrse nuk ėshtė i realizueshėm nė kushtet e ekzistencės? Gjithnjė nėse ai nuk ėshtė flakur nė kėto kushte, por ėshtė vendosur dhe ēdo gjė e vendosur del qė ka njė qėllim pėr tė pėrmbushur; ndėrkohė qė gjėja e flakur e ka pėrmbushur/pėrfunduar qėllimin.

Ndėrkaq, ky qėndrim, implikon, jo pėrfytyrimin shkencor, por atė religjioz tė njeriut dhe tė botės. Njeriu, sipas shkencės, ėshtė i mundshėm dhe i realizueshėm, por kėtu dhe tani. Porse, “ēdo gjė pėrfundimtare nuk ėshtė njerėzore”. Fjala e njohur e Sartre-t, se “njeriu ėshtė synim i kotė”, ėshtė religjioze edhe pėr nga kumbimi edhe pėr nga kuptimi, sepse ajo shpreh njė qėndrim i cili shkaktohet nga shpėrfytyrimi i frymės religjioze, e cila pėrbėn njė paprani, njė hiē kėrcėnues dhe, si i tillė, ky konstatim trason mundimshėm nė njė truall religjioz par excellence.

Pėr materializmin nuk ka synime dhe as kotėsi – nuk ka kotėsi meqė s’ka synime. Duke e flakur qėllimin si njė kuptim mė tė lartė tė fjalės, materializmi u lirua nga rreziku i absurdit dhe i kotėsisė. Bota dhe njeriu nė tė kanė cak praktik, kanė funksion, qoftė ky edhe zoologjik. Pėrfundimi se njeriu ėshtė pasion i kotė, pėrfshin vetėdijen se njeriu dhe bota s’janė tė njė rrafshi, sepse njeriu ėshtė vendosur nė botė, ka ardhur me bujtė e mė pas i duhet tė vazhdojė udhėtimin.

Me njė qėndrim tė tillė, tė njėjtė radikal ndaj botės, ka zanafilluar ēdo religjion. Kotėsia e Sartre-t ose absurdi i Camus-ė, manifestojnė kėrkimin e qėllimit e tė kuptimit, kėrkim i cili, ndryshe nga religjioni, pėrfundon pa sukses. Ky kėrkim ėshtė religjioz, sepse ėshtė flakje e qėllimit tokėsor tė jetės njerėzore, flakje e funksionit. Ēdo kėrkim i Zotit ėshtė religjion. Nga ana tjetėr, jo ēdo kėrkim ėshtė zbulim.

Nihilizmi ėshtė zhgėnjim, jo pėr shkak tė botės dhe tė rendit, por sepse nė gjithėsi nuk ka Zot. Ēdo gjė ėshtė e kotė dhe absurde nėse njeriu vdes pėrgjithmonė.

Filozofia e absurdit, tekstualisht, nuk bėn fjalė pėr religjionin, por e shpreh nė formė eksplicite bindjen se njeriu dhe bota nuk u bėnė pėrmbi kushte tė njėjta. Kjo filozofi shpėrfaq atė formė ankthi, qė nė tė gjitha etapat, pėrjashto pėrfundimin e mbramė, ėshtė religjioz.

Njeriu, qoftė pėr nihilizmin qoftė pėr religjionin, ėshtė i huaj nė kėtė botė. Pėr nihilistėt ėshtė i huaj, sepse ėshtė i pashpresė, ndėrsa pėr religjionin sepse bart shpresėn e shpėtimit.

Mendimet e Camus-ė mund tė merren si mendime tė njė besimtari tė zhgėnjyer. Le tė citojmė diēka prej reflektimeve tė tij nė kėtė kontekst: “Nė njė botė nė tė cilėn zhduket sakaq iluzioni dhe dritat, njeriu ndihet si i huaj. Ky ėshtė dėbim pa dalje, duke qenė se aty nuk ruhen kujtimet e vatrės sė humbur, as shpresat se mė nė fund do tė arrihet nė ndonjė tokė tė premtuar.” Diku tjetėr: “Sikur tė isha njė dru ndėr drurė... kjo jetė do tė kishte kuptim ose, mė mirė, kjo ēėshtje nuk do tė shtrohej, meqė unė do pėrbėja pjesėn e kėsaj bote. Do tė isha kjo botė, tė cilės tani i kundėrvihem me gjithė vetėdijen time.” “Ēdo gjė ėshtė e lejuar meqė Zoti nuk ekziston dhe meqė njeriu vdes.”

Arsyetimi i fundit nuk ka tė bėjė fare me ateizmin sipėrfaqėsor dhe tė bindur tė mendimtarėve racionalistė. Pėrkundrazi, ky arsyetim ėshtė mė shumė njė kujė e heshtur e njė shpirti tė drobitur, duke kėrkuar Zotin, pa mundur ta gjejė. Kemi tė bėjmė me njė ateizėm qė shkaktohet nga dėshpėrimi.

Rreth ēėshtjes sė lirisė morale, ekzistencializmi ka tė njėjtin qėndrim si religjioni. Simone de Bouvoire shkruan: “Nė fillim njeriu s’ėshtė asgjė. Ai ka nė dorė tė bėhet i mirė ose i keq, nė varėsi tė faktit se a e pranon lirinė apo jo. Liria i parashtron nė mėnyrė absolute qėllimet e veta dhe s’ka asnjė forcė tė jashtme, qoftė kjo edhe vdekja, qė tė jetė nė gjendje tė shkatėrrojė atė qė ajo ka themeluar... Nėse loja e panisur s’ėshtė e humbur, as e fituar, atėherė ėshtė e nevojshme tė luftohet e tė rrezikohet ēast pas ēasti.” (L’existentialisme et la Sagesse des Nations )

Edhe dyzimi i qenies qė teorizon Sartre (źtre en soi dhe źtre por soi ), ėshtė njė mohim i qartė i materializmit. Vetėm emėrtimet janė tė reja, ndėrsa thelbi ėshtė i kryehershėm dhe mund tė identifikohet krejt lehtė.

Kur kritikohet qytetėrimi, nuk synohet mohimi dhe pėrjashtimi i tij; edhe sikur tė donim, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Ajo qė duhet bėrė dhe mund tė bėhet ėshtė rrėnimi i mitit tė tij.

Si pėrfundim, le tė themi se Zoti ėshtė kudo, edhe nė fjalinė mohuese tė ateistit. Problemi ėshtė se ne nuk e dimė ku ėshtė e ku po shkon njeriu!