MILINGONA
2011-12-23 nė orėn 7:21.PD
Prof. dr. Nasir el-Omer

Emri:  1098059_10201189337129150_1969577729_n.jpg

Shikime: 1000

Madhėsia:  29.9 KB

Ndoshta kush e ka parė dhe e ka lexuar titullin e kėsaj teme ėshtė habitur, shumė vetė ndoshta me vete mund tė kenė thėnė: Pėrse njė titull i tillė! Ēfarė do tė na flasė hoxha pėr milingonėn!
Ndėrsa unė do tė mundohem ta shuaj kėtė habi dhe kureshtje, por mė parė u drejtohem atyre qė janė habitur: A nuk lexoni ju librin e Allahut? A nuk e shikoni sesi Allahu nė tė ka vendosur njė sure, tė cilėn e ka emėrtuar me kėtė emėr?!

“Kur arritėn nė Luginėn e Milingonave, njė milingonė tha: “O milingona, hyni nė banesat tuaja, qė tė mos ju shkelė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parė”! Neml, 18.
Padyshim se emėrtimi i njė sureje tė tillė me kėtė emėr ka njė domethėnie dhe urtėsi tė madhe.
I nderuar lexues! Unė mendoj se kjo temė ka njė rėndėsi tė veēantė dhe kėtė e them pa e tepruar. Ai qė e shikon jetėn e kėtij insekti; ai qė lexon se ē’kanė thėnė komentuesit pėr ajetin e milingonės, madje ai qė njihet edhe me atė qė kanė thėnė zoologėt pėr kėtė insekt, nuk i mbaron habia asnjėherė rreth kėtij insekti. Kėshtu qė tema jonė, nuk do tė jetė e pėrqendruar vetėm nė atė se ēfarė ėshtė thėnė pėr suren Nemėl; por unė do ta filloj me tė dhe padyshim qė kjo ėshtė njė temė shumė e gjatė.
Pėrse duhet tė flasim pikėrisht pėr Milingonėn?!
Po, me tė vėrtetė ajo ėshtė njė krijesė e vogėl, porse: “Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo gjėje i ka dhėnė trajtėn e vet e pastaj e ka udhėzuar”. Taha, 50.
Milingona, nuk mund tė them se ka njė histori, por ajo ka shumė histori dhe Allahu nė fillim ose nė fund tė kėtyre historive ka thėnė: “Nė tregimet e atyre ka kėshilla pėr ata qė janė me mend. Ky (Kuran) nuk ėshtė tregim i trilluar.” Jusuf, 111.
Pėrse e kam zgjedhur kėtė temė? E kam zgjedhur kėtė temė sepse kam arritur nė njė pėrfundim dhe rezultat, tė cilin dėshiroj ta arrijnė shumė prej muslimanėve.
Lexues i nderuar! Kur tė lexosh nė lidhje me hapin e parė tė kėsaj teme, dua prej teje njė gjė tė vetme. Krahasoje veten dhe vėllezėrit e tu me bashkėsinė e milingonės! Nėse vėrtet je realist, sigurisht qė do tė shohėsh se ne vėrtet jemi shumė larg nga kjo milingonė e vogėl! Do tė gjesh se milingona ka bėrė aq shumė hapa pėrpara, saqė shumė prej nesh do tė dėshironin qė ta arrinin atė. Por le tė fillojmė me atė qė gjendet nė Kuranin Famėlartė: “Kur arritėn nė Luginėn e Milingonave, njė milingonė tha: “O milingona, hyni nė banesat tuaja, qė tė mos ju shkelė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parė”! Nemėl, 18.
Do tė japim nė lidhje me kėtė ajet disa shkėndija dhe tė menēurve i mjaftojnė disa shkėndija pėr tė kuptuar urtėsinė qė pėrmban ajo.
“Kur arritėn nė Luginėn e Milingonave”.
Pėrse u quajt ajo lugina e milingonave? U quajt kėshtu, sepse shumica e banorėve tė saj ishin milingona. Kur Sulejmani alejhi selam, shkon me ushtrinė e tij nė kėtė luginė, shfaqet ēėshtja. “O milingona, hyni nė banesat tuaja, qė tė mos ju shkelė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parė”!
Allahu Ekber! Nė ēastin qė ajo ndjeu rrezikun e madh pėr kombin e saj thirri me tė madhe: Po vjen rreziku. Shpėtoni veten tuaj qė tė mos ju shkelė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parė”
Sa madhėshtore kjo milingonė, ajo mbarti mbi shpinė merakun pėr kombin e saj, nė ēastin e rrezikut, ajo kuptoi pėrgjegjėsinė e saj ndaj dhe thirri me tė madhe: Po vjen rreziku. Shpėtoni veten tuaj.
Shikoje me vėmendje kėtė milingonė, lexues i nderuar! A mos vallė ajo u largua duke vrapuar, qė tė shpėtonte veten? Mos vallė tha: Ēfarė tė bėj? Unė jam njė milingonė e dobėt, ē’tė bėj pėrballė kėsaj ushtrie gjigante?
Atėherė pyetja na drejtohet neve: Rreziku qė i kanoset umetit tonė: a nuk ėshtė mė i madh, sesa rreziku qė i kanosej kėtyre milingonave? Sa nga ne e ndiejnė atė qė ndien kjo milingonė dhe pėrpiqet qė ta shpėtojė umetin? Kush nga ne fle dhe zgjohet e mbart shqetėsimin e rrezikut, qė i kanoset umetit majtas e djathtas? Vallė shqetėsimi i umetit ėshtė nė krye tė listės sė gjėrave tek ne, apo ėshtė shqetėsimi i pasurisė, shtėpisė e shqetėsimi i umetit renditet andej nga fundi. Nė realitet pėr tė qenė tė sinqertė me vetveten, tė pakėt janė ata qė e vėnė nė krye tė ēdo shqetėsimi, shqetėsimin pėr umetin dhe rreziqet qė i kanosen atij.
Tė nderuar lexues! Ejani me mua tė shohim pėrsėri nė kėtė ajet kuranor: “njė milingonė tha”, Allahu kėtu na e sjell milingonėn nė trajtė tė pashquar, pra, ajo ishte njė milingonė e zakonshme nė atė luginė tė gjerė, megjithatė ajo nuk e nėnvleftėsoi veten e saj, porse bėri atė qė kėrkohej prej saj; ndėrsa ne shpeshherė pyesim njėri-tjetrin: Ēfarė bėri filan hoxha? Po filan dijetari ēfarė bėri? Ndėrsa unė tė drejtohem ty, i nderuar vėlla musliman! Pasha Zotin mė thuaj: ti ēfarė ke bėrė? Ajo ishte njė milingonė e vetme dhe shpėtoi njė popull, ajo ishte vetėm njė milingonė e pėrsėri ajo jetoi me shqetėsimin e popullit tė saj.
Vėllai im! Motra ime! Ėshtė shumė e lehtė t’ia ngarkosh pėrgjegjėsinė e umetit tė tjerėve, por le tė jemi realistė dhe tė guximshėm pėrpara tė vėrtetės: Ne ēfarė kemi bėrė?
Ajo ishte thjesht njė milingonė dhe veproi gjithė kėtė mirėsi, ndėrsa ti nuk po mundesh tė kryesh atė qė bėri kjo milingonė me popullin e saj?
Por le tė qėndrojmė nė pikėn e fundit nė lidhje me kėtė ajet: “O milingona, hyni nė banesat tuaja, qė tė mos ju shkelė Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parė”!
Mos vallė ajo u ul dhe po komentonte qėllimet dhe brendėsitė? Mos vallė tha: Sulejmani po ju shpėrfill, sepse ju jeni njė ushtri e dobėt? Jo, ajo e shfajėsoi atė e tha: “duke mos ju parė” Edhe pse ajo u frikėsua se mos i shtypnin dhe i shfarosnin, pėrsėri i justifikoi: “duke mos ju parė”. Por eja e tė shohim nė realitetin tonė! Nė mesin tonė gjen qė i akuzojnė thirrėsit dhe i vendosin epitete tė ndryshme, disa i akuzojnė se duan pozitė; disa se duan dynjanė apo karrierėn, ndėrsa Profeti, salallahu alejhi ue selem, i thotė mikut tė tij –Zejdit-: “A mos ia ēave gjė gjoksin?” Muslimi.
Ne sot po pėrpiqemi t’i ēajmė zemrat njėri-tjetrit, ndėrsa milingona ishte mė e kujdesshme se ne nė kėtė aspekt. Ajo nuk i la shkak popullit tė saj, qė tė fliste apo mendonte diēka pėr Sulejmanin.
Milingona i thotė kėto fjalė, edhe pse ata mund t’i dėmtonin, po si i vete halli qė ne i hapim zemrat e vėllezėrve, ndėrkohė qė ata pėrpiqen pėr tė mirėn tonė. A mos vallė iu drejtuan milingonat shoqes sė tyre duke i thėnė, ti kėrkon pozitė, apo pushtet? Jo nuk iu pėrgjigjėn kėshtu, por menjėherė e dėgjuan thirrjen e saj dhe hynė nė strofkat e tyre.
Nga cilėsitė e milingonės, ėshtė durimi dhe kėmbėngulja.
Milingona ėshtė e habitshme nė durimin dhe vendosmėrinė e saj, ah, sikur ndonjėri prej nesh ta kishte durimin dhe vendosmėrinė e milingonės, qoftė pėr tė mėsuar fenė e Allahut, qoftė nė thirrjen e njerėzve nė kėtė fe.
Meditoni pėr jetėn qė bėn milingona; imagjinoni pėrpjekjet qė bėn ajo pėr tė hipur nė ndonjė mur. Mundet qė ky mur tė jetė i lėmuar, kėshtu qė ajo ngjitet e bie, pėrpiqet andej e kėndej, e ndodh qė njė gjė e tillė tė pėrsėritet mė shumė se dhjetė herė.
Ndodh qė ndonjėri prej nesh ndėrmerr ndonjė projekt, apo ndonjė punė, njė herė, dy apo tri herė, mė pas zmbrapset. Mė i miri ndėr ne ėshtė ai qė arrin objektivin e tij nė pėrpjekjen e tretė, ndėrsa milingona, nuk resht sė pėrpjekuri.
E shikon lexues i nderuar! Nėse dobėsohesh, kujto milingonėn dhe pėrpjekjet e saj. Kujto milingonėn dhe seriozitetin qė ajo ka nė punė! A nuk e keni parė milingonėn kur mban farat? Ajo mban mbi vete shumė herė mė tepėr se pesha e saj dhe pėrshkruan me tė distanca tė mėdha dhe nė vende tė vėshtira. Vėrtet ne kemi shumė nevojė pėr njė seriozitet dhe kėmbėngulje tė tillė, sidomos nė ēėshtjen e kėrkimit tė dijes. Ka prej dijetarėve muslimanė, tė cilėt janė ende gjallė qė e fillojnė kėrkimin e dijes qė mbas namazit tė sabahut e deri nė namazin e jacisė pa ndėrprerje, ndėrsa ne lodhemi kur dėgjojmė njė mėsim apo ligjėratė nga akshami e deri nė jaci.
Nga cilėsitė e milingonės ėshtė besnikėria.
Nė bashkėsinė e milingonės gėnjeshtra nuk ka vend, si mendoni ju pėr njė gjė tė tillė? Nė mesin e tyre nuk njihet gėnjeshtėr e pastėr apo e papastėr. Imam Ibėn Kajim el-Xheuzije tregon njė histori, e cila e vėrteton njė gjė tė tillė: Njė burrė duke ndenjur vendos njė thėrrime ėmbėlsire nė tokė, e gjen atė njė milingonė dhe i dėrgon sinjal shoqeve tė saj, kur vinė ato afėr vendit ky burrė e ngre kėtė thėrrmijė ėmbėlsire, ato kėrkojnė andej kėndej, e pasi nuk e gjejnė largohen. Kjo ndodhi tre herė, herėn e tretė ato e venė kėtė milingonė nė mes dhe e shqyejnė copa-copa me akuzėn si gėnjeshtare.
Si mendoni nėse kėtė e aplikojmė me veten tonė? Vallė, a i kalon ndonjėrit prej nesh java e ai tė mos gėnjejė? Nėse je vėrtet i tillė atėherė e meriton qė tė pėrgėzohesh, por ne e kemi liruar perin nė kėtė pikė dhe jemi shumė tė shkujdesur ndaj saj, ndėrsa bashkėsia e milingonės nuk e njeh gėnjeshtrėn.
Nga cilėsitė e milingonės ėshtė bashkėpunimi, ato nuk janė egoiste.
Nėse shikon njė grumbull milingonash, a sheh se ato ecin gjithsecila nė qejf tė vet? Ėshtė e pamundur. Ato ecin nė njė vijė edhe nėse rruga nuk ėshtė e pėrshtatshme. Po ashtu ėshtė pohuar nga zoologėt se nėse njė milingonė sėmuret, atėherė milingonat e tjera nuk e lėnė atė, porse ato bashkėpunojnė me njėra-tjetrėn pėr ta transportuar nė fole qė mė pas ta kurojnė.
Bashkėpunimi i milingonave ėshtė i habitshėm, kur ato gjenden pėrpara njė vije me ujė; a e dini sesi ia bėjnė pėr ta kaluar atė? Vjen njė grup milingonash, hyjnė nė ujė dhe me shpejtėsi e ēajnė atė dhe ndėrtojnė njė urė mbi tė cilėn kalojnė milingonat e tjera. Edhe pse shumė prej milingonave, tė cilat hyjnė nė ujė mbyten, pėrsėri ato sakrifikojnė pėr tė shpėtuar milingonat e tjera. A nuk ėshtė kjo me tė vėrtetė e habitshme? A nuk e shikoni se sa shumė kemi nevojė ne pėr shembuj tė tillė sakrifice, tė cilat sot po na i mėson milingona?!
Shoqėria e milingonave nuk njeh rrėmujė.
Kjo krijesė kaq e vogėl, qė ne nuk na e mbush mendjen, ka njė rregull dhe sistem drejtues tė habitshėm nė vetveten e saj. Tek ato nuk ka rrėmujė. Ēdonjėra prej tyre e di funksionin dhe detyrėn e saj. Foleja e milingonave ka mbretėreshėn qė merret me vezėt dhe mbretėrinė, ushtarėt qė ruajnė folenė nga armiqtė, punėtorėt qė hapin tunele dhe transportojnė ushqimin, grupi i zbulimit qė merret me gjetjen e ushqimit dhe informacionin e tij. Ėshtė me tė vėrtet njė shoqėri shembullore me njė rregull preciz. Tė gjithė atje punojnė tė barabartė, nuk gjen tė privilegjuar e as milingona qė mbahen me hatėr. Po ne nė punėt qė bėjmė a mbajmė me hatėr dhe a kemi tė privilegjuar?!
Milingonat janė bashkėsi e pastėr.
Shkencėtarėt kanė vėrtetuar se disa milingona nė disa raste e pastrojnė veten mė tepėr se njėzet herė nė ditė. Ndėrsa ne themi: Ai qė e pastron veten ēdo tė xhuma Allahu e shpėrbleftė, sepse ka njerėz qė rrinė dy apo tre javė pa u larė, mund tė hyjė nė xhami e njerėzit nuk munden t’i rrinė dot afėr. Ndaj nėse bėhesh dembel dhe pėrton tė pastrohesh, menjėherė kujto milingonėn.
Milingona ėshtė bashkėsi qė e lartėson dhe i bėn tesbih Allahut.
Njė gjė e tillė ėshtė pohuar nė hadithin qė e pėrcjell Ebu Hurejre, se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: “Njė milingonė e pickoi njė profet dhe ai e dogji tė gjithė folenė e tyre, ndėrsa Allahu i shpalli. A e dogje njė popull qė lartėsonte dhe i bėnte tesbih Allahut, a nuk tė mjaftoi tė digjje vetėm atė qė tė pickoi”. Buhariu dhe Muslimi.
Ēdo gjė e lartėson Allahun ndėrsa krijesat qė e lartėsojnė mė pak Atė, jemi ne njerėzit, janė dhe xhindet.
Le tė shohim nė vetet tona: Sa e pėrmendim ne Allahun? Mė i miri ndėr ne ėshtė ai qė e plotėson tesbihun mbas ēdo namazi.
Por nė pėrfundim po e mbyll me njė lloj tjetėr tė milingonave, njė lloj qė ndryshon nga ai qė kemi folur deri tani. Ajo ėshtė milingona e bardhė. Ky insekt pėrfaqėson njė pjesė tė mirė tė shoqėrisė sonė nė tė cilėn ne jetojmė. Shembulli i saj ėshtė si shembulli i munafikėve, tė cilėt shfaqin besimin dhe fshehin mohimin. Dhe milingona pėr tė cilėn ne po flasim, punon gjithmonė nė fshehtėsi. Milingona e bardhė gėrmon thellė nė tokė, ajo mund ta ndėrtojė folenė e saj nė njė thellėsi prej 45 m, ndėrsa milingona pėr tė cilėn folėm lart hyn nė tokė vetėm disa centimetra. Shikoni sa dallim kanė ato nga njėra-tjetra.
Shoqėria Islame ėshtė shoqėri e pastėr, e shėndoshė dhe e drejtė, ajo vepron gjithmonė punė tė qarta, nuk ka tė fshehta, ndėrsa milingona e bardhė shihni sa thellė hyn, sepse kėshtu ajo mund t’i realizojė planet dhe qėllimet. Kėshtu janė dhe hipokritėt, Allahu tregon pėr munafikėt kur thotė: “Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit, e nėse flasin, ju i dėgjoni fjalėt e tyre. E megjithatė ata janė si trungje tė rrėzuara”. Munafikunė, 3.
Zgjodhi e pėrktheu: Bledar Haxhiu