Unë jam kriskulli. Ose më mirë të them se jam personazhi kriskull, ngase ato që shkruajmë e shprejmë mëpër internetosferë nuk mund kurrsesi të përbëjnë totalitetin e qenies sonë... por përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël.
Jam i ri për Forumin Shqiptar, por dyshoj se nuk jam aspak i ri për një pjesë të anëtarëve të forumit. Këtë e them sepse një pjesën më të madh robt që qarkullojnë nëpër internetosferë janë të njëjtët. Veçse personazhi kriskull, si tip ekscentrik që përpiqet të jetë, si kokfortë që përpiqet të jetë, vendosi të rizgjohet nga gjumi dhe të anëtarësohet tek forumi me po të njëjtën nofkë...
Nuk e di përse por kanë njëfarë bindjeje se do t'ia kaloj mirë këtu.![]()
Krijoni Kontakt