-
Shumë e bukur për të qeverisur, përjashtohet nga këshilli

Nina Siakhali Moradi është 27 vjeç, e diplomuar për arkitekturë e cila krijon sajte, por gjatë zgjedhjeve të fundit në Iran, mblodhi 10 mijë vota, në qytetin e Qazvin, në veri të vendit.
Një numër votash që e renditi të 14 në radhë mes 163 kandidatëve për këshillin komunal të qytetit.
Kështu kur këshilli u mblodh për herë të parë dhe kandidati Ali Farazad u emërua si kryebashkiak duke e lënë postin e tij si këshilltar, Moradi ishte gati për ti hyrë karrierës politike në qytet. Por kjo nuk ndodhi, pasi vajza u cilësua si “shumë e bukur për të qeverisur”.
“Thuajse 10 mijë persona më kanë votuar dhe është e drejta ime të hyjë në këshillin komunal. Po kjo nuk po ndodh, pse?”, deklaroi Moradi për mediat lokale.
Rasti nisi të zgjerohet pasi 27 vjeçarja nuk kaloi pa u vënë re as gjatë fushatës elektorale, e cila u vu në shënjestër të disa të moshuarve konservator, deri sa një grup protestoi kundër saj.
Në fund Seyed Reza Hossaini, përfaqësues i Qazvin në Parlament shpjegoi se votat për Ninën ishin anulluar, sepse komiteti elektoral i këshillit nuk kishte miratuar të dhënat e saj, ndërsa një tjetër funksionar i qytetit ishte shprehur, “Nuk duam një modele për pasarelë në këshill”.
Edhe pse ka nga ata që pretendojnë se Moradi u zgjodh vetëm prej bukurisë së saj, shumë të tjerë shprehen se anulimi i votave është një padrejtësi dhe një shkelje e të drejtave të gruas.
http://www.botasot.info/lifestyle/23...-nga-keshilli/
-
-
Për: Shumë e bukur për të qeverisur, përjashtohet nga këshilli
Ca jane keto lajme kot. Nga Irani/afganistani?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt