Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Të punosh shumë, bën keq…

    Të punosh shumë, bën keq… Ja nëntë këshilla për t’u përmirësuar

    20 Maj 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Në një kohë kur ekziston kriza për punë, ekziston edhe kriza nga puna. Nuk janë të paktë ata njerëz të cilët bëhen “qen” të punës, duke harruar gjithçka tjetër përveç profesionit. Kjo padyshim që është një e keqe me dëme të mëdha. Ne po ju sugjerojmë nëntë këshilla se si të përmirësoheni për t’i kushtuar kohë jo vetëm punës, por edhe jetës private

    Stili i jetesës

    puna me tepri (1)

    puna me tepri (2)

    puna me tepri (3)

    puna me tepri (4)


    Nuk ka asgjë më të keqe sesa të varesh në të gjitha aspektet nga puna. Të jesh gjatë gjithë kohës duke folur në telefon, duke shkruar në tabelë apo në postën elektronike, ta kesh mendjen te pjesa se çfarë duhet të bësh nesër, te klientët që do t’i fitosh me çdo kusht…Qen i punës!? Ndoshta do të ishte më e saktë të thoshim maniak apo siç thonë anglosaksonët “qen i punës”: fjalë për fjalë të dehur pas punës. Një varësi që mund të kthehet edhe në patologjike. Pra një sëmundje me të gjitha efektet e saj, e cila duhet kuruar për të evituar pasojat më të këqija, si: stresin, depresionin, dhimbjen fizike, tensionin e lartë, ulcerën dhe në rastin më të keq, goditjen në tru. Në Itali janë rreth një milion të sëmurët pas punës, me simptoma shumë të veçanta dhe të identifikueshme: nxitim të vazhdueshëm, listë të pafundme angazhimesh, axhendë të mbushur me kolegë sesa miq, e-maile edhe në orët e vona, 40 orë punë gjatë gjithë javës, për të mos thënë edhe më shumë. Në këtë mënyrë arrihet në një stad në të cilin nuk ekziston më jeta private, por vetëm ajo profesionale, me efekte mbi shëndetin, si insomnia, dhimbja kronike e kokës, seksualitet i dobët dhe varësi të reja (ushqimi, alkooli, paratë). Çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje?

    Don Serratt, një guru (këshilltar shpirtëror) i jetës së biznesit këshillon nëntë mënyra për të përballuar problemin e superpunës dhe për të rikuperuar vetveten, në një dimension më të mirë dhe më privat:

    Fito për të jetuar, mos jeto për të fituar

    Paraja në jetë nuk është gjithçka, ju duhet t’i jepni vlerë jetës tuaj dhe aspekteve të ndryshme që e përbëjnë atë. Fiksimi te “Perëndia e parave” shkatërron ekzistencën, duke e kthyer njeriun të stresuar dhe të zemëruar.

    Mos punoni asnjëherë të dielën

    Trupi dhe mendja kanë nevojë për pushim, pas një jave stresante. Puna duhet bërë mirë, por për të arritur objektivat duhet të rikuperoni energjitë fizike dhe mendore. Fundjavën, ose të paktën të dielën, ju duhet ta rezervoni për hobet tuaja, miqtë, për personat më të dashur ose për veten tuaj.

    Koha e lirë është e shenjtë

    Të kesh momente në të cilat puna është vënë pak mënjanë nuk mund të bëjë veçse mirë, nuk është aspak kohë e humbur. Duhet të qetësoheni, të argëtoheni për të përballuar më mirë stresin e ditës. Pas kësaj ju jeni më prodhimtar dhe më të mirë në atë çka prodhoni.

    Dedikojuni kohë miqve dhe familjes

    Paratë i pëlqejnë të gjithë, por nëse nuk i ndan me të afërmit dhe miqtë për çfarë shërbejnë ato? Ndjenjat janë një pjesë e rëndësishme e jetës së çdokujt. Të sakrifikosh gjithçka në emër të parasë nuk sjell absolutisht asnjë përfitim.

    Të flesh është e shenjtë

    Të flesh të paktën 7 orë çdo natë, mundësisht duke e larguar mendjen nga çfarëdo lloj mendimi pune, është një detyrë që duhet ta bëjë çdokush. Kështu që asnjë kompjuter në shtrat. Shëndeti juaj do të përfitojë nga kjo gjë.

    Nuk është e nevojshme të pushoni së punuari

    Puna për një burrë apo grua është një e drejtë e patjetërsueshme (edhe pse në këto kohë nuk është kështu), por edhe një detyrë. Por çdo gjë ka kohën e vet. Duhet të bësh gjithçka, të punosh, të kalosh kohë pranë familjes, të bësh sport, të argëtohesh etj. Shtatë apo tetë orë punë në ditë janë mirë, por më shumë se kaq të bëjnë keq.

    Por nëse shefi pretendon më shumë?

    Ka ardhur koha të fikni kompjuterin dhe të largoheni nga zyra. Orari i punës për sot është ezauruar, por shefi juaj të vështron keq dhe do që të qëndrosh akoma. Ndonjëherë, edhe mund të qëndroni, por në jetë ka edhe gjera të tjera që duan rëndësinë e tyre. Kini durim nuk do të jesh gjithmonë në dorën e tij, ia vlen ta sfidoni për të kaluar ndonjë orë me fëmijët tuaj.

    Ndiheni të lodhur?

    Fiziku ka momente të vështira kur ju i kërkoni shumë. Është e nevojshme të bëni një pushim për të rikarikuar “bateritë” dhe për të larguar stresin. Është më mirë të përfundoni një projekt përpara se të nisni një tjetër dhe në disa raste bëni mirë të përfshini dhe ndonjë koleg të gatshëm.

    Më shumë privat dhe më pak punë

    Në jetë është gjithmonë e nevojshme t’i jepni përparësi jetës private, qoftë familjes, qoftë miqve. Ju keni për të shpërblyer veten duke shpenzuar më shumë kohë për veten tuaj, duke krijuar më shumë hapësirë për pasionet tuaja.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...u-permiresuar/

    Komuniteti


    ju se keni keq plako, po neqoftëse nuk mjafton rroga per të ushqyer kalamojt masanej je i detyruar të punosh edhe të djelave.për mendimin tim këto këshilla janë për ata persona që e kanë çdo gjë në regull.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    per mendimun tim personat qe punojne me shume se 45 ore ne jave duhen gjobitur. te pakten moralisht. se ndaj nuk ka pune sot per te gjithe. eshte monopolizuar puna. ata qe punojne shume nuk e shijojne jeten sepse nuk kane kohe, ndersa te tjeret qe s`kane pune nuk kane mundesi te jetojne se s`kane para. e gjithe eshte tek solidariteti, ligji shoqeror.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    per mendimun tim personat qe punojne me shume se 45 ore ne jave duhen gjobitur. te pakten moralisht. se ndaj nuk ka pune sot per te gjithe. eshte monopolizuar puna. ata qe punojne shume nuk e shijojne jeten sepse nuk kane kohe, ndersa te tjeret qe s`kane pune nuk kane mundesi te jetojne se s`kane para. e gjithe eshte tek solidariteti, ligji shoqeror.
    66 ore pune ne jave bej,e s'kuptoj pse duhem gjobitur??

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    ti punoke 11 ore dita
    ai qe punon shume s`ka kohe te grumbulloje leke - thone italianet
    8 ore / dite punon robi, po ste doli fitimi ndrysho punen, sepse nuk eshte faji jot te punosh me teper
    nuk jetohet per te punuar, punohet per te jetuar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    8 me 3:30 punoj une. Boll i kam. Me shume i bie te mos kem takat as per veten e jo me per shtepine, femijet e burrin.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    Kjo teme nuk vlen per ne emigrantet.


    Ndersa per ne Shqiperi, mos kini merak se e kane parasysh vete...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    Nqs e paskan thene italianet qenka e bere!

    Puna jote Zito puna jote!

    Dembelet pak justifikim duan e ngushellohen mes veti qe s'ka pune!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Nqs e paskan thene italianet qenka e bere!

    Puna jote Zito puna jote!

    Dembelet pak justifikim duan e ngushellohen mes veti qe s'ka pune!
    nuk eshte pune dembelizmi sot
    ne evrope s`ka pune sepse disa punojne nga 14 ore dita. dhe burgjet jane mbush plot me dembele qe grabisin, shesin droge, mashtrojne
    zgjuaresia eshte te punosh vet, te kesh edhe ndihmesa, tu paguash edhe atyre pushimet vjetore.
    kjo ndodhe qe prej 1 shekulli, le te behet edhe ne shqiperi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    nuk eshte pune dembelizmi sot
    ne evrope s`ka pune sepse disa punojne nga 14 ore dita. dhe burgjet jane mbush plot me dembele qe grabisin, shesin droge, mashtrojne
    zgjuaresia eshte te punosh vet, te kesh edhe ndihmesa, tu paguash edhe atyre pushimet vjetore.
    kjo ndodhe qe prej 1 shekulli, le te behet edhe ne shqiperi
    Jo te gjithe njerezit kane shansa, mundesi dhe aftesi te njejta...
    Burgjet ekzistojne qe mijera vite.
    Shumica e te pasurve, me disa perjashtime te vogla, jane bere te pasur ne kurriz te tjereve, edhe permes veprimeve te ndryshme jofere deri kriminale. Fakti qe jane mulimilonera dhe multimiliardera, e jo ne burgje, ka te beje perseri ne radhe te pare me pasurine qe kane krijuar.
    Shembull konkret:
    Ne Gjermani, Zvicer, Austri... edhe mjeket provojne per cdo dite, ne shume raste me sukses, ti mashtrojne (vjedhin) kasat e sigurimeve te pacienteve permes llogarive te manipuluara. Kasat pastaj duhet ti ngrisin tarifat, te cilat perseri do ti pagujne pacientet e keshtu me radhe...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: Të punosh shumë, bën keq…

    Puna eshte farz! Cdo gje e tepruar(perfshi ketu edhe punen) eshte haram!
    Cdo gje ka cakun e vet.
    Gjella me kripe e kripa me karar, thote populli.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •