Close
Faqja 47 prej 85 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 847
  1. #461
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga neokastra Lexo Postimin
    Fatkeqesisht per ty ka edhe dokumenta tapish, edhe foto, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se nje pjese e kishes nuk u prish por u adaptua. Po qe se nuk lodhesh shko deri ne Permet dhe verifikoje. Mos i beso kaq shume mediave sepse sot Frasheri i komunisteve shtoi dhe 5 m2 katror te tjera kishes duke e bere me 30m2 krahasuar me Bezatin qe thoshte 25m2. Shpejt do te shkojne dhe tek sip. reale qe duket nga fotot.
    Me ne fund e mesut fotoshopin edhe juve jeniceret e Kishs greke dhe po kerkoni t'iu tregoni shqiptareve ortodoks se kush jane dhe si kane qene objktet e tyre te kultit ? Prona eshte me dokumenta dhe aty kane jetuar shqiptare qe kur u krijua bota ! Mos valle do na thuash neser se deri n Boboshtice e Kosine jane territore greke pse aty keni varrezat e ushtarve greke me eshtra shqiptaresh ? Duhet te derdhni shume gjak akoma , sic keni bere ne te kaluaren per te marre token shqiptare ! Na trego edhe fotografite e AT STATH Melanit me koke te prere dhe me trup pa koke ! Po nuk nxorre ti po t'i dergoj une !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 26-08-2013 mė 15:42

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Ka disa persona qe jane te paafte te diskutojne. Po iu drejtove me argumenta per te mbrojtur kishen, o te pergjigjen duke folur per ngjarje te 150 vjeteve me pare, mungesen e aftesise per tu pergjigjur me argumenta e plotesojne me sharje e fyerje...

  3. #463
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Ju anti shqiptart doni te nxjerrni nga loja ēdo shqiptar qe flet per shqiptarizem,ktu nuk po behet fjal vetem per ortodoksin shqiptare ktu po flitet sipas gjuhes Greke nga disa shqip foles,ktu nuk eshte Greqi ktu eshte shqipri,ēkerkon Greqia te na mesoj ne se si eshte e drejta dhe e pa drejta,sjan greket ata qe duhet te na japin leksione ne ,ne jemi vendi i vetem ne gjith ballkanin dhe europen qe kemi ber bashk jetes nder fetare si ash nje shtet tjeter ,ne jemi ata qe duhet tu japim leksione europes ballkanit me ne krye Greqin se si bashk jetohet,a ka ne greqi komunitet Musliman a ka ne greqi shtetas te ndonje vendi islamik qe jeto ne greqi me tedrejta te barabarta si ēdo qytetar grek nese ka a kan tedrejt keta shtetas islamik qe te ken shtepin e zotit per tu fal e per tu ndjer mir si ne shtepin e zotit ashtu siē kerko Kleriēizmi shovinist dhe politikanucat e Greqis,po na thuni ju qe deshironi janullatesin ne shqipri,mos vall muslimant nuk kan tedrejta fetare ne greqi,ateher kush na qenka greku te na tregoj ne per tedrejtat e shtetasve tan ne shtetin ton ame,kur ata skan drejtesi per veten e tyre,ata jan shteti qe kan vulen e pabesis u trego vet krenaria qe kan me pabesin neper mes Kalit te trojes,dikush del ktu e na thot qe flitet pa lidhje qe gjoja po flitet per 150 vite me perpara,pa na thuj ti zotni ē ndryshim kan Greket e 150 viteve me perpara se sa sot ,na thuaj sa miq i kemi ne greket qe na mbajn ligjin e luftes ne fuqi,per arsyen e vetme duan te na bejn presion,na e rrujn prapanicen sot nuk len europa me hanger fort M.T greqin as serbin as maqedonin e aq me pak Turqin,Greku mban ligjin e luftes ne fuqi sepse nuk duan te u jepen tedrejtat e ēameris per pasurit e tyre ne trojet e tparve tan qe sot i ka nen administraten e Greko filve,nuk e di por disa me duken idjot fare,ose nuk din ndryshej ose ose kan interesa financiare per te ken anti komb,nuk eshte ēudi ne jemi mesuar te luftojm vetveten,dikush thot jam i knaqur me Janullatosin e kleriket Grek qe jan ne shqipri,pse keta qe quajn veten te knaqur,mos vall keta tipa do nderronin baban me njerkun sepse njerku premto me shum se babai i tyre,kshu do i krahasoja une kenaqesin e ktyre qe perkrahin klerikt Grek,me thuani ju o vellezer shqiptar me fe ortodokse po kjo pyetje eshte edhe per mua dhe ata qe perqafojn fen time si katolik,po kete pyetje edhe per vellezrit tan musliman jemi nje gjak jemi nje komb,si thuani ju me mir eshte te kesh baban fukara e kryetar familje apo njeerkun me baban gjalle e i pasur se ai ti plotsoka kushtet e babai jo,kte pyetje i a bej teparit Albos qe sme pergjigjet atyre qe shkruaj une dhe perkrahesit e ti,nese kan sado pak ndergjegje tu pergjigjen pytjes time.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  4. #464
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Mir apo keq ku ministri i yne eshte shqiptar, dhe mjaft mir i eshte kunderpergjigj,Greko filis

    Zv.ministri shqiptar i pėrgjigjet Greqisė: Ne jemi model, mund t’u japim leksione
    26 Gusht, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA Online
    Sélectionner une langue​▼

    collakuZėvendėsministri i Jashtėm shqiptar, Kreshnik Ēollaku, i ėshtė pėrgjigjur homologut tė tij grek, Dimitris Kurkulas, qė e cilėsoi si tė papranueshme atė qė po ndodh nė Pėrmet me Kishėn Ortodokse. Ēollaku thotė se Shqipėria mund t’u japė leksione vendeve tė BE-sė, me nė krye Greqinė, pėr bashkėjetesėn dhe harmoninė fetare.

    “I pabazė pretendimi i zv ministrit tė Jashtėm grek pėr respektimin e komuniteteve fetare nė Shqipėri. Nė ēdo plan historik apo aktual, individual apo shtetėror, shqiptarėt dhe Shqipėria kanė qenė e janė model i harmonisė e tolerancės ndėrfetare…Nė kėtė plan, Shqipėria mund t’u japė leksione harmonie e bashkėjetese fetare shumė vendeve tė BE dhe ndėr mė tė parėve, Greqise...”, shprehet Ēollaku./b.l

    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  5. #465
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Mitjuk, ju kuptoj mirė permes ketij postimi, e kuptojmi edhe parullen e Ministrit tonė: "toleranca fetare shkelen sot nė Shiperi dhe jemi gati t'ju japim mesime edhe vendeve tjera tė BE-ne" ky refren duket si i fryer teper, sikur te thoshim, po, ishim tolerant ne shekullin e XIX-te po, ose para 30 vitesh, qė nuk kishte dallime fetare, kishte rrespekt e barazi, por jo sot, sadoqe duajmi ta mbrojmi kete status te nje vendi ku gjoja se mbretnon bashkejetesa 'fetare" por mjerishte eshte kthyer ne nje "tirani" te perditshme ku secili komunitet fetar sulmon haptas tjetrin dhe kete ta quajmi toleranc fetare ? Ju lutemi, lexoni temat e hapura keto 9 vite vetem ne kete forum, nje tem e hapur rreth ndonje problemi rreth fe, kishes apo xhamis...sulemi si mizat qe te shahemi mes veti dhe guxojmi te themi ende se, ne jemi tolerant rreth pytjeve fetare ?
    Duhet ta pranojmi; asnjehere nuk kemi kene mė te acaruem mes veti se keto 10 vitet e fundit, per reklllama qe iu eshte pergjigjur Ministri i yni homologut greke eshte si thoe; fol e rruaj vōé...!
    Se athua ne jemi kalamaj e nuk e kuptojmi problemin tone sot ? Po neser apo brenda 50 vitesh, ēfare do na thote Ministri yni, ēfare parashikimesh ka per te ardhmen, apo ndoshta do mbrohet gjithnje me moton; "jemi shembulli me i shkelqyer ne bote per tolerancen fetare" apo si do te perfundojmi, deri ku eshte kufiri i kesaj tolerance ?
    Si mund te themi se, kemi toleranc fetare kur 80% te kohes e te aktualiteteve ua kushtojmi sot kesaj problematikes fetare ?
    Toleranca nder-fetare zevendsohet me Tirani absolute=me i zoti sundon !
    Ju lutemi, duhet te pranojmi se, nuk jemi ne terezi..!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 26-08-2013 mė 17:45
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #466
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    E verteta e zbuluar nga historiani me i vjeter ne shqiperi , Prof. Dr. Kristo Frasheri


    Skandali i Kishės sė Pėrmetit, pazaret pėr vetėm 25 metra qė u takojnė
    » Dėrguar mė: 26/08/2013 - 15:27


    Prof. Dr. Kristo FRASHĖRI

    Ka disa ditė qė nė Pėrmet disa priftėrinj tė krishterė ortodoksė tė shoqėruar nga njė grup qytetaresh apo qytetarėsh tė zbritur nė qytet me autobusė nga Gjirokastra, Leskoviku, Erseka, vunė kujėn sikur vajtonin para njė "lipsani", i cili ende nuk ishte varrosur. Kush nuk e di arsyen e kėsaj kuje tė jashtėzakonshme habitet kur mėson se nuk ėshtė fjala pėr njė lipsan, pėr njė njeri tė vdekur, por pėr njė Shtėpi Kulture, e cila nuk shembet, por kthehet nė identitetin e saj. Pėrse atėherė kjo kujė e priftėrinjve dhe e kėtyre pak vajtorėve tė grumbulluar me porosi nga lart? Pėr ata qė nuk e dinė, le ta mėsojnė!
    * * *
    Dikur nė qendrėn e qytetit tė Pėrmetit, nė periferi tė Pazarit, ekzistonte njė kishėz e vogėl me dimensione afėrsisht 6x5 m, kryesisht pėr pazarakėt dhe pėr pronarėt e dyqaneve tė pazarit. Quhej Kisha e Shėn Mėrisė sė Pazarit. Pėr qytetarėt dhe familjet e tyre, ekzistonin dy kisha tė mėdha, tė cilat janė nė funksion edhe sot - Kisha e Shėn e Premtes dhe Kisha e Shėn Kollit. Vlerė tė veēantė ka pasur, ashtu siē e ka edhe sot, Kisha e Shėn e Premtes. Nė kėtė kishė meshonte edhe Mitropoliti i Korēės, nga i cili varej edhe Kisha e Pėrmetit, kur ai vizitonte qytetin. Me sa thuhet, Kisha e Shėn Mėrisė sė Pazarit ėshtė ndėrtuar nė shek. XVII. Nuk ka pasur vlerė historike apo artistike tė veēantė. Pavarėsisht nga kjo, ajo ishte njė objekt i shenjtė pėr qytetarėt.
    Nuk dua tė flas pėr rrethanat e dėmtimit qė ajo pati kur Pėrmeti u dogj mė 6 korrik 1943 nga fashistėt italianė, mbasi ndonjė pėrmetar i moshuar mund tė ketė tjetėr pikėpamje. Unė e mbaj mend Kishėn tė parrėnuar, siē ishte mė 1938 kur unė kalova pushimet nė Pėrmet, dhe tė dėmtuar, kur shkova nė Pėrmet mė 1949. Rėndėsi ka fakti se pas ēlirimit qytetarėt e Pėrmetit nuk patėn mundėsi ta rindėrtonin Kishėn, pasi qenė tė angazhuar me rindėrtimin e qytetit tė bėrė shkrumb e hi mė 1943. Veē kėsaj, pėrmetarėt e paktė nė atė kohė, nuk e ndjenin nevojėn pėr rindėrtimin e saj, mbasi dy kishat e tjera tė qytetit kishin shpėtuar pa u dėmtuar.
    Nė planin urbanistik tė hartuar pas luftės, mė 1962-shin, pėr qytetin e Pėrmetit, nė pjesėn ku ndodhej Kisha e Shėn Mėrisė me disa baraka tė parėndėsishme qė zėvendėsuan objektet e djegura, shteti vendosi tė ndėrtonte dy objekte pėr tė cilat kishin nevojė tė ngutshme qytetarėt - degėn e Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe Shtėpinė e Kulturės nė qytet, tė rrethuar nga njė lulishte e vogėl. Trualli i Shtėpisė sė Kulturės, e cila mori emrin "Naim Frashėri", prej rreth 600 m², pėrfshiu edhe truallin e Kishės rreth 25 m². Qeveria komuniste e kohės mund tė kritikohet pėrse nuk e rindėrtoi Kishėn, e cila u shėrbente vetėm banorėve ortodoksė, por ndėrtoi Shtėpinė e Kulturės, e cila u shėrbente tė gjithė banorėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare. Pėrgjigjen e kuptojnė tė gjithė, po tė kemi parasysh se shteti komunist deri mė 1967 nuk interesohej pėr objektet fetare tė ēdo riti, kurse pas vitit 1967 ai jo vetėm i braktisi, por edhe u ngrit kundėr tyre.
    Pas pėrmbysjes sė regjimit komunist, kur u rimėkėmbėn institucionet fetare, filloi dhe interesimi pėr rimėkėmbjen e faltoreve tė rrėnuara. Nė kėto rrethana, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare u interesua dhe pėr Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit tė Pėrmetit. Organet e KOASH-it (Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare) kėrkuan kalimin nė favor tė Kishės sė Pėrmetit jo tė truallit tė Kishės sė Shėn Mėrisė, por tė gjithė Shtėpinė e Kulturės "Naim Frashėri", me motivacionin se ajo i takonte Kishės sė Shėn Mėrisė, pasi kishte pėrfshirė edhe truallin e saj. Kisha siguroi njė vendim tė lėshuar nė 26 maj 1995 nga Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit tė Pronave. Komisioni i njohu asaj pronėsinė vetėm mbi truallin. Kisha mbeti e pakėnaqur, mbasi kėrkonte tė shtinte nė dorė edhe ndėrtesėn. Kėtė kėrkesė Bashkia e Pėrmetit e quajti nė atė kohė tė padrejtė, pėr arsye se sipėrfaqja e Shtėpisė sė Kulturės ishte gati 25 herė mė e madhe se trualli i Kishės sė Shėn Mėrisė. Veē kėsaj, edhe ēmimi i Shtėpisė sė Kulturės si objekt ndėrtimor ishte shumė herė mė i lartė se Kisha e Shėn Mėrisė, e cila, kur u ndėrtua Shtėpia e Kulturės ishte gati gėrmadhė. Bashkia e qytetit u orvat tė hynte nė kompromis. Kisha nuk pranoi tė shpėrblehej me njė sipėrfaqe me vlerė tė barabartė sa ajo qė kishte trualli i Shėn Mėrisė sė Pazarit. Kėshtu, ēėshtja u kaloi organeve gjyqėsore. Gjykata e Shkallės sė Parė i dha tė drejtė Bashkisė sė Pėrmetit, por Kisha nuk u kėnaq dhe ēėshtjen e ngriti nė Gjykatėn e Apelit nė Gjirokastėr, e cila e ripohoi vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė. Pėrsėri Kisha e Pėrmetit mbeti e pakėnaqur dhe e ngriti ēėshtjen nė Gjykatėn e Lartė, e cila e ripohoi nė vitin 2002 vendimin e dy Shkallėve tė tjera. Mė nė fund, me kėrkesėn e Kishės ēėshtja i kaloi Gjykatės Kushtetuese. Edhe Gjykata Kushtetuese mė 2004 ripohoi vendimet e tri Shkallėve tė Gjyqėsorit. Vendimi pėrfundimtar i kaloi pėr zbatim Zyrės sė Pėrmbarimit tė Pėrmetit. Pikėrisht nė kėtė moment, ēėshtja u bllokua. Pėr habinė e tė gjithė qytetarėve, Zyra e Pėrmbarimit "me urdhėr nga lart", nuk e zbatoi vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Kjo do tė thoshte se nė Shqipėrinė demokratike nuk vlen vendimi i Gjykatės Kushtetuese dhe se mė tepėr se Gjykata Kushtetuese vlen vullneti i njė kryepeshkopi, i cili vazhdon tė pretendojė se pėr ēėshtjet e "shenjta" nuk vlejnė ligjet e shtetit, madje as Kushtetuta. Kėshtu, Shtėpia e Kulturės u kthye nė mėnyrė arbitrare nė Kishė, kurse qytetarėt e Pėrmetit mbetėn pa Shtėpi Kulture. Veprimi i Zyrės sė Pėrmbarimit, ishte jo vetėm njė shkelje e padėgjuar e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė nga njė zyrė lokale si Zyra e Pėrmbarimit tė Pėrmetit, por edhe diēka mė tepėr. Nga ana e arkitekturės, ajo ishte ndėrtuar si Shtėpi Kulture me sallė pėr konferenca dhe sallė pėr bibliotekė, pėr zyra administrative dhe pėr ambiente pune, me korridore dhe me ambiente pėr nevoja personale. Orientimi i saj nuk ishte siē e kėrkon Kisha Ortodokse, nga perėndimi nė lindje, por nga veriu nė jug. Dukej qartė se frymėzuesit e kėsaj kėrkese kėrkonin ta linin Pėrmetin, kėtė pararojė tė Rilindjes Kombėtare, pa Shtėpi Kulture shqiptare. Ata kėrkonin, siē vazhdojnė tė kėrkojnė, tė zbojnė nga Pėrmeti Naim Frashėrin pėr qėllime tė errėta. Ndryshe nuk mund tė kuptohet pėrse me fondet e shpenzuara pėr adaptimin e saj nė Kishė mund tė ndėrtohej njė Kishė ortodokse moderne, nė vend tė njė karikature, siē doli e ashtuquajtura Kisha e sotme e Shėn Mėrisė sė Pazarit.
    * * *
    Tė vjen jashtėzakonisht keq kur mendon se Pėrmeti, qyteti i luleve, i kulturės rilindėse apo i kėngėve dhe i dasmave tė kulturuara, qyteti i harmonisė fetare dhe i bashkėjetesės kulturore, tė nėpėrkėmbet nga njė rrufe nė qiell tė kthjellėt. Kėtu lind pyetja: Kush e shkrepi kėtė rrufe nė qiell tė kthjellėt? Dy qenė pėrgjegjėsit hipotetikė: ose Kisha Ortodokse ose Gjykata Kushtetuese. Dihet se Kisha si institucion fetar, madje jo vetėm Kisha Ortodokse, por tė gjitha institucionet fetare monoteiste - kanė pretenduar, sidomos gjatė Mesjetės, tė pėrvetėsojnė funksionet e shtetit. Pra, kanė pretenduar qė ta mbėrthejnė nė kthetrat e tyre pushtetin politik, financiar, juridik, ushtarak dhe mbi tė gjitha pushtetin shpirtėror mbi popullsinė e vendit tė tyre.
    Pėrkundrazi, shteti ka qenė dhe vazhdon tė jetė shtet modern kur ėshtė shkėputur nga Kisha dhe e ka zhveshur Kishėn nga pushteti i dikurshėm politik, ekonomik, juridik, ushtarak dhe e ka lėnė tė lirė tė ushtrojė vetėm pushtetin e saj fetar. Madje, nė viset ku ka pluralizėm fetar, pushteti i Kishės kufizohet nga shteti deri nė atė masė sa ta ushtrojė veprimtarinė e saj vetėm brenda mureve tė faltoreve. Kjo, pėr arsye se shteti ėshtė pėrgjegjėsi kryesor i pėrparimit, i mirėqenies, i sigurisė, i pronės, i lėvizjes dhe i unitetit kombėtar tė shtetasve qė banojnė brenda kufijve tė tij. Arma mė e fuqishme juridike qė ka shteti pėrballė institucioneve politike, ekonomike, shoqėrore, ushtarake dhe fetare ėshtė Kushtetuta shtetėrore dhe organi qė vendos mbi tė gjithė ėshtė Gjykata Kushtetuese.
    Po tė gjykojmė nga ky kėndvėshtrim ngjarjet qė ndodhėn kėto ditė nė Pėrmet, duhet tė pranojmė se veprimi i Kishės sė Pėrmetit, i cili nuk e pėrfilli vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė vitit 2002 dhe ngriti dorė kundėr tij, duhet dėnuar juridikisht.
    Ku e gjeti Kisha e Pėrmetit kurajėn pėr tė sfiduar Gjykatėn Kushtetuese? Nuk ka dyshim se prapa Kishės sė Pėrmetit qėndron kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili doli haptas kundėr vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. Ai e justifikoi kėtė aksion me argumentin e sajuar se Pėrmeti ka nevojė pėr Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit. Tė vjen me tė vėrtetė rėndė kur dėgjon nga goja e njė prelati, i cili ia ka falur jetėn fesė sė Krishtit, qė tė justifikohet prapa gėnjeshtrave. Para sė gjithash, Krishti nuk ka predikuar dhunė dhe mosbindje, por pėrulėsi dhe urtėsi. Nė rast se dikush tė godet nė njėrėn faqe, Krishti tė porosit t'i kthesh dhe faqen tjetėr. Nuk ka dyshim se ata priftėrinjtė e Pėrmetit qė mashtruan Kryetarin e Bashkisė dhe pėrdorėn dhunėn ndaj policėve pėr tė hyrė nė Shtėpinė e Kulturės, Hirėsia e tij duhej t'i dėnonte publikisht dhe jo t'i ledhatonte. Me ē'kurajė Hirėsia e tij deklaroi se nė Pėrmet po pėrsėriteshin ngjarjet e shėmtuara tė vitit 1967? Ngjarjet e vitit 1967 mos u pėrsėritshin kurrė, por ngjarjet e ditėve tona nuk kanė asnjė ngjasim me ato tė vitit 1967. Mė 1967 kishat dhe xhamitė pa pėrjashtim u mbyllėn tė gjitha, madje shumė prej tyre u rrėnuan ose u adaptuan pėr funksione tė tjera. Pėrkundrazi, tani nė vitin 2013 nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Hirėsia e tij se Pėrmeti mbeti pa Kishė. Kjo ėshtė gėnjeshtėr me brirė. Pėrmeti ka dy kisha historike, tė cilat funksionojnė rregullisht pėr besimtarėt ortodoksė. Nė Pėrmet nuk u ndalua Kisha Ortodokse, siē aludon zoti Janullatos, por u mbyll vetėm njė ndėrtesė, e cila pėrdorej abuzivisht si kishė. Askush nuk e pengon bashkėsinė ortodokse tė Pėrmetit qė ta rindėrtojė Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit, por jo atje ku ka qenė mbasi trualli i saj tani i pėrket Pallatit tė Kulturės. Hirėsia e tij Janullatos kėrkon medoemos qė Shtėpia e Kulturės nė Pėrmet tė kthehet nė kishė, sepse nė njė cep tė tij ndodhet trualli i Kishės sė dikurshme tė Shėn Mėrisė, tė cilin perėndia e kishte kthyer nė njė truall tė shenjtė. Shikoni djallėzinė: pėr 30 m² kėrkon tė marrė 600 m² dhe pėr njė gėrmadhė tė marrė njė pallat modern.
    Ne dimė se perėndia e ka bekuar gjithė rruzullin tokėsor. Para sė gjithash, Zoti ka bekuar tokėn e bukės e cila na mban gjallė. Tokėn e kthen nė njė truall tė shenjtė jo Zoti, por bashkėsia njerėzore qė e ndėrton faltoren mbi tė. Nga historia e krishterimit kemi mėsuar se nė truallin e saj dikur varroseshin shenjtorėt ose vendoseshin eshtrat e tyre. Pėr kėtė arsye, ato adhuroheshin si troje tė shenjta. Dihet se shumica e kishave tė sotme janė ndėrtuar nga bashkėsitė fshatare dhe qytetare pėr nevojat e tyre shpirtėrore, pa pasur nė truallin e tyre eshtra shenjtorėsh apo dėshmorėsh. Ato janė pėr besimtarėt tė shenjta, mbasi nė to kryhen shėrbesat liturgjike. Ka raste kur bashkėsitė fshatare e kanė shpėrngulur kishėn e vjetėr nė njė truall tė ri dhe askush nuk e ka quajtur kėtė veprim si sakrilegj. Kishėn e bėjnė objekt tė shenjtė ikonat ose afresket e shenjtorėve dhe tė martirėve, tė cilėt zėvendėsojnė eshtrat e tyre.
    Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, dikur ka pasur dy kisha. Mė e vjetra ishte Kisha e Shėn Prokopit, trualli i sė cilės tani ndodhet nė sheshin "Nėnė Tereza". Tjetra, Kisha Katedrale e Hyjlindėses, e cila ndodhej afėrsisht atje ku sot ėshtė ndėrtuar Hotel "Tirana Internacional". Nė vitet '60, plani urbanistik i kryeqytetit i shembi tė dyja kėto kisha. Ato u zėvendėsuan me dy kisha tė tjera. Pyesim Hirėsinė e tij, pėrse nuk kėrkon ta aneksojė Hotelin "Tirana Internacional", i cili ka pėrfshirė nė cepin e tij verior edhe truallin e Katedrales sė Hyjlindėses? Ku vajti shenjtėria e truallit tė Katedrales?
    Tani le tė kthehemi te Kisha Shėn Mėria e Pazarit nė Pėrmet. Pyesim: Pėrse zhurmė pėr njė kishėz periferike dhe heshtje pėr njė katedrale kryepeshkopale? Ne dyshojmė se nė kėtė mes lėvrijnė motive tė tjera. Duket sheshit se kėtu lėvizin motive politike, madje tė njė politike tė djallėzuar. Pėrmeti ėshtė njė qytet nė tė ashtuquajturin "Vorio-Epir", trevė tė cilėn Athina e lakmon ta aneksojė. Meqenėse nė Pėrmet nuk ka banorė grekė, nacionalistėt e Athinės pėrpiqen ta helenizojnė me rrugė tė ndryshme, me helenizimin e pėrmetarėve qė banojnė nė Greqi, me pėrhapjen e ritualit greqisht nė kishat e qytetit, me anėn e pensioneve sociale nga ana e administratės greke, me shkollat greke qė Hirėsia e tij mendon tė hapė sė afėrmi dhe me rrugė tė tjera. Nė kėto rrethana, Shtėpia e Kulturės e cila mban emrin e "Naim Frashėrit", nuk mund t'i shėrbejė nė asnjė ēast platformės heleniste tė Athinės. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Hirėsia e tij ngul kėmbė qė Shtėpia e Kulturės tė kthehet nė Kishė Ortodokse.
    * * *
    Shtypi ynė i pėrditshėm sė bashku me median elektronike i ka dhėnė hapėsirė aksionit qė ndėrmorėn priftėrinjtė e Pėrmetit kundėr Shtėpisė sė Kulturės "Naim Frashėri". Duke shfrytėzuar lirinė e shtypit, gazetarėt tanė demokratė shkruajnė mbarė e mbrapsht pėr kėto ngjarje. Sė bashku me disa tė vėrteta, jo pak prej tyre pėrcjellin tek lexuesit edhe njoftime tė pasakta, madje nė ndonjė rast edhe tė dėmshme pėr ēėshtjen qė ata mendojnė se e mbrojnė. Ngrihet njė qytetar nė Korēė dhe flet sikur ėshtė ministėr apo kryeministėr, kur thotė: "Nė emėr tė Komunitetit Ortodoks tė Shqipėrisė, ne dėnojmė veprėn e Bashkisė sė Pėrmetit, e cila e ka rrėmbyer Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit". Dua ta pyes kėtė korēar tė fantaksur: Kush ta dha kėtė tė drejtė qė tė dėnosh edhe nė emrin tim Bashkinė e Pėrmetit? Ngrihet njė tjetėr gazetar, i cili shkruan nė gazetėn e vet se nė Pėrmet ndodhi njė pėrleshje midis banorėve ortodoksė dhe policisė private. Dua ta pyes kėtė gazetar: Ku e gjete kėtė tė drejtė qė dhjetė apo dymbėdhjetė njerėz tė ardhur me autobus nga Gjirokastra apo Leskoviku u pėrleshėn me policinė private tė Bashkisė dhe kėta t'i quash banorė tė Pėrmetit? Pėrse jo pak gazetarė i fyejnė si pa tė keq pėrmetarėt duke i rreshtuar nė falangat e Janullatosit? Njė tjetėr gazetar shkruan se nė pėrleshjen midis pėrmetarėve ortodoksė dhe policisė private u plagosėn dy vetė dhe kur jep emrat e tyre del se ata nuk janė pėrmetarė, por njėri nga fshati Musi e Sarandės dhe tjetri nga fshati Xarė po ashtu i Sarandės. Ju lutem, tė dashur vėllezėr gazetarė, mos e shpėrdoroni penėn tuaj, as lirinė demokratike duke nėpėrkėmbur sikur lozni domino emrin e nderuar tė pėrmetarit. Nuk dua tė them se tė gjithė pėrmetarėt janė pėr t'u lavdėruar. Midis tyre ka edhe njerėz tė mbrapshtė, por etiketojini si tė tillė kur bėjnė prapėsira.
    Midis shkrimeve qė kėto ditė kam mundur tė lexoj, mė ka bėrė pėrshtypje analiza qė u ka bėrė ngjarjeve tė Pėrmetit personaliteti i njohur i minoritetit grek: Panajot Barka. Panajot Barka, nė artikullin me titull "Kisha e Pėrmetit, puēi i Berishės pėr qeverinė e re", botuar nė gazetėn "Shekulli" nė datėn 19 gusht 2013, shkruan ndėr tė tjera: "Nė simbolikėn e veprimeve qė e bėjnė kėtė ngjarje tepėr tė rėndė, tėrheq vėmendjen fakti qė u hoq (nga Shtėpia e Kulturės - K.F.) kryqi dhe u vendos flamuri kombėtar. U hoq emri i Shėn Mėrisė dhe u vendos emri i poetit tė Rilindjes…(!!!)".
    Me gjithė respektin qė kam pėr kėtė militant tė Partisė Socialiste, le tė mė falė por do t'ia them troē se po tė mos kishte vėnė emrin e tij nė kėtė shkrim do tė mendoja se do ta kishte shkruar ndonjė prift grek, i paēliruar ende nga mentaliteti mesjetar, pasi vetėm pėr ta Shėn Mėria vlen mė tepėr se njė hero kombėtar, siē ėshtė Naim Frashėri. Arsyetimi im ėshtė i thjeshtė, i nderuar Panajot. Shėn Mėria nuk mė ēliroi nga zgjedha osmane. Ai qė mė ēliroi ishte Naim Frashėri. Vėlla, me bashkatdhetarėt e mi tė feve tė tjera nuk mė bėri Shėn Mėria, por Naim Frashėri, madje ajo mė pėrēau me bashkatdhetarėt e mi tė besimeve tė tjera. Identitetin tim kombėtar nuk ma kaliti Shėn Mėria, por Naim Frashėri me shokėt e tij. Kjo nuk do tė thotė se nuk e ēmoj Shėn Mėrinė, por si yll polar kam Naimin dhe rilindėsit e tjerė. E vlerėsoj Shėn Mėrinė si nėnėn e Krishtit pėr dhembshurinė qė ajo pėrhap tek njerėzit dhe pėr frymėzimin qė mė jep tė dua atdheun.
    Nė artikullin tuaj ju shkruani: "Ortodoksia nė Shqipėri ėshtė vėnė nė pozita inferiore. Inferioriteti buron prej pretendimit absurd tė identifikimit tė kėsaj kishe me helenizmin". Ėshtė e vėrtetė ajo qė thoni ju, se ortodoksia nė Shqipėri ėshtė vėnė nė pozita inferiore. Kjo ndjenjė inferioriteti mė ka prekur edhe mua, pasi i pėrkas me rrėnjė e me degė bashkėsisė ortodokse shqiptare, ndonėse nė tė vėrtetė nuk jam ortodoks praktikant. E njoh ortodoksinė jo vetėn nėpėrmjet ambientit tim familjar, por edhe nėpėrmjet historisė sė saj. Ka disa vite qė po merrem me historinė fetare tė Shqipėrisė, tė cilėn shpresoj ta botoj pėrpara se tė mbyll sytė. Kam lindur nė Stamboll mė 1920 dhe jam pagėzuar nė Kishėn e Shėn Triallės sė Bejollės, e cila ndodhej nė juridiksionin e Patriarkanės Ekumenike tė Kostandinopojės. Im atė, Anastas Frashėri, mė 1922 ka qenė korrespondenti i gazetės "Shqipėria e Re" tė Kostancės, Rumani, kur zhvillohej Kongresi i Beratit, i cili themeloi Autoqefalinė (Pavarėsinė) e Kishės Ortodokse Shqiptare. Madje, ai ka shoqėruar si gazetar delegacionin kishtar shqiptar nė takimin qė pati mė 1922 me Patriarkun Ekumenik tė Kostandinopojės. Prej tij kam mėsuar jo pak hollėsira rreth luftės qė zhvillohej brenda pėr brenda Kishės Ortodokse Shqiptare pėr t'u shkėputur nga presioni i Kishės Ortodokse greke. Ndoshta ju mund ta dini, por unė dua ta pėrsėris pėr ata qė nuk e dinė, se kisha ortodokse pėrvetėsoi qė nė fillimet e saj se krishterimi u pėrket kombeve dhe jo njė kombi tė vetėm, sado qė ky komb mund ta ketė konsideruar veten e vet tė privilegjuar nga perėndia, siē mendojnė priftėrinjtė grekė. Nė bazė tė kėtij parimi universal, lindėn kishat nacionale nė ēdo shtet-komb. Kėshtu, gjatė shekujve lindėn Kishat Ortodokse Autoqefale bullgare, ruse, serbe, rumune, derisa erdhi viti i bekuar 1922, kur edhe kombi shqiptar shpalli Kishėn e vet Autoqefale.
    Parimi i dytė i ortodoksisė universale, tė cilin duhet ta pėrsėris gjithashtu pėr ata qė nuk e dinė, ka qenė dhe vazhdon tė jetė solidariteti midis kishave ortodokse autoqefale tė kombeve tė ndryshme, por jo zgjedha e njėrės nga tjetra. Secila kishė autoqefale e ka pėr detyrė tė shenjtė tė respektojė dhe jo tė gllabėrojė pavarėsinė e simotrės kishtare. Me keqardhje jam i detyruar tė them se Kisha Ortodokse Autoqefale greke nuk i ka respektuar asnjė nga tė dyja kėto parime ndaj KOASH-it. Ngjarjet qė ndodhėn para Luftės sė Dytė Botėrore, nuk ėshtė nevoja tė pėrsėriten. Ato i ka pėrfshirė tashmė historia. Mė nė fund, Kisha Ortodokse greke u detyrua nė atė kohė ta respektonte KOASH-in. Pėrkundrazi, pas Luftės, Athina si qeveri apo si kishė, kjo ėshtė punė e saj, u kthye qindra vjet mbrapa. Meqenėse Kisha Shqiptare ishte shthurur organizativisht nga regjimi komunist, ajo kishte nevojė tė rimėkėmbej me institucione, me kuadro dhe me faltore. KOASH-i nuk kishte peshkopė pėr tė krijuar njė Sinod. Iu drejtua pėr ndihmė Patriarkatit tė Kostandinopojės. Kėtė nevojė tė domosdoshme e shfrytėzoi Athina. Nė bazė tė porosisė sė Patriarkatit tė Kostandinopojės, Athina dėrgoi nė Shqipėri njė misionar pėr ta ndihmuar si ekzark Kishėn Shqiptare tė rimėkėmbej. Ky misionar me emrin Anastas Janullatos do ta ushtronte misionin e vet si ekzark dhe jo si kryepeshkop, pra si misionar i pėrkohshėm. Si ekzark, sapo tė realizonte detyrėn e ngarkuar, pra sapo tė formohej Sinodi i Shenjtė duhej tė largohej nga Shqipėria. Me largimin e tij, Sinodi i Shenjtė duhej tė zgjidhte kryepeshkopin e Shqipėrisė. Ardhjen e tij me detyrė si ekzark, nė Shqipėri e miratuan edhe Presidenti i Republikės, Ramiz Alia edhe kryeministri, Fatos Nano, edhe kryetari i opozitės, Sali Berisha. Por ē'ndodhi? Ju, i nderuar Panajot, duhet ta mbani mend, se Hirėsia e tij e shkeli fjalėn. Me kombinacionet e ndryshme qė kurdisi mbrapa skenės dhe me njė skenė teatrale qė organizoi te Hotel "Tirana Internacional", ai e shpalli veten Kryepeshkop i gjithė Shqipėrisė. Me keqardhje tė thellė duhet ta them se ai veproi si njė hileqar.
    Hirėsia e tij Janullatosi nuk ėshtė shqiptar, siē e kėrkon Statuti i KOASH-it. Ai ėshtė grek jo vetėm nga kombėsia, por edhe nga ideologjia nacionaliste greke. Ai nuk ėshtė misionar ortodoks por njė agjitator i nacionalizmit grek, i cili ka pėr detyrė tė pėrgatisė rrethanat e aneksimit tė Shqipėrisė sė jugut nga Greqia. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ai nuk shqetėsohet pėr katedralen e Hyjlindėses sė Tiranės, kurse po bėn ēmos qė Shtėpia e Kulturės nė Pėrmet tė qėndrojė si kishė e Shėn Mėrisė. Atė e tėrbon emri i Naim Frashėrit.
    I nderuar zoti Panajot! Nė qoftė se do t'i gjykosh ngjarjet e Shqipėrisė me syzet e Athinės, nuk ke pėr t'i kuptuar kurrė rrėnjėt e vėrteta tė ngjarjes. Ortodoksinė nė Shqipėri nuk e kanė diskretituar tė huajt, as priftėrinjtė apo hoxhallarėt e huaj. Ortodoksinė nė Shqipėri e ka diskretituar vetė qeveria greke me politikėn e saj antishqiptare, tė cilėn e ndihmon me sa mundet kryepeshkopi Anastas Janullatos. Aluzioni qė bėni ju, zoti Panajot Barka, se Greqia do ta pengojė Shqipėrinė tė hyjė nė Bashkimin Europian, mund tė ndodhė. Ndoshta kėtė kėrcėnim ju nuk e keni nga vetja juaj. Mbase ėshtė edhe porosi apo sugjerim. Por unė nuk e besoj. Europa nuk ėshtė Greqi. Udhėheqėsit e Europės sė pėrparuar nuk janė grekė tė fantaksur. Nuk ėshtė Europa ajo qė varet nga Greqia, i dashur Panajot, por ėshtė Greqia qė varet nga Europa, sidomos tani qė ėshtė e mbytur nė borxhe. Udhėheqėsit e Bashkimit Europian janė ēliruar prej kohėsh nga mentaliteti mesjetar ballkanik, i cili ua turbullon ende kokėn ministrave dhe prelatėve tė Athinės. Mjafton tė kujtojmė atė qė ndodhi tė mėrkurėn, mė 21 gusht. Nė mėngjes Greqia, duke shkelur vendimin e Shengenit, ndaloi hyrjen e shqiptarėve nė Greqi, kurse disa orė mė vonė u detyrua tė tėrhiqet. Pėrfundimisht, britmat e priftėrinjve tė Pėrmetit janė shashka qė trembin vetėm laraskat. E drejta nga ēdo pikėpamje qėndron nė anėn shqiptare. Shqipėria ka pėr detyrė t'i kthejė Kishės sė Pėrmetit tokėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit, mbase dhe ndonjė pėllėmbė mė tepėr, kurse priftėrinjtė qė shkelėn vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe prishėn rendin publik, duhen dėrguar para gjyqit. Ndėrkohė, Hirėsia e tij kryepeshkopi Anastas nuk ėshtė keq tė pėrgatisė baulet dhe tė shkojė nga ka ardhur. E siguroj se do ta pėrcjellim me njė "udhė tė mbarė!". Atėherė, i them zotit Panajot Barka, do tė shohė se si do tė lulėzojė ortodoksia nė Shqipėri.
    What goes around---comes around

  7. #467
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Kreksi JAM DAKORT ME GJITHA ATO QE JU keni then,une personalisht nuk jam si do grkofil qe duan Anastasin me klerikt shovinist,se kuptok pse gjith ky entuziasem,tepakten nga dy fet njera per islamizem kjo eshte tek kosovart dhe tek shqiptart maqedonas,ndersa gpro greqizimit jan do Grekofil si ky Spihuni greko fil qe paguhet per te ber rreklama per klerikt Grek dhe per ti lartesuar ne piedestal,e shum e shum si ky,pra me habit edhe ky Spiro edhe Albo qe nuk flasin per shqiptart qe u bllokuan e per ēfar se u teket ***** Greqis se gjoja problemi i kishes ortodokse kjo i tako shqiperis ska tedrejt Greqia te nderhyj ne politiken e brendeshme te shqipris,po keta Greko filt si Ky Spiro,pse nuk kerkojn te kerkojn tedrejtat e ēameris qe i kan pasurit ne trojet e tparve te tyre qe sot i ka nen administraten Greke shoviniste qe largoi shqiptart me dhun duke i djegur fshatrat me shtepi e katandi,ky po qe eshte problem madhor por jo problemi i nje kishe gjoja eshte tok e shejt,o zotni kisha e ben truallin e kishes te shejt sa her ti doj qefi isaj pa pasur problem se ku ndodhet ajo toke ne mal apo ne fush,problemi eshte qe shovinizmi grek me ne krye Anastasin dhe klerikt ortodoks grek duan destabilizim te qytetarve shqiptar,duan qe te fusin ngatrres shtetin me ortodoksin,duan qe te greqizojn jugune shqipris,pra kerkojn ate qe ne vend qe ta kerkojm ne te na bashkangjiten trojet tona ,greku kerko ate qe si tako me as nje tedrejt nderkomtare e njerzore,kta jan shtet i vogel menderisht por qe bejn shum pun per poshtersit,jan gabel ne paraqitje,jan gabel nga shpirti dhe trupi,por ja edhe te pabes,pra shqetsimi im eshte personal po aq sa dhe komtar,une smendoj siē mendojn keta mendje shkurtrit ,te shfrytzojm ate qe ne e quajm rehatldhek pa e menduar se kush na e jep e pse na e jep ,kta mendojn shkurt interesin personal,kta jan thjesht halet e kombit kshu i konsideroj une keta tipa flm per mirkuptimin,nje pjes e bashkekombasve tane nderrojne sipas kohes dhe interesit.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  8. #468
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Pse, a nukj qenka nderhyrje e Arabve dhe e turqve ne trojet tona ? ..ata mbaruan dhe ende nuk e perfunduan missionin e tyre duke ndertuar xhamia njera pas tjetres dhe gjiuthnej edhe me te medhaja..lol ! Si eshohim vella i dashtun, te gjithe synojne se si ta na sundojne permes feje...por ende nuk jemi duke e pare...
    Mendoj se kjo pytje se a duhet te lejohen besimtaret te luten ne kete ndertese apo jo i'u takon vetem qytetarve qe jetojne aty, pra, le te dalin ne Referandum !
    E pabesueshme kjo, per 25 metra katrore(siē e tha K.Frasheri) te behet gjithe ky nam ne media..

    HArapet po na mbjellin ne arat tona te bukes xhamia qe shumohen si kepurdhat dita me dites e ne tregojmi me gidhte gjurmet e ujkut e jo ujkun..

    Po ju tregoj nje rast te vertete; gjate nje shfaqje te nje filmi shqiptar ketu ne Paris, qe ishte me tematik aty edhe toleranca fetare, sepse problemi vinte nga zhurma kembanes sė kishes dhe tjetren anė zėri i myezinit.. dhe kur mbaroi filmi, u ngrit nje shikues qe vinte nga Somalia, i habitur me skenat e filmit qe kishte pare, ai tregoi rastin e xhaxhait te tij atje ne Somali qe i kishte ndoshur para ca vitesh, se, besimtaret kishin ndertuar nje xhami mu afer shtepise se tij por ky xhaxhai i tij nuk arrinte te pushoje si duhet nga zhurma 5 here ne ditje e autoparlantit...dhe kishte vendosur te padiste imamin, duke kerkuar nga gjykata se, ta largonin xhamin 100 metra pertej shtepise se tij, dhe pas sa e sa perpjekjesh ia kishte arritur dhe me te drjete e kishte fituar procesin..!
    ...imagjinojeni ne Somali dhe ka drejtesi !..ne shqiptaret qe ishim aty prezent, mbetem gojhapur..ē'te thoshim ?

    Si shihet, ne kemi hyre ne nje rruge qorre...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 26-08-2013 mė 19:51
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #469
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    E verteta e zbuluar nga historiani me i vjeter ne shqiperi , Prof. Dr. Kristo Frasheri


    Skandali i Kishės sė Pėrmetit, pazaret pėr vetėm 25 metra qė u takojnė
    » Dėrguar mė: 26/08/2013 - 15:27


    Prof. Dr. Kristo FRASHĖRI

    Identitetin tim kombėtar nuk ma kaliti Shėn Mėria, por Naim Frashėri me shokėt e tij. Kjo nuk do tė thotė se nuk e ēmoj Shėn Mėrinė, por si yll polar kam Naimin .....



    Pėrfundimisht, britmat e priftėrinjve tė Pėrmetit janė shashka qė trembin vetėm laraskat. E drejta nga ēdo pikėpamje qėndron nė anėn shqiptare. Shqipėria ka pėr detyrė t'i kthejė Kishės sė Pėrmetit tokėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit, mbase dhe ndonjė pėllėmbė mė tepėr, kurse priftėrinjtė qė shkelėn vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe prishėn rendin publik, duhen dėrguar para gjyqit. Ndėrkohė, Hirėsia e tij kryepeshkopi Anastas nuk ėshtė keq tė pėrgatisė baulet dhe tė shkojė nga ka ardhur. E siguroj se do ta pėrcjellim me njė "udhė tė mbarė!". Atėherė, i them zotit Panajot Barka, do tė shohė se si do tė lulėzojė ortodoksia nė Shqipėri.
    I gjithe shkrimi i zotit Kristo ishte i shkelqyer.Tre kater vete qe shkruajne ne mbrojtje te greqerve ketu ne forum nuk krijojne dot opinion te ndryshem nga ai i ortodokseve Shqiptare.Manipulimi i njerezve nepermjet fese eshte i turpshem dhe i neveritshem.Sa mire do ishte te kish zot ..........
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #470
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga ATMAN Lexo Postimin
    LETER E HAPUR

    ME RESPEKT OLTI PANARITI

    Kush jeni ju qe na detyroni te mendojme si ju ?? Une jam Ortodoks puro jo nga keta te viteve te fundit !! Jam nga ata pasardhesit e fshatit Panarit qe greket e rropen per se gjalli !! Na vrane gjysher, na vrane nena, baballare, e lyen ne gjak fshatin tim !! Une jam nga ai fshat dhe jam Ortodoks nuk do ta mohoj kurre !! Kam dite qe duroj dy lloje rrepresionesh … njeri vjen nga ata qe na quajne greke por ne nuk jemi grek sepse e kemi lyer me gjak Shqiperine ne cdo cep te saj, e nga krahu tjeter jane ca Ortodokse te tjere qe jane verbuar aq shume sa jane leshuar si demi ne lecke te kuqe per ti rene kujtdo qe mendon e tregon ndryshe !! Biles edhe te gjykojne te thote se po mendon ndryshe je i shitur je turk, je agjent, je sirian e kushedi se cfare ! Jo more zoterinj une jam krenar qe jam Ortodoks nga nje krahine e madhe e me emer qe quhet KOLONJE , jam krenar qe kjo zone i ka dhene Shqiperise klerike shqiptare me zemer e shpirt me vepra te paepura nder shekuj !!
    Jam nga vendi i Fan Nolit, i Papa Kristos, i Petros, por edhe i Sali Butkes, Spiro Bellkamenit, Themistokli Germenjit , Zylyftar Podes, Konices, Qiriazeve e sa te tjereve !! Jane Myslimane e Ortodokse qe kane qene si vellezer me njeri tjetrin !! Petro rrinte ne shtepine e Bukes ashtu si Spiro Bellkameni , Mihal Grameno e Themistokliu sepse ata skishin ndarje fetare !!! Po jam Ortodoks nga ai sua une…. E pikerisht se jam nga ai sua nuk behet dot me nje prift qe u kap me rrecka ne dore sepse kish vjedhur kocka per ti shitur si ushtare !!! E nese e them kete mendim ka disa Ortodokse qe me shpallin armik, te ēmendur, te paudhe , te mallkuar … keshtu bene edhe atehere po po keshtu edhe atehere ne fillim vitet 1900 kur u masakruan Ortodokset patriote ne Erseke , Leskovik, Korce e Permet …..
    Pse nuk restaurohen dy kishat e tjera ne Permet ja keni thene njerezve o ju qe me shpallni armik ??? Jua them une sepse tek njera meshonte ne shqip At Stath Melani dhe ne ate vend ju pre koka nga greket e ai u varros aty pa koke , ndersa ne kishen tjeter ka meshuar Fan Noli !!! Jap se nuk restaurohen dy kishat e tjera , pikerisht per kete !!!
    Feja o ju qe me keni shpallur armik nuk eshte nje prift apo ca prifterinj, feja eshte besim, eshte dashuri, eshte bashkepunim, eshte ndermjetesim, eshte paqe, nuk eshte dhune e kercenime jo nuk eshte !!!
    Doni te me shpallni armik asnje lloj problem nuk ka, shpallmeni …. Ju nuk e kuptoni qe ju sot po krijoni padashje Heronj te tjere . Duke I shkuar pas jo besimit Ortodoks Shqiptar por verberise ju po krijoni Luarase te tjere, Papa Llambro Ballamaēe te tjere, Visarion Xhuvane te tjere… kete nuk do ta ndalni dot ju me mallkimet tuaja …. Une jam ORTODOKS krenar me shpirt te lire Shqiptar me te njejtin gjak si ai I KOLONJAREVE qe dhane shpirtin per Shkronjat SHQIPE !!! Mallkomeni por mua nuk me zene paēavrat siē thoshte Migjeni sepse une kam besim te paster ne shpirt , besim ne ate zot qe per ne flet shqip e jo greqisht , sic per ruset flet rusisht, per bullgaret bullgarisht, per maqedonasit maqedonisht…. Tani Mallkomeni ju te verber veē diheni se kur mbijetuam nen pushtimin Osman e ate Grek per shekuj me rradhe keto mallkime na duken lojra, e na forcojne , e na bejne me te vetdijshem per misionin tone , ate mission qe Petro Luarasi e cilesoi te domosdoshem , misionin per ti folur Shqiptareve ne gjuhen e memes!!
    Tregojuni njerezve qe ungjillin e ka perkthyer edhe Petro Luarasi, At Stath Melani, Papa Kristo Negovani … pse nuk kerkoni ato rradhe ??? nuk kane ndryshim , thjesht nuk jane greqisht, por jane ne gjuhen e memes ne shqipen tone !!! Une jam Ortodoks si ata e si ata do vdes e dijeni ju qe shumica jane si une , jane nga ai gjak qe leu jugun e shqiperise me patriote te medhej !!!!

    TANI MALLKOMENI JENI TE LIRE

    OLTI PANARITI
    Olti Panariti i ka hequr masken kesaj tragjikomedie qe po luhet keto dite.Pra kishat e verteta Shqiptare jane lene ne meshire te fatit vetem se aty lutjet beheshin Shqip.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 47 prej 85 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •