Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos rrėfen historinė e Kishės dhe negociatat qė janė bėrė rreth kėtij objekti.
“Historia zė fill qysh nė shekullin XVII. Atėherė u ngrit nė qendėr tė Pėrmetit kjo kishė. Shumė njerėz tė tjerė bėnė pėrpjekje qė ta shkatėrrojnė nė kohė tė ndryshme. Dhe e dimė shumė mirė se ēfarė ndodhi nė kohėn e pushtimit gjerman, kur disa bashkėpunėtorė tė tyre i ndihmuan pėr tė bėrė pikėrisht kėtė gjė. Faktet dhe ngjarjet janė tė njohura. Pra kėtė kishė tė shenjtė e shkatėrruan dhe thanė mė pas tė bėjnė njė vatėr kulture, njė Shtėpi Kulture. Qoftė edhe sikur ta bėnin kėtė gjė, qeveria shqiptare e di mjaft mirė se ēfarė kishash ka konfiskuar nė kohėn kur u bė persekutimi.
Ai ka bėrė pyetje rreth ngjarjeve, duke dėshmuar pėr atė qė e quajti, "dhunė kundėr klerit dhe besimtarėve, vandalizėm dhe akte sakrilegji nė kishėn e shenjtė tė Virgjėreshės Mari nė Pėrmet”. Dhe ata nuk kishin nevojė as pėr tė bėrė hetime, as pėr tė bėrė komisione pėr tė marrė vesh se ēfarė kishin konfiskuar ata vetė. Ka foto tė qarta qė tregojnė kishėn aty nė qendėr tė qytetit. Ishte shumė e lehtė qė ata tė na kthenin kėtė vend tė shenjtė. Dhe kanė bėrė ligje tė veēanta ku thoshin se nė rast se shteti ka vėnė 5 gurė mė shumė nė atė vend, kisha nuk mund ta marrė mbrapsht kėtė vend dhe bėnė ligje qė ishin tė pa mend dhe ligje qė ishin mjerane nė vetvete. Nė fund fare, nė fund tė vitit 1998, vendosėn qė tė na e kthejnė kishėn pėrsėri. Dhe paguam 700 mijė lekė tė reja pėr gjoja disa punime qė ata kishin kryer vetė nė ndėrtesė.
Mė vonė nisėn vėnien nė dyshim tė kėsaj tė drejte dhe gjyqit, dhe ata tė cilėt donin qė ta pėrdorin kėtėvend nė qendėr si truall pėr tė bėrė pallate dhe pėr tė fituar para pėr veten e tyre, ata paguanin shumė njerėz tė ndryshėm qė tė vinin nė pikėpyetje se kjo kishte qenė dikur njė kishė. U bė njė gjyq i dytė dhe na dhanė aty tė drejtė. Dhe pastaj u bė njė gjyq tjetėr i cili nė bazė tė dėshmive tė disa personave autoktonė gjoja aty, thanė se kjo nuk kishte qenė kurrė kishė. Pra, gjetėn dėshmitarė tė gėnjeshtėrt tė cilėt deklaruan dhe vunė nė pikėpyetje ato gjėra qė sot janė tė kuptueshme dhe tė ditura mė sė miri.
Ata thonė se gjoja tė gjithė muret e kishės ishin shkatėrruar dhe kushdo qė do tė dojė sot mund tė shkojė dhe tė shohė muret e stėrmėdha tė kishės sė vjetėr qė ende ndodhen brenda ndėrtesės sė sotme ekzistuese. Nuk duan tė dinė se cila ėshtė e vėrteta, nuk ju intereson. Ata jetojnė, lėvizin brenda gėnjeshtrės. Dhe nė vitin 2002 morėn njė vendim, por e dinin se kjo ishte diēka e gėnjeshtėrt. Dhe prandaj, pėr gjithė kėto vite nuk guxuan ndonjėherė qė tė zbatojnė kėtė vendim tė tyrin tė marrė nė mėnyrė tė padrejtė. Dhe shikoni. Kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr njė truall. Nuk bėhet fjalė pėr disa ullinj. Bėhet fjalė pėr njė vend tė shenjtė, ku pėr shekuj tė tėrė kryhet mesha hyjnore. Dhe sikundėr ka theksuar Asambleja e Kishave tė Europės, qė tė gjithė vendet e shenjta, ēfarėdolloj qofshin ato, kisha, xhami teqe, duhet t’u kthehen komuniteteve fetare qė ju pėrkasin.
Kjo Asamble nė mėnyrė zyrtare dy herė ka bėrė njė deklaratė tė tillė. Dhe ne qė tė lehtėsojmė situatėn, shkova unė personalisht dhe u thashė atyre qė ne nuk jemi kundėr Qendrės Kulturore, kemi pėr t’ju ndihmuar ne qė tė blejnė njė seli tjetėr dhe ta kthejnė nė vatėr kulturore, nė njė qendėr kulturore tė qytetit kur ju dhanė ishshtėpinė, ku atė e kishin oficerėt. Por, pėr ne ky vend ėshtė njė vend i shenjtė. Pra, ėshtė diēka e pakonceptueshme qė kėta do tė vazhdojnė ta ndotin dhe ta pėrdhosin. Vunė nė lėvizje shumė njerėz, madje edhe intelektualė tė njohur,qė tė thonė gėnjeshtren e madhe, qė tė thonė se kishat tona dhe kryepeshkopi qėndrojnė kundėr qendrės sonė kulturore. Ne jemi kundėr kėsaj qendre kulturore?..brenda kėsaj kishės katedrale,poshtė saj kemi bėrė njė qendėr kulturore, dhe kisha ortodokse ishte ajo qė mbėshteti qytetėrimin, kulturėn kėtu nė Shqipėri. Dhe qė tė gjitha ato qė shfaqen nė botė si trashėgimi kulturore, elementė nga kultura janė ortodokse.Ne qenkemi kunder qendrės kulturore? Nėse kishat tona ortodokse qenkan kundėr qendrės kulturore, siē thonė ata, kush e ka kultivuar mė shumė se sa ne arkitekturėn, pikturėn, muzikėn, ndihmėn reciproke ndaj njėri-tjetrit mė shumė se sa kisha jonė. Pra, ēfarė qytetėrimi, kulture kėta kanė ndėrmend? Pra, qė tė vėnė kumar dhe bilardo aty brenda. Kėto janė ngjarje tė hidhura, dhe ne tė gjithė e dimė qė tė gjitha ortodoksėt nė Shqipėri marrin pjesė nė kėtė fyerje qė na ėshtė bėrė. Mendoni diēka e cila ėshtė shumė e thjeshtė.
Nė rast se njė grup ortodoksėsh , diēka qė kurrė nuk mund tė shkojė ndėrmend nga mendja jonė qė mund tė ndodhė, tė merrte kuranin e njė xhamie dhe ta flakte nė njė kamion. Nuk do tė ndodhte revolucion? Dhe, kjo do tė bėhej me tė drejtė nė rast se do tė ndodhte.Dhe neve na thonė perse juve protestoni. Sigurisht qė kemi pėr tė protestuar. E pėrsėris qė problem ynė nuk bėn fjalė pėr njė ndėrtesė, por fakti ėshtė qė kemi tė bėjmė me njė pėrdhosje. Tė gjithė vendet europiane, sakrilegjin e quajnė vepėr penale tė dėnueshme. Pra, cilėt janė ata qė duan tė na kthejnė mbrapsht nė kohė tė tjera apo nė vende tė tjera ku nuk ka qytetėrim fare. Pra, kemi thėnė diēka shumė tė rėndėsishme, njė marrėveshje qė ėshtė bėrė midis kishės dhe Kėshillit tė Ministrave dhe kjo marrėveshje u bė edhe ligj. U votua dhe nga Kuvendi, Parlamenti i Shqipėrisė. Nė kėtė ligj tė 22.01. 2009, aty thuhet me shumė qartėsi: “Qeveria do tė kthejė mbrapsht tė gjithė monumentet qė kanė ngelur dhe qė i takojnė kishės ortodokse. Thuhet qartė qė shteti garanton lirinė fetare, lirinė e kulti , madje e mbron diēka tė tillė. A nuk ėshtė ky njė ligj i shtetit?
Gjykatat a nuk janė tė shtetit? Komisionet a nuk i ka caktuar shteti?Ligjet qė mbrojnė komunitetet fetare dhe kishėn tonė nuk kanė vlerė dhe paskan vlerė urdhrat qė japin disa pėr tė pėrfituar disa tė tjerė? Pra, e pėrsėris. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė truall. Edhe pse duhet ta dini se trualli ku ndodhet ndėrtesa 6 dynym i takojnė kishės me dokumente. Ne nuk diskutojmė fare pėr truallin, diskutojmė pėr vendin e shenjtė. Lartėsojmė zėrin tonė, protestojmė pėr sakrilegjin qė ėshtė kryer, jo vetėm kundėr ortodoksėve, por kundėr ēdo njeriu besimtar qė beson nė Zot. Kundėr ortodoksėve ėshtė kryer kjo nė mbarė botėn dhe tė tė gjithė tė krishterėve qė janė anembanė botės. Tė gjithė respektojnė vendet e shenjta tė komuniteteve tė tjera nėpėr botė.
Krijoni Kontakt