Close
Faqja 24 prej 85 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 847
  1. #231
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,198
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Pėrmet: Permbarimi merr me dhune Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Nuk dua te diskutoj aspak rreth drejtesise se vendimit te Gjykates per ti rikthyer Kishen Bashkise se qytetit, por per menyren pa maturi te prifterinjve, qe nxiten nje shfaqje te padenje per petkun dhe kryqin qe perfaqesojne. Vendimet e gjykates zbatohen ne menyre te prere nga permbarimi, kjo eshte nje procedure qe konsumohet ne cdo shoqeri te civilizuar dhe shtet te se drejtes. Fjalen e fundit sigurisht qe e kane gjykatat: nese fjala e fundit do lihej ne dore te cdo qytetari, te cilit i jane prekur interesat e ngushta nga vendime te caktuara gjyqsore, do hynim ne nje rreth te pafund kundershtishe, i cili ne fund merr formen me te shemtuar, ate te vetegjyqesise, si ne kohen e Kanunit te maleve. Sot ekziston nje shtet, i cili ne dy dekada pluralizem eshte treguar mjaft tolerant me cdo komunitet fetar, ku ne shume raste i ka mbeshtetur dhe financuar. Kundervenia ne kete menyre ndaj vendimit ne Gjykates , e denje vec per periudhen e kryqezatave, eshte nje mohim i hapur ndaj ekzistences se vete shtetit. Eshte per te ardhur keq qe vete Kisha si institucion, e cila duhej te ishte promotore e maturise, urterise dhe tolerances, te ndermarre shfaqje te tilla.

    Qytetari i lire i nje vendi demokratik, ka te drejten e apelimit te cdo vendimi te gjyqsorit, sic e gezon kete te drejte dhe institucioni i Kishes. Kjo, sebashku me protestat paqesore, jane rruga e vetme qytetare dhe demokratike per te thene fjalen e fundit e jo duke kerkuar ate me akte barbare dhe vandale ndaj punojsve te nje kompanie, te cilet zbatonin vec nje vendim te formes se prere, i cili kishte kaluar dhe ne shume shkalle te hiearkise gjyqsore.
    Uriel, nga cili planet po shkruan, se nga planeti toke dhe nga Shqiperia nuk po shkruan?

    1. Nuk do te beje keq qe te degjoje dhe mesoje hapat ligjore dhe historikun e ceshtjes qe nga fillimi, dhe te mos mjaftohesh vetem me trillimet e mashtrimet qe lexon ne mediat shqiptare, por te degjosh edhe ate qe KOASH ka per te deshmuar. Kryepeshkopi Anastas te dielen ne Kishe renditi te gjitha hapat ligjore qe KOASH ndoqi konform ligjeve te vendit, per te rimarre pronen e saj. Prona iu dha nga gjykata dhe vetem ne nje gjyq te trilluar me deshmitare te rekrutuar nga SHIK si ne kohen e Sigurimit te Shtetit, Gjykata Kushtetuese i hoqi pronesine Kishes. Pavaresisht nga padrejtesite e maskarallaqet e gjykatave shqiptare, e verteta historike eshte nje: godina e trualli i "shtepise se kultures" ne Permet ka qene dhe eshte prone e Kishes Orthodhokse. Pike. Nese gjykatat dhe ligjet e vendit nuk e vene ne vend kete padrejtesi te bere nga shteti shqiptar karshi Kishes, ky eshte nje turp per shtetin e jo per Kishen.

    2. Permbarimin nuk e vene ne vend "police private" e vene ne vend njerezit e Bashkise te shoqeruar nga Policia e Shtetit.

    3. Ai prifti qe ti ze ne goje, u godit me grushta e shkelma nga "policet private", vetem se shkoi ne Kishe, si cdo te diele, per te bere detyren e tij, te mbaje Liturgjine Hyjnore. Si guxon ai prifti te shkoje ne Kishe e te beje punen e Perendise? Si guxon ai qe te kete besim ne Zot e te mbroje Kishen qe eshte shtepia e Zotit? Grushtat, shkelmat, thikat drejtuar priftit e besimtareve, grushtat ndaj njerezve te ATSH dhe Top Channel qe po filmonin ngjarjen nga "policet private" nuk te bene shume pershtypje?

    4. Shteti e ka per detyre te mbroje e garantoje lirite e interesat e qytetareve te tij, e jo ti dhunoje ato! Nuk jane besimtaret orthodhokse e qytetaret e atij vendi qe punojne per shtetin, eshte shteti qe e ka per detyre te punoje per ta. Eshte shteti ai qe ka per detyre te riktheje pronen tek i zoti duke vene drejtesine ne vend. Eshte shteti ai qe duhet te arrestoje, hetoje e gjykoje ata qe dhunojne me grushta e shkelma besimtaret paqedashes qe krimin e vetem qe bene ate dite ishte se shkuan ne Kishe te adhurojne Zotin. Dhe kur shteti nuk i jep zgjidhje ketyre problemeve por i mban pezull e ne vend numero per 20 vjet, cfare pret ti qe te bejne njerezit e thjeshte, ti thurrin lavde shtetit te tyre qe jo vetem qe nuk zgjidh asgje por i ben problemet akoma edhe me te veshtira? Te thashe me lart se ne cilin planet jeton, pasi ti e di shume mire se kush i dhunoi Kisha, kush i shtetezoi ato, kush vodhi pronen e ketyre komuniteteve fetare dhe kush ndaloi me ligj fene ne vend. Ishte po shteti komunist shqiptar! Nuk po flasim per shtetet e tjera, po flasim per ate shtet qe vrau, preu, helmoi, burgosi, internoi klerin e vendit dhe te gjithe besimtaret.

    Si do te ndiheshe, nese me nje vendim gjykate neser, komshiu yt te merr apartamentin ne te cilen jeton, e te nxjerr ne rruge, duke vajitur rrotat e korrupsionit ne gjykatat me te korruptuara te Evropes? Besoj se do te ulje koken e do ta ngyshelloje veten: "Me duhet te respektoj ligjet dhe vendimet e gjykatave te vendit". Garantet e lirise dhe demokracise ne nje shoqeri, nuk eshte "shteti", nuk jane as "pushtetaret", jane qytetaret e lire te atij vendi, qe ngrihen e protestojne jo vetem me fjale, jo vetem me protesta paqesore, por marrin edhe armet e luftojne kunder tiranise se shtetit nese vjen puna deri aty. Jane njerezit e lire qe e bejne nje vend te lire e demokratik, nuk jane ligjet apo shteti, ato ligje e ai shtet vetem sa reflekton vullnetin e sovranit, qytetarit te lire. Dhe kjo eshte arsyeja qe neni i pare ne Kushtetuten Amerikane eshte neni i lirise se fjales, dhe neni i dyte eshte neni i milicise qe lejon krijimin e grupeve te armatosura dhe mbajtjen e armeve nga qytetaret e atij vendi.

    Albo

  2. #232
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Zbardhet takimi nė Athinė me palėn greke

    Incidentet nė Pėrmet dhe ngjarja e pretenduar nga pala greke nė Gjirokastėr kanė rritur tensionet midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Pasdite, ministria e Jashtme e Greqisė kėrkoi takim me pėrfaqėsuesit e Ambasadės sonė nė Greqi pėr t’i shprehur indinjatėn nė lidhje me kėto ngjarje, duke pretenduar se janė dhunuar qytetarė me origjinė greke. Burime nga Ministria jonė e Jashtme, bėjnė tė ditur se takimi ėshtė bėrė nga e ngarkuara jonė me punė nė Athinė, nga ministri i Jashtėm grek Venizellos dhe njė drejtor drejtorie. Nė mbledhjen e zhvilluar dje nė mbrėmje, diplomatėt grekė i kanė kėrkuar pėrfaqėsues sonė qė tė shmangen incidentet duke theksuar se ngjarje tė tilla nuk i bėjnė mirė marrėdhėnien e midis dy vendeve. Mėsohet se pala greke ka ngritur pretendimet se ėshtė goditur me gurė makina e konsullit tė Gjirokastrės. Ėshtė pretenduar se njėri prej personave qė ėshtė qėlluar ėshtė minoritar me pasaportė greke. Ministri i Jashtėm grek dhe drejtori i MPJ-sė helene i kanė kėrkuar sė ngarkuarės sė Shqipėrisė me punė nė Greqi qė tė merren masa edhe pėr Konsullatėn greke nė Gjirokastėr. Sqarohet se pala greke nuk ka bėrė notė proteste, por ka qenė vetėm njė takim. Nga ana e palės sonė, burime nga Ministria e Jashtme bėjnė tė ditur se vetėm janė mbajtur shėnime dhe nuk ėshtė shprehur qėndrim. Mė poshtė reagimi i plotė i Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė: “ Vetėm tre ditė pas ngjarjeve tė papranueshme qė ndodhėn nė Pėrmet, njė sulm i dhunshėm u krye kėtė mėngjes, nė tė njėjtin qytet, ku njė shtetas grek dhe njė shtetas shqiptar me origjinė greke, rezultojnė qė tė dy tė lėnduar. Menjėherė pas incidentit tė lartpėrmendur, persona tė panjohur goditėn me gurė Konsullatėn e Pėrgjithshme greke nė Gjirokastėr, fatmirėsisht duke shkaktuar vetėm dėme materiale. Ne shprehim neveri tonė dhe dėnojnė pa mėdyshje dy sulmet e sotme, tė cilat ngrenė pyetje si pėr gatishmėrinė dhe vullnetin e autoriteteve kompetente shqiptare pėr tė ruajtur rendin dhe pėr tė mbrojtur ambientet e misioneve tona diplomatike dhe konsullore. Ne presin arrestimin e menjėhershėm tė personave qė e kanė kryer nga autoritetet shqiptare, detyrė e tė cilit ėshtė pėr dhėnė fund shpejt kėsaj situate tė papranueshme qė ne do tė dėshironim tė shpresonim se ka ardhur pa dijeninė e qeverisė shqiptare. Ambasadori shqiptar nė Athinė u thirr menjėherė nė Ministrinė e Jashtme nė mėnyrė qė njė protestė t’i bėhej edhe atij”.

    Agolli dhe 33 firmėtarė nė 2007: Janullatos tė lirojė “Naim Frashėrin”

    Berisha ka qenė nė dijeni tė konfliktit, madje 34 akademikė shqiptarė I kanė kėrkuar qė tė lirojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”. Por, nuk ka verpuar. Zbulohet peticioni i vitit 2007 i firmosur nga Ylli Popa e Dritėro Agolli, i cili u drejtohet krerėve tė shtetit. “Hirėsia e Tij, zoti Janullatos, duhet tė lirojė Pallatin e Kulturės ‘Naim Frashėri’. Shteti duhet tė zbatojė ligjin, tė mbrojė e tė lartėsojė Pallatin e Kulturės ‘Naim Frashėri’”, - thuhet nė peticionin e firmosur nga akademikėt e njohur shqiptarė. PETICION Drejtuar: Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, zotit Alfred Moisiu Kryeministrit tė Shqipėrisė, zotit Sali Berisha Kryetares sė Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli TIRANĖ Ju drejtohemi pėr mbijetesėn e Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri” nė Pėrmet, sepse kemi mendimin qė kush mbron kulturėn e kombit, mbron edhe Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”. Ligji, tė gjitha shkallėt e Gjyqėsorit, Shkalla I, Apeli, Gjykata e Lartė dhe Gjyka- ta Kushtetuese, kanė vendosur qė Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” tė mos tjetėrsohet e tė kthehet nė kishė, por tė mbetet e lartėsohet si tempull i kulturės nė zemėr tė Pėrmetit, para tė cilit ngrihet emblema e kulturės shqiptare, busti i Naim Frashėrit....Hirėsia e Tij, zoti Janullatos, duhet tė lirojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”...Shteti duhet tė ndeshet dhe asgjėsojė valėt helenizuese, qė vijnė nė Shqipėrinė e Jugut nga disa qarqe tė caktuara tė Greqisė, nėn emrin e Vorio-Epirit, tė cilat kėrkojnė atė qė s’mund tė kėrkohet dhe qė duan tė godasin apo cėnojnė marrėdhėniet e mira Shqipėri – Greqi. ...Pushohet drejtori i Qendrės Kulturore tė Pėrmetit, studiues i kulturės dhe historisė, zoti Kastriot Bezati, vetėm se mbron ligjin, vetėm se bėri qė shteti tė fitonte nė tė gjitha shkallėt e Gjyqėsorit, duke ia lėnė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” qytetit me emėr tė Pėrmetit. Ėshtė ky njė paradoks: Drejtori mbrojti shtetin dhe shteti e pushon nga puna drejtorin. E kundėrta duhej tė ndodhte: Ata qė e pushuan drejtorin duhet tė pushoheshin apo largoheshin nga puna e shtetit... Me besim tek Ju

    FIRMĖTARĖT

    1. Prof. Dr. Ylli Popa, kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė

    2. Dritėro Agolli, shkrimtar, Nderi i Kombit

    3. Prof. Dr. Kristo Frashėri, historian e studiues i ēėshtjes kombėtare

    4. Ibrahim Toshkėzi, kryetar i Shoqatės Atdhetare Kulturore “Pėrmeti”

    5. Prof. Dr. Pėllumb Xhufi, historian dhe deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė

    6. Xhevahir Spahiu, poet

    7. Prof. Dr. Luan Omari, nėnkryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė

    8. Dr. Moikom Zeqo, studiues

    9. Prof. Dr. Farudin Hoxha, nėnkryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėris

    ė 10. Prof. Dr. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit tė Gjuhėsisė

    11. Prof. Xhelal Gjeēovi, studiues

    12. Prof. Dr. Beqir Meta, historian, drejtor i Muzeut Historik Kombėtar

    13. Prof. Dr. Gazmend Shpuza, studiues

    14. Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, studiues i historisė

    15. Prof. Dr. Seit Mancaku, studiues i gjuhėsisė

    16. Prof. Dr. Marenglen Verli

    17. Prof. Dr. Afėrdita Jonuzi

    18. Prof. Dr. Yllka Selimi

    19. Prof. Dr. Valentina Duka

    20. Minella Kureta, drejtor i Pėrgjithshėm i Unionit Artistik tė Kombit Shqiptar

    21. Prof. Dr. Stilian Adhami, studiues

    22. Prof. Dr. Xhovalin Gruda

    23. Prof. Dr. Agron Xhagolli, Instituti i Folklorit

    24. Prof. Dr. Mark Tirta, studiues

    25. Prof. Asoc. Dr. Ilira Caushi

    26. Zhani Ciko, Mjeshtėr i Madh

    27. Prof. dr. Zyri Bajrami, zėvendėsrektor i Universitetit tė Tiranės

    28. Prof. Dr. Muzafer Kurkutaj

    29. Eno Koēo, dirigjent

    30. Ermir Dizdari, muzikolog

    31. Prof. Dr. Perikli Culi

    32. Prof. Apostol Kotani

    33. Prof. Emin Riza

    34. Prof. Valter Shtylla

    Mitropoliti i Etolise:

    Ortodoksėt shqiptarė shtypen, i quajnė grekė

    Pėrplasjet e ndodhura ditėn e djeshme nė Pėrmet mes pėrmbarimit privat dhe disa besimtarėve ortodoksė, ka ngjallur edhe reagimin e mitropolitit tė Etolisė dhe Akarnanias, Kosmas. Mitropoliti Kosmas dėnoi ashpėr dhunėn e ushtruar nga pėrmbarimi ndaj besimtarėve ortodoksė, duke e cilėsuar atė si njė fyerje tė rėndė ndaj fesė ortodokse dhe Greqisė. Sipas tij, kėto akte dhune tregojnė njė plan tė mirėorganizuar tė qeverisė aktuale pėr tė shtypur besimtarėt ortodoksė nė Shqipėri, tė cilėt konsiderohen si greke nga pjesa tjetėr e vendit. “Nuk mund tė tolerohet njė dhunė e tillė e turpshme dhe burracake ndaj kishės ortodokse shqiptare. Kėto akte fyejnė rėndė fenė ortodokse. Kėto akte kanė fyer rėndė besimin dhe shtetin grek nė tėrėsi”, tha mitropoliti i Etolisė dhe Akarnanias, Kosmas, i cili mė tej u solidarizua me ortodoksėt shqiptarė.

    Bezati: Kisha ka vetėm 25 metra katrorė

    Pallati i Kulturės u ndėrtua 51 vjet mė parė, nė vitin 1962. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė truallin ku ėshtė ngritur Pallati i Kulturės dhe lulishtja e qytetit, jetonin nė baraka 30 familje. Nė vitin 1958 u shpėrngulėn, pasi sistemi komunist hartoi njė plan rregullues. Nė nėntor tė vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sėbashku me Pallatin e Kulturės, objekt i cili funksionoi si i tillė deri nė 26 maj 1997 kur u shndėrrua nė kishė. Me njė sipėrfaqe prej 584 metra katrorė, “Nga e gjithė sipėrfaqja mbi tė cilėn ngrihet Pallati i Kulturės prej 584 metra katrorė, vetėm 25 metra katrorė i takonin dikur truallit tė Kishės sė Pėrmetit. Kjo e vėrtetė ėshtė ngritur mbi bazėn e dokumentacionit autentik tė siguruara nė Arkivin Qendror teknik nė Tiranė, tė siguruara nė Arkivin e Bashkisė sė Pėrmetit dhe akt-ekspertiza e ekspertėve tė caktuar nga gjyqėsori dhe tė pranuar si nga Bashkia, ashtu edhe nga kisha”, thekson pėr gazetėn “Shekulli”, Kastriot Bezati, ish-drejtor i Qendrės sė Kulturės nė Bashkinė e Pėrmetit.

  3. #233
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Pėrmet: Permbarimi merr me dhune Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Konflikti me kishėn, policia private rimerr Pallatin e Kulturės nė Pėrmet
    20 Gusht 2013


    PĖRMET- Policia private rimerr godinėn e Pallatit tė Kulturės sė Pėrmetit, qė prej vitesh ishte shndėrruar nė kishė me emrin "Shėn Maria e Pazarit" dhe qė para disa ditėsh iu rikthye Bashkisė sė qytetit qė fitoi betejėn gjyqėsore me Kishėn mbi pronėsinė e objektit.

    Mėsohet se pasi janė larguar besimtarėt ortodoksė qė hynė dje forcėrisht nė kėtė ndėrtesė, policia private ka vendosur sėrish kontrollin e saj mbi kėtė objekt tė kthyer tashmė nė njė mollė tė vėrtetė sherri.

    NGJARJA DJE
    Rreth orės 11:00 dy autobusė me afro 40 besimtarė dhe priftėrinj ortodoksė nga qarku i Gjirokastrės kanė zbritur nė Pėrmet dhe i janė drejtuar Shtėpisė sė Kulturės pėr tė rimarrė godinėn. Fillimisht ata janė konfliktuar me rojet private qė ruanin objektin, tė cilėt ushtruan dhunė ndaj tyre. Njė prej policėve privatė ka hedhur sprajt me gaz lotsjellės nė drejtim tė protestuesve ē'ka ndikoi nė tensionimin e situatės dhe nisjen e konfrontimeve fizike. Sipas dėshmitarėve nė vendngjarje 2 priftėrinj dhe 2 besimtarė janė parė tė gjakosur. Ata janė Ilia Mavro nga Mursia dhe Stefan Koti nga Xara e Sarandės. Tė dy tė plagosur lehtė me thikė, Mavro nė pjesėn e ballit, i cili pasi ka marrė mjekimin ka dalė nga spitali, ndėrsa Kotit iu bė qepje poshtė veshit. Tė plagosurit pretenduan se ishin goditur nga policia private, por zyrtarisht kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

    KONFLIKTI
    Godina dykatėshe, dikur krenaria e pėrmetarėve, ka heshtur sė funksionuari nė vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti nė fjalė ėshtė bėrė "mollė sherri" midis Bashkisė sė Pėrmetit dhe Kishės Orthodokse.Tė dyja palėt kanė pretenduar pronėsinė, por Gjykata ka vendosur qė kjo godinė t'i rikthehet bashkisė. Pallati i Kulturės u ndėrtua 51 vjet mė parė, nė vitin 1962. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė truallin ky ėshtė ngritur Pallati i Kulturės dhe lulishtja e qytetit, jetonin nė baraka 30 familje. Nė vitin 1958 u shpėrngulėn, pasi sistemi komunist hartoi njė plan rregullues. Nė nėntor tė vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sėbashku me Pallatin e Kulturės. Gjykata Kushtetuese nė vitin 2002 ka vendosur nė favor tė pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u pėrdor nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturės funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falė njė vendimi tė Komisionit tė Pronave tė rrethit tė Pėrmetit. Pallati i Kulturės, me sipėrfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me Nr.pasurie 16/9, ndėrsa Zyra e Pėrmbarimit ka tentuar 15 herė tė ekzekutojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, por fatkeqėsisht janė penguar nga pėrfaqėsuesit e Kishės. Pak ditė mė parė pėrmbaruesit tė mbėshtetur dhe nga policia private kanė ndėrhyrė me forcė, duke larguar nga Pallati i Kulturės, ikona tė Kishės, kėmbana, si dhe materiale tė tjera. Pėrmbaruesit kanė hequr kryqin nga godina e Pallatit tė Kulturės dhe kanė vendosur atje flamurin sh- Flamuri i krishterė i vendosur brenda ambienteve tė Pallatit tė Kulturės nė Pėrmet qiptar, duke zbatuar kėshtu vendimin e gjykatės. Pėr largimin e objekteve tė kishės dhe priftėrishve nga kjo godinė ka pasur edhe reagime tė Athinės zyrtare.
    (m.a/BalkanWeb)

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Arbereshi-niko pikrisht per tmos u grindur ne si komb po diskutoj une personalisht sepse jemi nje komb jemi nje gjak pavarsisht konvertimeve te koes te veshtir qe ne si popull kemi kaluar me shekuj,
    ja se ēthot ky Myftiu qe edhe flet gjuhen sllave por tepakten se mohon perardhjen e tije.

    Nuk jemi turq as sllavė, ne jemi Ilirė - Video

    http://www.albtime.com/public/lajme/...mi-ilire-video
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ka me dhjetra tema ne kete forum per shkelje te vazhdueshme ligjshmerie apo konfrontime midis ligjit dhe individit apo grup individesh. Ste kam lexuar ndonjehere ty une te japesh mendim apo te shfaqesh partizan kaq i flakte i ligjeve. Cpune ke ti qe nga Kosova te na tregosh se ca behet me ligjin apo jo? Apo sa lexon kishe ortodokse ti dhe ju ndizet antena e histerise me vrap? Hajt ore mbushuni, tufe hipokritesh qe vetem per sherre fetare vini ne forum.
    Darius!!,kemi pun edhe shum bile!!!...nje SHQIPERI ESHTE JO DY APO TRI...ajo eshte NENA JONE.....ska fuqi ne ket RUZULL TE TOKES qe mundet te ma ndaloj intersimin dhe dashurin time per NENEN SHQIPERI....une jetoj ne DARDANI por nese dikushe e cenon SHQIPERIN me beso per se VDEKURI DO TE NGJALLEM !!...na muren ne qaf KETA FETARET EKSTREMIST ME IDE IDIOTE DHE PERQARSE!!...kur eshte ne pyetje ATDHEU DHE KOMBI NUK DISKUTOJ ME ASKE!!!!...SHQIPERIA ESHTE E SHQIPETAREVE,HARAM ESHTE TOKA SHQIPETARE PER ARABET DHE GREKET SE BASHKU ME KLYSHET E TYRE!!!
    VENI,VIDI,VICI

  6. #236
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Qevrise dhe shtetit shqiptar, nese i ka mbetur nje fije dinjiteti, i takon te hyje ne bisedime me KOASH-in, dhe te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te dy palet...
    Kryepiskopi Anastas e paraqiti kete oferte dhe e ka paraqitur edhe me pare,...megjithese jemi ne te drejten tone,..perseri ideja ishte per nje shtepi kulture te re, ku do te financonte vete Kisha Orthodhokse, per qytetaret e Permetit,...kjo oferte nuk eshte marre parasysh deri me sot...kuptohet se bashkine nuk e ha malli per shtepine e kultures, por kushedi se per cfare ju duhet ai truall (kazino, kumar, biznese shumekateshe, etj.)....
    Por, kjo eshte oferta e fundit dhe maksimale qe Kisha Orthodhokse mund te beje,...i sugjeroj bashkise dhe aulones te mos beje lodra me popullin orthodhoks,...deklaratata e Mitropolise se Gjirokastres eshte e qarte: "Do ta rimamarrim Kishen me te gjithe mjetet dhe metodat e mundshme",...solidarizimi i te gjitha Mitropolive eshte i plote,...nuk kemi per te hequr dore nga Kisha e se Tereshenjtes ne Permet, ..ajo nuk eshte ceshtje thjesht e Permetit, por e mbare Kishes Orthodhokse te Shqiperise,...., shteti duhet te jete i kujdesshem, "paramilitaret" te mos ngaterrohen ne pune te shtetit dhe qe s`ju takon,...perndryshe te gjithe pasojat do te bijen mbi ta, sepse nuk mund te luhet me Orthodhoksine dhe me orthodhokset
    Ne kemi per te fituar ne fund te fundit dhe s`kemi frike sepse: "NESE PERENDIA ESHTE ME NE, KUSH MUND TE JETE KUNDER NESH"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 20-08-2013 mė 04:23
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    qevrise dhe shtetit shqiptar, nese i ka mbetur nje fije dinjiteti, i takon te hyje ne bisedime me koash-in, dhe te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te dy palet...
    Kryepiskopi anastas e paraqiti kete oferte dhe e ka paraqitur edhe me pare,...megjithese jemi ne te drejten tone,..perseri ideja ishte per nje shtepi kulture te re, ku do te financonte vete kisha orthodhokse, per qytetaret e permetit,...kjo oferte nuk eshte marre parasysh deri me sot...kuptohet se bashkine nuk e ha malli per shtepine e kultures, por kushedi se per cfare ju duhet ai truall (kazino, kumar, biznese shumekateshe, etj.)....
    Por, kjo eshte oferta e fundit dhe maksimale qe kisha orthodhokse mund te beje,...i sugjeroj bashkise dhe aulones te mos beje lodra me popullin orthodhoks,...deklaratata e mitropolise se gjirokastres eshte e qarte: "do ta rimamarrim kishen me te gjithe mjetet dhe metodat e mundshme",...solidarizimi i te gjitha mitropolive eshte i plote,...nuk kemi per te hequr dore nga kisha e se tereshenjtes ne permet, ..ajo nuk eshte ceshtje thjesht e permetit, por e mbare kishes orthodhokse te shqiperise,...., shteti duhet te jete i kujdesshem, "paramilitaret" te mos ngaterrohen ne pune te shtetit dhe qe s`ju takon,...perndryshe te gjithe pasojat do te bijen mbi ta, sepse nuk mund te luhet me orthodhoksine.....
    Ne kemi per te fituar ne fund te fundit dhe s`kemi frike sepse: "nese perendia eshte me ne, kush mund te jete kunder nesh"
    Intersant qfar identiteti!!...edhe ekstremistat islam thojn populli musliman !!,e mohojn kombin dhe gjuhen e bekuar shqipe!! Se ashte gjuha e satanait(SHEJTANIT)!!.....nuk e di ky popull a asht ne terzi!!....mbane ne mend!!ju fetaret nuk do te keni ardhmeri ne keto troje!!..sepse mundoheni me dredhi te ndryshme me arrit cakun per interesa te arabve dhe grekve!!,ju qe mundoheni ta fusni thiken perqarse ne kombin ton duhet ta dini se ne fund do ta godisni vehten!!!!!...sepse nacionalistet shqipetare tani jan gishta por nje dit do te behen grusht i fuqishem godites!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 20-08-2013 mė 04:25
    VENI,VIDI,VICI

  8. #238
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    nacionalistet shqipetare tani jan gishta por nje dit do te behen grusht i fuqishem godites!!!!!
    Dikush ka thene me te drejte: "Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve", dhe duket qarte se kjo strehe po fut uje tashme dhe po fillon prishja e saj,...d.m.th. po zbulohet qarte se eshte thjesht nje maske per te mbuluar vjedhjet, shperdorimet, pasurimin e paligjshem, e cdo paudhesi tjeter...,.., gjithsesi pune e tyre, por ne se do te duan te perballen me Kishen Orthodhokse,..fundi i tyre do te jete me i shpejte...
    Krahasimi me komunitetet e te tjera eshte krejt pa vend,..pasi cdo komunitet ndjek rrugen e tij...NE jemi ne rruge te drejte..
    bashkia permet vazhdon ne rrugen e saj te paudhesise, kur dje mori nje veprim te papare ndonjehere, ngriti akuza ne prokurori per prifterinjte orthodhokse qe hyne ne Kishen e tyre dhe zhvilluan Liturgjine Hyjnore,....nuk ma merr mendja se kjo ndodh ne ndonje vend te botes, bile edhe ne vendet e egra te afrikes.., por ja qe ndodh tek ne,..kuptohet ne nuk qendrojme me lart se keto vende te egra...
    Persekucioni ndaj Kishes Orthodhokse ka filluar, dhe ne te Krishteret jemi ne nje prove zjarri, jo ne shkallen e Dioklecianit, Valerianit, etj., por gjithsesi persekucion eshte,..te te therrase prokuroria, te plagosesh nga paramilitaret,...,et.

    e cuditshme eshte me disa ketu qe na kujtojne "shtetin" dhe gjykatat e korruptuara shqiptare,..shteti ne shqiperi nuk ekziston, fuqine e kane paramilitaret,....
    ne shqiperi nuk ka kuptim fjala "ligj"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 20-08-2013 mė 04:54
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Dikush ka thene me te drejte: "Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve", dhe duket qarte se kjo strehe po fut uje tashme dhe po fillon prishja e saj,...d.m.th. po zbulohet qarte se eshte thjesht nje maske per te mbuluar vjedhjet, shperdorimet, pasurimin e paligjshem, e cdo paudhesi tjeter...,.., gjithsesi pune e tyre, por ne se do te duan te perballen me Kishen Orthodhokse,..fundi i tyre do te jete me i shpejte...
    Krahasimi me komunitetet e te tjera eshte krejt pa vend,..pasi cdo komunitet ndjek rrugen e tij...NE jemi ne rruge te drejte..
    bashkia permet vazhdon ne rrugen e saj te paudhesise, kur dje mori nje veprim te papare ndonjehere, ngriti akuza ne prokurori per prifterinjte orthodhokse qe hyne ne Kishen e tyr dhe zhvilluan Liturgjine Hyjnore,....nuk ma merr mendja se kjo ndodh ne ndonje vend te botes, bile edhe ne vendet e egra te afrikes.., por ja qe ndodh tek ne,..kuptohet ne nuk qendrojme me lart se keto vende te egra...
    Persekucioni ndaj Kishes Orthodhokse ka filluar, dhe ne te Krishteret jemi ne nje prove zjarri, jo ne shkallen e Dioklecianit, Valerianit, etj., por gjithsesi persekucion eshte,..te te therrase prokuroria, te plagosesh nga paramilitaret,...,et.

    e cuditshme eshte me disa ketu qe ne kujtojne "shtetin" dhe gjykatat e korruptuara shqiptare,..shteti ne shqiperi nuk ekziston, fuqine e kane paramilitaret,....
    ne shqiperi nuk ka kuptim fjala "ligj"
    Ilija i nderuar,un nuk jam "ARTIFICIAL"por jam i edukuar ne FRYMEN NACIONALISTE!!...JAM SHQIPETARE NGA ZEMRA E DARDANIS!!....PER MUA KOMBi DHE ATDHEU JAN TE SHENJET!! KETO TE DYJAT I KAM FELL NE ZEMER!!DHE I RUAJ ME GJELOZI!!...une nuk jam i programuar si ju FETARET!!te veproj qka THOJN PRIFTAT DHE HOXHAT ,POR ZOTIN E DUA ME SHUM SE JU BILE!!,PER AT ARSYE E KAM MENDJEN QE MA DHUROI MESHIRUESI DHE E SHFRYTEZOJ NE MENYRE POZITIVE!! QE TE JAM I DOBISHEM PER FAMILJE,FIS DHE PER ATDHEUN TIM TE DASHUR SHQIPERINE!!!!!
    VENI,VIDI,VICI

  10. #240
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Pėr: Pėrmet: Besimtaret orthodhokse rimarrin Kishen e Shen Marise se Pazarit

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin

    e cuditshme eshte me disa ketu qe na kujtojne "shtetin" dhe gjykatat e korruptuara shqiptare,..shteti ne shqiperi nuk ekziston, fuqine e kane paramilitaret,....
    ne shqiperi nuk ka kuptim fjala "ligj"
    po kush je ti qe kerkon te dalesh mbi gjykatat...keto udhezime te japin eproret e tu grek.
    me cte drejte ti del kundra ligjeve te nje shteti.
    Personalisht do tju respektoj si besim fetar nese do te hiqni dore nga ndikimi grek.
    Bashkia e permetit dje beri veprimin me demokratik te mundshem.Dhe shpresoj qe drejtesia shqiptare tju tregoje vendin disa sharlataneve te veshur me rason e priftit.

Faqja 24 prej 85 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •