Close
Faqja 84 prej 85 FillimFillim ... 347482838485 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 831 deri 840 prej 847
  1. #831
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga NaMe Lexo Postimin
    Me vjen keq per ty qe se ke kuptuar akoma 'pointin' e ilies ne ate postim! Uroj qe nje dite t'i mesosh te gjitha
    Mua me vjen akoma me keq per ty qe perdor masken e gjoja-patriotizmit per te sulmuar cdo ortodoks shqiptar,jo se kane bere gje ata,por sepse ti si mysliman i flakte qe je,urren cdo gje jo islame,tere te tjeret per ty jane "qafira",prandaj nuk duhet te egzistojne prane teje.

  2. #832
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Faktikisht keta qe duan te rikonfiskojne kishen e para komunizmit dhe pas komunizmit nuk e di sa pallate kulture kane ruajtur ne Shqiperi. T'i degjojme ca dhe me interesante eshte se me patjeter kishes duan t'i vene nje emer mysliman si Naim. Nuk kam asgje me Naimin per kontributin, por kam me kishen. Nuk di ndonje kishe ortodokse ne bote te kete ndonje emer te cilin nuk e feston ne kalendar dhe qe nuk ka lidhje me jeten shpirterore te ketij komuniteti dhe kjo me cudit po ky Naimi c'fare lidhje ka me Kishen qe duan t'i vene emrin e tij pa pyetur ortodokset.

  3. #833
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    hahahaha po sa i zgjuar qe je keshtu bre,uaaaa ne 1997 korruptuat me 5000 euro thote,kur euroja atehere nuk egzistonte
    Une e di qe nuk kishte euro ne ate kohe, thjesht pertova te perdor te tere ata shifra ne leke dhe e perdora euron, pasi qe keshtu jemi mesuar tani.

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Mua me vjen akoma me keq per ty qe perdor masken e gjoja-patriotizmit per te sulmuar cdo ortodoks shqiptar,jo se kane bere gje ata,por sepse ti si mysliman i flakte qe je,urren cdo gje jo islame,tere te tjeret per ty jane "qafira",prandaj nuk duhet te egzistojne prane teje.
    Shiko, une deri tani kam qendruar ne forum tjeter, sigurisht ti nuk ke pare shkrime te mijat deri me sot ketu apo jo..?? Eh, edhe atje ka ortodoks shqiptare dhe me shume prej tyre kalojme shume mire, vec kur te vijne tipa si ilia prishet atmosfera aty!!

    Edhe nje gje, une nuk jam nje mysliman i flakt, por duke e pare qe po sulmohet nje komunitet i tere dhe me i madhi nder shqiptaret(pra, islami) ore e cast nga hardhucat e ujrave te zeza, sigurisht qe une nuk mund te rri me goje te mbyllur pa folur asgje!!

  4. #834
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga neokastra Lexo Postimin
    Faktikisht keta qe duan te rikonfiskojne kishen e para komunizmit dhe pas komunizmit nuk e di sa pallate kulture kane ruajtur ne Shqiperi. T'i degjojme ca dhe me interesante eshte se me patjeter kishes duan t'i vene nje emer mysliman si Naim. Nuk kam asgje me Naimin per kontributin, por kam me kishen. Nuk di ndonje kishe ortodokse ne bote te kete ndonje emer te cilin nuk e feston ne kalendar dhe qe nuk ka lidhje me jeten shpirterore te ketij komuniteti dhe kjo me cudit po ky Naimi c'fare lidhje ka me Kishen qe duan t'i vene emrin e tij pa pyetur ortodokset.
    Nuk di pra ti nuk di, nuk di ti se ska askund ne bote keso lloj kishash lol , as ne Permet ska keso lloj kishe, sepse ajo qe pretendoni ju qe eshte kishe, fatkeqesisht(per ju) eshte nje Shtepi e Madhe e kultures, e emruar si Naim Frasheri, emer ky i cili nuk gjendet ne kalendarin ortodoks .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gon! : 21-09-2013 mė 16:00

  5. #835
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga NaMe Lexo Postimin
    Shiko, une deri tani kam qendruar ne forum tjeter, sigurisht ti nuk ke pare shkrime te mijat deri me sot ketu apo jo..?? Eh, edhe atje ka ortodoks shqiptare dhe me shume prej tyre kalojme shume mire, vec kur te vijne tipa si ilia prishet atmosfera aty!!
    Jo,nuk te kam lexuar ne forum tjeter,por te kam lexuar ne kete forum kur shkruaje me pare me emrin Gon!

    Edhe nje gje, une nuk jam nje mysliman i flakt, por duke e pare qe po sulmohet nje komunitet i tere dhe me i madhi nder shqiptaret(pra, islami) ore e cast nga hardhucat e ujrave te zeza, sigurisht qe une nuk mund te rri me goje te mbyllur pa folur asgje!!
    Nuk po sulmohet asnje komunitet mysliman,po sheh ti ndonje ortodoks qe te thote hiqeni Selim Mucen,se nuk na pelqen neve ?
    Nqs se i referohesh kritikave qe behen ndaj fese islame,ato te vijne nga te gjitha anet,madje nga ortodokset me pak se te gjithe,ka dhe shume "myslimane",nga familja qe shkruajne kunder islamit shume me ashper se ata nga fete e tjera apo ateistet.Ashtu sic ka edhe shume myslimane apo ateiste qe shajne krishterimin.

  6. #836
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga NaMe Lexo Postimin
    Edhe nje gje, une nuk jam nje mysliman i flakt, por duke e pare qe po sulmohet nje komunitet i tere dhe me i madhi nder shqiptaret(pra, islami) ore e cast nga hardhucat e ujrave te zeza, sigurisht qe une nuk mund te rri me goje te mbyllur pa folur asgje!!
    Shiko shiko ku e kishe hallin .

    Une i kuptoje te gjitha shpejte apo vone , per kete te jesh garant . Prandaj po te theme , islami sulmohet vete nga vetja , sepse eshte fe e prapambetjes . Si e tille sa me larte shqiptareve aq me mire per shqiptaret . Klfsh mire

  7. #837
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anėtarėsuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    248

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Kristo Frashėri: Kryepeshkopi Janullatos, pėrpjekje haxhiqamiliste pėr tė manipuluar publikun e krishterė

    Historiani Kristo Frashėri ka vijuar shkrimet e tij kritike ndaj kryepeshkopit Janullatos, duke u bazuar nė ngjarjet e fundit tė ndodhura nė Pėrmet. Frashėri shprehet se kryepeshkopi ka bėrė pėrpjekje haxhiqamiliste pėr tė manipuluar publikun e krishterė.

    “Ai thotė se mė 16 gusht nė Pėrmet u dukėn skena tė persekutimit ateist. Me kėtė pohim, me siguri qė Hirėsia e tij Janullatos ka arritur kulmin e njė qaramani mesjetar, i cili ankohet ditė e natė pėr asgjė. Ai thotė se policia private i goditi katėr klerikėt pa mėshirė. Edhe kėtu kemi njė trillim. Nė filmin e dokumentuar tė ngjarjes nuk shihet asnjė goditje “e pamėshirshme” tė asnjė prifti nga policia. Nė konceptin modern tė sė drejtės, nė shumė vende tė pavarura po shohim se po arrestohen dhe po dėrgohen para gjyqit ministra po se po, por edhe kryeministra, madje dhe hierarkė tė feve tė ndryshme kur shkelin Kushtetutėn, dhe jo mė priftėrinjtė e Pėrmetit, qė nuk kanė fare respekt pėr ligjet e shtetit shqiptar. Pėrkundrazi, priftėrinjtė e Pėrmetit, edhe pse e kundėrshtuan policinė, nuk u arrestuan, as nuk u rrahėn, por u lanė tė lire”, shkruan Frashėri pėr “GSH”.

    “Janė pak tė thuash se kėto janė shpifje nė vėshtrimin e zakonshėm tė sajesave qė dikur qarkullonin kudo nė pazaret e Gadishullit Ballkanik, pėrfshirė edhe nė ato tė Greqisė. Ato janė shpifje monstruoze tė pakonceptueshme kur dalin nga pena e njė prelati, i cili kudo ku shkon prezantohet me titullin “Doktor, Profesor dhe Anėtar Nderi i Akademisė sė Athinės”, Akademi tė cilėn grekėt e kulturuar mburren se e ka themeluar Platoni nė shekullin V para Krishtit”, vijon mė tej ai.
    http://www.gazetatema.net/web/2013/09/22/kristo-frasheri-kryepeshkopi-janullatos-perpjekje-haxhiqamiliste-per-te-manipuluar-publikun-e-krishtere/

  8. #838
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Kot po lodheni.Sic edhe e shihni ktu jane tre kater vete qe jane grek ne gjak ose me keq akoma jane konvertuar ne greke qe mbajne gjalle kete teme qe ska me piken e interesit pasi cdo gje eshte e qarte.Keta ushtare qorra te shovinisteve grek jo vetem ne kete teme por kudo ku kane mundesi hedhin vetem helm mes Shqiptareve per ti percare.Por me kenaqsi verej se te gjitha keta tipa jane demaskuar ashtu sikurse dhe ky forum qe dihet tashme kush e sponsorizon.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #839
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Genjeshtra i ka kembet e shkurtra, z. frasheri, sado miop te jesh nuk mund te thuash se Kisha e se Tereshenjtes na paska 25 metra/katror, por me shume se 10 fishin, dhe per kete ekzistojne edhe fotografi,..ku shihet edhe sheshi para saj qe eshte mjaft i madh, vertetohet pra siperfaqja e truallit prej me shume se 6000 metra/ katror,...por rendesia themelore nuk eshte sasia e metrove katror, por vendi I SHENJTE, te cilat zoti frasheri nuk ka si t`i njohe, sepse per 50 vjet ka qene pjesetar i fallsifikimit te madh te kryer nga e.hoxha, bazuar ne manipulimin e fakteve dhe te dhenave historike dhe ja ka pershtatur keto te dhena teorise marksiste-leniniste se ciles i ka sherbyer me ndergjegje te plote
    z. frasheri i mesuar ne kuzhinen marksiste-leniniste, nuk ka dijeni mbi legjislacionin, konventat, forumet, nderkombetare te pranuara boterisht te cilat prevalojne mbi kushtetutat dhe ligjet e vendeve te vecanta, si dhe me vendimet gjyqesore te marra ne kundershtim me keto ligje nderkombetare.
    Ne kete menyre Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, Anastasi, ka te drejte kur thote se nuk i njohim vendime gjykatash te korruptuara, kur legjislacioni nderkombetar ka si parakusht kthimin e pronave komuniteteve fetare, ne menyre paresore, dhe pa qene nevoja e komisioneve te te ndryshme te pronave,..., per kete qellim eshte lidhur edhe marreveshja mes shtetit shqiptar dhe KOASH-it, ku shteti shqiptar merr persiper t`i ktheje Kishes Orthodhokse te gjithe Kishat "monument kulture", gje kjo teper e thjeshte, sepse inventari i tyre ndodhet ne Institutin e Monumenteve te Kuktures, dhe jane teresisht te lira per t`u kthyer..., pse nuk behet kjo tashme prej me shume se 4 vjetesh nga marreveshja???
    Nuk behet sepse ka tendenca antiorthodhokse ne shtetin shqiptar, jo disponibilitet per te ndihmuar, dhe Kishat e Vjetra cdo dite e me shume po vidhen dhe autoret po ikin "ne drejtim te paditur",....pra ka strategji te "tokes se djegur", dhe nuk ka ndonje perpjekje per ta zbatuar merreveshjen e kthyer ne ligj,...
    Keto z. frasheri as qe interesojne, bile ai nuk e deshiron kthimin e tyre,..dhe perpos kesaj eshte plotesisht dakord me perdhosjen dhe zaptimin e vendit te SHENJTE, Kishes se te Tereshenjtes, sepse sic e ka thene edhe vete me pere, "e Tereshenjta e ka ndare nga njerezit", keshtu qe patjeter deshiron naim frasherin me pare,..
    dhe ky ateist na e quan "apokalips" vitin 1967,..dhe i tille ka qene por jo per k. frasherin, ky e ka deshiruar dhe e ka mbeshtetur shpirterisht dhe ideologjikisht, dhe pervec kesaj rreket edhe te na shpjegoje se cfare eshte e shenjte dhe cfare jo!!!! e na tregon histori nga shtepia e tij,..etj.., por eshte kryekeput gabim,...gjithcka eshte e shenjte ne nje vend TE SHENJTE: trualli, ndertesa e Kishes, tryeza e shenjte, Shkrimi i Shenjte, Kupa e kungates, ikonat,..pra gjithcka,....nuk ka mundesi se si te shpjegoje nje ateisto-komunist se cfare eshte e shenjte, sepse per te dhe per gjithe marksistet "feja eshte opium per popullin"..
    Qe Kisha e se Tereshenjtes eshte Kishe 3 shekullore dhe se mbi te eshte ndertuar ne vitin 1962 shtepia e kultures, z. frasheri le te shkoje te beje nje vizite dhe te shikoje murret super te trasha, trashesi e pazakonte per sistemin komunist, i cili ndertonte kasolle dhe apartamente 1 me 1 e shumta 1 me 2,..
    per investimet e shtetit Kisha pagoi 700,000 leke te reja ne vitin 1997.. dhe mbi kete baze Kisha u kthye me vendim te Komisionit te Pronave, ne vitin 1998
    z. frasheri rreket te mbroje mercenaret e shtetit, se nuk kane rrahur njeri dhe u referohet pamjeve,...keto pamje z. frasheri jane marre pasi prifterinjte dhe besimtaret ishin rrahur dhe bile nje prifti i ishin thyer edhe dhembet,..dhe kur ky prift shkoi tek mjeku ligjor me dhembin ne dore si prove materiale, per te bere padi, ky i fundit nuk pranoi i trembur,.., nga demokracia ala frasherllie, me rrahje e thyerje dhembesh,..ato pamje qe pa z, frasheri jane vetem maja e ajsbergut dhe kur keto ndodhin diten per diell dhe para kamerave, mendo se c`ndodh pas tyre ne shtetin dhe shoqerine "demokratike"..
    z. frasheri merr pozicionin e "shtetit ligjor" gjoja ne mbrojtje te "drejtesise", kur kjo drejtesi eshte vleresuar me note negative nga autoritetet nderkombetare dhe opinioni publik shqiptar, i cili le qimet e kokes per vendimet e marra nga ana e gjykatesve, te shkalleve I, II...etj., nuk ka pare z. frasheri se si e rrjepin popullin keta gjykates dhe se cfare "drejtesie" ka sot shqiperia,.. ka vetem treg dhe biznes, fiton ai qe paguan me shume dhe jo ai qe ka te drejte,..
    mos na trego drejtesine z. frasheri, se kjo as qe ekziston se ketu ka vetem anarshi dhe xhungel,..asgje tjeter..dhe ne nuk e njohim kete fare "drejtesie"
    per ne mbi gjithcka eshte vendi I SHENJTE, me gjithcka qe permbledh,...nga gjithe keto z. frasheri, si merrni guximin dhe padisni per shpifje, Fortlumturine e Tij, Kryepiskopin Anastas, asnje shpifje nuk ka bere Ai, por perkundrazi jeni juve ai qe shpifni,..dhe e keni pozicionuar veten,(ndoshta pa e ditur), ne rradhe te pare te ushtareve te satanait, duke sulmuar ne menyren me te ulet, vete ikonen e Zotit tone Jisu Krisht.,,
    por lufta jone vazhdon e palekundur, deri ne castin kur te na kthehet Kisha e se Tereshenjtes ne Permet se bashku me 6000 meter/katror truall dhe nuk do te heqim ndonjehere dore, por do te perdorim te gjitha menyrat dhe metodat e mundshme per t`ja arritur qellimit tone TE SHENJTE.,,, dhe nuk do te rreshtim luften deri sa te na kthehet gjithcka na ka rrembyer sistemi komunist,..pa frike dhe me guxim sepse NESE PERENDIA ESHTE ME NE, KUSH MUND TE JETE KUNDER NESH..
    sa per ju zoti frasheri nese ju ka mbetur ndopak ndergjegje orthodhokse, do te jete mire te hiqni dore nga pozicionimi ne krahun e gabuar dhe te pendoheni,...
    Perendia ju falte!
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #840
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anėtarėsuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    248

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    VIJON: Kristo Frashėri: Janullatosi nacionalist grek, do Vorio-Epirin

    Nė vendimet e tė tria shkallėve tė gjyqėsorit, sanksionuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, thuhet se Shtėpia e Kulturės sė bashku me oborrin e saj zėnė njė sipėrfaqe prej 584 m² dhe se nė kėtė hapėsirė tė Shtėpisė sė Kulturės, trualli i kishės zinte njė sipėrfaqe prej 4.6 % tė sipėrfaqes sė Shtėpisė sė Kulturės. Sipas matematikės, 4.6% do tė thotė 25 m². Pra, ėshtė aq sa edhe ne e mbajmė mend - me pėrmasa afėrsisht 6 x 4 m. Pohimet e zonjės Vasilika Cicko, se muret perimetrale tė Kishės sė Shėn Mėrisė sė Pazarit "ishin nė gjendje statike tė mirė dhe tė afta pėr tė pėrballuar ngarkesat qė ato do tė pėrballonin dhe pėr kėtė arsye ato u ruajtėn tė paprekura", ne nuk mund t'i marrim nė konsideratė, kur kemi pohime tė vėrtetuara tė pėrfshira nė vendimet e gjyqėsorit. Megjithatė, Hirėsia e tij tėrhiqet para kėtij argumenti, kur thotė se: "Kryesorja nė kėtė ēėshtje nuk ėshtė madhėsia (e truallit - K.F.) por shenjtėria e kishės, e cila i takon trashėgimisė kulturore tė Shqipėrisė nga shek. XVII".

    Pyetjes sė Kristo Frashėrit se pėrse nuk u kėrkua diēka e ngjashme edhe nė Tiranė, pėrderisa edhe kėtu nė vend tė Kishės Katedrale tė Ungjillizimit u ndėrtua hotel "Tirana Internacional", ai i pėrgjigjet se nė Tiranė "nuk kishte mbetur asnjė gjurmė e kishės sė vjetėr". Si mund tė thuhet qė nuk kishte mbetur asnjė gjurmė, kurse trualli ėshtė po aty? Pėrse tė mos e ruante ende shenjtėrinė e vet, pavarėsisht se u shndėrrua nė truallin e hotel "Tirana Internacional"? Katedralja e vjetėr e Tiranės me tė vėrtetė ėshtė zhdukur 40 vjet mė parė, por pamjet e saj tė fiksuara nė foto dhe nė filma ruhen edhe sot. Dihet se kisha e hershme e Tiranės, Kisha e Shėn Prokopit, e cila ndodhej nė sheshin e sotėm "Nėnė Tereza", kur u prish mė 1940 u zėvendėsua me Kishėn e re tė Shėn Prokopit, tė ndėrtuar nė njė nga kodrat e Liqenit Artificial. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Kisha e re e Shėn Prokopit nuk u prish, por u shndėrrua nė njė klub, ndėrtesė e cila qėndron nė kėmbė edhe sot. Pyesim: pėrse Hirėsia e tij nuk e kėrkon ndėrtesėn e re tė Kishės sė Shėn Prokopit, ndėrtuar mė 1940 pranė Liqenit Artificial? Pėrgjigjen si pėr Kishėn e Shėn Prokopit, ashtu edhe pėr Katedralen e Ungjillėzimit, po e japim ne. Arsyeja ėshtė se KOASH-i i pranoi kompensimin fizik tė truallit tė tė dyja kishave dhe kompensimin financiar tė tė dyja ndėrtesave, me dy faltore madhėshtore qė sot ka Tirana - njėrėn nė Rrugėn e Kavajės, tjetrėn prapa Ministrisė sė Mbrojtjes. Pyesim: pėrse e ka pranuar kėtė zgjidhje pėr dy kishat e Tiranės dhe nuk pranon kompensimin pėr truallin e Kishės sė Shėn Mėrisė sė Pazarit nė Pėrmet, gjurmėt e sė cilės janė zhdukur gjysmė shekulli mė pare? Ja pėrse kėmbėnguljen e Hirėsisė sė tij ne e kemi shpjeguar me synimet qė kanė nacionalistėt grekė pėr ta konsideruar Pėrmetin, tėrėsisht shqiptar, si pjesė e tė ashtuquajturit Vorio-Epir.

    Prof. Dr. Anastas Janullatos kėrkon nga Kristo Frashėri qė tė sjellė dėshmi tė shumta nga punimet e kryepeshkopit, tė cilat provojnė se ai ėshtė nacionalist grek. Ēfarė mė tepėr kėrkon ai kur janė veprimet e tij jo tė pakta si kryetar i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė pėrmendura herė pas here, tė cilat tregojnė se ai ėshtė njė nacionalist i fshehtė grek.
    Thotė se Kristo Frashėri nuk i ka parė 150 e ca kishat e ndėrtuara dhe rreth 160 kishat e rindėrtuara, as 60 monumentet e kulturės tė restauruara, as nuk ka parė ngritjen e qendrės moderne diagnostike nė Tiranė, qendrėn okulistike dhe otorinolaringologjike tė pajisura me aparaturat mė moderne tė teknologjisė sė fundit dhe vepra tė tjera e tė tjera. Tė gjitha veprat qė ai numėron nė apologjinė e tij, Kristo Frashėri nuk i ka mohuar. Por nga ana tjetėr, ai nuk ka ngurruar tė vėrė nė dukje synimet e mbrapshta qė fshihen prapa kėtyre veprimeve humanitare. Ne shqiptarėt jemi mėsuar se shtetet fqinje me ndihmat e tyre tė tepruara humanitare na ndihmojnė me njėrėn dorė dhe me dorėn tjetėr mbajnė thikėn qė i futin atdheut nė prapashpinė. Tė them sinqerisht, se ndihmat e tepėrta qė njė shtet i huaj i jep Shqipėrisė, mė shqetėsojnė. Ato mė shqetėsojnė sidomos kur vijnė nga shtetet fqinje. Personalisht unė e kam jetuar kohėn kur para Luftės sė Dytė Botėrore, Italia fashiste i jepte me tė dyja duart qeverisė shqiptare ndihma financiare tė pakursyera, kurse nga ana tjetėr pėrgatitej t'i rrėmbente Shqipėrisė, siē i rrėmbeu mė 1939, nė mėnyrė tinzare lirinė dhe pavarėsinė e atdheut. Kam gjithashtu parasysh premtimet e bujshme greke tė shpallura mė 1914, pėr ta ēliruar ortodoksinė shqiptare nga zgjedha e shtetit shqiptar tė pavarur dhe nė vend qė ta ēlironte, e shndėrroi Shqipėrinė e Jugut me persekutime, me vrasje dhe me djegie nė masė nė njė skėterrė, pėrfshirė dhe shqiptarėt ortodoksė. Po kėshtu mė shqetėsonin ndihmat politike, financiare dhe humanitare qė na jepte dikur Jugosllavia titiste. Kėshtu, nuk mė ngrohin as ndihmat qė Greqia i dėrgon Shqipėrisė nėpėrmjet kryepeshkopit tė saj nė Tiranė. Ėshtė e tepėrt tė kujtoj synimet e mbrapshta qė ka qeveria greke ndaj Shqipėrisė, synime tė cilat tashmė i di ēdo shqiptar. Sado qė Hirėsia e tij pėrpiqet tė reklamojė veprat e tij humanitare, ai nuk ka mundur tė fshehė ndihmėn qė po u jep tėrthorazi synimeve qė ka Athina pėr aneksimin e qarqeve tė Korēės e tė Gjirokastrės. Metoda e Hirėsisė pėr tė fshehur synimet e tij tė mbrapshta, duke mohuar ēdo provė, ėshtė e njohur. Jam i sigurtė se po t'i pėrsėris edhe njė herė prapėsitė e tij, ai ose do t'i mohojė, ose do t'i anashkalojė. E them edhe njė herė se zhurma qė ai po bėn rreth Kishės sė Shėn Mėrisė sė Pazarit, ka pasur pėr qėllim ta lėrė Pėrmetin pa njė Shtėpi Kulture shqiptare. Meqenėse ky synim u demaskua, tani po na shfaqet si dashamirės i kulturės shqiptare, pasi ėshtė gati tė na ndihmojė qė tė ndėrtojmė njė Shtėpi tė re Kulture, pėrsėri me emrin e Naim Frashėrit. E pyesim Hirėsinė e tij, pėrse tė ndėrtojmė njė shtėpi tė re kulture, kur ajo ėshtė e ndėrtuar? Pra, pėrse tė mos ndėrtohet njė kishė e re kushtuar Shėn Mėrisė, siē ka ndėrtuar kisha plot tė reja nė tė katėr anėt e vendit, kur Shtėpia e Kulturės nė Pėrmet nuk ka as strukturėn, as orientimin e njė kishe ortodokse?

    Thotė se me shkrimet e veta, Kristo Frashėri u drejtohet njerėzve qė nuk kanė njohuri mbi tė vėrtetėn e ngjarjeve. Siē dihet, e vėrteta e ngjarjeve ka qenė kjo. Vetė ai ka pohuar nė apologjinė nr. 1 botuar nė 2010, se fronėzimi i tij ėshtė bėrė mė 2 gusht 1992, nga njė asamble e mbledhur rregullisht sipas kanoneve tradicionale. Meqenėse opinioni publik u bind se fronėzimi i tij nė Tiranė mė 2 gusht qe i parregullt, ai tani na nxjerr njė variant tė ri. Tani thotė se ėshtė zgjedhur kryepeshkop jo mė 2 gusht, por mė 24 qershor 1992 sipas kanoneve nė fuqi tė ortodoksisė. Ju lutem, miq tė dashur, shikoni pėrsėri hilenė e kryepeshkopit. Ndėrsa mė parė thoshte se kryepeshkop e zgjodhi Asambleja kishtare nė Tiranė mė 2 gusht, tani na del se e paska emėruar kryepeshkop patriku i Stambollit mė 24 qershor 1992. Veē kėsaj, nuk na thotė se cilat qenė kanonet kishtare mbi tė cilat u mbėshtet fronėzimi i tij si kryepeshkop. Ai e fsheh faktin se atė nuk e zgjodhi as Sinodi i Shenjtė, mė 2 gusht, siē e duan kanonet, por e emėroi Patriarku i Kostandinopojės nė kundėrshtim me kanonet mė 24 qershor 1992. Deri sot nuk na ka bindur me asnjė akt sinodik qė tė provojė se ai ėshtė zgjedhur nė mėnyrė kanonike nga Patrikana e Stambollit, e cila nė fakt ka tė drejtė tė zgjedhė vetėm ekzark, por jo kryepeshkop.
    Thotė mė tej se mė 2 gusht 1992 u bė fronėzimi nė Kishėn Katedrale tė Ungjillizimit tė Tiranės. Shton se Liturgjia Hyjnore pėrfundoi rregullisht si dhe ceremonia e thjeshtė e fronėzimit. Pyesim, po ato kundėrshtime apo protesta qė u shprehėn nga disa besimtarė, tė cilat janė tė regjistruara nė DVD? Po ato kėngė patriotike tė Rilindjes Kombėtare, qė buēitėn brenda nė kishė nė ēastin e fronėzimit, tė regjistruara gjithashtu nė DVD, ēfarė tregojnė?

    Hirėsia thotė gjithashtu se "Kisha ortodokse ka histori dhe institucione shumėshekullore, qė ruhen me saktėsi absolute". Pyesim: nėse ėshtė kėshtu, pėrse nuk na tregon cilat janė ato kanone kishtare qė i japin tė drejtė njė peshkopi tė mashtrojė - tė thotė se po vjen si ekzark dhe brenda natės tė shndėrrohet nė kryepeshkop? Ku ėshtė ai akti kanonik me vulė tė artė, qė tė vėrtetojė se ai u zgjodh si kryepeshkop nga njė Sinod i Shenjtė i Kishės shqiptare? Pėrse ai nuk e respektoi Kushtetutėn e shtetit shqiptar, e cila ka si kusht tė detyrueshėm qė kryepeshkopi i KOASH-it quhet kryepeshkop legjitim kur emėrimin e tij e miraton me dekret kryetari i shtetit shqiptar, miratim i cili deri sot e kėsaj dite nuk ėshtė dhėnė me dekret. Deklarata e tij se miratimi i Presidentit tė Republikės si kryepeshkop i Shqipėrisė ėshtė dhėnė me deklaratė gojore, ėshtė pėr t'i hedhur hi syve publikut.
    Nė mbyllje tė apologjisė nr. 3, Hirėsia e tij mendon se e ka asgjėsuar ideologjikisht dhe moralisht si njeri Kristo Frashėrin me dy argumente, tė cilat vlejnė tė trajtohen.
    E para, se Kristo Frashėri nuk pranon epėrsinė e Shėn Mėrisė ndaj heroit tė shqiptarėve, Naim Frashėrit. Pra, nė binomin fe dhe komb, Kristo Frashėri adhuron mė tepėr kombin se kishėn. Sipas Hirėsisė sė tij, zgjedhja e Kristo Frashėrit - mė parė kombin se besimin - ėshtė e gabuar, mbasi njeriu, sipas tij, duhet tė jetė mė parė fetar, pastaj kombėtar. Nuk ka nevojė tė kujtojmė se pėrparėsia e fesė ndaj kombit ėshtė njė ideologji mesjetare, njė ideologji qė kėrkon nėnshtrimin e atdheut ndaj fesė, tė cilėn e pėrfaqėson institucioni fetar. Ėshtė ideologjia jo e kombit-fe, por e fesė-shtet. Ėshtė njė ideologji, e cila nxit qytetarin e njė besimi ta konsiderojė vėlla qytetarin e po atij besimi tė njė kombi tjetėr, nė tė njėjtėn kohė ta konsiderojė kundėrshtar apo armik bashkėkombėtarin e vet, por qė praktikon tjetėr fe. Kėtė ideologji praktikonte Perandoria Osmane, e cila tė gjithė banorėt e saj myslimanė i konsideronte pjesėtarė tė kombėsisė islame. Kėtė ideologji e praktikon dhe Kisha greke, e cila tė gjithė besimtarėt ortodoksė shqiptarė i konsideron bashkatdhetarė me grekėt, kurse shqiptarėt myslimanė e katolikė i vėshtron jo si kundėrshtarė, por edhe si armiq. Pa dyshim qė kjo ideologji shkakton pėrēarje midis gjymtyrėve tė njė kombi dhe e kthen shoqėrinė kombėtare disa shekuj mbrapa. Hirėsia e tij me ideologjinė e vet tė panortodoksisė kėrkon tė na kthejė atje ku nuk duam tė kthehemi, pra te pėrēarja kombėtare, e cila ia lehtėson Greqisė nėpėrmjet "Megali-Idesė", rrugėn e aneksimit tė viseve jugore tė Shqipėrisė. Pėr kėtė arsye, po e pėrsėris edhe njė herė. Dua mė tepėr kombin se fenė.

    E dyta, pėr historinė e krishterimit dhe tė Kishės, sipas A. Janullatosit, kanė tė drejtė tė flasin vetėm dijetarėt fetarė, kurse Kristo Frashėri si historian laik duhet ta kyēė gojėn. Nuk e di se ku e ka psonisur kėtė tezė fortlumtėria e tij, pasi me historinė e feve tė ndryshme dihet se ka historianė laikė qė janė mė seriozė se historianėt fetarė. Mund tė numėrosh me qindra autorė tė ritit katolik apo protestant, qė kanė punime shkencore serioze mbi ortodoksinė. Askush nuk ka protestuar kundra kėtyre historianėve joortodoksė qė janė marrė me historinė e ortodoksisė. Askush nuk i ka ndaluar historianėt laikė shqiptarė qė tė merren jo vetėm me historinė e ortodoksisė sė tyre, por edhe me atė tė besimeve tė tjera qė praktikohen nė Shqipėri.
    Me kėtė rast po e pyesim Hirėsinė e tij: ka 22 vjet qė ka ardhur nė Shqipėri, ka 22 vjet qė kryeson KOASH-in. Pėrse ai vetė nuk ka marrė nismėn qė tė trajtojė si akademik qė ėshtė, qoftė edhe probleme tė veēuara tė historisė sė ortodoksisė shqiptare?

    Vijmė mė nė fund tek ujku qė u vesh me lėkurėn e qingjit. Ai shkruan: "Ndėrsa ne e shikojmė tė ardhmen e Ballkanit nė pjesėmarrjen e barabartė nė Bashkimin Europian, fantazitė utopike tė Kristo Frashėrit tė risjellin nė mendje tė shkuarėn". Nuk e mohojmė se ka prelatė tė Kishės Ortodokse edhe brenda nė Greqi, tė cilėt e shohin tė ardhmen e vendeve tė tyre nė qytetėrimin europian. Qytetėrimi europian ka nė themelin e vet midis tė tjerave, krahas lirisė sė besimit edhe respektimin e tė gjitha besimeve, pasi ato i konsideron tė gjitha tė barabarta. Ato qė thotė Hirėsia e tij pėr veten e vet janė demagogji. Kjo pėr arsye se tė vesh fenė mbi kombin, pra tė detyrosh epėrsinė e fesė ndaj kombit dhe ca mė tepėr, tė vendosėsh njė mur ndarės midis qytetarėve tė feve dhe kombėsive tė ndryshme - do tė thotė tė pengosh integrimin e banorėve plurinacionalė, plurigjuhėsorė dhe plurifetarė tė kontinentit tė integrohen nė qytetėrimin europian. Pėrderisa kryepeshkopi A. Janullatos ėshtė i brumosur ideologjikisht me epėrsinė e fesė ndaj kombit dhe pėrderisa pėrpiqet t'u mbushė mendjen ortodoksėve shqiptarė tė jugut, se i pėrkasin kombėsisė helene - ai nuk mund tė na ndihmojė tė integrohemi nė qytetėrimin e ri. Pėr kėtė arsye, janė utopike jo pikėpamjet liberale tė Kristo Frashėrit, por prangat dogmatike tė Hirėsisė sė tij, Anastas Janullatos, tė cilat e mbajnė atė tė lidhur me tė kaluarėn.
    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kristo-frasheri-janullatosi-nacionalist-grek-do-vorio-epirin-150148.html

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •