
Postuar mė parė nga
Breshka
Kush do le te lexoje kush eshte ky, qe elbasanlliu Mark na akuzon.......
Nga leximi i bios te shkurtuar, te krijohet ideja se vorio epirot duhet te kete dhe ne Afrike, dhe Episkopi do te aneksoj Afriken e tja japi Greqise........
Njė biografi e shkurtėr e Fortlumturisė sė Tij Anastasit, Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė
.............
Vetė Anastasi po mendonte tė bėhej misionar nė njė vend tė huaj. Menjėherė pas dorėzimit tė tij nė prift, nė 24 maj 1964, ai u nis pėr nė Afrikėn Lindore dhe kreu liturgjinė e parė nė Uganda. Pak pas mbėrritjes, prifti i ri u sėmur nga malarja dhe u kthye nė Greqi. Pavarėsisht nga rekomandimi i mjekut pėr tė mos shkuar nė Afrikė, ai nuk e humbi guximin pėr t’u kthyer.
Nė vitet 1956 – 1969, Anastasi studioi Historinė e Feve nė Universitetin e Hamburgut dhe Marburgut, nė Gjermaninė Perėndimore, duke i vėnė mė shumė theksin ''Pluralizmit fetar dhe Kishės Orthodhokse''. Puna e tij u pėrqendrua nė historinė e pėrgjithshme tė feve, nė fetė afrikane, misiologji dhe etnologji. Ai shkoi nė Universitetin e Makererės, nė Kampala tė Ugandės, pėr tė bėrė kėrkime tė drejtpėrdrejta dhe pėr tė mbledhur materiale pėr tezėn e doktoraturės sė tij: Nėpėrmjet kėtij studimi, ai kėrkoi pėrkrahje pėr tezėn e tij fillestare, sipas sė cilės ėshtė e pamundur qė tė jesh orthodhoks i vėrtetė pa treguar interesim pėr misionin.
Bashkė me studimet e tij, Anastasi mori pjesė aktive nė lėvizjen Ekumenike mbarėbotėrore. Duke qenė pjesėmarrės nė Komisionin e Misionit Botėror dhe Ungjėllizimit (KMBU) tė Kėshillit Botėror tė Kishave (KBK), misiologu i ri kuptoi se mund tė mėsonte nga traditat e tjera tė krishtera, si dhe t'u prezantonte anėtarėve tė kėtyre traditave trashėgiminė e pasur misionare tė Kishės Orthodhokse. Nė vitin 1963, Anastasi u bė anėtari mė i ri i KMBU–sė nė konferencėn e Mexico City. Ai vazhdoi tė luajė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė mjedis ekumenik, dhe sė fundi shėrbeu si President Koordinues nė vitet 1984 – 1991. Ai u bė misiologu i parė orthodhoks qė pati njė pozitė tė tillė udhėheqėse.
Bashkė me pėrgjegjėsitė kishtare, Episkopi Anastas vazhdoi tė jetė aktiv nė nivelin akademik. Nė vitin 1972 Universiteti i Athinės e zgjodhi atė si profesorin e saj tė Historisė sė Feve. Nė Universitet, ai themeloi dhe drejtoi njė qendėr pėr studimet misionare gjatė viteve 1971 – 1975. Kjo qendėr hapi rrugėn pėr njė tjetėr pikė referimi, ku u ngrit njė katedėr pėr misiologjinė, nė vitin 1976. Nė kėtė atmosferė akademike ai vazhdoi tė shpallė thirrjen e tij tė “zgjimit” pėr Kishėn, duke sfiduar vetkėnaqėsinė e saj nė shėrbimin misionar:
Nė vitet 80-tė, Kisha Orthodhokse e Afrikės Lindore po pėrballej me vėshtirėsi tė mėdha. Kjo zonė kishte qenė fusha misionare mė aktive nė botė dy dekadat e fundit. Themeli i Kishės ishte megjithatė nė rrezik nga probleme tė brendshme, qė mė sė fundi ēuan nė ēkishėrimin e Episkopit tė Kenias nga Patriarkana e Aleksandrisė. Kisha Orthodhokse e Afrikės Lindore dukej sikur ishte nė buzė tė dėshtimit.
Gjatė kėsaj kohe Patriku Nikolla, kreu i Kishės Orthodhokse nė Afrikė, e ftoi Episkopin Anastas tė bėhej Kryepiskop i Kryepiskopatės sė Afrikės Lindore. Episkopi pranoi, por vazhdoi tė ruante pėrgjegjėsitė e tij nė Universitetin e Athinės edhe tek Apostoliki Dhiakonia. Gjatė kėsaj periudhe tranzicioni, ai vuri re se roli i tij ishte ai i riorganizuesit tė Kishės sė Afrikės Lindore. Qėllimi i tij kryesor ishte tė ngrinte njė bashkėsi tė fuqishme orthodhokse me udhėheqės vendas.
Duke vėnė theksin nė pėrgatitjen dhe formimin e udhėheqėsve vendas, Kryepiskopi Anastas i mbeti besnik traditės misionare orthodhokse. Ashtu siē edhe thoshte nė njė shkrim tė mėparshėm:
“ ”Mishėrimi” i fjalės sė Perėndisė, nė gjuhėn dhe zakonet e njė vendi, ka qėnė dhe duhet tė jetė shqetėsimi i parė i gjithė misionit orthodhoks. Qėllimi i tij ėshtė ngritja dhe rritja e njė Kishe kombėtare, tė vetfuqishme dhe vetqeverisėse, tė aftė pėr tė vėnė nė shėrbim tė gjitha copėzat e traditave kombėtare, duke i shndėrruar dhe shenjtėruar ato nė harmoni me natyrėn e njerėzve pėr lavdi tė Perėndisė”.
Nė vitin 1972, Kryepiskopi Makarios III i Qipros, filloi tė ndėrtonte njė seminar orthodhoks nė Nairobi tė Kenias, por paqėndrueshmėria politike nė Qipro e pengoi Kryepiskopin tė pėrfundonte kėtė projekt. Shkolla mbeti e mbyllur pėr 10 vjet. Puna e parė e Kryepiskopit Anastas si udhėheqės i ri i Kishės ishte qė tė pėrfundonte sė ndėrtuari seminarin dhe ta hapte menjėherė. Gjatė viteve 70-tė shumė besimtarė tė Kishės Orthodhokse Afrikane u zhgėnjyen dhe u ligėshtuan pėr Kishėn, qė s'po bėnte pėrpara dhe filluan tė largohen. Anastasi kuptoi se, mėnyra e vetme pėr t'i kthyer kėta njerėz dhe pėr tė sjellė edhe besimtarė tė rinj, ishte pėrgatitja e udhėheqėsve dhe priftėrinjve vendas.
Prandaj, Kryepiskopi hapi zyrtarisht Seminarin Patriarkal Orthodhoks "Kryepiskopi Makari III", nė vitin 1982. Gjatė dekadės qė pasoi, shkolla kishte mesatarisht 45 studentė nė vit dhe 12 profesorė nga Afrika Lindore, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Kryepiskopi nė fuqi, dorėzoi 62 priftėrinj dhe dhjakonė, si dhe 42 lexues dhe katekistė. Tė gjithė ata kishin mbaruar seminarin. Kėta udhėheqės vendas ishin nga 8 fise tė ndryshme tė Kenias, Ugandės dhe Tanzanisė. Ishin ata qė hodhėn themelet e rilindjes sė Kishės nė Afrikėn Lindore.
Pėrveē pėrgatitjes sė udhėheqėsve vendas, Kryepiskopi gjithashtu pėrkrahu traditėn misionare Orthodhokse tė pėrkthimeve, pėr tė cilėn ai vetė besonte se ishte miratuar nga Krishti gjatė Pentikostisė. Prandaj, u vuri pėrparėsi botimeve dhe organizoi pėrkthime tė shėrbesave nė 7 gjuhė tė ndryshme. Ai u pėrpoq gjithashtu tė krijonte njė ndjenjė vazhdimėsie nė strukturat e Kishės, duke drejtuar ndėrtimin e 67 kishave, 23 prej tė cilave ishin prej guri dhe 44 prej druri dhe balte. Ai ndihmoi edhe pėr restaurimin e 25 kishave ekzistuese. Arritjet nė fushėn e ndėrtimeve pėrfshinin dhe 7 ndėrtesa pėr misionarėt, 7 qendra mjeksore, 5 shkolla fillore dhe 12 shkolla infermjerie.
Puna e tij nė Afrikė tėrhoqi vėmendjen e mbarė botės. Kisha Orthodhokse Greke nė Amerikė e ndihmoi duke dėrguar misionarė nė Afrikėn Lindore. Ndikimi i fuqishėm i kėtyre misionarėve u ndje jo vetėm brenda Kishės sė Afrikės Lindore, por edhe nė tė gjithė Amerikėn. Shumė misionarė, qė qėndronin pėr njė kohė tė shkurtėr, u kthyen nė Amerikė dhe ndihmuan qė tė rritej ndėrgjegjia misionare nė dioqezat e tyre. Kisha Orthodhokse nė Greqi dhe nė Finlandė gjithashtu iu pėrgjigj njė serie leksionesh qė Kryepiskopi dha pėr urdhėrin e misionarizmit, duke dėrguar grupe misionarėsh nė Kenia.
Aspekti mė i rėndėsishėm i punės sė Kryepiskopit Anastas nė Afrikėn Lindore, nuk ishte dorėzimi i klerikėve, as botimet dhe as interesi pėr mision qė krijuan grupet misionare, por pėrpjekjet e tij pėr t’u bashkuar me tė krishterėt vendas. Duke e personifikuar veten e tij me tė krishterėt orthodhoksė tė kėtij vendi ai i inkurajoi dhe i fuqizoi ata pėr tė pėrqafuar besimin, sikur ky tė ishte besimi i tyre. Si rezultat i kėsaj, Kisha nė Afrikėn Lindore vazhdoi tė rritej edhe pas largimit tė tij nė vitin 1991.
Pėrveē arritjeve tė tij nė Afrikė, Episkopi Anastas ka lėnė gjurmė nė mėnyra tė ndryshme. Nė vitin 1981 Episkopi filloi tė botonte, nėn mbikqyrjen e Apostoliki Dhiakonia-s, revistėn e parė zyrtare misionarė tė Kishės sė Greqisė, tė titulluar ”Panda ta ethni” (Tė gjithė kombet). Kjo revistė vazhdon tė japė informacion pėr misionet dhe tė nxisė tė krishterėt orthodhoksė nė Greqi pėr t'ju pėrgjigjur urdhėrimit misionar.
Gjithashtu gjatė viteve 80-tė Episkopi Anastas shtoi aktivitetin e tij me Kėshllin Botėror tė Kishave. Pas pjesėmarrjes sė tij nė Konferencėn pėr Misionin Botėror nė Melburn, nė vitin 1980, po ashtu dhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KBK nė Vankuver, nė vitin 1983, Episkopi u bė Presidenti Koordinues i Kėshillit Botėror tė Misionit dhe Ungjillėzimit, gjatė viteve 1984 – 1991, dhe drejtoi Konferencėn pėr Misionin Botėror nė San Antonio, nė vitin 1989. Ndikimi i tij i fuqishėm misiologjik nuk frymėzoi vetėm botėn orthodhokse, por gjithashtu preku edhe qarqet e bordit ekumenik. Ashtu si ka thėnė dhe teologu i famshėm protestant dhe misionar David Bosch:
“Anastasi ka mbetur forca qė drejton lėvizjen misionare nė Orthodhoksi dhe qė kur Kishat Orthodhokse u pranuan nė Kėshillin Botėror tė Kishave, nė vitin 1961, ai dhe tė tjerė i kanė dhėnė njė ndihmesė shumė tė madhe mendimit dhe praktikės misionare nė qarqet ekumenike. Takimi mes Orthodhoksisė dhe Protestantizmit nė fushėn e misiologjisė ka qenė me tė vėrtetė njė epokė e rėndėsishme e ripėrtėritjes teologjike nė Lėvizjen Ekumenike qė prej vitit 1961. Vetėm tre fjalime u lexuan gjatė seancave mė tė rėndėsishme tė konferencės gjatė ditėve tė para…, ndėrsa dy fjalimet e para ishin interesante dhe sfiduese, ishte prezantimi i Anastasit ai qė siguroi njė pėrkufizim teologjik pėr temėn e konferencės "U bėftė vullneti Yt". Nisma e pėrgjithshme e tij ishte me tė vėrtetė ekumenike nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės.”
Vitet 90-tė
Fillimi i njė dhjetėvjeēari tė ri, e pėrballi Episkopin Anastas me njė sfidė tė re. Nė janar tė vitit 1991, Patriku i Kostandinopojės e zgjodhi Anastasin tė shkonte nė Shqipėri si “Eksark Patriarkal”, me mandatin qė tė takohej me orthodhoksėt, pavarėsisht nga origjina e tyre etnike dhe tė ringjallte Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Kisha Orthodhokse nė Shqipėri ishte shkatėrruar pothuajse prej dyzetė vjetėsh persekutimi tė ashpėr. Para se vendi tė hidhte tutje regjimin komunist, numri i klerikėve ishte zvogėluar nga 440 nė vitin 1940, nė 22 nė vitin 1991. Edhe njė herė, Episkopi Anastas u pėrball me mundėsinė pėr tė rilindur njė Kishė qė ishte shkatėrruar.
Krijoni Kontakt